• Banner

Ati, Ardian - Christian Kycyku
  • Ati, Ardian - Christian Kycyku

Ati, Ardian - Christian Kycyku

Mbushte plot gjashtëdhjetë pranvera. E shoqja, Irma, dhe i biri, Adriatiku, duhej të kishin kursyer qimet e kokës për t'i blerë një tortë të vogël dhe gjashtëdhjetë qirinj. Ose kishin marrë hua gjëkundi.

7,77 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ati
Gjinia: Roman
Autori: Ardian – Christian Kyçyku
Shtëpia botuese: Poeteka
Viti: 2017
Fq. 96
Pesha: 0.239 kg.
ISBN: 978-9928-230-06-5

 

Mbi librin - shënimi i botuesit

Vepra letrare më e fududme e shkrimtarit Ardian-Christian Kyçyku, publikuar pak ditë më parë nga "Botimet Poeteka, vjen si një himn kushtuar prindërve, flijimeve të tyre të pafundme dhe heshtjes së përkorë i që shoqëroi, përkushtimit që jo gjithmonë u shndërrua në mirenjohje dhe keqkuptimeve të shumta me shoqërinë dhe kohën në të cilën jetojmë.

Romani "Ati" rimerr nga një këndvështrim tjetër temën e gjak-/ hakmarrjes. Çdo marrëdhënie mes brezave ka brenda të paktën një etje për hakmarrje. Përtej çdo loje fjalësh, mund të flitet për një gjakdhënie që zgjon hakmarrjen dhe për një hakdhënie që, çuditërisht, ndjell, ose sjell gjakrrjedhje. Secili brez e ndjen veten të përligjur të hakmerret ndaj brezit paraardhës, gjoja në emër të brezit pasardhës, dhe kësisoj dëmton tre breza. Kjo edhe ngaqë ende jetojmë brenda një historie, ku të ashtuquajturat "ide shpëtimtare" helmojnë gati çdo lidhje gjaku, por edhe anasjelltas: kriteri biologjik i përzgjedhjes, sidomos në fushën e dhuntive, u ndryshon kahun ideve të mira.

Fjalia që të godet që në krye është kjo: "Ati ishte aq i pamëkat, sa nganjëherë të vinte ta vrisje". Duke u shprehur mbi këtë krijimtari, menjëherë pas botimit të veprës në nëntor 2017, autori shprehet se kjo fjali e ndalonte të bënte ndryshime në roman gjatë 14 vjetëve, që kur libri filloi të ngjizet e të shkruhej në kujtesën e autorit. "Librin kam vazhduar ta shkruaj qysh nga shkurti i 2003-shit, por vetëm në kokë. Mbeti një libër që shkruhej pa duar, në kujtesën time dhe në mosnjohjen e lexuesit", shton autori. Gjatë çdo 'ndërhyrjeje' në roman, autorit i vegohej bindja se sa pak ishte shkruar për flijimet dhe pamundësitë e prindërve dhe sa shumë për gabimet apo mangësitë e tyre. Kur gjykojmë paraardhësit, asnjëherë nuk mbajmë parasysh kushtet shpirtërore, por vetëm ato historike.

E folmja e personazheve në roman është qëllimisht 'e shkartisur', me përngjitje disi shqetësuese nga të dy dielektet dhe nga të gjitha të folmet, edhe si shprehi e përçarjes së pashpallur që sundon shoqërinë e sotme, e një shqipeje përherë në kapërcyell, por edhe si pasqyrë e paragjykimeve të vetë lexuesit.

Shumica e ngjarjeve dhe hollësive rrjedhin nga kjo histori, ku diktatura e një ideologjie mori trajtat e një diktature mbi vetë fatin njerëzor dhe e fatit mbi vetë njeriun. Kur ideologjitë çojnë vetëm në utopi, - duke u shndërruar rëndom në masakra të shumëfishta, - aq sa njeriu të kënaqet me sa më pak dhe të mos ngopet me asgjë, dhe kur për pjesën tjetër të jetës shkruhet një letërsi mashtruese. "Ati", rrëfen autori, më ndihmoi të shoh gjëra që dihen e nuk shkruhen dhe anasjelltas. Se shpesh aty ku jeta duket e padurueshme, dendësia e përjetimeve, e pyetjeve pa përgjigje, është një lloj mrekullie.

"Është shkruar shumë pak edhe për: vetëmohimin e babait, heshtjen e papërkthyeshme të nënës, vetminë e secilit prind më vete dhe sëbashku, për mënyrat si shpërblehen vuajtjet e tyre gjer edhe kur çdo shpërblim duket si vuajtje e shtuar", thekson në shënimet e veta përcjellëse rreth librit shkrimtari Ardian-Christian Kyçyku.

Fragmente nga libri

... Mbushte plot gjashtëdhjetë pranvera. E shoqja, Irma, dhe i biri, Adriatiku, duhej të kishin kursyer qimet e kokës për t'i blerë një tortë të vogël dhe gjashtëdhjetë qirinj. Ose kishin marrë hua gjëkundi.

Më mirë të kishin paguar dritat. Qirinjtë flakëronin. Kaherë shtëpia nuk pat qenë aq e ndritshme. Si për të dëshmuar se tepria e ndriçimit u bënte keq, Ati u përkul mbi të gjashtëdhjetë qirinjtë dhe u fryu. Me të njëjtin mllef do t'u kish fryrë edhe viteve të vet...

***

.... Pas Luftës së Dytë Botërore, Urdhri kish ndryshuar. Lidhjet mes anëtarëve nuk ishin mbajtur më drejtpërdrejt, ose përmes lajmësve, por përmes letrave. Urdhri nuk i ndruhej hapjes së mundshme të letrave nga ana e shërbimeve të fshehta, sepse kumtet ishin "të përkthyer", domethënë të fshehur. Vetëm anëtari që merrte letrën, pak para se ta digjte, ishte i aftë të zbërthente kumtin përkatës.

****

... Meri kishte rënë në dashuri me Atin. E nuk do ta kish marrë vesh njeri atë zjarr shfarosës që iu turr nga brenda banakieres bukuroshe, të mprehtë e gjuhëtrashë, po të mos kish vendosur të mos ia linte më as pronarit, as të shoqit...

Tani ishte e dashuruar, nuk kish gjumë, shihte ëndrra të mrekullueshme dhe thurte plane t'i hapej, t'i falte në vetmi qoftë edhe një shkëndijë nga ai zjarr qiellor që e kish bërë tjetër njeri...

***

... E i pat ndodhur edhe t'i bekonte gjakësit se falë rishfaqjes së tyre jeta e Atit kish ndryshuar me rrënjë, sikur i qenë hapur sytë, pat zbuluar se mjerimi ishte pothuajse i njëjtë tek të gjithë njerëzit, vetëm shprehja e tij ndryshonte nga vdekatari në vdekatar...

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928230065
ean13
9789928230065
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2345

Botuesi: Dija-Poradeci

Perla, proze e zgjedhur, Ardian – Christian Kycyku

Ardian – Christian Kyçyku (pseudonimi letrar i Ardian Kyçykut) ka lindur në Pogradec më 23 gusht 1969. Kreu studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës, në Fakultetin Histori – Filologji, dega Gjuhë – Letërsi. Është doktor i shkencave filologjike, doktorant në teologji pranë Universitetit Shtetëror të Bukureshtit d

Çmimi 5,55 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Naimi

Kisland, roman me fëmini, Ardian-Christian Kycyku

Një linjë më vete e romanit është përndjekja që Gined Enkelana ushtron ndaj Inës dhe ndaj paqartësive të vetvetes. Në fakt, njëherësh me vendosjen e së ashtuquajturës epokë moderne, racat e fuqishme dhe të lashta si ajo shqiptare hyjnë në një betejë të heshtur me veten ose më saktë: me kanosjen e vetëshkatërrimit.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Botuesi: Ideart

Sy, Ardian-Christian Kycyku

Prozatori i ri, siç i thonë disa është, në fakt, i moçëm dhe i vënë në sprovë si vetë Ballkani. Por një i sprovuar i qetë, që lëviz mes të fshehtave të ëmbla të lindjes dhe të vdekjes, të Fillimit e të Fundit, me një shpërfillje prej të pavdekshmi apo mbase të një qenieje racionale të ardhur nga një tjetër botë.

Çmimi 6,66 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2319

Botuesi: Te tjere

Facebook - koobecaf, Edmond Shallvari

Bota do të ishte në të keqen më të vogël të saj nëse njerëzimi do të mbetej vetëm në mëkatin e ideve apo të ashtuquajturin mëkat platonik. Ç'do të ndodhte në Eden me Evën dhe Adamin sikur molla të mos kafshohej nga dhëmbët, por nga ideja e tyre e kafshimit?

Çmimi 7,77 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000668

Botuesi: Onufri

Cafka, Vath Koreshi

Përsëri ajo çafkë! Çudi! Ai u mbështoll me palën e pizhamës, mbështeti bërrylat në tavolinën e shkrimit dhe hodhi sytë matanë dritares, nga ana e kopshtit të vjetër. Shuhej drita e ditës nëpër drurë dhe atij i qe bërë, për një çast, sikur kishte parë...

Çmimi 6,66 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Klithma e mbretëreshës Teutë, Ajmone Sumaj Salihu

Romani "Klithma e mbretëreshës Teutë" shquhet për një gjeturi artistike, përmes së cilës fryma e ndjeshmërisë lirike përcakton strukturën, figuracionin dhe stilin, duke dhënë situata dhe ngjarje që nga miti, gojëdhëna, historia e dokumentacioni, që prodhojnë fenomenin letrar dhe faktin estetik, madje edhe shëmbëlltyrën e personalitetit.

Çmimi 15,54 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Lakmia, Brunilda Zllami

Linja paralele realitetesh tipike shqiptare. Mbase është kjo një nga arsyet pse kjo autore, jo më e re, ka rrëmbyer zemrat e lexuesve që e ndjekin rregullisht. Lakmia e pangopur, korrupsioni, mashtrimi janë disa nga fenomenet që shpërfaqen brenda këtij libri.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Valsi i lumturisë, Ylljet Aliçka

Duket që autori i druhet marrjes së një pozicionimi, duke u përpjekur të rrijë jashtë loje. Ai furnizon lëndë pa dhënë asnjë opinion apo leksion morali. Ligësia njerëzore, dinjiteti, ngrohtësia njerëzore, poshtërsia, nënshtrimi apo zotërimi, sipas autorit, shprehen më mirë nëpërmjet elementëve në pamje të paanshëm e butësisht.

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Altin Dardha, Ferdinand Dervishi

Berati, një qytet i shquar për bashkëjetesën dhe qytetarinë, në mënyrë të befasishme gdhihet i copëtuar nga bandat, i dhunuar, i ngujuar brenda mureve të shtëpive dhe me një bilanc tragjik jetësh të humbura.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Netët e Parisit, Stavri Pone

Një roman tjetër i ri i këtij autori. Një djalë i ri, emigrant në Francë, që përballon vuajtje të jashtëzakonshme për mbijetesë. Njohja e tij me një adoleshente franceze i shton një përmasë të re romanit, ku spikat karakteri i tij i rrallë që mposht egoizmin dhe dashurinë për hir të formimit të tij si njeri i virtytshëm.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Klubi Karavasta, Maks Velo

Ky roman, në fillin, lindi si novelë. Tani po e botoj të plotë, në dy pjesë. Pjesa e parë, botuar nga Korbi (2004) dhe ribotuar nga Toena (2014), nuk ka asnjë ndryshim. Pjesën e dytë e shkrova pas 12 vitesh, sepse e ndjeva që këtë vepër e kisha lënë të paplotësuar.

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001088

Botuesi: Plejad

Trans, Dashnor Kokonozi

Në këtë roman të dytë trajtohen ngjarjet që tronditën themelet e shoqërisë shqiptare në fundshekullin e kaluar. Gjithçka shihet me syrin e dikujt të cilit pak i interesonte se çfarë po ndodhte, sikur një telefon në mesnatë të mos ndikonte që ai të bëhej dëshmitar i tyre dhe së fundi të shohë të shkallmuar edhe vetë ekzistencën e tij.

Çmimi 6,66 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000894

Botuesi: Onufri

E kuqja e demave, Mira Meksi

Në një qytet legjendash në Spanjë, murgjit "Luftëtarë kundër harresës së Ikonës" kanë vite që punojnë për deshifrimin e misterit që vesh të kuqen e fuqishme të ikonave të Onufrit. Brenda një realiteti të përndezur ndeshjesh me dema, rivalitetesh dhe tradhtish të gjakta, Mira Meksi përshkruan lojën pasionante të jetës ku ngërthehen fort dhe përleshen...

Çmimi 7,77 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)