• Banner

Merkuna e zeze, Agron Tufa
  • Merkuna e zeze, Agron Tufa

Mërkuna e zezë, Agron Tufa

Te "Mërkuna e Zezë", Guri, personazhi kryesor, viziton fshatin e largët të dajës për t'u gjetur i vetmi djalë i një shtëpie me shumë femra, mes joshjes së magjirave, seksualitetit dhe lakuriqësisë, i rrethuar nga femra që nuk dihet se ç'duan prej tij: të ngelen shtatzanë me të, ta mbrojnë apo ta vrasin?

8,33 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mërkuna e zezë
Gjinia: Roman
Autori: Agron Tufa
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2017
Fq. 176
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-9928-226-92-1

Koment nga Agron Tufa

Bota shqiptare është e mbushur me magjira dhe gratë shqiptare dinë plot gjëra për to. Romani "Mërkuna e Zezë" i shkrimtarit Agron Tufa është mbledhja e tërë kësaj përvoje femërore të sjellë në një libër, që me një hap të shpejtë e pa shumë stër- hollime (në plan të parë) eksploron atë pjesë të thellë mistike që kanë gratë përbrenda, e cila fillon nga mitra e tyre deri tek pushteti i bukurisë me pasione e nevoja, që as gratë vetë nuk do të dinë t'i shpjegojnë.

Te "Mërkuna e Zezë", Guri, personazhi kryesor, viziton fshatin e largët të dajës për t'u gjetur i vetmi djalë i një shtëpie me shumë femra, mes joshjes së magjirave, seksualitetit dhe lakuriqësisë, i rrethuar nga femra që nuk dihet se ç'duan prej tij: të ngelen shtatzanë me të, ta mbrojnë apo ta vrasin?

Romani bart në vetvete shumë shtresa leximi: nën thjeshtësinë poetike të rrëfimit është kamufluar miti, një mit arkaik i zanafillës rivalizuese matriarkat/patriarkat, ku në roman, zanafilla matriarkate ngadhënjen përmes sektit të shtriganisë dhe kultit të perëndisë së tyre "Mërkuna".

Paradoksal është ky paralelizëm tani, për etapën e triumfit të plotë të fëminizmit absolut në shoqërinë postmoderne! Guri, heroi adoleshent nuk arrin të kthehet më prapa, në familjen atërore. Që në fillim të romanit ne e kuptojmë këtë, se na rrëfen një "shpirt" pa trup, mbi përvojën e trishtuar që pati në fshatin e dajës, nga nuk u kthye më kurrë.

"Mërkuna e Zezë" është një mundësi për t'u futur në thellësi të maleve në fshatin e largët, e besoj, imagjinar, Ivranaj, në vendin ku gratë thurin lesh të zi, atje ku fshati është me një ngarkesë seksuale më intensive se Tirana, ku femrat janë më shtriga së në Bllok, ku shpirti i grave rrënon jetën e burrave.

Te "Mërkuna e Zezë", Agron Tufa ikën nga simbolika e ndërtuar me lëndë empirike realiste dhe na tërheq bukur, thjesht, ëmbël, në një rrëfim ku përzihen ngjarje, ndodhi, peizazhe realiste, me përfytyrime të praktikave mitike, në një botë ku misteri dramatik përzihet me seksin, jeta dimërore e fshatit malor zhytet në një mjegull të paparë marrëdhëniesh magjie, personazhet bartin një peshë kuptimore dhe një karakterizim psikologjik, që i vendos ata nën një tension dramatik të lëvizshëm.

Fragment nga romani i Agron Tufa: “Mërkuna e Zezë”

Pasdreke u ndesha ballë për ballë me Shartimen, mu rrëzë murit, poshtë dritares së saj. Kishte veshur çizme lëkure si të çuditshme, të vjetra: anash gjithkund çizmet qenë mbuluar me lesh dhie të shkurtër. Ato kishin taka të larta dhe Shartimja ngrihej edhe më shtatlartë se ç‘ishte. Fustanin e kishte prej stofi të trashë e të zi, dyst me vijëzime. Përsipër kishte hedhur një triko shumë të trashë, prej së cilës ngriheshin si kaktus qime të ashpra dhie. Por m’u ftoh mendja kur pashë se dhe duart i kishte mbështjellë me një palë dorashka prej lëkure të zbutur dhie, gjithashtu me qime kafe, si dhe çizmet. Në njërën dorë mbante një bri dhie, ndofta dhe cjapi, kurse me tjetrën, kërkonte të hiqte një gur të lëvizshëm në mur që zinte një katror të vogët, sa një frëngjizë.

Më thirri ta ndihmoja. Shkova dhe e tërhoqa gurin, gjersa e nxora: brenda gjendeshin tre palë brirë dhie a cjepërish. Shartimja më tha t’i nxirrja. Mandej, më tha ta ndihmoja te vinte shkallët, pështetur pas parvazit të dritares së saj. E ndihmova dhe kur i vumë shkallët, ajo m’u lut të ngjitesha lart, dhe të hiqja njërin prej kungullujëzave të thara në trajtë eshtre që qëndronin të lidhura varg me spango. Isha duke u ngjitur, kur mora një vendim të papritur:

“Nuk mundem. Më fal!”

“Si nuk mundesh? Unë s’mund të ngjitem se kam frikë se rrëshqas, ngase jam me çizme”, tha duke m’i shtirë sytë e kallajtë, me bebëza vertikale si të maceve.

“Të ndihmoj unë t’i heqësh çizmet”, – thashë i emocionuar, pa ditur vetë se pse.

“Të lutem shumë, bëje aq mund për mua!”, – tha duke m’u avitur me buzagazin që zgjerohej në vijën e buzëve.

“Them se jo. Jo, jo. Tamam nuk mundem. Pse këmbëngul?”, – thashë, duke më rrëmbyer e njëjta lojë si me Nafakën.

“Po unë të lutem shumë. Shumë-shumë…”, – pëshpëriti ajo me zë të ulët farë pranë syve të mi, duke më derdhur një vështrim mallëngjyes.

Ndjeja marramendje.

Ajo ma vuri gishtin tregues në buzë, veshur me dorashkat prej lëkure dhie, mandej ma shkoi këtë gisht nëpër faqe, gjerkur sosi përposh mjekrës. Ndjeva ashpërsinë e qimeve dhe koka ime si të ishte një kaptinë luledielli mbeti pezull e drejtuar nga fytyra e saj.

“Ti do ngjitesh dhe unë… ti e di… do të të shpërblej ëmbël… Të kujtohet?”, – pëshpëriti mu rrëzë veshi, duke më derdhur një afsh ngohtësie të pazakontë.

“Do të të marr atje lart…”, – tha teksa më fërkonte zverkun dhe gjithëpo me atë zë ledhatar:

“Ti, njëmend, digjesh nga dëshira të të marr lart… Se ti kurrë nuk ke qenë aty. Aty është ngrohtë, është valë… ti do të kënaqesh, s’do të duash të dalësh prej andej. Do të vish shpesh e më shpesh… gjithmonë! Ti mezi do presësh. Vërtet. Unë do të të kënaq me lloj-lloj gjërash… Hajde tani, ngjiti, bëma aq pak mund dhe do të shohësh çfarë shpërblimi…”.

Ajo fliste dhe kurmi im trallisej e shkrydhej në marramendje. Pa ditur as vetë u drejtova nga shkallët. Sapo ngjita dy shkallaret e para. Duke u mbajtur fort pas atyre të epërmeve, akulli që i vishte ato më solli në vete dhe unë zbrita.

Pa e parë në sy i thashë:

“Unë e di si është dhoma jote!”

Mandej pa e parë në sy u nguta dhe zbraza gjithçka:

“Jam ngjitur lart dhe kam parë në krevatin tënd bashkëshortor Mitushin. Lakuriq si ti. Mbi ty. E dini ç‘bënit ju? Shkërdheheshit! E mësove tani? I kam parë të gjitha, të gjitha! Edhe kur ngule boshtin atë ditë në vendin ku shurroi Mitushi, edhe mbrëmjen kur shpove urithin me bosht, edhe dje kur dolët në shi me Nafakën dhe derdhët sendet tuaja në pus, duke iu lutur dreqit që të çojë borë. Të gjitha i kam parë! Atë natë, nuk u ngrita jerm prej gjumit, por dola dhe pashë Mitushin që u ngjit për shkallësh dhe u fut brenda në dhomën tënde. Atë natë nuk rashë unë nga shkallët, por më shtyu Mitushi! E shikon?”

Shartimja tolloviste brirët e dhisë sa në njërën dorë, në tjetrën dhe sprapsej nga një hap, njëlloj sikur e bija paradite, dhe unë po njëlloj si paradite, bëja nga një hap përpara.

E zbehur dhe me ngërç në fytyrë, ajo tha me një zë të ulët, por të nginjur cit prej mllefosjes:

“Ti harron se na ke lënë me barrë të dyjave, mua dhe time bijë! Ku do shkosh kur të dalë në shesh kjo? Na ke përdhunuar, kupton? Ti do të ngelesh përjetësisht i verdhë dhe s’ke për ta kapërcyer gjallë pragun e kësaj shtëpie!”

“Në të s’ëmës shkofshi të dyja!”, – i brita, ktheva shpinën dhe çava përmes dëborës së dendur nëpër udhën e katundit.

“Ha-ha-ha! Hi-hi-hu!” – ia shkrepi gazit Shartimja prapa meje.

“Ti je çmendur, i miri im, ti flet përçart! Kthehu! Ti flet me vete, ke zjarrmi… Kthehu të të bëj një çaj!”

“Bëja Mitushit më mirë. Ose sat ëme!”, – thashë teksa shtyja trinën e jashtme të oborrit.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928226921
ean13
9789928226921
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000118

Botuesi: Ideart

Avangarde engjejsh, Agron Tufa

Agron Tufa ka studiuar për gjuhë dhe letërsi në Fakultetin Filologjik të Tiranës dhe në Institutin e Letërsisë "Gorki" 1994 – 1999, Moskë. Studimet pasuniversitare i kreu për Filozofi artesh në Institutin e Kulturave Europiane 1999 - 2001, ku dhe magjistroi. Është lektor i Letërsinë së Huaj të shekullit XX në UT.

Çmimi 5,21 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001003

Botuesi: Te tjere

Thembra e Akcilit, Agron Tufa

Prozat e shkurtra të këtij libri kanë një dallim thelbësor nga krijimtaria ime artistike në poezi, prozë të gjatë apo ese. Diku më shumë, diku më pak, në këto proza të shkurtra ndërthuren elemente dhe të poezisë, dhe të prozës romanore, dhe të esesë.

Çmimi 6,25 
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Mërkuna e zezë, Agron Tufa

Agron Tufa ikën nga simbolika e ndërtuar me lëndë empirike realiste dhe na tërheq bukur, thjesht, ëmbël, në një rrëfim ku përzihen ngjarje, ndodhi, peizazhe realiste, me përfytyrime të praktikave mitike, në një botë ku misteri dramatik përzihet me seksin, jeta dimërore e fshatit malor zhytet në një mjegull të paparë marrëdhëniesh magjie.

Çmimi 6,25 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Tenxherja, Agron Tufa

Romani, në thelb, është një sagë e trishtë familjare. Nga njëra anë kemi përpjekjet e personazhit qendror, djaloshit të ri, Filipi B, për ta projektuar shpirtërisht veten te puna e rëndë, leximi dhe shkollimi - një arrati e dyfishtë nga realiteti dhe, nga ana tjetër - mekanizmi i vrazhdë e përjashtues i luftës së klasave.

Çmimi 6,25 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Gurit të varrit ia rrëfej, Agron Tufa

Nëse unë do të kisha pranuar të isha dashuria jote, Arsenio, do të duhej të më njihje ashtu siç jam, me të gjitha verbinat e territ, me të gjitha historitë, që i përkasin këtij mishi, kësaj lëkure, kësaj strukture të mallkuar truri.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Dueli, Agron Tufa

Marrëdhënia midis persekutorit, viktimës dhe mbrojtësit të saj (dalëzotësit) është shumë e ndërlikuar. Sidoqoftë, në letërsinë klasike ndeshim një skemë estetike tepër të konsumuar dhe të ngurtë të këtyre marrëdhënieve.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Pasanikë të varfër, Grigor Banushi

 Dy heronjtë e romanit janë shembull i vullnetit dhe këmbënguljes, i besimit dhe i dashurisë së ndërsjellë. Ata janë të bindur se vetëm duke u mbështetur fort në dashurinë e tyre, do të arrijnë të realizojnë ëndrrat dhe shpresat e tyre disavjeçare.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Dashuri në kohën e komunizmit, Bessa Myftiu

Ka gjithashtu diçka shekspiriane në këtë roman të autores Bessa Myftiu, shqiptare me banim ne Zvicër që shkruan në gjuhën frënge. Ajo e mban fillin e historisë me dy duar, njëra e marrë dhe tjetra e mençur, duke harmonizuar mrekullisht të papriturat befasuese me realizmin e tablosë së ndjenjave dhe forcën e emocioneve.

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Hana, Elvira Dones

"E kështu, pra, zoti Doda, ju qenkeni poet." Pyet bashkudhëtari që për nëntë orë rresht të fluturimit me avion ka qenë ulur përbri Hanës. Radha e udhëtarëve që presin t'i kalojnë kontrollit të pasaportave në aeroportin ndërkombëtar të Washingtonit i shëmbëllen një gjarpri të lodhur.

Çmimi 8,33 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fishta

Mbyllur për pushime, Stefan Çapaliku

“Mbyllur për pushime” është romani që merret me fatet e njerëzve, të shtërnguar të jetojnë ndër kontekste krejtësisht të gabuara. Romani merret me dashuritë e palumtura të disa njerëzve, të nisur për të ndërtuar të ardhme të lumtura.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Marrja e gjakut, Andreas Dushi

Kur në shtëpinë e Vocit të vetvrarë shfaqet Vilzani, vëllai i tij, një debat lind mes tij dhe djemve të të ndjerit. Sipas Vilzanit, Voci ishte edhe vrasës, edhe i vrarë e prandaj familjarët e tij duhet të ndaheshin në familjarët e vrasësit dhe ata të të vrarit. Të dytët kishin si detyrë marrjen e gjakut te të parët.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001197

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Të mallkuarit e ditës së gjashtë, Valter File

Kur ta keni lexuar këtë libër do të ndjeheni të lehtësuar që ju vetë nuk jeni pjesë e botës së tij. Është një botë e largët ku në emër të pushtetit dhe sundimit çdo mizori është e justifikuar. Është një botë ku jeta do të bëjë ciklin e saj të natyrshëm të lindjes dhe të asgjësimit.

Çmimi 9,37 
More
Ka mbaruar

Botuesi: SARAS

Selam Aleikum Baba, Mustafa Nano

Historia e dy vëllezërve Adlit që u konvertua në mysliman dhe Gonit që nuk besonte në jetën e qiellit...historia e dy djemve në Shqipërinë e pas viteve 90, përmes një rrugetimi të përbashkët për ti thënë lamtumirë të atit...Një libër jo vetëm për te kuptuar botën e një besimtari por dhe një rrëfim per të kuptuar vdekjen.

Çmimi 8,85 
More
Në gjendje

Referenca: 2304

Botuesi: Onufri

Legjenda e vetmise, Ridvan Dibra

Legjenda e vetmisë" është një rrëfim i rrallë që shkruhet vetëm për hir të rrëfimit, i zhveshur nga të gjitha funksionet e tjera, është një rrëfim i kulluar dhe i bukur që hap shtigjet e një "lartpurlartizmi", i cili fatkeqësisht i ka munguar letërsisë shqipe.

Çmimi 5,21 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Flaka e shpresës, Ramadan Pasmaçiu

Ramadan Pasmaçiu ka lindur në Berat më 26 shkurt 1938. Shtatëvjeçaren e kreu në Shkollën e Tregut të vendlindjes. Në dhjetor 1955 mbaroi Teknikumin e Naftës në Kuçovë. Në shtator 1957, me rekomandim të Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë, për prirje të veçanta letrare, u dërgua në degën e Gjuhës e të Letërsisë Shqipe të Fakultetit Histori –...

Çmimi 15,62 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fishta

Një prani në ikje, Durim Taçi

Libri është pjellë e një eksperiencë kurrë të ndodhur më parë, siç qe goditja që njerëzimi mbarë mori nga pandemia e Covid-19, parë nga qendra më problematike dhe vdekjeprurëse, siç qe Bergamo e pranverës së këtij viti. I ndodhur pikërisht atje, autor na e përshkruan situatën me një aftësi të mrekullueshme shtëgtimi nga jashtë Brenda dhe nga Brenda...

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Porta e fatkeqësisë, Leom

E bindur dhe e rritur mes një intrige të shtyrë nga qenie njerëzore, që e shohin me shumë si të përdorshme, si një vegël pune me të cilën ke të drejtë të veprosh me të, si një send të çmuar me të cilin me forcën e dhuntisë mund ta përçmosh,apo si një fasadë të cilës mund t'ia ndërrosh ngjyrën sipas dëshirës.

Çmimi 13,53 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001193

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Mjegull, Teodor Laço

Në krijimtarinë e tij kritika ka veçuar vërtetësinë dhe prirjen për zhbirime psikologjike të botës së njeriut të mirë e altruist, vizatimin e karaktereve me penelata të holla, lirizmin që nuk mungon as kur subjekti shtjellohet në situata konfliktesh, përshkrimin poetik të natyrës. Metafora e tij më shprehëse duket se kërkohet te bardhësia e borës dhe...

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Morphina, Ada Capi

Romani "Morphina" është një zbulim: zbulimi i një romanciereje të lindur që vjen para lexuesit me natyrshmëri dhe spontanitet të admirueshëm, me instikt të paprekur, rrjedhshmëri dhe humor.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Aresa, Rrona Jaka

Aresa, romani që mban për titull emrin e një prej personazheve të tij, rrëfen dashurinë mes të rinjve të ditëve të sotme - në shumë plane -, përpjekjet e tyre për gjetjen e vetvetes dhe kërkimin e lirisë; në thelb kjo vepër synon të zbehë paragjykimet dhe tabutë e shoqërisë sonë.

Çmimi 6,25 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)