Dashurite e virgjereshes Madalene, Ridvan Dibra
  • Dashurite e virgjereshes Madalene, Ridvan Dibra

Dashuritë e virgjëreshës Madalenë, Ridvan Dibra

Onufri

Parabolat e Ridvan Dibrës, për nga sintetizimi dhe vrullimi i imagjinatës, të kujtojnë parabolat e Kafkës apo skicat – enigma të Apdajkut. Dhe këtë ngjashmëri e përmendim me kuptimin e mirë që kanë paralelizmat në fushën e letrave, si ngjashmëri tipologjike, lidhur me një dukuri të re në letërsinë tonë.

700 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Dashuritë e virgjëreshës Madalenë
Gjinia: Roman
Autori: Ridvan Dibra
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2018
Fq. 138
Pesha: 0.228 kg.
ISBN: 978-9928-261-34-2

Komente mbi autorin

"... Ridvan Dibra ka një dorëshkrim dhe mjeshtëri prozatori nga më brilantet në letrat shqipe."

Shkëlzen Maliqi

"Parabolat e Ridvan Dibrës, për nga sintetizimi dhe vrullimi i imagjinatës, të kujtojnë parabolat e Kafkës apo skicat – enigma të Apdajkut. Dhe këtë ngjashmëri e përmendim me kuptimin e mirë që kanë paralelizmat në fushën e letrave, si ngjashmëri tipologjike, lidhur me një dukuri të re në letërsinë tonë."

Bashkim Shehu

"Ridvan Dibra sjell në prozën shqipe, për herë të parë të asimiluar plotësisht, përvojën e prozës moderne të tipit të Kafkës e Kamysë, të pasuruar me elemente të prozës postmoderne si citat e pastishi. Beletrist i lindur, ai është zotërues i rrallë i teknikës së shkrimit postmodern..."

Agim Vinca

"Romanet e Ridvan Dibrës vazhdojnë të punojnë brnda nesh edhe mbas leximit, duke na nxitur të kërkojmë lidhjet e fshehura kuptimore, që zgjaten përtej romaneve dhe përtej autorit të tyre. E kjo nuk ndodh fort shpesh, madje mjaft rrallë me autorë dhe vepra të letërsisë sonë."

Ardian Marashi, përkthyes, studiues letërsie

"Ridvan Dibra është nje eksperimentalist i madh që përfaqëson një tip letërsie: letërsinë laboratorike, po të huazojmë një koncept të teatrit grotowskian. Nuk ka gjë nga e cila nuk mund të bëhet letërsi interesante në laboratorin e Ridvan Dibrës, i cili, në këtë mënyrë, aprovon mendimin e Shopenhauerit se detyra e shkrimtarit nuk është të tregojë ngjarje të mëdha, por të voglat t'i bëjë interesante."

Ag Apolloni, shkrimtar

"Dibra ka thyer tabutë tematike që e mbizotëronin realizmin socialist të letrave shqipe. Në këtë kontekst, mund të thuhet se ai është ndër ata që kanë rimëkëmbur vetëdijen krijuese se objekti tematik është i shumëngjyrshëm dhe me mundësi të pakufizuara qasjesh e përkufizimesh."

Kujtim Rrahmani, shkrimtar, kritik letrar

"Ridvan Dibra është njëri prej pesë autorëve më të mëdhenj të gjallë të letërsisë shqipe, së bashku me Ismail Kadarenë, Rexhep Qosen, Fatos Kongolin dhe Bashkim Shehun."

Adil Olluri, shkrimtar, studiues letërsie

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928261342
ean13
9789928261342
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Poeteka & Ideart

Ati, Ardian - Christian Kycyku

Mbushte plot gjashtëdhjetë pranvera. E shoqja, Irma, dhe i biri, Adriatiku, duhej të kishin kursyer qimet e kokës për t'i blerë një tortë të vogël dhe gjashtëdhjetë qirinj. Ose kishin marrë hua gjëkundi.
700 Lekë
More

Referenca: SKU000672

Botuesi: Onufri

Vrasje ne Rrugen e Veriut, Ani Wilms

Ky roman na përshkruan po Tiranën, por në atmosferën e marrëdhënieve diplomatike shqiptaroamerikane në vitet 1924, nën drejtimin e ambasadorit Grant. Në Rrugën e Veriut, më 6 prill 1924, në afërsi të Mamurrasit, vriten dy shtetas amerikanë.
500 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Pa heronj, pa bujë, Ndriçim Ademaj

Një histori që përshkon dy kohë, dy vende, dy përjetime të ndryshme në dukje të huaja për njëra – tjetrën. Heroi ynë lëkundet mes një dashurie të pavetëdijshme për Sarën dhe kujtimeve gjysmë të trishta – gjysmë gazmore të fëmijërisë së tij në Kosovë.
600 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Yjet nuk vishen kështu, Elvira Dones

"Yjet nuk vishen kështu" rrëfen jetën e grave dhe burrave të përhumbur pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri dhe ëndrrat e thërrmuara në trotuaret e Europës nga një e keqe që askush nuk mendonte se e kishte përbrenda.
1 000 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Viti i elefantit, Brajan Sukaj

Zërat e njerëzve në panik po bëheshin gjithnjë e më të vagullta, derisa u kthyen në jehona zërash të shformuar që vinin nga një burim i papërcaktuar. U ul në rërë, më pas u shtri. 
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000583

Botuesi: OMSCA-1

Funerali i pafundmë, Visar Zhiti

Visar Zhiti lindi në vitin 1952, në qytetin e Durrësit, ku kaloi fëmijërinë dhe kreu një pjesë të shkollës fillore. I ati, për qëndrimin e tij nacionalist dhe për shkrimet pacifiste në një kohë të ashpër, ishte pushuar nga arsimi dhe kishte kaluar punëtor krahu, që rregullonte rrugët e Durrësit apo shkallët që të çonin në amfiteatër.
400 Lekë
More

Botuesi: Papirus

Murgu, Artan Fuga

Dy grabitje të bujshme kanë ndodhur. Njëra në kohën tonë, në një apartament buzë detit në Durrës, ku janë vjedhur mijëra euro; tjetra, përpara disa shekujsh, në katedralen e një qyteze mesjetare, dy piktura krejt të veçanta për nga estetika dhe mesazhi i tyre janë zhdukur pa lënë gjurmë.
1 350 Lekë
More

Referenca: 2990

Botuesi: Te tjere

Banoret e shpelles, Sulejman Mato

Sulejman Mato na befason; shkruan një roman, jo aq për vetveten se sa për të tjerët. I është dashur një jetë e tërë për këtë gjë, është një ëndërr e bërë realitet më në fund, me një vetëdije dhe kërkesa estetike, një sukses!
500 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Çaste, kolazhe metropoli, Lindita Arapi

Dy të panjohur, të huaj me jetën e vet, pas një vërtitjeje vetmitare e shkëmbimeve flurore në përditshmërinë anonime urbane pikëpiqen, e për t'i shpëtuar tëhuajëzimit gërryes i dorëzohen ndjenjës më triviale e më të fuqishme. Kështu fluidja hedh rrënjë, çasti bëhet frymëgjatë dhe fragmented bashkohen.
800 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Hana, Elvira Dones

"E kështu, pra, zoti Doda, ju qenkeni poet." Pyet bashkudhëtari që për nëntë orë rresht të fluturimit me avion ka qenë ulur përbri Hanës. Radha e udhëtarëve që presin t'i kalojnë kontrollit të pasaportave në aeroportin ndërkombëtar të Washingtonit i shëmbëllen një gjarpri të lodhur.
800 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Krushqit janë të ngrirë, Ismail Kadare

Kjo vepër, dëshmia e parë dhe tepër e rrallë e masakrës serbe në Prishtinë në pranverë të vitit 1981, u shkrua fill pas saj në vitet 1981-1983. Ndër të tjera ajo pati si qëllim njohjen e publikut shqiptar, dhe sidomos atij botëror, me terrorin e ushtruar në Kosovë.
700 Lekë
More

Botuesi: Toena

Kohë astrale, Dritan Sulçebe

Shtatë njerëz të gjendur rastësisht në qilarin e një lokali nate duke pritur fundin. Shpresat, ëndrrat dhe iluzionet e tyre shpalosin një botë të tërë distopike, nëpër të cilën veprojnë një çetë profetësh të etur për të krijuar një botë të re, por edhe revolucionarë romantikë të frymëzuar nga e kaluara, duke u rrekur të hapin një shteg drejt një shoqërie...
1 300 Lekë
More

Referenca: SKU000590

Botuesi: Albin

Memedhembje, Shkelqim Cela

Nuk ka rëndësi se kush është. Nuk ka rëndësi se nga vjen. Me sa duket rëndësia e fundit mbetet në atë çfarë i jep dritë dora në fund- faqeve të bardha. Dhe, Spiro Dede, botuesi i "Albin", kur ka vendosur që të botojë librin e parë të publicistit me titull "Mëmëdhembje", nuk ka hezituar.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000236

Botuesi: Cabej

Nudo, Ridvan Dibra

Titulli: NudoOrigjinali: NudoGjinia: RomanAutori: Ridvan DibraShtëpia botuese: ÇabejViti: 1995Fq. 100Pesha: 0.12 Kg.
200 Lekë
More

Referenca: 2304

Botuesi: Onufri

Legjenda e vetmise, Ridvan Dibra

Legjenda e vetmisë" është një rrëfim i rrallë që shkruhet vetëm për hir të rrëfimit, i zhveshur nga të gjitha funksionet e tjera, është një rrëfim i kulluar dhe i bukur që hap shtigjet e një "lartpurlartizmi", i cili fatkeqësisht i ka munguar letërsisë shqipe.
500 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Gjumi mbi borë, Ridvan Dibra

Tekstet e kësaj përzgjedhjeje, intermexo aktive në rrugën krijuese të një autori të konfirmuar, janë të shkurtër, nga një deri në tetë faqe. Të rrjedhshëm dhe të drejtpërdrejtë. Shumëtrajtësh: diku teksti merr formën e një aksiome morale, diku të një parabole të rrasët, tjetërkund të një dialogu absurdizues, e diku tjetër të një rrëfimi të dyfishtë...
700 Lekë
More