Aromat e vjeshtes, Grigor Banushi
  • Aromat e vjeshtes, Grigor Banushi

Aromat e vjeshtës, Grigor Banushi

Dituria

Në qendër të tij është figura e një gazetari e shkrimtari, i cili shpesh ndodhet në situata të vështira e të gabuara, dhe rrezikon të bëhet pré e intrigave, thashethemeve dhe qëllimeve dashakeqe të njerëzve të ulët e cmirëzinj. Një vend të rëndësishëm në këtë roman zë dashuria dhe heroi përveç shumë udhëkryqeve e dilemave e sheh veten edhe midis dy dashurive.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Aromat e vjeshtës
Gjinia: Roman
Autori: Grigor Banushi
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2018
Fq. 348
Pesha: 0.437 kg.
ISBN: 978-9928-217-80-6

Mbi librin

"Aromat e vjeshtës" është pjesa e parë e një trilogjie dhe romani i pestë i autorit Grigor Banushi. Ai vjen pas romaneve Vdekja e Narcisit, Fytyra e Djallit, Mëria e Zanave dhe Simfonia e Pambaruar. Romani i fundit e merr temën nga aktualiteti.

Në qendër të tij është figura e një gazetari e shkrimtari, i cili shpesh ndodhet në situata të vështira e të gabuara, dhe rrezikon të bëhet pré e intrigave, thashethemeve dhe qëllimeve dashakeqe të njerëzve të ulët e cmirëzinj. Një vend të rëndësishëm në këtë roman zë dashuria dhe heroi përveç shumë udhëkryqeve e dilemave e sheh veten edhe midis dy dashurive.

Përshkrimet e mjedisit që e rrethon, ambiente të qytetit të Tiranës, por edhe të vendeve jashtë Shqipërisë, ku heroi gjendet herë pas here, plotësojnë tablonë e ditëve tona e cila pasqyrohet në romanin Aromat e Vjeshtës.

Komente mbi autorin

"Grigor Banushi nuk zhgënjen as këtë herë, përkundrazi. Stili i tij është i përsosur dhe tabloja jetësore që ndërton është dinamike, personazhet janë të veçanta e të papërsëritshëm. Vepra përshkohet tejembanë nga humanizmi i thellë, nga thellësia e ndërlikuar e shpirtit njerëzor dhe e ekzistencës së qenies, kudo që ndodhet. Universi njerëzor qoftë në një metropol, apo në një bjeshkë të largët është i pamatë dhe i pakufi në shpalosjet e tij."

Diana Çuli

"Te librat e Grigor Banushit vëmë re të gërshetuar mjaft bukur kulturën e gjerë të autorit, si njohës i thellë i gurrës popullore, i legjendave, rapsodive, dhe si vëzhgues e njohës i mjediseve ku vepron, i personazheve të atyre mjediseve, duke na dhënë figura të tilla të arrira, dhe origjinale."

Ilinden Spasse

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928217806
ean13
9789928217806
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000664

Botuesi: Onufri

Çështje të marrëzisë, Ismail Kadare

Romani "Çështje të marrëzisë" është rikthim në pikën fillestare, rikthim në pikën e nisjes së aventurës kadareane, rikthim në fëmijëri, mu aty ku ka nisur aventurën për gjetjen e një çelësi për shpjegimin e botës.
500 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Marrja e gjakut, Andreas Dushi

Kur në shtëpinë e Vocit të vetvrarë shfaqet Vilzani, vëllai i tij, një debat lind mes tij dhe djemve të të ndjerit. Sipas Vilzanit, Voci ishte edhe vrasës, edhe i vrarë e prandaj familjarët e tij duhet të ndaheshin në familjarët e vrasësit dhe ata të të vrarit. Të dytët kishin si detyrë marrjen e gjakut te të parët.
700 Lekë
More

Referenca: 2443

Botuesi: Te tjere

P4, Viktor Canosinaj

Viktor Canosinaj lindi në vitin 1960. Fëmijërinë dhe rininë i kaloi në qytetin e Durrësit. I ati shërbente që nga viti 1953 si oficer marine në Flotën Ushtarake Detare. Në vitin 1965 familja e tij transferohet në qytetin e Durrësit, ku shkrimtari kaloi fëmijërinë dhe rininë.
400 Lekë
More

Botuesi: Arka e Noes

Gjithçka që ke, Enkelejd Lamaj

Ai nuk lë rehat as të vdekurit. Firma e tij: një flutur e zezë e fiksuar në gozhdë, mu në qafën e viktimës. Dhe, teksa frika dhe terrori ulen këmbëkryq mbi kryeqytet, një seri zbulimesh, hap pas hapi, do të ngrenë dyshimin se vrasësi mund të jetë KUSHDO. Dhe mund të jetë shumë më pranë nga sa mund ta mendosh. 
1 000 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Vila me tri porta, Vera Bekteshi

Vila me tri porta, përtej dëshmisë që përfaqëson, duhet lexuar edhe për aftësinë e madhe për ta shndërruar kujtesën në një letërsi, e cila të na prekë regjistra të ndryshëm emocionalë, ku nuk përjashtohet dhe ironia e poezia. Pra, një libër i bukur, që tregon se si mund të përshkruajmë ferrin e megjithatë të mos e humbasim parajsën brenda nesh.
1 250 Lekë
More

Botuesi: Toena

Gotat e kristalit, Zharina Sinani

"Gotat e kristalit" është libri i parë i autores që sjell përmes imagjinatës së përndezur realitetin tronditës, fatin e njeriut, jetën e mërgimtarit dhe vrundujt e dashurisë, si ndjesia më sublime e qenies.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Edith, Albatros Rexhaj

“Edith” është një prozë e thukët refleksive dhe poetike, kur rrëfimi ngërthehet me meditime filozofike për njohjen e vetes, të dashurisë dhe të botës përreth.
700 Lekë
More

Referenca: SKU000887

Botuesi: OMSCA-1

Në kohën e britmës, Visar Zhiti

Përsëri shkrimtari Visar Zhiti u jep letrave shqipe një vepër dinjitose, romanin "Në kohën e britmës", për të cilin  mund të themi me plot bindje se është ndër më të mirët e kohëve të fundit në letërsinë tonë, duke shpalosur edhe njëherë fuqishëm talentin e mrekullueshëm të këtij autori.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001739

Botuesi: Te tjere

Polina, Agim Hamiti

Polina, romani më i ri shkrimtarit Agim Hamiti, është himn i një dashurie subleme. Një dashuri e linduer në një ambjent, i cilipak apo aspak ka lidhje me ndjenjën e dashurisë: në një shtëpi publike... Fjordi është bir i një familje inelektuale shqiptare, e cila punon dhe jeton në Marsejë.
899 Lekë
More

Botuesi: Albas

Terma humanitarë si fjala bombardim, Arlinda Guma

Ai kërkon të shkruajë një artikull për gazetën “The New York Times”, menjëherë pas përfundimit të misionit dhe kthimit në qytetin e tij të lindjes; “një qytet mesdhetar që duket sikur jeton i gjithi në një tablo të Monet-së.” Por, ku ta dijë se edhe atje, në qytetin e tij të lindjes, e pret “një tablo e bombarduar”...
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000859

Botuesi: UET Press

Otello, Arapi i Vlores, Ben Blushi

Shkrimtari Ben Blushi vjen para lexuesit me romanin e dytë të tij "Otello, Arapi i Vlorës", plot një vit pas suksesit të pazakontë të librit të tij të parë "Të jetosh në ishull", i cili theu rekordet gjysmëshekullore në tregun e librit shqip me mbi 20.000 kopje të shitura në dhjetë muaj. 
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Dituria

Simfonia e pambaruar, Grigor Banushi

Inspektori Byzh nuk kishte asnjë koment për të dhënat personale të qytetarit Adrian Mara, viktimë e një sulmi më 18 shtator, në orën 18:10, në të dalë të Sen Orionit. Ngjarja u raportua nga polici i zonës, Zhylien Larme. Më pas qytetari Mara u dërgua në spitalin rajonal në Sen Deni.
1 000 Lekë
More