Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
I keqi i vetes, Gazmend M. Kapllani
  • I keqi i vetes, Gazmend M. Kapllani

I keqi i vetes, Gazmend M. Kapllani

Te tjere

Karli dhe Frederiku janë dy vëllezër nga qyteti Ters në Shqipëri, një qytet imagjinar, i ngjashëm me një kolazh të qyteteve të ndryshme të Ballkanit. I ati i tyre, një ish – komunist fanatik (që i pagëzoi ashtu djemtë e tij për nder të Karl Marksit dhe Frederik Engelsit), po përcillet për në banesën e fundit.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: I keqi i vetes
Gjinia: Roman
Autori: Gazmend M. Kapllani
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2018
Fq. 160
Pesha: 0.241 kg.
ISBN: 978-9928-282-13-2

Mbi librin

Karli dhe Frederiku janë dy vëllezër nga qyteti Ters në Shqipëri, një qytet imagjinar, i ngjashëm me një kolazh të qyteteve të ndryshme të Ballkanit. I ati i tyre, një ish – komunist fanatik (që i pagëzoi ashtu djemtë e tij për nder të Karl Marksit dhe Frederik Engelsit), po përcillet për në banesën e fundit.

Karli kthehet nga mërgimi në vendlindje, për të marrë pjesë në zinë familjare. Ndërsa varrosin të atin, dy vëllezërit nisin të zhvarrosin kujtime, keqkuptime dhe mëri të vjetra mes tyre.

Dy vëllezërit përbëjnë mishërimin e idealeve të kundërta, njëri të rebelit dhe të ikanakut larg atdheut; tjetri, filozofinë e bindjes dhe të mosbraktisjes së atdheut. I pari kërkon të hidhet dritë në epokën e errët të komunizmit, ndërsa i dyti kërkon ta lërë në harresë.

Ngjarjet do ta dërgojnë lexuesin dhe në katër qytete të tjera të Europës dhe të Amerikës për t'u kthyer sërish në Ters. Sepse nuk mund të dish se ku po shkon, pa kuptuar më parë se nga ke ardhur.

Komente mbi librin

"I keqi i vetes" është një roman i pazakonshëm për të zakonshmen tonë tipike shqiptare, por edhe ballkanike e më gjerë. Teksti i tij ngërthen kohë, vende dhe fate njerëzore, ku me plot fantazi e frymë përftohet një realitet më i ngjeshur, i rëndë, në të cilin përzihen tragjikja me absurdin komik dhe dhembjen, befasitë dhe dashuria me pengesat e reja, drita ndjellëse e ikjes nëpër gjithkund, për t'i shpëtuar vetes, me kthimet e ashpra në një truall metaforik, yni, i përbashkët, prapë shqiptar e ballkanik, po aq edhe botëror. Gazmend Kapllani arrin me guximin e shkrimtarit të lirë atë lartësi që priste letërsia shqipe postdiktatoriale e shekullit XXI, prandaj dhe vepra e tij është po aq e përbotshme."

Visar Zhiti

"Kapllani trajton absurditetet e nacionalizmit në Ballkan – dhe kudo – me humor të hidhët, zgjuarsi dhe thellësi filozofike."

Boyd Tonkin, Indipendent

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928282132
ean13
9789928282132
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU002032

Botuesi: OMSCA-1

Rrugët e ferrit, Visar Zhiti

"Prangat në duart e Zhitit nuk janë vetëm prangat e tij, por të njeriut përgjithësisht... Autori na përkujton se "liria më shumë eshtë gjendje shpirti, sesa trupi". Zëri i tij sjell dhembjen e Shqipërisë, të një kohë të dhimbshme. Në thjeshtësinë e tij, Visar Zhiti është kompleks, i thellë, shumështresor, plot shpirt."
1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Gjumi mbi borë, Ridvan Dibra

Tekstet e kësaj përzgjedhjeje, intermexo aktive në rrugën krijuese të një autori të konfirmuar, janë të shkurtër, nga një deri në tetë faqe. Të rrjedhshëm dhe të drejtpërdrejtë. Shumëtrajtësh: diku teksti merr formën e një aksiome morale, diku të një parabole të rrasët, tjetërkund të një dialogu absurdizues, e diku tjetër të një rrëfimi të dyfishtë...
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001367

Botuesi: Erik Botime

Pse, Sterjo Spase

Ju lutem zgjidhni ribotimin e vepres ketu: http://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/3158-pse-sterjo-spasse.html
450 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Parisi vret, Mira Meksi

Vargjet profetike të një poezie të tij të vjetër i krijojnë parandjenja ankthi dhe frike. Pengesa nga më të jashtëza- konshmet i presin rrugën drejt qëllimit të madh të jetës – rimishërimit të tij në trupin e një gruaje në botën e lirë.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Flaka e shpresës, Ramadan Pasmaçiu

Ramadan Pasmaçiu ka lindur në Berat më 26 shkurt 1938. Shtatëvjeçaren e kreu në Shkollën e Tregut të vendlindjes. Në dhjetor 1955 mbaroi Teknikumin e Naftës në Kuçovë. Në shtator 1957, me rekomandim të Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë, për prirje të veçanta letrare, u dërgua në degën e Gjuhës e të Letërsisë Shqipe të Fakultetit Histori –...
1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001197

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Të mallkuarit e ditës së gjashtë, Valter File

Kur ta keni lexuar këtë libër do të ndjeheni të lehtësuar që ju vetë nuk jeni pjesë e botës së tij. Është një botë e largët ku në emër të pushtetit dhe sundimit çdo mizori është e justifikuar. Është një botë ku jeta do të bëjë ciklin e saj të natyrshëm të lindjes dhe të asgjësimit.
900 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000648

Botuesi: Onufri

Kronikë në gur, Ismail Kadare

Kronikë në gur" afirmohet menjëherë si vepër thelbësore në kuadrin e krejt krijimtarisë së Kadaresë. Është roman i hyrjes në jetë dhe në letërsi. Tregimtari është autori, që përpiqet të rishohë me sytë e fëmijës tetë vitet e para të jetës së tij.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Krushqit janë të ngrirë, Ismail Kadare

Kjo vepër, dëshmia e parë dhe tepër e rrallë e masakrës serbe në Prishtinë në pranverë të vitit 1981, u shkrua fill pas saj në vitet 1981-1983. Ndër të tjera ajo pati si qëllim njohjen e publikut shqiptar, dhe sidomos atij botëror, me terrorin e ushtruar në Kosovë.
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Edith, Albatros Rexhaj

"Edith" është një prozë e thukët refleksive dhe poetike, kur rrëfimi ngërthehet me meditime filozofike për njohjen e vetes, të dashurisë dhe të botës përreth.
700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Albas

Libri i kujtimeve dhe i harresës, Suad Arilla

Gjithashtu, e kaluara e tij me njerëz dhe me kujtime, fjalët e të atit dhe një marrëdhënie e çuditshme me botën femërore, e përndjekin si fantazma dhe ia ndryshojnë rrjedhën e jetës. I ndodhur në një rreth vicioz, mes kujtimeve, dëshirave dhe pasioneve, problemeve të moshës dhe të familjes, jetës dhe vdekjes, ai përpiqet të gjejë rrugëdalje duke lexuar...
600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Skanderbeg Books

Të ftuar në Rrethin e Dhjetë, Flutura Açka

Firence, qershor 2016. Tre miq të vjetër qysh nga fëmijëria, të cilët e kanë lënë Shqipërinë në rrethana dhe në kohë të ndryshme pas kapërcyellit të 1990 – ës, vendosin të festojnë së bashku 50 – vjetorin e lindjes.
1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Vrasje në rrugën e veriut, Ani Wilms

Ndërsa populli, gazetarët, diplomatët dhe politikanët shtjellojnë teori të ndryshme në përgjigje të kësaj pyetjeje, lexuesit i zbulohet kapitull pas kapitulli, si gurët e një mozaiku, një tablo komplekse e Shqipërisë së periudhës së Ahmet Zogut, pak para se ky të përmbysej përkohësisht nga kundërshtari i tij kryesor, Fan Noli.
900 Lekë
More
Në gjendje