• Banner

Ajlen, Esmeralda Petrela
  • Ajlen, Esmeralda Petrela

Ajlen, Esmeralda Petrela

Ishte fillimi i viteve njëzet, kur arkeologu anglez, i panjohur deri në atë çast, Jan Hiçens gjeti një ndërtim të vjetër në një zonë shumë të largët nga qyteti i shkretuar i Memfisit. Për habinë e tij, dikur egjiptianët e lashtë ndërtonin një tempull larg çdo vendi, çdo qyteti të gjetur deri në atë çast.

138,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ajlen
Gjinia: Roman
Autori: Esmeralda Petrela
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2018
Fq. 328
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-99943-0-547-6

Mbi librin

Ishte fillimi i viteve njëzet, kur arkeologu anglez, i panjohur deri në atë çast, Jan Hiçens gjeti një ndërtim të vjetër në një zonë shumë të largët nga qyteti i shkretuar i Memfisit. Për habinë e tij, dikur egjiptianët e lashtë ndërtonin një tempull larg çdo vendi, çdo qyteti të gjetur deri në atë çast.

Jani kishte ardhur si ndihmësi i arkeologut që kishte nisur ekspeditën dhe ishte rastësi fatlume për një njeri të dalluar veçanërisht si i shpërqendruar, që të kalonte i pari dhe me nxitim në drejtim të tempullit. Diçka i thoshte të ecte diku ndryshe prej atyre që kishte ndier një përbuzje të ndërsjellë.

E ndiente se të gjithë e shikonin si një llafazan të bezdisshëm, një amator të cilit nuk i kishte takuar vërtet që të bëhej pjesë e këtij grupi kërkuesish. Ishte ditë e nxehtë korriku, por në ajrin e thatë të shkretëtirës trupi nuk i djersinte shumë.

Jani u fut i vetëm në tempull me vrap dhe u mahnit nga gjendja e ndërtesës dhe nga shkrimet e shumta në mur. Ato që e lanë pothuajse pa frymë amatorin fatlum ishin papiruset me shënimet autentike të ruajtura me kujdes për shekuj të tërë.

Në mure përsëriteshin simbolet e planetëve, që nga Dielli e deri te Saturni, dhe ato të katër elementeve të natyrës. "Gjeta një thesar!", bërtiti dhe shtrëngoi grushtin i gëzuar. Dikur, tempulli kishte qenë përgjithësisht i bardhë dhe ndërkohë që shikonte i habitur muret, i ra përtokë një mollë e kuqe që mbante në xhepin e vogël të xhaketës.

Në përpjekje për të kapur mollën, e cila ra pak shkallë më poshtë në anën e majtë të tempullit, gjeti hyrjen e një dhome të nëndheshme. U fut në atë dhomë ku ajri ishte shumë i rëndë dhe gjeti tre trupa.

Koment nga autorja

Jam mirënjohëse për të gjitha eksperiencat që kam jetuar, pengesat që më kanë ngadalësuar, aftësitë për t'i kapërcyer, njerëzit që më kanë mbështetur, pasionin tim për astrologjinë dhe për botën e okultit. Këto gjëra më japin force të krijoj.

Të krijoj është qëllimi i jetës sime. Për mua, ky proces zhvillohet vetëm duke reflektuar mbi veten dhe mbi njerëzit përreth. Pjesëtarët e familjes sime, por edhe miqtë që kam njohur shumë kufij larg atdheut, kanë ndikuar thellë në zhvillimin tim si individ. Mendja e hapur është një nga cilësitë e parapëlqyera. Dhembshuria vjen si pasojë.

Me këtë libër ndaj dëshirën time për një botë ku respektohen vlerat që njerëzit u japin besimeve të tyre personale, për një botë ku tradita injorante e përçarjes nuk është e pranishme si sot. Pavarësisht se bota nuk është siç do ta dëshironim, unë bëj një përpjekje për t'ju dhënë filozofinë time, e cila zbulohet faqe pas faqeje. Zhvishuni nga hamendësimet dhe hapeni mendjen për një udhëtim aventurier, të paparashikueshëm, intensiv dhe emocional.

Mbi autoren

Esmeralda Petrela ka lindur më 1993 në Tiranë. Gjatë viteve të para të fëmijërisë e më pas në Shkollën e Baletit, ajo ndoqi pasionin për kërcim. Vazhdoi shkollën e mesme të profilizuar në biznes. U diplomua për financë në Universitetin Shtetëror të Tiranës.

Larg profilit akademik, Esmeralda ruan të shtrenjtë kujtimin e performancave në një konkurs teatror, udhëtimet në Europë dhe në Azi për eksperienca vullnetare, dhe jo vetëm, si dhe ndeshjet me kultura të ndryshme.

Megjithatë, prej më shumë se dhjetë vjetësh i është përkushtuar në mënyrë të pavarur astrologjisë dhe prej disa kohësh ofron edhe shërbime të kësaj natyre. Kjo eksperiencë i ka shërbyer për të formësuar romanin e saj të pazakontë, në mesin e botimeve të autorëve vendës. "Ajlen" është libri i dytë i Esmeralda Petrelës.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994305476
ean13
9789994305476
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Pushteti, Blendi Fevziu

Blendi Fevziu është gazetari më i famshëm shqiptar i tranzicionit dhe autori më i shitur shqiptar me biografinë e Enver Hoxhës. Si i tillë, autori është mjaft i pushtetshëm, pra ai e njeh mjaft mirë enigmën e pushtetit, por pa qenë i detyruar si ata që i kanë thënë "Po" pushtetit, - ai nuk ka qenë i detyruar të pësojë deformimet e pushtetit.

Çmimi 109,25 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Fishta

Një prani në ikje, Durim Taçi

Libri është pjellë e një eksperiencë kurrë të ndodhur më parë, siç qe goditja që njerëzimi mbarë mori nga pandemia e Covid-19, parë nga qendra më problematike dhe vdekjeprurëse, siç qe Bergamo e pranverës së këtij viti. I ndodhur pikërisht atje, autor na e përshkruan situatën me një aftësi të mrekullueshme shtëgtimi nga jashtë Brenda dhe nga Brenda...

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Loja e vjetër, Besart Kadia

Krimi është prezent në jetën tonë në forma të ndryshme e të gjitha zbulohen në "Lojën e Vjetër". Shqiptarët e të gjitha klasave shoqërore janë detyruar të luajnë, si gjatë komunizmit ashtu dhe në periudhën kaotike të tranzicionit. Loja mbetet e njëjtë: "Loja e Vjetër" për pushtet.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000784

Botuesi: Almeira

Nata e Ustikës, Petro Marko

Romanet "Hasta la vista ", "Një emër në katër rrugë " dhe "Nata e Ustikës", janë romanet më autobiografikë në letërsinë tonë. Pas personazhit kryesor të secilit roman (Gori, Gjikë Bua, Andrea) lexuesi fare lehtë do ta identifikojë vetë autorin.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000020

Botuesi: Botimet Dudaj

Ali Pashë Tepelena, Sabri Godo

Në hyrje të këtij romani, autori i tij thotë: "Ky botim është edhe ripunimi i tretë që i bëj "Ali Pashë Tepelenës". Botimin e parë të vitit 1970, si dhe të dytin më 1992, që e rishkrova nga fillimi në fund, i kam bërë duke ecur symbyllur, i bazuar në dokumente e në harta të vjetra, gjë e rrezikshme në një roman historik.

Çmimi 138,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë, Mira Meksi

Në një rrëfim mitik të hollësishëm të kujtesës së gjarprit-totem të ilirëve, vijnë ngjarjet e periudhës më të lavdishme të shtetit ilir nën sundimin e mbretëreshës Teuta: shndërrimi i saj në mishërimin e hyjnisë së Ilirisë, kurorëzimin mbretëreshë me vullnetin e Zeusit në Dodonë, paralajmërimi i priftëreshave të tempullit të Gjarprit dhe betejat...

Çmimi 138,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Klithma e mbretëreshës Teutë, Ajmone Sumaj Salihu

Romani "Klithma e mbretëreshës Teutë" shquhet për një gjeturi artistike, përmes së cilës fryma e ndjeshmërisë lirike përcakton strukturën, figuracionin dhe stilin, duke dhënë situata dhe ngjarje që nga miti, gojëdhëna, historia e dokumentacioni, që prodhojnë fenomenin letrar dhe faktin estetik, madje edhe shëmbëlltyrën e personalitetit.

Çmimi 161,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001906

Botuesi: Toena

Ne të tre, Fatos Kongoli

Tirana e vitit 1980. Një grup shokësh, sipas fjalës së dhënë, takohen me rastin e dhjetëvjetorit të mbarimit të maturës. Pjesa më e madhe e tyre, të shpërndarë andej - këndej, nuk e kanë parë njëri - tjetrin. Po ç'ka ndodhur ndërkaq me secilin?

Çmimi 69,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Poetët bëjnë dashuri ndryshe, Darien Levani

Me një stil krejt të ri e të palexuar në letërsinë shqiptare, vjen një libër mbi ëndrrat, dëshirat, dhuntitë dhe dëshpërimin e shqiptarëve të sapopjekur. Martin Ibrahimi, apo Marti siç e thërrasin miqtë, diplomuar në letërsi në Universitetin e Tiranës dhe shitës në një librari gjithmonë bosh, është lideri i grupit rock "Lufta e Ftohtë".

Çmimi 80,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2086

Botuesi: Princi

Saga e nji dite, Lisandri Kola

Lisandri Kola, i lindur në Shkodër më 12 maj 1986, ka mbaruar studimet e larta për Gjuhë shqipe dhe letërsi në Universitetin "Luigj Gurakuqi" në vitin 2008. Në Universitetin e Tiranës ka mbaruar studimet për letërsi në 2010 në drejtimin Teori dhe kritikë letrare. Ndërkohë ndjek Shkollën Doktorale për Letërsi, pranë UT.

Çmimi 46,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001982

Botuesi: Vernon Publishing

Melodia e dashurise sime, Migena Ramaj

Pastaj... ai s'më foli më. Atëherë erdhi nëna, halla e një turmë njerëzish. Tërë qyteti kishte vërshuar në spital për të dhënë gjak. Si nëpër filma që dhjetëra herë pata parë me babin, një mjek erdhi kokulur. Nuk mundi të shikojë askënd kur tha: "Më vjen keq. S'bënim dot asgjë."

Çmimi 57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000657

Botuesi: Onufri

Viti i mbrapshtë, Ismail Kadare

Ngjarjet e romanit "Viti i mbrapshtë" ndodhin në vitin 1914. Në këtë vit Shqipëria fiton pavarësinë. Kështu vendosën Gjemania, Anglia, Austro-Hungaria, Franca, Italia dhe Rusia. Secili prej këtyre shteteve përpiqet ta tërheqë pas vetes kombin e ri.

Çmimi 57,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000662

Botuesi: Onufri

Nata me hënë, Ismail Kadare

Kur Ismail Kadare shkroi "Nata me hënë" mendonte se kishte bërë një novelë lirike, intimiste dhe ja përsëri rojet besnike të regjimit çirreshin si në rastin e "Koncert në fund të stinës", tre vjet më parë. Në këtë rast kishte qenë pak pas "vetëvrasjes" misterioze të kryeministrit.

Çmimi 57,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2249

Botuesi: Te tjere

Shqiptaret nuk e njohin grine, Vera Isaku

Vera Isaku lindi në mars te vitit 1955. Mbaroi Universitetin e Tiranës, dega Filologji 1979. Është ndër gazetarët themelues të gazetës "Rilindja Demokratike". Ka botuar me qindra artikuj në shtypin vendas dhe të huaj. Disa nga veprat e saj janë: "Fate tullace", "Qëllime të mira", "Asgjë përgjithmonë" etj.

Çmimi 57,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)