• Banner

Guret e vetmise, Tom Kuka
  • Guret e vetmise, Tom Kuka

Gurët e vetmisë, Tom Kuka

Kjo është një përrallë nga e kaluara, me djem gjaknxhehtë e vajza lozonjare, me valle ndjellëse e shtjella kumtesh, që nxijnë lulet e lotojnë gjak. Këtu nuk ka prijës të shquar e fjalëmëdhenj, por ka vetëm njerëz shpirtmirë: qeflinj, sedërlinj e besëplotë, që ngulmojnë për paqe.

92,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Gurët e vetmisë
Gjinia: Roman
Autori: Tom Kuka
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2018
Fq. 210
Pesha: 0.267 kg.
ISBN: 978-9928-233-17-2

Mbi librin

Kjo është një përrallë nga e kaluara, me djem gjaknxhehtë e vajza lozonjare, me valle ndjellëse e shtjella kumtesh, që nxijnë lulet e lotojnë gjak. Këtu nuk ka prijës të shquar e fjalëmëdhenj, por ka vetëm njerëz shpirtmirë: qeflinj, sedërlinj e besëplotë, që ngulmojnë për paqe.

Historia e tyre plekset me mite e legjenda, të cilat janë jo vetëm pjesë e një përditshmërie të shtruar e të thjeshtë, por pjesë e thelbit të këtij populli të vogël e të harruar.

Këta njerëz me rrënjë të thella, të ndërthurura në gëzime e hidhërime të moçme, jetojnë të zhytur në një fatalizëm që është njëherazi shpëtimtari dhe përndjekësi i tyre më i ashpër. Romani nuk ka stërhollime, gjykime e as leksione, por vetëm kujtime dhe mall.

Kjo është një rrëfenjë epike për atë që ka ndodhur vërtet një shekull më parë në tokat shqiptare. E megjithatë kjo mund të ishte historia e shumë të tjerëve, e çdo kombi të nëpërkëmbur, të tradhtuar e të braktisur. Ngjarjet që rrëfehet këtu kanë ndodhur dje, por mund të ndodhin edhe sot.

Fragment nga libri

Nën gjethet e mëdha të atij rrapi kalonin mbrëmjen të rinjtë, që thurnin ëndrra për vashëzat e pagjuma që shtynin netët nën hënë, në kopshtijet e rrethuara me avlli. Pleqtë qëndronin si të ksehasur poshtë degëve të tij të ngërthyera si udhë me njëra – tjetrën.

Prandaj dhe ata humbisnin rrugën, mbeteshin pa gojë e dëgjonin klithmat që vinin nga poshtë, nga ai lumë që nuk dinte të ndalej. Shpirtrat vuanin në ato udhë të vështira, të kapërthyera nyje, të cilat askush nuk mund t'i zgjidhte dot.

As varkëtari me përvojën e lashtësisë nuk e gjente dot më portën e duhur për t'i përcjellë ata shpirtra të bërë kapicë në lundrën e tij të lodhur nga shekujt. Rrapi i fliste lehtas sa herë frynte erë dhe mundohej ta ndihte, meqë rrugët i shihte nga andej lart, por varkëtari ishte shurdh, plak njeri, me një rrobë të grisur nga motet që rridhnin.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928233172
ean13
9789928233172
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001982

Botuesi: Vernon Publishing

Melodia e dashurise sime, Migena Ramaj

Pastaj... ai s'më foli më. Atëherë erdhi nëna, halla e një turmë njerëzish. Tërë qyteti kishte vërshuar në spital për të dhënë gjak. Si nëpër filma që dhjetëra herë pata parë me babin, një mjek erdhi kokulur. Nuk mundi të shikojë askënd kur tha: "Më vjen keq. S'bënim dot asgjë."

Çmimi 57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001739

Botuesi: Te tjere

Polina, Agim Hamiti

Polina, romani më i ri shkrimtarit Agim Hamiti, është himn i një dashurie subleme. Një dashuri e linduer në një ambjent, i cilipak apo aspak ka lidhje me ndjenjën e dashurisë: në një shtëpi publike... Fjordi është bir i një familje inelektuale shqiptare, e cila punon dhe jeton në Marsejë.

Çmimi 103,39 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000662

Botuesi: Onufri

Nata me hënë, Ismail Kadare

Kur Ismail Kadare shkroi "Nata me hënë" mendonte se kishte bërë një novelë lirike, intimiste dhe ja përsëri rojet besnike të regjimit çirreshin si në rastin e "Koncert në fund të stinës", tre vjet më parë. Në këtë rast kishte qenë pak pas "vetëvrasjes" misterioze të kryeministrit.

Çmimi 57,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Vrasje në rrugën e veriut, Ani Wilms

Ndërsa populli, gazetarët, diplomatët dhe politikanët shtjellojnë teori të ndryshme në përgjigje të kësaj pyetjeje, lexuesit i zbulohet kapitull pas kapitulli, si gurët e një mozaiku, një tablo komplekse e Shqipërisë së periudhës së Ahmet Zogut, pak para se ky të përmbysej përkohësisht nga kundërshtari i tij kryesor, Fan Noli.

Çmimi 103,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Puthësi i paligjshëm, Azem Deliu

Në Republikën e Moralistës i riu Ivan Shollohov burgoset për një arsye nga më të papërfytyrueshmet: puthje jashtë orarit të lejuar. Në një shtet ku privatësia nuk ekziston, ku identiteti është në krizë të vazhdueshme dhe ku gjithkush, gjithkund, është në rrezik, zhvillohet ngjarja e prozës së parë të shkrimtarit 20 vjeçar, Azem Deliu.

Çmimi 57,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Terma humanitarë si fjala bombardim, Arlinda Guma

Ai kërkon të shkruajë një artikull për gazetën “The New York Times”, menjëherë pas përfundimit të misionit dhe kthimit në qytetin e tij të lindjes; “një qytet mesdhetar që duket sikur jeton i gjithi në një tablo të Monet-së.” Por, ku ta dijë se edhe atje, në qytetin e tij të lindjes, e pret “një tablo e bombarduar”...

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Morphina, Ada Capi

Romani "Morphina" është një zbulim: zbulimi i një romanciereje të lindur që vjen para lexuesit me natyrshmëri dhe spontanitet të admirueshëm, me instikt të paprekur, rrjedhshmëri dhe humor.

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2601

Botuesi: Toena

Ku je, Flutura Acka

Janë vitet '80 të shekullit XX në Skampis, një qytet shqiptar i kohës së diktaturës. Ira Gjoni, një vajzë shumë e re, jeton në Qytezë, një lokalitet pranë Skampisit, e detyruar nga një "liri" e çuditshme që ia jep një sëmundje e rëndë, të lëvizë nëpër Shqipëri në kërkim të shërimit dhe të zbulimit të pikëpyetjeve të familjes së saj të shkokluar nga fati.

Çmimi 149,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2124

Botuesi: Te tjere

Dialektika e arsyes dhe e sugjestionit, Robert Thomanikaj

Ngjarjet e romanit vërtiten në një repart të uzinës Traktori. Nën melodinë e një kitare përzihen në verën e nxehtë të vitit 1983 flokët e gjata të personazhit kryesor, moda e huaj e të rinjve të tjerë, hallet e një sekretari partie, shoqëria e Romeos dhe Kujtimit, probleme fejese, dega e brendshme, halle uzine, tema filozofike, dashuri platonike, etj.

Çmimi 57,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Dhunë e dhunti, mirësia vjen në muzg, Enit Karafili Steiner

Maksi dhe Toska janë dy vëllezër binjakë, të shpërngulur në Amerikë, në Lalaland, në kërkim të lumturisë dhe Tokës së Premtuar. Maksi, një shpirt artist, bohem e kokëkrisur, dhe Toska, i matur, akademik e filozof, përbëjnë dy anët e një peshore që kanë nevojë të domosdoshme për njëri-tjetrin për të ruajtur ekuilibrin.

Çmimi 64,40 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000648

Botuesi: Onufri

Kronikë në gur, Ismail Kadare

Kronikë në gur" afirmohet menjëherë si vepër thelbësore në kuadrin e krejt krijimtarisë së Kadaresë. Është roman i hyrjes në jetë dhe në letërsi. Tregimtari është autori, që përpiqet të rishohë me sytë e fëmijës tetë vitet e para të jetës së tij.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Pa heronj, pa bujë, Ndriçim Ademaj

Një histori që përshkon dy kohë, dy vende, dy përjetime të ndryshme në dukje të huaja për njëra – tjetrën. Heroi ynë lëkundet mes një dashurie të pavetëdijshme për Sarën dhe kujtimeve gjysmë të trishta – gjysmë gazmore të fëmijërisë së tij në Kosovë.

Çmimi 69,00 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)