• Banner

Nen lekure, Sindi Dobi
  • Nen lekure, Sindi Dobi

Nën lëkurë, Sindi Dobi

Një libër drejt shpirtit dhe të panjohurës. Të flasësh për skuatat më të errëta të shpirtit tënd pa u përlyer me shkrimin dhe ndjenjat është gjëja më e vështirë që mund të ndodhë nga pena e një shkrimtari.

57,50 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Nën lëkurë
Gjinia: Roman
Autori: Sindi Dobi
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2017
Fq. 112
Pesha: 0.182 kg.
ISBN: 978-9928-226-66-2

Koment nga Flogerta Krypi

Një libër drejt shpirtit dhe të panjohurës. Të flasësh për skuatat më të errëta të shpirtit tënd pa u përlyer me shkrimin dhe ndjenjat është gjëja më e vështirë që mund të ndodhë nga pena e një shkrimtari.

Kjo është sfida më e madhe e Sindit e cila ka punuar për këtë libër me pasion duke lënë pas mëkatet veta artistike dhe duke u bërë njësh me shpirtin. Ky libër është bota e një adoleshenti që po lufton për lirinë dhe Sindi ka futur brenda gjithçka që jeta i mësoi.

Shqipëria është vendi ku takimi me një psikolog të kategorizon në mënyrë të drejtëpërdrejtë si një i sëmurë mendor dhe përqasja me një të tillë në shkollën e mesme të vështirëson jetën në komunitet, por jo brenda vetes tënde. Në këtë libër përshkruhet nevoja për të shprehur atë çfarë je pa u ndikuar nga askush.

Ajo rrëfen sprovat që kalon një i ri shqiptar në periudhën më të vështirë të jetës ku karakteri mund të ndryshojë nga çdo situatë apo njëri që takon. Sindi rrëfen një botë ndryshe, të një fëmije normal të cilën dashuria për të panjohurën e ndryshon dhe e bën më të vogël se çfarë është në dukje, por më të madhe në shpirt.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928226662
ean13
9789928226662
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Onufri

Puthësi i paligjshëm, Azem Deliu

Në Republikën e Moralistës i riu Ivan Shollohov burgoset për një arsye nga më të papërfytyrueshmet: puthje jashtë orarit të lejuar. Në një shtet ku privatësia nuk ekziston, ku identiteti është në krizë të vazhdueshme dhe ku gjithkush, gjithkund, është në rrezik, zhvillohet ngjarja e prozës së parë të shkrimtarit 20 vjeçar, Azem Deliu.

Çmimi 57,50 SEK
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001193

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Mjegull, Teodor Laço

Në krijimtarinë e tij kritika ka veçuar vërtetësinë dhe prirjen për zhbirime psikologjike të botës së njeriut të mirë e altruist, vizatimin e karaktereve me penelata të holla, lirizmin që nuk mungon as kur subjekti shtjellohet në situata konfliktesh, përshkrimin poetik të natyrës. Metafora e tij më shprehëse duket se kërkohet te bardhësia e borës dhe...

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Udhëzim për kapërcimin e detit, Mehmet Kraja

Në kushtet e një luftë të pashpallur dhe në gjendje të shtetrrethimit, ajo përballej më një ushtri dhe aparat represiv, i cili nuk kishte përballë asnjë armik real, pos përbërësve identitarë të një populli, siç ishin gjuha, historia, shkrimi, eposi, gojëdhenat etj.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Loja e vjetër, Besart Kadia

Krimi është prezent në jetën tonë në forma të ndryshme e të gjitha zbulohen në "Lojën e Vjetër". Shqiptarët e të gjitha klasave shoqërore janë detyruar të luajnë, si gjatë komunizmit ashtu dhe në periudhën kaotike të tranzicionit. Loja mbetet e njëjtë: "Loja e Vjetër" për pushtet.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000647

Botuesi: Onufri

Qorrfermani, Ismail Kadare

Qorrfermani", shkruar më 1984, u botua për herë të parë në përmbledhjen me tregime e novela "Ëndërr mashtruese", më 1991, kur autori, ndërkaq, kishte lënë Shqipërinë dhe kishte kërkuar strehim politik në Francë.

Çmimi 57,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Njeriu që fliste me pemët, Irma Kurti

Ka botuar gjashtë libra në italisht dhe dy në anglisht. Për poezinë dhe prozën i janë akorduar me dhjetëra çmime në konkurse letrare në Itali dhe në Zvicër. Në vitin 2013 fitoi çmimin ndërkombëtar "Universum Donna" për letërsinë dhe emërtimin "Ambasadore e Paqes" nga Universum Academy dhe Universiteti i Paqes në Lugano, Zvicër. Jeton në Bergamo, Itali.

Çmimi 92,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: UET Press

Pushteti, Blendi Fevziu

Blendi Fevziu është gazetari më i famshëm shqiptar i tranzicionit dhe autori më i shitur shqiptar me biografinë e Enver Hoxhës. Si i tillë, autori është mjaft i pushtetshëm, pra ai e njeh mjaft mirë enigmën e pushtetit, por pa qenë i detyruar si ata që i kanë thënë "Po" pushtetit, - ai nuk ka qenë i detyruar të pësojë deformimet e pushtetit.

Çmimi 109,25 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000657

Botuesi: Onufri

Viti i mbrapshtë, Ismail Kadare

Ngjarjet e romanit "Viti i mbrapshtë" ndodhin në vitin 1914. Në këtë vit Shqipëria fiton pavarësinë. Kështu vendosën Gjemania, Anglia, Austro-Hungaria, Franca, Italia dhe Rusia. Secili prej këtyre shteteve përpiqet ta tërheqë pas vetes kombin e ri.

Çmimi 57,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Çatia e gjarpërinjve, Eqerem Canaj

Shtraku i vetëtimës: terrgjelbri i syrit, frymëprerë, i mërgatë, hapin ndal. Kërcëllimë menteshash ndryshkur; fshati i pelenave, vdekur qyshkur, mbase që motit të shtegtimit të kufirit tejcak. Veneroj. Përmbi portë, përkund këmbarit të mermertë, një trumcak dhe një gjarpër; i ngrirë zokthi, gati frikuar prej gjarprit të zi, i cili i pati dëftuar dhëmbët e...

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Varri i braktisur, Arber Ahmetaj

Arbër Ahmetaj ka lindur në Tropojë në vitin 1965. I diplomuar për Farmaci në Universitetin e Tiranës dhe të Gjenevës, që prej vitit 1986 bashkëpunon me shtypin letrar (Zëri i Rinisë, Drita, Nëntori). Krahas studimeve, në vitet 1991-1993 punoi si redaktor në gazetat "Balli i Kombit", "Kosova" e më pas në departamentin e Informacionit të TVSH-së.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

I keqi i vetes, Gazmend M. Kapllani

Karli dhe Frederiku janë dy vëllezër nga qyteti Ters në Shqipëri, një qytet imagjinar, i ngjashëm me një kolazh të qyteteve të ndryshme të Ballkanit. I ati i tyre, një ish – komunist fanatik (që i pagëzoi ashtu djemtë e tij për nder të Karl Marksit dhe Frederik Engelsit), po përcillet për në banesën e fundit.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Fjalor udhëzues për misterin e dosjeve, Bashkim Shehu

Në këtë libër, të shkruar në formë fjalori, lexuesit i paraqitet një galeri personazhesh e situatash: një ish-punonjës i çmendur i Arkivit sekret, një gazetar investigativ, një sozi i Enver Hoxhës dhe Pasardhësi i Enver Hoxhës, një projekti për ndërtimin e Bllokut të nëndheshëm, një biznesmen i çuditshëm nga Moska që vjen në Shqipëri për të kërkuar një...

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: UET Press

Kokëmushkat, Edmond Budina

Kalvari i një vajze me një det ëndrrash për të ardhmen, e cila beson marrëzisht tek dashuria. Një mjedis sa real, aq edhe absurd, ku ndërthurren e shkuara me të tashmen... Cili do të jetë fundi i dashurisësë tyre?

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)