• Banner

Nje sage e vogel, Besnik Mustafaj
  • Nje sage e vogel, Besnik Mustafaj

Një sagë e vogël, Besnik Mustafaj

Ky libër, më shumë se një roman, është një përrallë e hidhur, me raste të përsëritura burlesku. Burgu, një institucion i paturpshëm i pushtetit totalitar, është konstantja e pakthyeshme në historinë e një vendi që mund të quhej Shqipëri, por shumë mirë mund të quhej edhe Serbi, Maqedoni ose Kosovë - emri nuk përmendet.

6,94 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Një sagë e vogël
Gjinia: Roman
Autori: Besnik Mustafaj
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2017
Fq. 280
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-9928-235-58-9

Mbi librin

Ky libër, më shumë se një roman, është një përrallë e hidhur, me raste të përsëritura burlesku. Burgu, një institucion i paturpshëm i pushtetit totalitar, është konstantja e pakthyeshme në historinë e një vendi që mund të quhej Shqipëri, por shumë mirë mund të quhej edhe Serbi, Maqedoni ose Kosovë - emri nuk përmendet.

Në tre brezat e dy familjeve gjithçka vërtitet rreth një burgu: në të shkuarën, në të tashmen dhe në të ardhmen, burgu i vendit të errët të përrallës i ndan njerëzit në dy kampe, atë të rojtarëve dhe atë të të ruajturve.

Njërin nga tre librat "Një sagë e vogël", Besnik Mustafaj ia kushton heroit të guximshëm popullor, Oso Hutës, "i cili ndeshej me xhandarët e mbretit", një kaçak ballkanik me një dragua në gjoks. Atë e katandis burgu në një hero gri me dhëmbë të rënë, zemërimi i të cilit mezi arrin të shkulë sumbullat e xhaketës së të burgosurit.

Fragment nga Libri

Më kishte vëzhguar me syrin e saj prej gruaje që më donte. Kjo edhe njëherë ishte prova më e fortë e dashurisë së saj për mua. Nuk mund të ketë shpërblim më të lartë për një burrë të dashuruar.

Linda vetëm me të nuhatur e kishte kuptuar më mirë se unë vetëndikimin shpërfytyrues që kishte pasur tek unë jetesa e gjatë në një mjedis i gjithi mashkullor. Të jetuarit me detyrim vetëm midis burrave çon, pashmangërisht, në prishjen e njërit nga ekuilibrat më të rëndësishëm të natyrës.

Mua, ndër të tjera, duke m'u shtyrë deri në skajmëri ndrojtja, në fund të fundit më ishte vrarë në një masë të madhe guximi për ta kërkuar kënaqësinë e jetës siç më takonte. Gjithë dështimi i asaj nate ishte vetëm një shembull i vogël. Pas humbjes së një guximi të tillë, vjen si një ngushëllim i vetvetishëm humbja e vetë shijes së jetës.

Më saktë, krijohet pa u ndier një shije tjetër, e cila banalizon krimin. Pa hyrë në arsyetime të stërholluara, që nuk janë as në natyrën time, do të thosha se diktaturat vijnë nga pak edhe si pasojë e një krize të thellë, por të paidentifikuar, së paku jo të pohueshme, që përjeton pjesa mashkullore e kombit.

Mbi autorin

Besnik Mustafaj lindi në qytetin e Bajram Currit, më 1958. Kreu studimet e larta për gjuhë dhe letërsi frënge në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, më 1982.
Nga viti 1992-1997 shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Francë, ndërsa në vjeshtë të vitit 2005 u emërua ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Prej disa kohësh ai ka hequr dorë nga politika dhe i është përkushtuar tërësisht krijimtarisë letrare. Vepra e tij letrare përfshin poezi, tregime, proza për fëmijë, ese, skenarë filmash, romane dhe përkthime.

Besnik Mustafaj është vlerësuar nga kritika shqiptare dhe e huaj si një nga autorët më përfaqësues të letërsisë moderne shqipe. Botimet Toena gëzon të drejtën e paraqitjes të të gjithë veprës së tij në shqip dhe po punon për rikthimin në vëmendjen e lexuesit të librave të tij që mungonin prej kohësh nëpër librari.

Në katalogun tonë kanë zënë vend esetë e tij politike "Midis krimeve dhe mirazheve" dhe "Bishti i Kometës"; ditari diplomatik "Fletorja rezervat", përmbledhja e përkthyer me poezi të zgjedhura nga Nazmi Hikmet "Barra e shenjtë", si dhe romanet "Boshi" dhe "Daullja prej letre". Më 2013 botoi romanin "Autoportret me teleskop", që u vlerësua me çmimin "Libri artistik i vitit" nga Akademia "Kult".

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928235589
ean13
9789928235589
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Toena

Boshi, Besnik Mustafaj

Kompozimi i romanit është i mirëmenduar. Ai ka pesë tablo: e para, dashuria e Ana B.-së dhe Agronit në një dhomë hoteli, ku afshi i ngrohtë njerëzor shkrin jo vetëm akullimin stinor dimëror, por edhe vetë atë të kohës së "ngrirë"; e dyta, ndodhia e vdekjes së Ana B.-së dhe minatorëve.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Daullja prej letre, Besnik Mustafaj

Daullja prej letre është një roman me një strukturë ndryshe, në formë mozaiku, ku brenda një mendimi gjithëpërfshirës që shigjeton diktaturën dhe e përqesh atë, gjejnë strehë 9 rrëfenja të ndryshme e të mëvetësishme, si nëntë rrathë të ferrit.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Autoportret me teleskop, Besnik Mustafaj

Nuk do të mund ta shkruaja këtë paragraf qoftë edhe duke zgjedhur gjuhën më asnjanëse, duke i dhënë edhe personazhit një emër pa ngjashmëri në asnjë germë me emrin tim. Nuk do të arrija të çlirohesha nga mendimi se lexuesit do e dinin që aty isha unë vetë e jo ndonjë pjellë e mendjes së nxehur të shkrimtarit Besnik Mustafaj.

Çmimi 0,01 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Bishti i kometës, Besnik Mustafaj

Lidhur me sa thuhej për Berishën, rrethanat e kishin sjellë që unë të isha dëshmitari i vetëm i fillimit. U desh një kohë e gjatë që në kokën time të zinte pak nga pak fill një dyshim, i cili nuk kishte kurrsesi të bënte me ndonjë gabim të kujtesës, por me diçka shumë më të rëndë: Mos vallë edhe unë vetë kam qenë i manipuluar?

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Vera pa kthim, Besnik Mustafaj

Kjo poemë për dashurinë e munguar është pikërisht malli i pashuar, harmonjës, i femrës ndaj mashkullit, i gruas ndaj burrit, i barkut që kërkon frytin e shumëdëshiruar prej një burri, të Vetmit dhe të Askujt tjetër. Vetëm dashuritë e mëdha janë të pazëvendësueshme

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Prognozë e rezervuar, Ornela Agastra Mulla

 Pasioni i saj është letërsia dhe muzika. Pas vëllimit të parë me poezi “Malli nuk ka gjumë”, ajo vjen kësaj here, për lexuesin shqiptar, me një roman. Autorja shpreson që gjithësecili të gjejë në rreshtat e tij, një copëz nga vetja...

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000151

Botuesi: Ideart

Las Varrezas, Zija Cela

Historitë që tregon Zija Çela të befasojnë për nga gjetja e realizimi artistik, si dhe të vënë në mendime. Ai duket se kërkon një lloj të ri lexuesi, deviza e Andre Zhidit "Unë shqetësoj" i përshtatet më së miri prozës së tij.

Çmimi 5,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Kolerë në kohë të dashurisë, Namik Dokle

Njerëzor në dhimbje dhe pjesë e dhimbjes në greminën e tjetrit,një peizazh shpirti n ë një botë koleriane,ku gjithcka është  e turbullt, mendja, qëndresa,rendja, poezia, e fshehta,dashuria e  përgjysmuar, poetët, fati i njeriut dhe malli... Është nga romanet më  të  mira të letersisë  sonë dhe, pa dyshim, ndër më tronditëset.

Çmimi 10,90 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2135

Botuesi: Albin

Uji i gjalle, Gjergj Uli

Ne, shqiptarët, endemi nën këtë qiell që na ka rënë për pjesë, endemi dhe nuk dimë ku shkojmë. Në fakt askurrë nuk kemi ditur, sepse ne nuk besojmë as në veten tonë e jo më në Zot. Ne ulemi në gjunjë të lutemi dhe ia bëjmë me sy djallit.

Çmimi 5,95 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Pëllumbat i vrasin natën, Virion Graçi

Me një ironi sarkastike në këtë roman tregohet fati i ndryshëm i dy vëllezërve dhe i nënës së tyre që ka humbur kujtesën. Me neutralitet gati gazetaresk ndaj fakteve, autori tregon si fijet tragjike të fatit njerëzor mund të mpleksen e të ndërvaren prej ngjarjesh kontinentale e ndarjesh botërore gjeo-politike si dhe nga shtysa të brendshme.

Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Mërkuna e zezë, Agron Tufa

Te "Mërkuna e Zezë", Guri, personazhi kryesor, viziton fshatin e largët të dajës për t'u gjetur i vetmi djalë i një shtëpie me shumë femra, mes joshjes së magjirave, seksualitetit dhe lakuriqësisë, i rrethuar nga femra që nuk dihet se ç'duan prej tij: të ngelen shtatzanë me të, ta mbrojnë apo ta vrasin?

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Gjemia e mbytur, Fatos Kongoli

Në një vilë periferike të kryeqytetit, në Natën e Krishtlindjes 2014, bien aksidentalisht në kurthin e policisë tre persona: një gazetar investigativ dhe dy të moshuar të çuditshëm, rreth të shtatëdhjetave, njëri ish-hetues i sigurimit të shtetit, tjetri ish-operativ.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2227

Botuesi: Te tjere

Lumi i Vdekur, Jakov Xoxa

Mos, mos, o bir, mos truaj dhe ti; kemi nusen në të dhëmburat e lindjes e s'është mirë... S'bën të na gjejë ajo orë me mallkim në buzë.s, aty qante, aty qeshte. Karvani dy qerresh i të zbuarve posa kishte lënë pas mullirin e beut, kodrën e Shkozës dhe kishte hyrë në Fier. Qerret ndaluan përpara urës së gurtë e të ngushtë të Gjanikës dhe po pritshin të...

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Ditë e bardhë e fyer, Elvira Dones

Ilir Bejko është emigrant shqiptar që përpiqet deri në vetëmohim të jetë qytetar i denjë. Armikja e tij më e madhe është vetë origjina e tij. Gjatë përpjekjeve për të mbijetuar, njihet me Maks Baumanin, një zviceran i sërës së lartë, por i mbërthyer nga një ves që e largon nga gjithë bota.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2319

Botuesi: Te tjere

Facebook - koobecaf, Edmond Shallvari

Bota do të ishte në të keqen më të vogël të saj nëse njerëzimi do të mbetej vetëm në mëkatin e ideve apo të ashtuquajturin mëkat platonik. Ç'do të ndodhte në Eden me Evën dhe Adamin sikur molla të mos kafshohej nga dhëmbët, por nga ideja e tyre e kafshimit?

Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)