• Banner

  • Ka mbaruar
Odin Mondvalsen, Kasem Trebeshina
  • Odin Mondvalsen, Kasem Trebeshina

Odin Mondvalsen, Kasëm Trebeshina

Odin Mondvalsen e Kasëm Trebeshinës është vepër unikale e letërsisë shqipe, e cila në mënyrë lapidare arrin ta shpjegojë artistikisht dukurinë e totalitarizmit komunist. Trebeshina ndërton një rrëfim që e nyjëton idenë e shprishjes shpirtërore të individëve dhe të kolektivitetit...

80,50 SEK
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Odin Mondvalsen, një histori dashurie
Gjinia: Roman
Autori: Kasëm Trebeshina
Shtëpia botuese: Buzuku
Viti: 2016
Fq. 104
Pesha: 0.129 kg.
ISBN: 978-9951-08-216-7

Komente mbi librin

""Odin Mondvalsen" e Kasëm Trebeshinës është vepër unikale e letërsisë shqipe, e cila në mënyrë lapidare arrin ta shpjegojë artistikisht dukurinë e totalitarizmit komunist. Trebeshina ndërton një rrëfim që e nyjëton idenë e shprishjes shpirtërore të individëve dhe të kolektivitetit...

Ai që e lexon "Odin Mondvalsenin" do të mund ta ketë të qartë pse shqiptarët e Shqipërisë Administrative aq pak janë të lidhur me kombin, pse e braktisin atdheun, pse nuk mund ta rimëkëmbin shtetin e tyre."

Ramadan Musliu

"Në vështrim të parë, por edhe në thellimin tek brendësia e materies tekstore, proza ""Odin Mondvalsen" formaton tiparet e antiromanit. Përcaktimi në të kundërtën e romanit (ironizimit të zhanrit klasik), buron nga forma artistike, sidomos nga mënyra se si e ka kompozuar veprën duke shprishur radhitjen lineare të episodeve dhe kapitujve."

Behar Gjoka

"Jo më kot kjo vepër, ndofta një nga më tragjiket e autorit, nuk titullohet as roman, as novelë, por "Një histori dashurie". Këto janë çastet e paparashikuara në programin e utopistëve, e nëse janë shpeshherë të paligjshme, bëhen edhe më të vyera. Ajo çka nuk mund ta konceptojë një shkrimtar që nuk e ka provuar mbi shpinë regjimin totalitar është pikërisht kjo: përshtatshmëria e njerëzve ndaj çdo situate, qoftë kjo edhe një përshtatshmëri e llojit odinmondvalsenian."

Aurel Plasari

""Odin Mondvalsen" u krijua në vitet 1955 – 1956, pikërisht në kohën e absurdit beketian, në kohën e antiromanit, në kohën e "rifrymëzimeve" me veprat e simbolistëve dhe prozën e tingujve të Gertrud Shtajnit, themeluesve të artit abstrakt dhe action art – it."

Veli Karahoda

Detajet e librit
Buzuku
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001308

Botuesi: Buzuku

Këngë për Kosovën, Kasëm Trebeshina

Poezia është dimension i veçantë në kompleksin artistik trebeshian dhe, pos si zhanër i veçantë, shdtrihet kudo: është jo vetëm pjesë përbërëse e teksteve të përkatësive të ndryshme, por edhe vetë lënda e shtrirë kudo... Është një amalgamë që shkrin njësitë më të vogla po dhe tërësitë artistike, duke i dhënë shpirt artit të tij.

Çmimi 57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001318

Botuesi: Buzuku

Tregtari i skeleteve, Kasëm Trebeshina

Tregtari i skeletëve ka si motiv esencial të rrëfimit rolin e intelektualit klasor. Asmut Rrakatja niset në misionin politik për të mbledhur skeletët, të cilët do të dëshmonin përmasën e fitores. Bredh nga despotati në despotat në kërkim të eshtrave, numri i saktë i të cilëve është i lëvizshëm.

Çmimi 80,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Buzuku

Historia e atyre që s'janë, Kasëm Trebeshina

Homo dramatikusi i Kasëm Trebeshinës përjeton rënie në nivelet më të ulëta të nënshtrimit dhe të prostituimit fizik e shpirtëror, por edhe ngritje në nivelet më sublime të heroit me guxim mbinjerëzor kur e mund frikën nga vdekja, që ishte instrument efikas i terrorit në kohën e diktaturës.

Çmimi 69,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Stina e stinëve, Kasëm Trebeshina

Duke tematizuar pa kurrfarë kufizimi çdo gjë dhe çdo problem me një qëndrim autentik e autonom, që shpërthen herë në një kritikë sublime e herë në një ironi olimpike, autori edhe në punë të procedimit e të strukturimit të fjalës artistike i shkel të gjitha normat, skemat e tabutë e estetikës dhe të etikës zyrtare.

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Fshati mbi shtatë kodrina, Kasëm Trebeshina

Novela "Fshati mbi shtatë kodrina" është ndoshta më e ngulitura në traditën shqiptare, sidomos të rrëfimit popullor. Njëkohësisht ajo është e mbarsur me elementin e absurdit dhe të dyshimit të vazhdueshëm mbi të vërtetat e botës "reale". Në letërsinë tonë të shkruar ky lloj konceptimi, që autori e quan "realizëm simbolik".

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Mekami, Kasëm Trebeshina

Mekami është një roman i ndërlikuar, në mënyrën si përballet me të vërtetat historike. Qëndrimi i romanit ndaj një periudhe, i ndryshëm nga të vërtetat historike, e bëjnë të ndërlikuar pozicionin që mund të mbajë lexuesi kur përballet me përmbysjen e disa fakteve, të njohura krejt ndryshe prej tij.

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000647

Botuesi: Onufri

Qorrfermani, Ismail Kadare

Qorrfermani", shkruar më 1984, u botua për herë të parë në përmbledhjen me tregime e novela "Ëndërr mashtruese", më 1991, kur autori, ndërkaq, kishte lënë Shqipërinë dhe kishte kërkuar strehim politik në Francë.

Çmimi 57,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Po shkoj të kap Enisin, Edmond Tupja

Ti, në këtë çast, po pyet veten kush jam unë ose ndoshta nga emri dhe mbiemri im po nxjerr si përfundim se unë quhem Enis, aq më tepër që, pa diskutim, kamerat e sigurisë te magazina qendrore e Idlir Metallës do të më kenë filmuar, vetëm se nga prapa, me xhupin që e kam firmato, ndonëse firma Enis nuk njihet në Thabore, kryeqytetin e ardhshëm të...

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000671

Botuesi: Onufri

Pritje te bukura, Ani Wilms

Ky roman është me ngjyra rozeblu, me shumë ndjenja të ëmbla, situata të buta, biseda me ton të ulët, në sfondin e një Shqipërie të egër, me shumë probleme. Merita e Ani Wilms-it është se në këtë gjëmë, në këtë humnerë, na çon vetëm në pritje të bukura...

Çmimi 57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001777

Botuesi: UET Press

Shqiperia, Ben Blushi

"Të jetosh në ishull", "Otello, Arapi i Vlorës" dhe romani i ri "Shqipëria" janë një triptik i kompletuar i një talenti të ri të letërsisë shqipe dhe gjithaq një fenomen kulturor që meriton të kapërcejë kufinjtë e hapësirës shqiptare në dekadën që vjen, duke prodhuar një shkrimtar tjetër ndërkombëtar nga gjuha shqipe.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2328

Botuesi: OMSCA-1

Stina e armëve, Petro Marko

Lindi ne fshatin Dhërmi të Bregut. U rrit nga gjyshja Mama Mille. I ati ishte pasuruar nepërmjet tregtisë së qitros. Por e la të vogël sepse u sëmur gjatë internimit në ishujt e Tirrenit nga italianët. Që kur ishte nxënës i shkollës tregtare në Vlorë, që e nisi më 1924 dhe e kreu në vitin 1932, filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra.

Çmimi 92,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001454

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Skënderbeu, Sabri Godo

Një roman historik i shkruar nga autori i mirënjohur Sabri Godo. Një roman ndryshe nga të tjerët, që tregon historinë e heroit tonë kombëtar. Një roman që përshkruan trimëritë e luftës 25-vjeçare kundër turqve, por edhe ndjenjat e tij, çfarë ai mendon, mënyrën e të dialoguarit me të afërmit, me ushtarët, me trimat shqiptar.

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Boshi, Besnik Mustafaj

Kompozimi i romanit është i mirëmenduar. Ai ka pesë tablo: e para, dashuria e Ana B.-së dhe Agronit në një dhomë hoteli, ku afshi i ngrohtë njerëzor shkrin jo vetëm akullimin stinor dimëror, por edhe vetë atë të kohës së "ngrirë"; e dyta, ndodhia e vdekjes së Ana B.-së dhe minatorëve.

Çmimi 92,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Një sagë e vogël, Besnik Mustafaj

Ky libër, më shumë se një roman, është një përrallë e hidhur, me raste të përsëritura burlesku. Burgu, një institucion i paturpshëm i pushtetit totalitar, është konstantja e pakthyeshme në historinë e një vendi që mund të quhej Shqipëri, por shumë mirë mund të quhej edhe Serbi, Maqedoni ose Kosovë - emri nuk përmendet.

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Liria ime, Mehmet Kraja

"Liria ime" nuk është shkruar si roman tradicional, por duke bërë një thyerje të fortë të zhanrit dhe, duke shkelur vise të panjohura të imagjinatës, arrin të ndërlidhë përsosmërisht rrëfime të dhembshme nga njerëz të ndryshëm, të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët me njëri-tjetrin, përveç fatit të keq që i përndjek në palumturinë e tyre.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Prishtina, Mehmet Kraja

Në Prishtinë u ktheva më 18 qershor 1999, gjashtë ditë pas hyrjes së trupave të NATO – s në Kosovë. Në pragun e derës së apartamentit tim gjeta një mut të mbuluar nga mizat me krahë të shndritshëm, të cilat zukatnin hareshëm në ajrin kundërmues të korridorit.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Infiniti Blu, Mimoza Hafizi

Romani u jep përgjigje pyetjeve rreth pafundësisë dhe përjetësisë. A është e pafundme Bota? Apo është thjesht një strukturë gjigante që diku përfundon? E si mbaron? Sa larg kemi mundur ta shohim me instrumentet tona?

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Porta e fatkeqësisë, Leom

E bindur dhe e rritur mes një intrige të shtyrë nga qenie njerëzore, që e shohin me shumë si të përdorshme, si një vegël pune me të cilën ke të drejtë të veprosh me të, si një send të çmuar me të cilin me forcën e dhuntisë mund ta përçmosh,apo si një fasadë të cilës mund t'ia ndërrosh ngjyrën sipas dëshirës.

Çmimi 149,50 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)