Te gjitha te drejtat jane te rezervuara, Rudina Cupi
  • Te gjitha te drejtat jane te rezervuara, Rudina Cupi

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara, Rudina Çupi

Te tjere

Me një ndjeshmëri të thellë e origjinale ndaj fjalës dhe lirisë, ndaj qenies dhe çështjes ekzistenciale, ndaj dashurisë, pasioneve dhe të gjithë spektrit të ndjenjave, ndaj të së tashmes dhe raportit të saj me kohët.

500 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
Gjinia: Roman
Autori: Rudina Çupi
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2015
Fq. 87
Pesha: 0.121 kg.
ISBN: 978-9928-02-607-1

Mbi librin

Që të tre librat ruajnë strukturën e ngjashme me trekëndëshin e Bermundës: dashuria-erosi, gruaja-individi dhe filozofia-mendësia për jetën. Me një ndjeshmëri të thellë e origjinale ndaj fjalës dhe lirisë, ndaj qenies dhe çështjes ekzistenciale, ndaj dashurisë, pasioneve dhe të gjithë spektrit të ndjenjave, ndaj të së tashmes dhe raportit të saj me kohët, si dhe ndaj vetë artit dhe bashkëkohësisë a romantizmit, leximi i këtyre poezive është një reflektim gjatë një shëtitjeje me barkë në liqenin e mbuluar me gjethe të arta vjeshte, ku ndihet vetëm shushurima e erës dhe melodia e dallgëve.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928026071
ean13
9789928026071
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Bijat e gjeneralit, Mimoza Hysa

Dy zgjedhje të vështira që përgatisin një tragjedi. Një roman psikologjik turbullues, i shkruar në vetë të dytë, si kërkim ngulmues i fajtorit tek tjetri, krejt i ngjashëm me veten.
900 Lekë
More

Botuesi: Fishta

Mbyllur për pushime, Stefan Çapaliku

“Mbyllur për pushime” është romani që merret me fatet e njerëzve, të shtërnguar të jetojnë ndër kontekste krejtësisht të gabuara. Romani merret me dashuritë e palumtura të disa njerëzve, të nisur për të ndërtuar të ardhme të lumtura.
800 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Vera pa kthim, Besnik Mustafaj

Ky roman mbetet, megjithatë, me rëndësi themeltare për veprën letrare të Besnik Mustafajt në prozë. Edhe pse në atë gjendje të sakatuar, “Vera pa kthim” gjeti menjëherë një pritje të ngrohtë dhe zgjoi kureshtje të madhe te lexuesi shqiptar, duke i dhënë autorit, siç pohon ai, besimin për t’iu përkushtuar artit të romanit.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Buzuku

Stina e stinëve, Kasëm Trebeshina

Duke tematizuar pa kurrfarë kufizimi çdo gjë dhe çdo problem me një qëndrim autentik e autonom, që shpërthen herë në një kritikë sublime e herë në një ironi olimpike, autori edhe në punë të procedimit e të strukturimit të fjalës artistike i shkel të gjitha normat, skemat e tabutë e estetikës dhe të etikës zyrtare.
700 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Dashuria e Talatit dhe Fitnetes, Sami Frashëri

Atë ditë deri në mbrëmje zemra nuk më rrinte e qetë. Në dhomën time shëtisja prej një qosheje në tjetrën. Në mbrëmje, edhe pse më thirri babai në darkë, u turpërova që të shkoja; sytë nuk më pushonin nga të derdhurit e lotëve, madje asnjë minutë.
400 Lekë
More

Botuesi: Toena

Gjemia e mbytur, Fatos Kongoli

Në një vilë periferike të kryeqytetit, në Natën e Krishtlindjes 2014, bien aksidentalisht në kurthin e policisë tre persona: një gazetar investigativ dhe dy të moshuar të çuditshëm, rreth të shtatëdhjetave, njëri ish-hetues i sigurimit të shtetit, tjetri ish-operativ.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Erik Botime

Lady “D”, Ambra Hysa

"Lady D" i dedikohet vajzave, vajzave që punojnë fort dhe kanë një shpirt të bukur, janë frymëzuese, janë autentike, janë të pavarura, por dashurojnë me shpirt të lirë dhe pa kursim, pa kushte!
800 Lekë
More

Referenca: SKU000651

Botuesi: Onufri

Qyteti pa reklama, Ismail Kadare

Ja një nga tekstet më të hershme në prozë të Ismail Kadaresë, shkruar më 1959, në moshën njëzet e tre vjeç. Deri atëherë shkrimtari kishte nxjerrë tregime të vogla, si "Kujtime të humbura", shkruar në vitin 1955.
700 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

E premte pasdite, Brunilda Zllami

Këtë herë shkrimtarja Brunilda Zllami, ka qëlluar në shenjë të plagëve që e mundojne shoqërinë tonë. Në një mjedis tejet shqiptar, personazhet të kujtojnë diçka të parë e të dëgjuar rreth teje, sillen e përsillen në një përshtjellim ndjenjash që të mbërthejnë.
1 200 Lekë
More

Dyfaqësia e jetës, Emilian Shabani

Ai nuk kujdeset për pikat; nuk i interesojnë ku bien ato; është indiferent për fatin e tyre. Kur e merr malli për lojën, dielli nuk ndryshon taktikë. I thërret sërish avujt, të cilët, të hutuar dhe me shpresë naive për një fat të ndryshëm, ngjiten vrullshëm lart.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Toena

Marmara Hanëm, Valdete Antoni

Marmara Hanëm mund të jetë një grua - ëndërr, por kurrsesi e pavërtetë. Ajo beson se mrekullitë, kur nisin, duhet të ndodhin. Jeta e saj në Stamboll nuk shënon shkëputjen nga Ama, fëmija e lindur dhe rritur në lagjen e vjetër të krishterë në kërthizë të Tiranës, nga vajza, nëna, gruaja e divorcuar, pra nga vetvetja, para mbërritjes në Stamboll, por...
500 Lekë
More

Referenca: SKU000024

Botuesi: Botimet Dudaj

Dikur ishim bashkë, Brunilda Zllami

Brunilda Zllami, me këtë libër, dëshmon edhe një herë aftësinë e saj krijuese, duke na sjellë tema të ndjeshme për cilindo nga ne dhe që e kanë burimin tek realiteti shqiptar. Është kjo njëra nga arsyet pse librat e saj janë bërë aq të dashur për një numër të madh lexuesish. 
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Qyteti plak, Saimir Muzhaka

Ngjarjet zhvillohen në qytetin e Beratit, një qytet të cilin jemi mësuar ta shohim nëpër kartolina e ta vlerësojmë si një nga më të bukurit në Shqipëri, të fortë e të palëkundur. Megjithatë, ky roman shkon përtej sipërfaqësores, ai na fut në brendësi të qytetit i cili është i mbushur plot pasiguri dhe frikë.
700 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Yjet nuk janë të kuq, Albana Melyshi Lifschin

Fluturimi për në Nju-Jork na u duk pa mbarim, por unë isha zhytur në mendimet e mia, e dija nga vija e se ku shkoja; nga një gjysmëfamilje e ndarë me oqean në mes me gjysmën tjetër. Po shkoja te një gjysh që po vdiste, kur gjyshes sime të ëmbël nuk kisha mundur t'i qëndroja pranë në shtratin e vdekjes...
700 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe