• Banner

Merkuna e zeze, Agron Tufa
  • Merkuna e zeze, Agron Tufa

Mërkuna e zezë, Agron Tufa

Te "Mërkuna e Zezë", Guri, personazhi kryesor, viziton fshatin e largët të dajës për t'u gjetur i vetmi djalë i një shtëpie me shumë femra, mes joshjes së magjirave, seksualitetit dhe lakuriqësisë, i rrethuar nga femra që nuk dihet se ç'duan prej tij: të ngelen shtatzanë me të, ta mbrojnë apo ta vrasin?

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mërkuna e zezë
Gjinia: Roman
Autori: Agron Tufa
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2017
Fq. 176
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-9928-226-92-1

Koment nga Agron Tufa

Bota shqiptare është e mbushur me magjira dhe gratë shqiptare dinë plot gjëra për to. Romani "Mërkuna e Zezë" i shkrimtarit Agron Tufa është mbledhja e tërë kësaj përvoje femërore të sjellë në një libër, që me një hap të shpejtë e pa shumë stër- hollime (në plan të parë) eksploron atë pjesë të thellë mistike që kanë gratë përbrenda, e cila fillon nga mitra e tyre deri tek pushteti i bukurisë me pasione e nevoja, që as gratë vetë nuk do të dinë t'i shpjegojnë.

Te "Mërkuna e Zezë", Guri, personazhi kryesor, viziton fshatin e largët të dajës për t'u gjetur i vetmi djalë i një shtëpie me shumë femra, mes joshjes së magjirave, seksualitetit dhe lakuriqësisë, i rrethuar nga femra që nuk dihet se ç'duan prej tij: të ngelen shtatzanë me të, ta mbrojnë apo ta vrasin?

Romani bart në vetvete shumë shtresa leximi: nën thjeshtësinë poetike të rrëfimit është kamufluar miti, një mit arkaik i zanafillës rivalizuese matriarkat/patriarkat, ku në roman, zanafilla matriarkate ngadhënjen përmes sektit të shtriganisë dhe kultit të perëndisë së tyre "Mërkuna".

Paradoksal është ky paralelizëm tani, për etapën e triumfit të plotë të fëminizmit absolut në shoqërinë postmoderne! Guri, heroi adoleshent nuk arrin të kthehet më prapa, në familjen atërore. Që në fillim të romanit ne e kuptojmë këtë, se na rrëfen një "shpirt" pa trup, mbi përvojën e trishtuar që pati në fshatin e dajës, nga nuk u kthye më kurrë.

"Mërkuna e Zezë" është një mundësi për t'u futur në thellësi të maleve në fshatin e largët, e besoj, imagjinar, Ivranaj, në vendin ku gratë thurin lesh të zi, atje ku fshati është me një ngarkesë seksuale më intensive se Tirana, ku femrat janë më shtriga së në Bllok, ku shpirti i grave rrënon jetën e burrave.

Te "Mërkuna e Zezë", Agron Tufa ikën nga simbolika e ndërtuar me lëndë empirike realiste dhe na tërheq bukur, thjesht, ëmbël, në një rrëfim ku përzihen ngjarje, ndodhi, peizazhe realiste, me përfytyrime të praktikave mitike, në një botë ku misteri dramatik përzihet me seksin, jeta dimërore e fshatit malor zhytet në një mjegull të paparë marrëdhëniesh magjie, personazhet bartin një peshë kuptimore dhe një karakterizim psikologjik, që i vendos ata nën një tension dramatik të lëvizshëm.

Fragment nga romani i Agron Tufa: “Mërkuna e Zezë”

Pasdreke u ndesha ballë për ballë me Shartimen, mu rrëzë murit, poshtë dritares së saj. Kishte veshur çizme lëkure si të çuditshme, të vjetra: anash gjithkund çizmet qenë mbuluar me lesh dhie të shkurtër. Ato kishin taka të larta dhe Shartimja ngrihej edhe më shtatlartë se ç‘ishte. Fustanin e kishte prej stofi të trashë e të zi, dyst me vijëzime. Përsipër kishte hedhur një triko shumë të trashë, prej së cilës ngriheshin si kaktus qime të ashpra dhie. Por m’u ftoh mendja kur pashë se dhe duart i kishte mbështjellë me një palë dorashka prej lëkure të zbutur dhie, gjithashtu me qime kafe, si dhe çizmet. Në njërën dorë mbante një bri dhie, ndofta dhe cjapi, kurse me tjetrën, kërkonte të hiqte një gur të lëvizshëm në mur që zinte një katror të vogët, sa një frëngjizë.

Më thirri ta ndihmoja. Shkova dhe e tërhoqa gurin, gjersa e nxora: brenda gjendeshin tre palë brirë dhie a cjepërish. Shartimja më tha t’i nxirrja. Mandej, më tha ta ndihmoja te vinte shkallët, pështetur pas parvazit të dritares së saj. E ndihmova dhe kur i vumë shkallët, ajo m’u lut të ngjitesha lart, dhe të hiqja njërin prej kungullujëzave të thara në trajtë eshtre që qëndronin të lidhura varg me spango. Isha duke u ngjitur, kur mora një vendim të papritur:

“Nuk mundem. Më fal!”

“Si nuk mundesh? Unë s’mund të ngjitem se kam frikë se rrëshqas, ngase jam me çizme”, tha duke m’i shtirë sytë e kallajtë, me bebëza vertikale si të maceve.

“Të ndihmoj unë t’i heqësh çizmet”, – thashë i emocionuar, pa ditur vetë se pse.

“Të lutem shumë, bëje aq mund për mua!”, – tha duke m’u avitur me buzagazin që zgjerohej në vijën e buzëve.

“Them se jo. Jo, jo. Tamam nuk mundem. Pse këmbëngul?”, – thashë, duke më rrëmbyer e njëjta lojë si me Nafakën.

“Po unë të lutem shumë. Shumë-shumë…”, – pëshpëriti ajo me zë të ulët farë pranë syve të mi, duke më derdhur një vështrim mallëngjyes.

Ndjeja marramendje.

Ajo ma vuri gishtin tregues në buzë, veshur me dorashkat prej lëkure dhie, mandej ma shkoi këtë gisht nëpër faqe, gjerkur sosi përposh mjekrës. Ndjeva ashpërsinë e qimeve dhe koka ime si të ishte një kaptinë luledielli mbeti pezull e drejtuar nga fytyra e saj.

“Ti do ngjitesh dhe unë… ti e di… do të të shpërblej ëmbël… Të kujtohet?”, – pëshpëriti mu rrëzë veshi, duke më derdhur një afsh ngohtësie të pazakontë.

“Do të të marr atje lart…”, – tha teksa më fërkonte zverkun dhe gjithëpo me atë zë ledhatar:

“Ti, njëmend, digjesh nga dëshira të të marr lart… Se ti kurrë nuk ke qenë aty. Aty është ngrohtë, është valë… ti do të kënaqesh, s’do të duash të dalësh prej andej. Do të vish shpesh e më shpesh… gjithmonë! Ti mezi do presësh. Vërtet. Unë do të të kënaq me lloj-lloj gjërash… Hajde tani, ngjiti, bëma aq pak mund dhe do të shohësh çfarë shpërblimi…”.

Ajo fliste dhe kurmi im trallisej e shkrydhej në marramendje. Pa ditur as vetë u drejtova nga shkallët. Sapo ngjita dy shkallaret e para. Duke u mbajtur fort pas atyre të epërmeve, akulli që i vishte ato më solli në vete dhe unë zbrita.

Pa e parë në sy i thashë:

“Unë e di si është dhoma jote!”

Mandej pa e parë në sy u nguta dhe zbraza gjithçka:

“Jam ngjitur lart dhe kam parë në krevatin tënd bashkëshortor Mitushin. Lakuriq si ti. Mbi ty. E dini ç‘bënit ju? Shkërdheheshit! E mësove tani? I kam parë të gjitha, të gjitha! Edhe kur ngule boshtin atë ditë në vendin ku shurroi Mitushi, edhe mbrëmjen kur shpove urithin me bosht, edhe dje kur dolët në shi me Nafakën dhe derdhët sendet tuaja në pus, duke iu lutur dreqit që të çojë borë. Të gjitha i kam parë! Atë natë, nuk u ngrita jerm prej gjumit, por dola dhe pashë Mitushin që u ngjit për shkallësh dhe u fut brenda në dhomën tënde. Atë natë nuk rashë unë nga shkallët, por më shtyu Mitushi! E shikon?”

Shartimja tolloviste brirët e dhisë sa në njërën dorë, në tjetrën dhe sprapsej nga një hap, njëlloj sikur e bija paradite, dhe unë po njëlloj si paradite, bëja nga një hap përpara.

E zbehur dhe me ngërç në fytyrë, ajo tha me një zë të ulët, por të nginjur cit prej mllefosjes:

“Ti harron se na ke lënë me barrë të dyjave, mua dhe time bijë! Ku do shkosh kur të dalë në shesh kjo? Na ke përdhunuar, kupton? Ti do të ngelesh përjetësisht i verdhë dhe s’ke për ta kapërcyer gjallë pragun e kësaj shtëpie!”

“Në të s’ëmës shkofshi të dyja!”, – i brita, ktheva shpinën dhe çava përmes dëborës së dendur nëpër udhën e katundit.

“Ha-ha-ha! Hi-hi-hu!” – ia shkrepi gazit Shartimja prapa meje.

“Ti je çmendur, i miri im, ti flet përçart! Kthehu! Ti flet me vete, ke zjarrmi… Kthehu të të bëj një çaj!”

“Bëja Mitushit më mirë. Ose sat ëme!”, – thashë teksa shtyja trinën e jashtme të oborrit.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928226921
ean13
9789928226921
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000118

Botuesi: Ideart

Avangarde engjejsh, Agron Tufa

Agron Tufa ka studiuar për gjuhë dhe letërsi në Fakultetin Filologjik të Tiranës dhe në Institutin e Letërsisë "Gorki" 1994 – 1999, Moskë. Studimet pasuniversitare i kreu për Filozofi artesh në Institutin e Kulturave Europiane 1999 - 2001, ku dhe magjistroi. Është lektor i Letërsinë së Huaj të shekullit XX në UT.

Çmimi 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001003

Botuesi: Te tjere

Thembra e Akcilit, Agron Tufa

Prozat e shkurtra të këtij libri kanë një dallim thelbësor nga krijimtaria ime artistike në poezi, prozë të gjatë apo ese. Diku më shumë, diku më pak, në këto proza të shkurtra ndërthuren elemente dhe të poezisë, dhe të prozës romanore, dhe të esesë.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Mërkuna e zezë, Agron Tufa

Agron Tufa ikën nga simbolika e ndërtuar me lëndë empirike realiste dhe na tërheq bukur, thjesht, ëmbël, në një rrëfim ku përzihen ngjarje, ndodhi, peizazhe realiste, me përfytyrime të praktikave mitike, në një botë ku misteri dramatik përzihet me seksin, jeta dimërore e fshatit malor zhytet në një mjegull të paparë marrëdhëniesh magjie.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Tenxherja, Agron Tufa

Romani, në thelb, është një sagë e trishtë familjare. Nga njëra anë kemi përpjekjet e personazhit qendror, djaloshit të ri, Filipi B, për ta projektuar shpirtërisht veten te puna e rëndë, leximi dhe shkollimi - një arrati e dyfishtë nga realiteti dhe, nga ana tjetër - mekanizmi i vrazhdë e përjashtues i luftës së klasave.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Gurit të varrit ia rrëfej, Agron Tufa

Nëse unë do të kisha pranuar të isha dashuria jote, Arsenio, do të duhej të më njihje ashtu siç jam, me të gjitha verbinat e territ, me të gjitha historitë, që i përkasin këtij mishi, kësaj lëkure, kësaj strukture të mallkuar truri.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Dueli, Agron Tufa

Marrëdhënia midis persekutorit, viktimës dhe mbrojtësit të saj (dalëzotësit) është shumë e ndërlikuar. Sidoqoftë, në letërsinë klasike ndeshim një skemë estetike tepër të konsumuar dhe të ngurtë të këtyre marrëdhënieve.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2304

Botuesi: Onufri

Legjenda e vetmise, Ridvan Dibra

Legjenda e vetmisë" është një rrëfim i rrallë që shkruhet vetëm për hir të rrëfimit, i zhveshur nga të gjitha funksionet e tjera, është një rrëfim i kulluar dhe i bukur që hap shtigjet e një "lartpurlartizmi", i cili fatkeqësisht i ka munguar letërsisë shqipe.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Prishtina, Mehmet Kraja

Në Prishtinë u ktheva më 18 qershor 1999, gjashtë ditë pas hyrjes së trupave të NATO – s në Kosovë. Në pragun e derës së apartamentit tim gjeta një mut të mbuluar nga mizat me krahë të shndritshëm, të cilat zukatnin hareshëm në ajrin kundërmues të korridorit.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Kësulëkuqja, përrallë për të rritur, Ag Apolloni

Ky roman flet për një Kësulëkuqe koketuese dhe një Ujk të sëmurë. është një histori e dashurisë dhe një shëtitje nëpër pyllin magjik të tregimtarisë, ku personazhet futen shtigjeve të mitologjisë, përrallës, religjionit dhe animacionit. Ulërimat dhe psherëtimat, lehjet dhe blegërimat vijnë si një përballje alegorike që zgjon jehun e egërsisë brenda nesh.

Çmimi 750 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Boshi, Besnik Mustafaj

Kompozimi i romanit është i mirëmenduar. Ai ka pesë tablo: e para, dashuria e Ana B.-së dhe Agronit në një dhomë hoteli, ku afshi i ngrohtë njerëzor shkrin jo vetëm akullimin stinor dimëror, por edhe vetë atë të kohës së "ngrirë"; e dyta, ndodhia e vdekjes së Ana B.-së dhe minatorëve.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Vera pa kthim, Besnik Mustafaj

Ky roman mbetet, megjithatë, me rëndësi themeltare për veprën letrare të Besnik Mustafajt në prozë. Edhe pse në atë gjendje të sakatuar, “Vera pa kthim” gjeti menjëherë një pritje të ngrohtë dhe zgjoi kureshtje të madhe te lexuesi shqiptar, duke i dhënë autorit, siç pohon ai, besimin për t’iu përkushtuar artit të romanit.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001844

Botuesi: Te tjere

Borjona, Bukurije Bushati

Adri, pas aksidentimit të së bijës, Borës, mëson faktin se nuk është babai i saj biologjik. Kjo i shkakton dhimbje, duke dyshuar për të shoqen, Brisidën, dhe frikën se do të humbasë Borën, që është gjithçka për të. Për të shpëtuar familjen, e mban për vete këtë lajm, por marrëdhëniet familjare pësojnë krisje.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Pa heronj, pa bujë, Ndriçim Ademaj

Një histori që përshkon dy kohë, dy vende, dy përjetime të ndryshme në dukje të huaja për njëra – tjetrën. Heroi ynë lëkundet mes një dashurie të pavetëdijshme për Sarën dhe kujtimeve gjysmë të trishta – gjysmë gazmore të fëmijërisë së tij në Kosovë.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Ëndrra e doktorit, Besnik Mustafaj

Doktor Adhamudhi, i lindur për teatër një shekull më parë, vjen si protagonist i një romani bashkëkohor për të mishëruar oportunistin e shtirë në idealist, i cili beson se të gjitha mjetet janë të përligjura për arritjen e qëllimit, që është përvetësimi i historisë kombëtare për t'i dhënë vetes, njëherësh, edhe lavdinë e madhe, edhe pasurinë e madhe.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Pas mesnate, Brunilda Zllami

Por sado që përpiqemi për t’u përshtatur nuk mundemi, sepse karakteret që kemi fshehur janë ato të lindurat, që nuk fshihen me gomë thjesht se një moment vendosëm ashtu. Ato janë pjesët që na dalin në ëndrra, që na bëjnë të palumtur, edhe kur mendojmë se kemi gjithçka.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Zemra nuk e njeh armikun, Ilir Levonja

Ngjarja e romanit "Zemra nuk e njeh armikun" ndodh në një kohë reale. Veç emrat dhe rrjedha janë trill artistik. Gjithçka e ka zanafillën nga një fabul e thjeshtë. Ne ishim një brez i tërë djemsh. Në mesin tonë kishim jo një, por disa vajza të bukura.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)