Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Te ftuar ne Rrethin e Dhjete, Flutura Acka
  • Te ftuar ne Rrethin e Dhjete, Flutura Acka

Të ftuar në Rrethin e Dhjetë, Flutura Açka

Firence, qershor 2016. Tre miq të vjetër qysh nga fëmijëria, të cilët e kanë lënë Shqipërinë në rrethana dhe në kohë të ndryshme pas kapërcyellit të 1990 – ës, vendosin të festojnë së bashku 50 – vjetorin e lindjes.

1 300 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Të ftuar në Rrethin e Dhjetë
Gjinia: Roman
Autori: Flutura Açka
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2017
Fq. 464
Pesha: 0.541 kg.
ISBN: 978-9928-221-19-3

Mbi librin

Firence, qershor 2016. Tre miq të vjetër qysh nga fëmijëria, të cilët e kanë lënë Shqipërinë në rrethana dhe në kohë të ndryshme pas kapërcyellit të 1990 – ës, vendosin të festojnë së bashku 50 – vjetorin e lindjes.

Por në jetëshkrimin e tyre prej shqiptarësh nën diktaturë, rrugëtimet e vejevijës së shpeshtë në vitet e lirisë mes dy atdheve të tyre dhe shenjat e përpjekjes për ta mbrojtur thelbin e tyre mes identitetit etnik të lindur dhe atij europian të fituar.

A janë ata të përgatitur ta fshijnë të shkuarën shqiptare, e cila befas ende ua dikton dhe ua helmon ndonjëherë jetën? A do të munden ata të mbeten miq edhe pas shqyrtimit që ky takim i pafajshëm do t'u kërkojë shqyrtim që shpesh nuk lidhet me ata vetë, por që kryqëzohet dhe ndikon në jetët e tyre?

Kjo rrëfenjë që shtrihet në gjysmëshekullin e fundit shqiptar dhe që merret me shtegtimit e viteve të fundit të mijëra shqiptarëve nëpër botë, është një sagë mirëfilli shqiptare e luajtur në Europën e sotme.

Ky rrëfim është një kushtim për dashurinë njerëzore, për dashurinë si sublimimin që nuk e zhbën koha dhe një triumf për atdhedashurinë, të tretura në gjakun shqiptar nga substanca më e bekuar e kësaj bote: Liria.

Komente mbi autoren

"Flutura Açka është një nga zërat shqiptarë sqimatarë."

Dacia Maraini, Itali

"Flutura Açka është si Marguerite Durasi – mbiemocionale."

Amelija Liçeva, Bullgari

"Açka është një transkriptuese e fortë e emocioneve."

Ennio Grassi, Itali

"Stili i Açkës, me përftyrime dhe skena të gjalla, ka ndonjëherë elementë të sagave të vjetra."

Arjan Peters, Holandë

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928221193
ean13
9789928221193
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Fati i marrë, Besnik Mustafaj

E kundërta do të ndodhte me Greqinë: 90 për qind me 10. Jugosllavia 50 për qind me 50. Shqipëria do të ishte përjashtimi i vetëm: 100 për qind për Britaninë e Madhe...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Dashuria e Talatit dhe Fitnetes, Sami Frashëri

Atë ditë deri në mbrëmje zemra nuk më rrinte e qetë. Në dhomën time shëtisja prej një qosheje në tjetrën. Në mbrëmje, edhe pse më thirri babai në darkë, u turpërova që të shkoja; sytë nuk më pushonin nga të derdhurit e lotëve, madje asnjë minutë.
400 Lekë
More

Referenca: SKU000042

Botuesi: Botimet Dudaj

Rruga e trëndafilave, Brunilda Zllami

Si engjëll! Kështu ishte ajo kur flinte. Kurora e artë e flokëve i binte mbi jastëk, si rreze drite që i jepnin më shumë bukuri këtij mëngjesi pranvere. Duart i mbante të mbledhura grusht afër buzëve që dukeshin si gonxhe, që drita ende nuk i kishte puthur për të çelur.
900 Lekë
More

Referenca: SKU000884

Botuesi: Toena

Mozart, me vonesë, Bashkim Shehu

Në këtë roman rrëfehet vënia në skenë e një opere të Mozartit, "Cosí fan tutte", në Shqipërinë e viteve '60, dhe se si veprimi skenik dhe pasojat e shfaqjes i kapërcejnë kufijtë e skenës, duke u ndërthurur në fatet e personazheve të ndryshëm.
700 Lekë
More

Referenca: SKU000662

Botuesi: Onufri

Nata me hënë, Ismail Kadare

Kur Ismail Kadare shkroi "Nata me hënë" mendonte se kishte bërë një novelë lirike, intimiste dhe ja përsëri rojet besnike të regjimit çirreshin si në rastin e "Koncert në fund të stinës", tre vjet më parë. Në këtë rast kishte qenë pak pas "vetëvrasjes" misterioze të kryeministrit.
500 Lekë
More

Botuesi: Dritëro

Njeriu me top, Dritëro Agolli

Një nga romanet më të lexuara të shkrimtarit Dritëro Agolli, Njeriu me top përshkruan përballjen e traditës zakonore shqiptare të hakmarrjes me botën e armëve moderne të Luftës së Dytë Botërore dhe trazirave e dilemave të njerëzve që përjetuan këto kohë.
700 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Pritje të bukura, Ani Wilms

Këto situata sjellin dhe rrënimin e atmosferës së pritjeve... Të krijohet një gjendje e lehtë ankthi, madje e këndshme, si një bishë e re që fillon të gjuajë duke luajtur. Shqipëria luan me fatet e saj dhe gjithmonë humb. 
900 Lekë
More

Referenca: SKU000236

Botuesi: Cabej

Nudo, Ridvan Dibra

Titulli: NudoOrigjinali: NudoGjinia: RomanAutori: Ridvan DibraShtëpia botuese: ÇabejViti: 1995Fq. 100Pesha: 0.12 Kg.
200 Lekë
More

Vendi diku midis, Enkelejd Lamaj

Nën magjinë e tyre Sidriti dhe Ana e gjejnë veten në një aventurë urbane, mes fëmijësh të humbur, aksidentesh të dyshimta e fantazmash të një shoqërie të trembur, kriminele e të korruptuar…
800 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Gjenerali pa yll, Grigor Banushi

Duke e ndier veten përgjegjës njëlloj si të ishte në luftë, Trajan Kondi thur plane dhe lufton për shpëtimin e njëzet e një njerëzve të ngujuar në Bunker.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000649

Botuesi: Onufri

Lulet e ftohta të marsit, Ismail Kadare

"Lulet e ftohta të marsit" është vepra më e pikëlluar e Kadaresë, është gati një requiem. Ngado të shoqëron një fjalor i zymtë. Është hera e parë që Kadareja del hapur përballë realitetit shqiptar, i zymtë dhe pesimist, për një tokë që e braktisën perënditë, për një mars, që, në të vërtetë, nuk është mars, për ca lule të rreme, të ftohta.
700 Lekë
More

Referenca: 2086

Botuesi: Princi

Saga e nji dite, Lisandri Kola

Lisandri Kola, i lindur në Shkodër më 12 maj 1986, ka mbaruar studimet e larta për Gjuhë shqipe dhe letërsi në Universitetin "Luigj Gurakuqi" në vitin 2008. Në Universitetin e Tiranës ka mbaruar studimet për letërsi në 2010 në drejtimin Teori dhe kritikë letrare. Ndërkohë ndjek Shkollën Doktorale për Letërsi, pranë UT.
400 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Sëmundja e ëndrrave, Mehmet Kraja

Dhe derisa koha mitike, koha që kishte prodhuar legjendat kalorësiake për mua dhe vendlindjen time ishte kohë e mrekullive të paarritshme, koha historike ishte një zhgënjim i madh, sepse kishte lënë pasoja të pariparueshme në jetën e njerëzve, duke i tjetërsuar ata, madje duke i bërë që të jetonin si somnabuj në një realitet të paqenë, i cili vazhdonte të...
1 000 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Duhet të jetë dashuri, Nurie Emrullait

Martesa, dashuria si një ndjenjë e ndaluar që s’mund të shfaqet haptas, guximi për të thyer normat shoqërore, dashuria midis së njëjtës gjini, bohemizmi dhe guximi për të ndryshur ndjenjat e fajit, janë temat që vihen përballë një shoqërie që e ka të vështirë ndryshimin.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000008

Botuesi: Skanderbeg Books

Kryqi i harresës, Flutura Açka

Për shkak të një fluturimi ajror të mbyllur, një shkrimtare e re gjendet në mes të një historie tronditëse që ngjet mes Shqipërisë dhe Hollandës.
800 Lekë
More

Referenca: SKU000605

Botuesi: Toena

Zbathur, Flutura Acka

Në tempullin e poezisë janë të paktë xhonglerët e fjalës. Flutura Açka është një e tillë. Poezia e Açkës spikat për parapëlqimet drejt një vargu me ngarkesa të epshme figurative, me prapthina e përmbyllje të befta. Të shkruash bukur nuk është e lehtë.
500 Lekë
More

Referenca: 2601

Botuesi: Toena

Ku je, Flutura Acka

Janë vitet '80 të shekullit XX në Skampis, një qytet shqiptar i kohës së diktaturës. Ira Gjoni, një vajzë shumë e re, jeton në Qytezë, një lokalitet pranë Skampisit, e detyruar nga një "liri" e çuditshme që ia jep një sëmundje e rëndë, të lëvizë nëpër Shqipëri në kërkim të shërimit dhe të zbulimit të pikëpyetjeve të familjes së saj të shkokluar nga fati.
1 300 Lekë
More

Referenca: 2929

Botuesi: Skanderbeg Books

Kukullat nuk kane atdhe, Flutura Acka

A është ky atdheu që meritojmë? Një grup kukullash, që një çast të caktuar vendosin të dalin në jetën reale, mëtojnë gjatë nëpër Tiranën e ditëve tona, t'i gjejnë përgjigje pyetjeve që i mundojnë, ato dhe qytetarët e vendit të tyre.
1 350 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Hiri, Vetmi gruaje, Flutura Açka

Ne jemi kalimtarë të rastit në magjistralen e madhe e të pafund të kohës dhe përpjekja t'i shmangemi shpesh monotonisë sonë është pandehma e radhës që merr shenjat e ngjarjes kur në të vërtetë në indiferencën e shtrirjes së kohës s'ka qenë veçse një nuancë ndryshe e shpërfilljes që na bën të besojmë se jetojmë kur s'bëjmë gjë tjetër veçse mbledhim.
1 000 Lekë
More