• Banner

Vetem per ty, Iva Nikolli
  • Vetem per ty, Iva Nikolli

Vetëm për ty, Iva Nikolli

Kjo është historia e një motre dhe një vëllai binjak: Xheinës dhe Danielit. Të mbetur jetimë në moshë fare të re, dy të rinjtë detyrohen të gjejnë forca për të përballuar dhembjen e madhe nga humbja e prindërve dhe pastaj për të mbijetuar.

500 Lekë
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vetëm për ty
Gjinia: Roman
Autori: Iva Nikolli
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2018
Fq. 132
Pesha: 0.178 kg.
ISBN: 978-9928-217-83-7

Mbi librin

Kjo është historia e një motre dhe një vëllai binjak: Xheinës dhe Danielit. Të mbetur jetimë në moshë fare të re, dy të rinjtë detyrohen të gjejnë forca për të përballuar dhembjen e madhe nga humbja e prindërve dhe pastaj për të mbijetuar.

Një lidhje e ngushtë motër e vëlla, që papritur qëndron në fije të perit. Pas një debati të ashpër, Danieli largohet nga shtëpia (emigron në Suedi), duke e lënë Xheinën t'ia dalë e vetme.

Pas gjashtë vitesh ndarjeje, kaluar plot vështirësi e peripeci, motër e vëlla ritakohen, por duket se jeta ka rezervuar një tjetër ndarje për ta. Këtë herë përgjithnjë...

Një roman plot emocion, me një stil të qartë e të thjeshtë, që ka në qendër lidhje familjare e miqësore, dashurinë, sakrificën dhe forcën e madhe për të ecur përpara e për të buzëqeshur, edhe atëherë kur duket se nuk ka më shpresë...

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928217837
ean13
9789928217837
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UEGEN

Habia, Dashnor Kokonozi

Elegancë që e shoqëron lexuesin faqe pas faqe, kapitull pas kapitulli, pavarësisht se aty tregohen ndodhi dramatike, ndjenja turbulluese, dilema tronditëse, ankthe marrorëse; por edhe situata absurde e groteske, shpeshherë shoqëruar nga nuanca komike, fryt i një konteksti sa paradoksal aq edhe i njëmendtë. 

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Kolerë në kohë të dashurisë, Namik Dokle

Njerëzor në dhimbje dhe pjesë e dhimbjes në greminën e tjetrit,një peizazh shpirti n ë një botë koleriane,ku gjithcka është  e turbullt, mendja, qëndresa,rendja, poezia, e fshehta,dashuria e  përgjysmuar, poetët, fati i njeriut dhe malli... Është nga romanet më  të  mira të letersisë  sonë dhe, pa dyshim, ndër më tronditëset.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Kishim një ëndërr, Nasi Lera

Asti, një regjisor që nuk mundi të vinte në skenë gërshetimin e Çehovit me Beketin, përjeton tragjikomedinë çehoviane-beketiane, të vënë në skenë në realitetin e përditshëm nga politikanët dhe politika shqiptare.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001361

Botuesi: Te tjere

Ditari i Aranitës, Njazi Bahiti

"Ditari i Aranitës" është më tepër një tentativë e autorit për të trajtuar një temë shumë aktuale e cila ka të bëjë me të ashtëquajturat reforma dhe presione mbi administratën publike, fenomen i cili tek ne bëhet evident sa herë ndërrohen pushtetet.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Kandidati, Ben Blushi

Kandidati është botimi i fundit i shkrimtarit Ben Blushi. Ky roman merr përsipër të tregojë se si zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri. Njëri nga kandidatët për bashkinë e Basenit vdes papritur pas hapjes së fushatës zgjedhore dhe megjithatë fiton.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000651

Botuesi: Onufri

Qyteti pa reklama, Ismail Kadare

Ja një nga tekstet më të hershme në prozë të Ismail Kadaresë, shkruar më 1959, në moshën njëzet e tre vjeç. Deri atëherë shkrimtari kishte nxjerrë tregime të vogla, si "Kujtime të humbura", shkruar në vitin 1955.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Shërbëtori i zotërisë së pabesë, Teuta Dhimarko Kasoruho

Nga pylli vinte pa pushim era e lagësht e shiut ngatërruar me aromën e kërpudhave të sapoçelura. Era e barit i kujtoi frikërat e fëmijërisë që aso kohe nuk ua dinte kuptimin. Shtëpia tutje rrugës kish mbetur e shkretë. Dukej sikur e dinte që më parë se ai do të vinte dhe diç donte t'i thoshte, por s'kishte më as fjalë, as gojë.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Nëntori i një kryeqyteti, Ismail Kadare

"Nëntori i një kryeqyteti" u shkrua dhe u botua në vitin 1974. Ngjarjet e romanit, të përqendruara rreth ndërtesës së Radiostacionit të kryeqytetit shqiptar në ditët e çlirimit të tij, nëntor i vitit 1944, janë të ndërthurura me atmosferën e hakmarrjes ndaj klasës së përmbysur.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Gruaja me të Zeza, Vojsava Nelo

Romani "Gruaja me të Zeza" është një narracion artistik që tipologjikisht qëndron shumë afër me romanin magjik. Shkrimtarja e mirënjohur, Vojsava Nelo, ndërton një vepër në të cilën kohët, ngjarjet, personazhet dhe përjetimet vendosen në kufi të ekzistencës së tyre. Kjo mënyrë rrëfimi i jep narracionit dramacitet dhe tension, që e bëjnë lexuesin "t'i...

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Mbi varkën e Karontit, Dine Dine

Përveç "Mbi varkën e Karontit" ka shkruar dhe botuar në shtypin e përditshëm dhe në atë periodik, në Amerikë e Shqipëri, esse, kritikë letrare, atikuj publicistikë, reportazhe, tregime, novela, si dhe përkthime nga autorë të ndryshëm nga gjuha angleze.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Selvite e Tivarit, Mehmet Kraja

Mehmet Kraja, me parashenjë të njohur estetike, është shkrimtar me vetëdije dhe koncept të formuar krijues, është autor i cili me mjeshtëri dhe guxim krijues shtron e artikulon çështje të rëndësishme për ekzistencën e një mjedisi dhe të një shoqërie, për qenien njerëzore përgjithësisht.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Arka e Noes

Gjithçka që ke, Enkelejd Lamaj

Ai nuk lë rehat as të vdekurit. Firma e tij: një flutur e zezë e fiksuar në gozhdë, mu në qafën e viktimës. Dhe, teksa frika dhe terrori ulen këmbëkryq mbi kryeqytet, një seri zbulimesh, hap pas hapi, do të ngrenë dyshimin se vrasësi mund të jetë KUSHDO. Dhe mund të jetë shumë më pranë nga sa mund ta mendosh. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)