• Ka mbaruar
Stina e armeve (kopertine e trashe), Petro Marko
  • Stina e armeve (kopertine e trashe), Petro Marko

Stina e armëve (kopertinë e trashë), Petro Marko

SKU000567
OMSCA-1

Lindi ne fshatin Dhërmi të Bregut. U rrit nga gjyshja Mama Mille. I ati ishte pasuruar nepërmjet tregtisë së qitros. Por e la të vogël sepse u sëmur gjatë internimit në ishujt e Tirrenit nga italianët. Që kur ishte nxënës i shkollës tregtare në Vlorë, që e nisi më 1924 dhe e kreu në vitin 1932, filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra.

800 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Stina e armëve (kopertinë e trashë)
Origjinali: Stina e armëve
Gjinia: Roman
Autori: Petro Marko
Shtëpia botuese: Omsca – 1
Viti: 2003
Fq. 464
Pesha: 0.59 kg
ISBN: 978-99927-52-31-9

Mbi autorin

Lindi ne fshatin Dhërmi të Bregut. U rrit nga gjyshja Mama Mille. I ati ishte pasuruar nepërmjet tregtisë së qitros. Por e la të vogël sepse u sëmur gjatë internimit në ishujt e Tirrenit nga italianët. Që kur ishte nxënës i shkollës tregtare në Vlorë, që e nisi më 1924 dhe e kreu në vitin 1932, filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra.

Në atë shkollë pat, ndër të tjerët, si drejtor arsimtarin e studiuesin Kolë Kamsi, dhe si mësues Ernest Koliqin; shkollë në të cilen jepnin mësim dhe shumë mësues italianë, një nga këto i prezantoi me "Manifestin" e Marksit. Pasi kreu shkollën sorollatet nëpër Tiranën e zymtë të asaj kohe në kërkim të ndonjë pune derisa takohet një ditë me Hilë Mosin, asokohe Ministër i Arsimit, i cili e caktoi mësues në Dhërmi.

Më pas transferohet për në Dhuvjan të Dropullit. Mosi do t'i thoshte "Të shkruesh vjersha. Vjersha asht shprehja ma njerëzore e mendimit dhe e zemrës". Qëndron në kontakt të vazhdueshëm me shtypin komunist, nepërmjet gazetave greke, të cilat ia jepte Asim Vokshi. Nga një ngatërresë që pati, u gjet preteksti se Petrua i jepte nxënësve literaturë komuniste (akuzë e pavërtetë).

Kështu që u detyrua të largohej për herë të parë në Greqi, qëndron në Korfuz, ku bie në kontakt me emigrantët politikë të atjeshëm me në krye dr. Omer Nishanin. Pastaj niset për në Athinë, ku kishte të vëllanë Dhimitrin (Mimon), që ishte larguar që fëmijë nga Bregu. Atje hyn në fakultetin e letërsisë, por përjashtohet pas një debati me rektorin të cilin Petroja i thoshte se "turp për ju që ende jetoni në kohë të Bizantit!...", ngaqë ai e shikonte si turp që një himarjot të ishte mësues i shqipes.

Nëpërmjet punëdhënësit të së vëllait krijohet mundësia të hyjë në një shkollë jo shtetërore, në fakultetin ekonomiko - politik. Shqyrton mundësinë të shkojë në Bashkimin Sovjetik, ku në atë kohë ishte dhe Sejfulla Malëshova, Ali Kelmendi e Tajar Zavalani, por bie poshtë si mundësi. Kthehet pas vendosjes të qeverisë liberale të Mehdi Frashërit në verë 1935.

Planifikohet Kryengritja e Fierit që dështon që në zanafillë e Riza Cerova vritet nga shtypja e Hamit Matjanit, dhe ikën nga Vlora për në Korfuz. Kthehet në nëntor pasi Branko Merxhani e Ismet Toto e thërrasin ngaqë do hapej një gazetë ("Koha e Re") si organ i qeverisë.

Gazeta mbyllet pas një artikulli bombastik mbi punëtorët e Kuçovës që Ethem Toto, asokohe Ministër i Brendshëm e pa si reaksionar e komunist. Shëtit nga një gazetë në tjetrën ("Illyria", etj.), dhe më 1936 boton revistën "ABC" bashkë me Branko Merxhanin, Dhimitër Godellin, Zavalanin, Migjenin, e cila u mbyll pas numrit të dytë. E internojnë në Porto Palermo (2 javë) e pastaj në Llogara, lirohet me interesimin te Merxhanit e I. Totos.

Bashkëpunon në "Përpjekja shqiptare" e B. Merxhanit, që Brankoja donte t'a vinte si antipod i "Hylli i Dritës". Por largohet pasi Merxhani shkroi artikullin "Pse nuk jam marksist" i detyruar nga censura e kohës. Pasi në një gazetë tjetër del haptas me idetë e tij pro - proletariatit, i bie halë në sy Musa Jukës, i cili për ta pajtuar i propozon postin e zv/prefektit në Himarë.

Petro i jep fjalën se do e pranojë pasi të shkojë në Athinë e të japë ca provime, por duke lexuar mes rreshtash korrupsionin. Takohet me Migjenin para se të niset (1937), dhe pastaj me të mbërritur në Athinë merr anijen për në Francë, Marsejë. Anija i ra përreth Mesdheut (Izmir, Xhafa, Aleksandri, Tripoli). Mbërrin në Marsejë, dhe gjen në Paris Llazar Fundon e Ali Kelmendin.

Merr direktivat nga një "shok" serb që mbante si nofkë "Robert" dhe caktohet kryetar i grupit prej 113 që u nis për në Albacete ku ishte qëndra e Brigadave Internacionale. Bashkohet me vullnetarët e brigadës "Garibaldi" në Spanjë, shkon për në Kuintanar de la Republica. Merr pjesë në Mbledhjen e Shkrimtarëve Antifashistë në Valencia, ku ishin edhe Ernest Hemingway, Pablo Neruda, etj.

Lëviz nga Estremadura, Aragona, Gondez e mandej prapë në Francë, ku herë në Paris e herë në Grenoble i financuar nga Ndihma e Kuqe Internacionale i veshur me petkun dhe karizmën e interbrigadistit (vullnetar me brigadat internacionale) u ngarkua me agjitacionin në rininë universitare të Grenoble. Hyn në Itali nga fundi i vitit 1939. Pas shumë vitesh kthehet në atdhe sepse Kominterni kishte porositur të dërgonte legalisht ose jo të gjithë komunistët në vendet e tyre.

Kthehet në Dhërmi dhe mendon pajtimin me Dukatin, hasmëri të vjetra. Në Vlorë nis e harton trakte, shqip e italisht, kundër fashizmit. E burgosin, në Vlorë, në Tiranë (maj 1940)... pas marsit 1942 e nisin për në Itali, Palermo e Ustikë. Shkruan "Një natë e dy agime", poemat "Nase labi", "Horizonti në kuletë", "Parada e të uriturve", romanet "Kodashi", "Rrugëve të luftës", "Nisja pa mbarim", "Bija e kapitenit"... Pas çlirimit te jugut të Italisë nga forcat aleate anglo - amerikane çan burgun së bashku me të burgosur të tjerë dhe kalon në zonat e çliruara Italiane.

Në vitin1944 arrestohet nga gjermanët nga të cilët shpëton në sajë të mësuesit të gjimnazit, E. Koliqit dhe po atë vit kthehet në Shqipëri. Në përfundim të Luftës Antifashiste në vitin 1944 kthehet në Shqipëri duke organizuar edhe ardhjen e gati 300 shqiptarëve të tjerë në kohën kur shqiptarët kishin mbetur pa kurrfarë organizimi.

Kur kthehet në Shqipërinë e çliruar, ftohet që të qëndrojë në krye të gazetës "Bashkimi" në Tiranë nga 1945 - 1947, nga një kontroll i befasishëm i gjejnë shkrime jashtë vijës së partisë, (shkruan se Hysni Kapo e shpëton nga pushkatimi) lirohet më 15 maj 1950. Në vitin 1957 mësues në teknikumin "8 Nëntori". Boton "Hasta la vista" në vitin 1959. Në vitin 1973 i hiqet e drejta për botim. Më 1975 i fusin në burg të birin. Vdes më 27 dhjetor 1991 dhe varroset sipas amanetit pa ceremoni.

Detajet e librit
SKU000567

Të dhënat

Autori
Petro Marko

Referencat specifike

isbn
9789992752319
ean13
9789992752319
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Viti i elefantit, Brajan Sukaj

Zërat e njerëzve në panik po bëheshin gjithnjë e më të vagullta, derisa u kthyen në jehona zërash të shformuar që vinin nga një burim i papërcaktuar. U ul në rërë, më pas u shtri. 
1 200 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Ngjizja e papërlyeme, Agron Tufa

Romani tetralogjik i Agron Tufës "Ngjizja e papërlyeme" është një sagë rrëqethëse e shoqërisë shqiptare në fillim të viteve '60, fill pas prishjes me BRSS-në, që nis me zhburrnimin e bashkëshortëve shqiptarë, të cilët Partia i detyroi të ndajnë gratë e tyre ruse dhe të prishnin familjet e krijuara me to. Nis kështu izolimi, lufta e klasave dhe projekti i...
1 800 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Matilda, Brunilda Zllami

Matildës i rrëshqiti një lot që la një pullë të madhe në jastëk. E ëma nuk dinte si sillej ai me të. Si e lidhte me rripin e pantallonave, pastaj e rrihte. Në fund i thoshte të mos fliste, se përndryshe do e çonte në burg bashkë me të ëmën.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Vdekja i ka sytë e kaltër, Luan Rexha

Mos frikja e autorit nga shkrimi i një vepre në kufij tipologjikë të ndërmjetëm vjen nga vetëndërgjegjja se vetëm stili e bart përmbajtjen, ashtu siç ndodh me personazhin e veprës, i cili mes formave ekscentrike të jetës, në ndjekje të vazhdueshme të elegantes për të realizuar pareshtur një profil prej dandy.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2124

Botuesi: Te tjere

Dialektika e arsyes dhe e sugjestionit, Robert Thomanikaj

Ngjarjet e romanit vërtiten në një repart të uzinës Traktori. Nën melodinë e një kitare përzihen në verën e nxehtë të vitit 1983 flokët e gjata të personazhit kryesor, moda e huaj e të rinjve të tjerë, hallet e një sekretari partie, shoqëria e Romeos dhe Kujtimit, probleme fejese, dega e brendshme, halle uzine, tema filozofike, dashuri platonike, etj.
500 Lekë
More

Referenca: SKU001816

Botuesi: Toena

Lëkura e qenit, Fatos Kongoli

Një histori dashurie e rishfaqur në tri breza, një takim plot pikëpyetje e të panjohura me mijëvjeçarin e ri, një përpjekje për t'u çliruar nga dhembjet e së kaluarës. Po a është e mundur të shpëtojmë nga ankthi i hijeve tona?
700 Lekë
More

Referenca: 2135

Botuesi: Albin

Uji i gjalle, Gjergj Uli

Ne, shqiptarët, endemi nën këtë qiell që na ka rënë për pjesë, endemi dhe nuk dimë ku shkojmë. Në fakt askurrë nuk kemi ditur, sepse ne nuk besojmë as në veten tonë e jo më në Zot. Ne ulemi në gjunjë të lutemi dhe ia bëjmë me sy djallit.
600 Lekë
More

Botuesi: Toena

Kolerë në kohë të dashurisë, Namik Dokle

Njerëzor në dhimbje dhe pjesë e dhimbjes në greminën e tjetrit,një peizazh shpirti n ë një botë koleriane,ku gjithcka është  e turbullt, mendja, qëndresa,rendja, poezia, e fshehta,dashuria e  përgjysmuar, poetët, fati i njeriut dhe malli... Është nga romanet më  të  mira të letersisë  sonë dhe, pa dyshim, ndër më tronditëset.
1 100 Lekë
More

Botuesi: Toena

Kryevepra të pakryera, Bashkim Shehu

Më anë tjetër, pikërisht për aq sa është me vend gjykimi i mësipërm, krijimtaria e tij përbën dështimin më madhështor në letërsinë shqipe të të gjitha kohëve.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Ndërhyrjet e zotit Shyti, Ardian Vehbiu

Që ky libër merr përsipër të riprodhojë monologë dhe situata të këtij personazhi që mban emrin tim, frekuenton të njëjtat mjedise si unë dhe miqtë e mi dhe që, në thelb, pretendon të jetë i njëjti me mua, kjo më lë mua, personin real, indiferent.
800 Lekë
More

Botuesi: Buzuku

Stina e stinëve, Kasëm Trebeshina

Duke tematizuar pa kurrfarë kufizimi çdo gjë dhe çdo problem me një qëndrim autentik e autonom, që shpërthen herë në një kritikë sublime e herë në një ironi olimpike, autori edhe në punë të procedimit e të strukturimit të fjalës artistike i shkel të gjitha normat, skemat e tabutë e estetikës dhe të etikës zyrtare.
700 Lekë
More

Botuesi: Toena

Një sagë e vogël, Besnik Mustafaj

Ky libër, më shumë se një roman, është një përrallë e hidhur, me raste të përsëritura burlesku. Burgu, një institucion i paturpshëm i pushtetit totalitar, është konstantja e pakthyeshme në historinë e një vendi që mund të quhej Shqipëri, por shumë mirë mund të quhej edhe Serbi, Maqedoni ose Kosovë - emri nuk përmendet.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001221

Botuesi: OMBRA GVG

Dashuri e harruar, Dhimitër Xhuvani

Eufemizmi ``profesioni më i vjetër në botë`` është mbules më cinike, më fyese dhe më e turpshme për pjesën më të viktimizuar dhe më të dhimbshmë të shoqërisë. Cilësimi i kohëve moderne ``mishi i bardhë``, i huazuar nga tregu i shumicës apo i pakicës nuk duket më i fisme. Në të gjithë kohët, shteti ka ndërtuar marrëdhënie vetëm armiqësore me këtë shtresë. 
600 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Simfonia e pambaruar, Grigor Banushi

Inspektori Byzh nuk kishte asnjë koment për të dhënat personale të qytetarit Adrian Mara, viktimë e një sulmi më 18 shtator, në orën 18:10, në të dalë të Sen Orionit. Ngjarja u raportua nga polici i zonës, Zhylien Larme. Më pas qytetari Mara u dërgua në spitalin rajonal në Sen Deni.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

E katërta, Balil Gjini

Shenja e hatasë që do të pllakoste qytetin tonë ishte dhënë qysh më parë, ishte dhënë qysh kur një tufë korbash i lanë sprethet e shkëmbinjve e të honeve dhe filluan të vejevinin mbi akrepat e sahatit të qytetit tonë, duke kruar sqepat në ta, duke u cpërfëndur gjithë sevda zie me njëri – tjetrin dhe, ç'është më e keqja, duke i ngarkuar ata me glasa të...
600 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000500

Botuesi: OMSCA-1

Ultimatumi, Petro Marko

Titulli: UltimatumiOrigjinali: UltimatumiGjinia: RomanAutori: Petro MarkoShtëpia botuese: Omsca-1Viti: 2002Fq. 308Pesha: 0.321 kg.
480 Lekë
More

Referenca: SKU000541

Botuesi: OMSCA-1

Hasta la vista, Petro Marko

Është romani i parë i autorit dhe më i rëndësishmi për kohën, kur e shkroi, si në rrafshin artistik ashtu dhe në atë tematik. Rëndësia e tij qëndron veçanërisht, se lajmëroi kthesën në rrjedhat historike të romanit shqiptar. Romani sjell rrëfimin e luftës në Spanjë, ku kryesisht veprojnë personazhe nga mesi i vullnetarëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000547

Botuesi: OMSCA-1

Çuka e shtegarit, Petro Marko

Lart, diku në ajërFluturimi i një shpendiPërvijon shkronja dhe shkronjat fjalëDiçka do të thotë...Çudi! Krisma nuk u dëgjua.Kush qëlloi... kush?Në tokë shpendi u rrëzua(Diçka deshi të thoshte...)Po ky gjak ç'është?Ç'është kjo njollë e errëtNë gjoksin tim?Kush qëlloi... kush?
590 Lekë
More

Referenca: SKU000569

Botuesi: OMSCA-1

Intervistë me vetveten (Retë dhe gurët), Petro Marko

Thonë se gurët e mëdhenj atje poshtë në Shënmëri, janë burrat që janë kthyer dhe kanë vdekur në vend. Po të jesh trim dhe zëmërbardhë e po të shkosh andej natën, i dëgjon të dëftojnë historitë e tyre. 
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000573

Botuesi: OMSCA-1

Qyteti i fundit, Petro Marko

Në këtë roman bëhet fjalë për fundin e ushtrisë pushtuese italiane në Shqipëri. Pas kapitullimit të fashizmit, në portin e Durrësit tubohen ushtarët e mbetur nga lufta dhe presin anijet nga Italia për t'u kthyer në vendin e tyre. 
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000784

Botuesi: Almeira

Nata e Ustikës, Petro Marko

Romanet "Hasta la vista ", "Një emër në katër rrugë " dhe "Nata e Ustikës", janë romanet më autobiografikë në letërsinë tonë. Pas personazhit kryesor të secilit roman (Gori, Gjikë Bua, Andrea) lexuesi fare lehtë do ta identifikojë vetë autorin.
800 Lekë
More

Referenca: 2110

Botuesi: Te tjere

Shpella e piratëve, Petro Marko

Shpella e piratëve ështe një nga romanet e mirënjohura të shkrimtarit tonë të dashur Petro Marko. Ky roman është dramatizuar dhe inskenuar në disa variante dhe ndonëse libri është botuar për herë të parë në 1964, te ish Shtëpia botuese "Naim Frasheri", ne mundëm ta nxjerrim në faqen tonë vetëm në ribotimin e tij të dhjetë.
400 Lekë
More

Referenca: 2328

Botuesi: OMSCA-1

Stina e armëve, Petro Marko

Lindi ne fshatin Dhërmi të Bregut. U rrit nga gjyshja Mama Mille. I ati ishte pasuruar nepërmjet tregtisë së qitros. Por e la të vogël sepse u sëmur gjatë internimit në ishujt e Tirrenit nga italianët. Që kur ishte nxënës i shkollës tregtare në Vlorë, që e nisi më 1924 dhe e kreu në vitin 1932, filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra.
800 Lekë
More