• Banner

Ajlen, Esmeralda Petrela
  • Ajlen, Esmeralda Petrela

Ajlen, Esmeralda Petrela

Ishte fillimi i viteve njëzet, kur arkeologu anglez, i panjohur deri në atë çast, Jan Hiçens gjeti një ndërtim të vjetër në një zonë shumë të largët nga qyteti i shkretuar i Memfisit. Për habinë e tij, dikur egjiptianët e lashtë ndërtonin një tempull larg çdo vendi, çdo qyteti të gjetur deri në atë çast.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ajlen
Gjinia: Roman
Autori: Esmeralda Petrela
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2018
Fq. 328
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-99943-0-547-6

Mbi librin

Ishte fillimi i viteve njëzet, kur arkeologu anglez, i panjohur deri në atë çast, Jan Hiçens gjeti një ndërtim të vjetër në një zonë shumë të largët nga qyteti i shkretuar i Memfisit. Për habinë e tij, dikur egjiptianët e lashtë ndërtonin një tempull larg çdo vendi, çdo qyteti të gjetur deri në atë çast.

Jani kishte ardhur si ndihmësi i arkeologut që kishte nisur ekspeditën dhe ishte rastësi fatlume për një njeri të dalluar veçanërisht si i shpërqendruar, që të kalonte i pari dhe me nxitim në drejtim të tempullit. Diçka i thoshte të ecte diku ndryshe prej atyre që kishte ndier një përbuzje të ndërsjellë.

E ndiente se të gjithë e shikonin si një llafazan të bezdisshëm, një amator të cilit nuk i kishte takuar vërtet që të bëhej pjesë e këtij grupi kërkuesish. Ishte ditë e nxehtë korriku, por në ajrin e thatë të shkretëtirës trupi nuk i djersinte shumë.

Jani u fut i vetëm në tempull me vrap dhe u mahnit nga gjendja e ndërtesës dhe nga shkrimet e shumta në mur. Ato që e lanë pothuajse pa frymë amatorin fatlum ishin papiruset me shënimet autentike të ruajtura me kujdes për shekuj të tërë.

Në mure përsëriteshin simbolet e planetëve, që nga Dielli e deri te Saturni, dhe ato të katër elementeve të natyrës. "Gjeta një thesar!", bërtiti dhe shtrëngoi grushtin i gëzuar. Dikur, tempulli kishte qenë përgjithësisht i bardhë dhe ndërkohë që shikonte i habitur muret, i ra përtokë një mollë e kuqe që mbante në xhepin e vogël të xhaketës.

Në përpjekje për të kapur mollën, e cila ra pak shkallë më poshtë në anën e majtë të tempullit, gjeti hyrjen e një dhome të nëndheshme. U fut në atë dhomë ku ajri ishte shumë i rëndë dhe gjeti tre trupa.

Koment nga autorja

Jam mirënjohëse për të gjitha eksperiencat që kam jetuar, pengesat që më kanë ngadalësuar, aftësitë për t'i kapërcyer, njerëzit që më kanë mbështetur, pasionin tim për astrologjinë dhe për botën e okultit. Këto gjëra më japin force të krijoj.

Të krijoj është qëllimi i jetës sime. Për mua, ky proces zhvillohet vetëm duke reflektuar mbi veten dhe mbi njerëzit përreth. Pjesëtarët e familjes sime, por edhe miqtë që kam njohur shumë kufij larg atdheut, kanë ndikuar thellë në zhvillimin tim si individ. Mendja e hapur është një nga cilësitë e parapëlqyera. Dhembshuria vjen si pasojë.

Me këtë libër ndaj dëshirën time për një botë ku respektohen vlerat që njerëzit u japin besimeve të tyre personale, për një botë ku tradita injorante e përçarjes nuk është e pranishme si sot. Pavarësisht se bota nuk është siç do ta dëshironim, unë bëj një përpjekje për t'ju dhënë filozofinë time, e cila zbulohet faqe pas faqeje. Zhvishuni nga hamendësimet dhe hapeni mendjen për një udhëtim aventurier, të paparashikueshëm, intensiv dhe emocional.

Mbi autoren

Esmeralda Petrela ka lindur më 1993 në Tiranë. Gjatë viteve të para të fëmijërisë e më pas në Shkollën e Baletit, ajo ndoqi pasionin për kërcim. Vazhdoi shkollën e mesme të profilizuar në biznes. U diplomua për financë në Universitetin Shtetëror të Tiranës.

Larg profilit akademik, Esmeralda ruan të shtrenjtë kujtimin e performancave në një konkurs teatror, udhëtimet në Europë dhe në Azi për eksperienca vullnetare, dhe jo vetëm, si dhe ndeshjet me kultura të ndryshme.

Megjithatë, prej më shumë se dhjetë vjetësh i është përkushtuar në mënyrë të pavarur astrologjisë dhe prej disa kohësh ofron edhe shërbime të kësaj natyre. Kjo eksperiencë i ka shërbyer për të formësuar romanin e saj të pazakontë, në mesin e botimeve të autorëve vendës. "Ajlen" është libri i dytë i Esmeralda Petrelës.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Çatia e gjarpërinjve, Eqerem Canaj

Shtraku i vetëtimës: terrgjelbri i syrit, frymëprerë, i mërgatë, hapin ndal. Kërcëllimë menteshash ndryshkur; fshati i pelenave, vdekur qyshkur, mbase që motit të shtegtimit të kufirit tejcak. Veneroj. Përmbi portë, përkund këmbarit të mermertë, një trumcak dhe një gjarpër; i ngrirë zokthi, gati frikuar prej gjarprit të zi, i cili i pati dëftuar dhëmbët e...

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Habia, Dashnor Kokonozi

Elegancë që e shoqëron lexuesin faqe pas faqe, kapitull pas kapitulli, pavarësisht se aty tregohen ndodhi dramatike, ndjenja turbulluese, dilema tronditëse, ankthe marrorëse; por edhe situata absurde e groteske, shpeshherë shoqëruar nga nuanca komike, fryt i një konteksti sa paradoksal aq edhe i njëmendtë. 

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001739

Botuesi: Te tjere

Polina, Agim Hamiti

Polina, romani më i ri shkrimtarit Agim Hamiti, është himn i një dashurie subleme. Një dashuri e linduer në një ambjent, i cilipak apo aspak ka lidhje me ndjenjën e dashurisë: në një shtëpi publike... Fjordi është bir i një familje inelektuale shqiptare, e cila punon dhe jeton në Marsejë.

Çmimi 899 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001324

Botuesi: Toena

Jetë në një kuti shkrepësesh, Fatos Kongoli

Diku, në një apartament luksoz, në një prej pallateve të larta më të reja të kryeqytetit ndodh një krim. Vrasësi është një gazetar, pronar i apartamentit, i cili, pas një bashkëjetese prej dy vjetësh, sapo është ndarë me mikeshën e tij, gjithashtu gazetare, drejtuese e një emisioni të përjavshëm televiziv me VIP-a.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000684

Botuesi: OMSCA-1

Bar Parajsa, Gazmend Krasniqi

Një çift të dashuruarish përballë dilemave të fatit, jetës dhe vdekjes. Në përpjekjen për t'u vënë emër këtyre gjërave, ata... Gjithçka e rrëfyer me një teknikë bashkëkohore brilante nga shkrimtari Gazmend Krasniqi. Ai interesohet më fort për mënyrën se si tregohet një histori, sesa për vetë historinë, sado e çuditshme të jetë ajo.

Çmimi 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000783

Botuesi: Onufri

Darka e gabuar, Ismail Kadare

Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000661

Botuesi: Onufri

Kush e solli Doruntinën, Ismail Kadare

Konstandini është figura e të vetmit disident në galerinë e personazheve kadareane. Ai nuk është aspak kundërshtar politik i shpallur, por i përket botës së fantazmave dhe ashtu si shajnitë e të atit të Hamletit, ai rikthehet për të trazuar shpirtin e të gjallëve.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Kamarja e turpit, Ismail Kadare

Po ta shikojmë si tërësi "Kamaren e turpit", lehtë do të bindemi se fund e krye përshkohet nga një atmosferë e pastër tragjike, e cila ushqehet në mënyrë sistematike nga mekanizmat që i përcakton fuqia e pushtetit totalitar.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000894

Botuesi: Onufri

E kuqja e demave, Mira Meksi

Në një qytet legjendash në Spanjë, murgjit "Luftëtarë kundër harresës së Ikonës" kanë vite që punojnë për deshifrimin e misterit që vesh të kuqen e fuqishme të ikonave të Onufrit. Brenda një realiteti të përndezur ndeshjesh me dema, rivalitetesh dhe tradhtish të gjakta, Mira Meksi përshkruan lojën pasionante të jetës ku ngërthehen fort dhe përleshen...

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000547

Botuesi: OMSCA-1

Çuka e shtegarit, Petro Marko

Lart, diku në ajërFluturimi i një shpendiPërvijon shkronja dhe shkronjat fjalëDiçka do të thotë...Çudi! Krisma nuk u dëgjua.Kush qëlloi... kush?Në tokë shpendi u rrëzua(Diçka deshi të thoshte...)Po ky gjak ç'është?Ç'është kjo njollë e errëtNë gjoksin tim?Kush qëlloi... kush?

Çmimi 590 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Ditë e bardhë e fyer, Elvira Dones

Qau pa i hapur sytë, ngaqë nga hapja e tyre nuk do të kishte asnjë dobi. Ajo që do të shihte ishte në ngjyrën e bardhë që aq shumë kish pëlqyer ngaherë, dhe që tani e urreu papritur, përfundimisht. Ishte një vetmi e bardhë, një shurdhëri që nuk kishte anë, nuk kish fytyrë, nuk kish mëshirë.

Çmimi 750 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)