• Banner

Armiku i popullit pa emer, Idlir Azizaj
  • Armiku i popullit pa emer, Idlir Azizaj

Armiku i popullit pa emër, Idlir Azizaj

Një aktivist politik shqiptar arrestohet nga policia e Prishtinës, që e hedh mandej në tokën asnjanëse mes Kosovës dhe Shqipërisë. Pa pasaportë, pa identitet zyrtar, pa mundur të lëvizë, i riu shqiptar detyrohet të endet në këtë no man's land mes dy vendeve.

5,95 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Armiku i popullit pa emër
Gjinia: Roman
Autori: Idlir Azizaj
Shtëpia botuese: Pika pa sipërfaqe
Viti: 2017
Fq. 96
Pesha: 0.111 kg.
ISBN: 978-9928-185-48-8

Mbi librin

Një aktivist politik shqiptar arrestohet nga policia e Prishtinës, që e hedh mandej në tokën asnjanëse mes Kosovës dhe Shqipërisë. Pa pasaportë, pa identitet zyrtar, pa mundur të lëvizë, i riu shqiptar detyrohet të endet në këtë no man's land mes dy vendeve.

Por me kalimin e kohës, nga problemi vetjak ai nis përsiatjet mbi fasadën e marrëdhënieve mes Shqipërisë e Kosovës. E pastaj mbi problemet e Ballkanit, mbi kulturën e harruar e të neglizhuar ballkanike.

Mbi autorin

Idlir Azizaj ka lindur në Vlorë në 1970. Studimet e para i kreu në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua në Ekonomi. Më pas ndoqi studime të letërsisë angleze e amerikane në Concordia College, Minnessota, SHBA.

Veprat e tij të mëparshme në prozë janë "Katër, ose një film i fundit mbi komunizmin tonë", "Ti doje të shkruaje një fugë", "Terxhuman", "Gazetarja e kulturës vetvritet, shpirti i saj në drejtim të paditur", "Don Kanuni, ose ngadalë gjaksi dremit në pritë", si dhe novelat "Shekspirotët".

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928185488
ean13
9789928185488
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Zenit Editions

Ti doje të shkruaje një fugë, Idlir Azizi

Një profesor filozofie në universitetet private të Tiranës kërkon me ngulm një bombë. Por për çfarë e përse? Ky tekst shoqërohet nga një bisedë imagjinare mes Enver Hoxhës dhe mjekut të tij në fund të jetës. Si në dy romanet më parë, autori e ka si skenë Tiranën e këtyre dhjetë viteve të fundit të post – tranzicionit.

Çmimi 4,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Terxhuman, Idlir Azizi

Në ditën e ndeshjes Shqipëri – Greqi, një gazetar i huaj bashkë me përkthyesin e tij shqiptar gjenden në mes të turmës së tifozëve. Por tensioni lind pas takimit me një ish profesor të Universitetit të Tiranës. I frymëzuar nga Doktor Gjilpëra i Konicës, ky personazh kompleks, cinik, mizantrop e kontestues, denoncon një Shqipëri të dyshimtë mendërisht,...

Çmimi 4,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Shekspirotët, Idlir Azizaj

Një trupë teatri mbërrin në Gërdec pas shpërthimit të depos së armëve për të vënë në skenë "Hamletin", por tani, në vend të babait, Fantazma është vetë qyteza e shkatërruar.

Çmimi 5,95 CHF
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Curvid19, Pandi Laço

I shkruar në periudhën e karantinës në muajt e parë të vitit, “Curvid19” është një kronikë e jetës së personazhit kryesor, Nikut, në ato pak javë të shpërthimit të pandemisë, kur ende askush nuk e dinte se me çfarë kishte të bënte.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Libri i fluturave, Veton Surroi

Ky libër është, ashtu i nxitur, një përshkrim përvoje, duke përdorur sa më mirë që është e mundur kujtesën dhe tashmë distancën dhjetëvjeçare nga lufta, të nevojshme për të mos u ndikuar nga zjarri i saj.

Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000654

Botuesi: Onufri

Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut, Ismail Kadare

Është një nga kryeveprat kadareane. Romani përshkohet nga tiparet më të mira të prozës së shkrimtarit: stili narrativ i tejdukshëm, lehtësia me të cilën jepet bota perceptuale dhe shqetësimet ekzistenciale të personazheve, duke bartur një poetizëm krejt specifik dhe të nginjur përplot metafizikë.

Çmimi 6,94 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Kadare, Vepra e plotë, vol. 5

Romani "Dimri i vetmisë së madhe" u shkrua më 1971, për t'u botuar një vit më pas. Ai duhej të ishte libri i dytë i triptikut "Koha e grindjes", një sagë bashkëkohore mbi tre acarimet e Shqipërisë komuniste me ish – aleatët e saj, komunistët jugosllavë, më pas me ata sovjetikë e së fundi me maoistët kinezë.

Çmimi 12,39 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Missing, Bashkim Hoxha

Rrëfimi nis me humbjen e Lorës, sepse sikurse thotë edhe vetë autori Hoxha, ky roman, nuk do të ishte shkruar i tillë, nëse Lora (qeni husky i autorit, i humbur para 4 vitesh) nuk do të kishte humbur. Humbja e Lorës e më tej mungesa e saj, e bëjnë autorin Bashkim Hoxha dhe personazhin e tij Grozi, të flasin, të rrëfejnë, të ndërtojnë një roman.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Gjemia e mbytur, Fatos Kongoli

Në një vilë periferike të kryeqytetit, në Natën e Krishtlindjes 2014, bien aksidentalisht në kurthin e policisë tre persona: një gazetar investigativ dhe dy të moshuar të çuditshëm, rreth të shtatëdhjetave, njëri ish-hetues i sigurimit të shtetit, tjetri ish-operativ.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Stina e pestë, Geverina Muzhaqi

Ka një "stinë të pestë" në jetën e gjithkujt. Është një stinë pa ngjyra e pa konture, pa hapësirë e kohë, por e mbushur me perceptime të gjithëllojshme, ku individi gjendet përballë vetes. "Stina e peste" është një udhëtim imagjinar drejt shpirtit ku buthton shpresa e mbështjellë me forcë e pozitivizëm.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

E premte pasdite, Brunilda Zllami

Këtë herë shkrimtarja Brunilda Zllami, ka qëlluar në shenjë të plagëve që e mundojne shoqërinë tonë. Në një mjedis tejet shqiptar, personazhet të kujtojnë diçka të parë e të dëgjuar rreth teje, sillen e përsillen në një përshtjellim ndjenjash që të mbërthejnë.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Apokalipsi sipas Shën Tiranës, Zija Çela

Plotmëria, ngjarjet, intensiteti emocional, karakteret, çdo gjë është në ngjitje në "Apokalipsin sipas Shën Tiranës", aq sa paralajmërojnë një shpërthim, i cili edhe vjen. Mirëpo Zija Çela ndjek në finale një ecje të kundërt me traditën letrare, nuk është autori që na çon te vepra, është vepra që na çon tek autori.

Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Fishta

Secili çmendet simbas mënyrës së vet, vol.1, Stefan Çapaliku

“Veçanërisht gjatë viteve të shndërrimit të shtëpisë së rrëfimtarit në një kinema, kemi rastin të njihemi nga afër me karakteret, të cilat qyteti bujarisht ia ka dhuruar kujtesës së autorit”. Ky lexohet si një roman autobiografik, si një dëshmi letrare e trupit, shpirtit dhe mendjes së qytetit përgjatë një prej lëngatave të tij më të pashpresa.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000434

Botuesi: Koha Ditore

I humburi, Fatos Kongoli

Romani hapet me përshkrimin e ikjes së mijëra shqiptarëve, në mars të vitit 1991, nga Shqipëria. Ikje jo aq nga rreziku i persekutimit policor, ngase regjimi totalitar ishte në shembje e sipër, sa nga vendi ku ishin shtresëzuar pasojat e sundimit të këtij regjimi.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Autoportret me teleskop, Besnik Mustafaj

Nuk do të mund ta shkruaja këtë paragraf qoftë edhe duke zgjedhur gjuhën më asnjanëse, duke i dhënë edhe personazhit një emër pa ngjashmëri në asnjë germë me emrin tim. Nuk do të arrija të çlirohesha nga mendimi se lexuesit do e dinin që aty isha unë vetë e jo ndonjë pjellë e mendjes së nxehur të shkrimtarit Besnik Mustafaj.

Çmimi 0,01 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2761

Botuesi: Plejad

Nevruzi, Mehdi Frasheri

Ca grekomanë tradhëtorë, që mohonin gjakun e tyre, gjuhën e tyre, besën shqiptare dhe zakonet fisnike, kto këngë i përkthenin në shqip kundra atdhetarëve të tyre.

Çmimi 6,94 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)