• Banner

Qyteti plak, Saimir Muzhaka
  • Qyteti plak, Saimir Muzhaka

Qyteti plak, Saimir Muzhaka

Ngjarjet zhvillohen në qytetin e Beratit, një qytet të cilin jemi mësuar ta shohim nëpër kartolina e ta vlerësojmë si një nga më të bukurit në Shqipëri, të fortë e të palëkundur. Megjithatë, ky roman shkon përtej sipërfaqësores, ai na fut në brendësi të qytetit i cili është i mbushur plot pasiguri dhe frikë.

7,29 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Qyteti plak
Gjinia: Roman
Autori: Saimir Muzhaka
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2017
Fq. 167
Pesha: 0.257 kg.
ISBN: 978-9928-226-82-2

Mbi librin

"Qyteti plak" nga Saimir Muzhaka u shpall fitues në konkursin e organizuar nga Ministria e Kulturës, në mbështetje të krijmtarisë letrare për vitin 2017. Edhe pse lexuesit janë skeptikë për të lexuar romane nga autorë të rinj shqiptar, ky nuk duhet të jetë "fati" i këtij libri. Ai meriton të lexohet dhe të vlerësohet për atë ç'ka mbart mes rreshtave të tij.

Ngjarjet zhvillohen në qytetin e Beratit, një qytet të cilin jemi mësuar ta shohim nëpër kartolina e ta vlerësojmë si një nga më të bukurit në Shqipëri, të fortë e të palëkundur. Megjithatë, ky roman shkon përtej sipërfaqësores, ai na fut në brendësi të qytetit i cili është i mbushur plot pasiguri dhe frikë, duke na paraqitur kështu një tablo të plotë të realitetit ku banorët e Beratit (dhe jo vetëm) jetojnë.

Një tërmet i rënë vite më parë qëndron si një fantazmë që vazhdon të trazojë vendasit dhe të ardhmen e tyre. Tre të rinj ndërrojnë jetë në të njëjtën ditë për shkaqe të pashpjegueshme. Të jetë një mallkim, një paralajmërim për një tjetër tërmet apo përtej të gjithave ka një arsye logjike, shkencore?

Geraldi është një i ri, i cili pas studimeve në Tiranë, kthehet në vendlindje dhe dashur pa dashur e gjen veten pjesë të një grupi hetimor mbi shkaqet e ndodhive në qytet. Ai do të intervistojë familjet e tre të vdekurve e do të mundohet të shpjegojë çfarë ka ndodhur me ta. Por a mund të shpjegohet vdekja, a mund të mendojmë si ajo e të kuptojmë se cilin zgjedh të marë me vete?

"Qyteti plak" më solli ndërmend një tjetër roman, fitues i Çmimit Pulitzer 1928, "Ura e Mbretit Shën Luigj" nga Thornton Wilder, por kësaj herë misteri dhe enigma vendoset në një realitet shqiptar. Ndaj, elementët origjinalë të këtij romani janë pikërisht elementët e vendit tonë, janë fjalët e një qyteti të vogël ku nuk mund të jetosh i qetë, janë fqinjët e gjithëdijshëm, janë të rinjtë plot ëndrra për kryeqytetin dhe të moshuarit, dyshues për të. Në një botë të tillë do të përplasen edhe personazhet e këtij romani dhe secili prej tyre do ju përcjellë ndjesi të forta e do ju bëjnë t'i mbani gjatë në mendje.

Në këtë qytet plak, zgjohen çdo ditë nëna me zemër të rënduar e të lënduar, në kërkim të më të mirës për fëmijët e tyre, të rinj plot ëndrra e shpresë e të moshuar që na japin mësime për jetën. Në përplasjen mes dashurisë dhe interesit, jetës dhe vdekjes, ngjarjet në roman do të rrokullisen drejt njerit kah. Cilit prej tyre? Fundi i librit është akoma më i bukur, më i mistershëm dhe me siguri, ashtu si unë, do t'i ktheheni për ta lexuar dy herë.

Saimir Muzhaka është një zë i ri në letërsisë shqipe, por premtues dhe këtë e dëshmon romani i tij i parë. Stili dhe teknika e tij narrative sjellim natyrshëm një realitet paradoksal të periferive në Shqipëri, të cilin të gjithë e njohim por pak dinë ta sjellin kaq bukur përmes rreshtave të një libri.

Fragment nga "Qyteti plak"

- Ku jemi?
Kjo është pyetja pa përgjigje. Ku jemi? Me pak fjalë, çfarë duam ne këtu? A jemi në vendin e duhur? A merr njeriu aq sa meriton? Apo, jep më pak nga ç'i takon? Vlen të qajë, të qeshë, të shajë? Ka shumë pyetje, por burimi është veç një: ku jemi? Ja që shkenca del pavlerë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928226822
ean13
9789928226822
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000783

Botuesi: Onufri

Darka e gabuar, Ismail Kadare

Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Djalli komik, Zija Cela

Përmes karakteresh të individualizuara, të besueshme e të prekshme njëherësh, edhe kësaj here Zija Çela vjen me një roman gjithëpërfshirës: realiteti moral, psikik, shpirtnor, dramatik e grotesk i Shqipërisë, por edhe ai i Europës e më gjerë. Simbolizmi nuk e ka penguar autorin që të jetë thellësisht realist.

Çmimi 8,33 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Albas

Infiniti Blu, Mimoza Hafizi

Romani u jep përgjigje pyetjeve rreth pafundësisë dhe përjetësisë. A është e pafundme Bota? Apo është thjesht një strukturë gjigante që diku përfundon? E si mbaron? Sa larg kemi mundur ta shohim me instrumentet tona?

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Dritëro

Arka e Djallit, Dritëro Agolli

Epiqendra e veprimit të romanit "Arka e Djallit" është fshati provincial i Qershizës. Lexuesi do të shpejtonte të pyeste: E ç'mund të presësh nga përshkrimi i jetës së një fshati të humbur? Vetëm ca histori të parëndësishme, trashanike e banale? Se, ç'mund të ndodhë aty më shumë se kaq? Por s'është kështu.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Stina e hijeve, Virion Graçi

Sa të dalë dielli bota do të mbushet sërish me hije: mijëra, miliona, miliarda hije. Mes miliona hijeve të mjera si unë, unë do të marr sërish rrugën e kthimit në kërkim të udhëtarëve të tjerë, si zakonisht për pesë pare, për bukën e përditshme.

Çmimi 6,25 
More
Ne gjendje

Lumenjtë e Saharasë, Ardian – Christian Kyçyku

Dhe në fillim toka, e mbuluar me pluhurin e muzgët të dëborës, majat e rrumbullakosura të pemëve, shtyllave, çative, themelet e ndërtesave, antenat, strehët e zymta me okita. Zoti që nuk plakej duke u mrekulluar me krijimin e vet e nuk shajnitej nga bëmat e krijesës së vet, bukuroshet që nuk i kisha parë kurrë, tokat e rrëshqitura dhe shinat e tyre,...

Çmimi 6,25 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

E zeza dhe e kuqja, Mehmet Kraja

Mehmet Kraja, tani si një ndër mjeshtërit e shquar të krijimtarisë narrative – zhanrit romanor, me lehtësi ia nënshtron poetikës së vet gjithë laramaninë proceduese narrative, tërë ngarkesën historike, përçudnimin kohor, perspektivat përshkruese, pra, tërë korpusin stilor tregimtar që, sipas parimit poetik, i bluan natyrshëm në mullirin e vet, duke...

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001361

Botuesi: Te tjere

Ditari i Aranitës, Njazi Bahiti

"Ditari i Aranitës" është më tepër një tentativë e autorit për të trajtuar një temë shumë aktuale e cila ka të bëjë me të ashtëquajturat reforma dhe presione mbi administratën publike, fenomen i cili tek ne bëhet evident sa herë ndërrohen pushtetet.

Çmimi 5,21 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Zonja me të kuqe, Majlinda Nana Rama

Jasmina e romanit "Zonja me të kuqe" është rasti më flagrant i fatit të nëpërkëmbur të një gruaje, e cila nuk shihet përtej pamjes së leckosur. Për këdo ajo mund të jetë një lypëse, një varfanjake dhe as më shumë e as më pak sesa një e çmendur.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)