• Banner

Mekami, Kasem Trebeshina
  • Mekami, Kasem Trebeshina

Mekami, Kasëm Trebeshina

Mekami është një roman i ndërlikuar, në mënyrën si përballet me të vërtetat historike. Qëndrimi i romanit ndaj një periudhe, i ndryshëm nga të vërtetat historike, e bëjnë të ndërlikuar pozicionin që mund të mbajë lexuesi kur përballet me përmbysjen e disa fakteve, të njohura krejt ndryshe prej tij.

6,94 CHF
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mekami
Gjinia: Roman
Autori: Kasëm Trebeshina
Shtëpia botuese: Buzuku
Viti: 2016
Fq. 120
Pesha: 0.145 kg.
ISBN: 978-9951-08-218-1

Komente mbi librin

"Në qendër të romanit "Mekami" të Kasëm Trebeshinës vihet pyetja: Kush janë shqiptarët? Një pyetje tronditëse dhe krejt e pamënjanueshme. Prania dhe zhvillimi i plotë i disa linjave që vendosin përballë caqet kohore mbi pesë shekujsh, zbërthimi linear dhe në të gjitha përmasat i personazheve, si dhe përthithja e kaq shumë lëngjeve si materie rrëfimore, i japin "Mekamit" tiparet e një romani të përfunduar si art dhe domethënie.

"Mekami" është ndër librat e parë të realizuar artistikisht, ku historia shformohet dhe formësohet si art, pra duke lexuar edhe anën tjetër të medaljes të historisë, që ekziston e jo se shpiket, domethënë pjesën e padukshme dhe të nënkuptuar, kryekreje duke çmitizuar atë dhe padukshmërinë duke e fokusuar si esencialitet letrar..."

Behar Gjoka

""Mekami" është pa dyshim një nga ballafaqimet më të ashpra të Kasëm Trebeshinës me vetveten, me njeriun dhe me historinë tonë në një diakronik prej 500 vjetësh, pra, është zëri më dramatik i ndërgjegjes së tij përballë vetvetes, këtij njeriu dhe kësaj historie. "Mekami" ka një strukturim modern dhe e pasuron prozën tonë të sotme. Një vepër që shqipton dramën tonë shpirtërore..."

Anton Nikë Berisha

""Mekami" është një roman i ndërlikuar, në mënyrën si përballet me të vërtetat historike. Qëndrimi i romanit ndaj një periudhe, i ndryshëm nga të vërtetat historike, e bëjnë të ndërlikuar pozicionin që mund të mbajë lexuesi kur përballet me përmbysjen e disa fakteve, të njohura krejt ndryshe prej tij."

Anila Mullahi

""Mekami" i kundërvihet mitit të realizmit socialist, që e nxjerr figurën e Skënderbeut si qëndresën më të fortë të popullit shqiptar, nga i cili do të frymëzoheshim edhe ne që u rezistonim të gjitha sulmeve të borgjezëve, revizionistëve, social – imperialistëve..."

Edmond Çali

Detajet e librit
Buzuku

Referencat specifike

isbn
9789951082181
ean13
9789951082181
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001308

Botuesi: Buzuku

Këngë për Kosovën, Kasëm Trebeshina

Poezia është dimension i veçantë në kompleksin artistik trebeshian dhe, pos si zhanër i veçantë, shdtrihet kudo: është jo vetëm pjesë përbërëse e teksteve të përkatësive të ndryshme, por edhe vetë lënda e shtrirë kudo... Është një amalgamë që shkrin njësitë më të vogla po dhe tërësitë artistike, duke i dhënë shpirt artit të tij.

Çmimi 4,95 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001318

Botuesi: Buzuku

Tregtari i skeleteve, Kasëm Trebeshina

Tregtari i skeletëve ka si motiv esencial të rrëfimit rolin e intelektualit klasor. Asmut Rrakatja niset në misionin politik për të mbledhur skeletët, të cilët do të dëshmonin përmasën e fitores. Bredh nga despotati në despotat në kërkim të eshtrave, numri i saktë i të cilëve është i lëvizshëm.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Buzuku

Historia e atyre që s'janë, Kasëm Trebeshina

Homo dramatikusi i Kasëm Trebeshinës përjeton rënie në nivelet më të ulëta të nënshtrimit dhe të prostituimit fizik e shpirtëror, por edhe ngritje në nivelet më sublime të heroit me guxim mbinjerëzor kur e mund frikën nga vdekja, që ishte instrument efikas i terrorit në kohën e diktaturës.

Çmimi 5,95 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Buzuku

Stina e stinëve, Kasëm Trebeshina

Duke tematizuar pa kurrfarë kufizimi çdo gjë dhe çdo problem me një qëndrim autentik e autonom, që shpërthen herë në një kritikë sublime e herë në një ironi olimpike, autori edhe në punë të procedimit e të strukturimit të fjalës artistike i shkel të gjitha normat, skemat e tabutë e estetikës dhe të etikës zyrtare.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Fshati mbi shtatë kodrina, Kasëm Trebeshina

Novela "Fshati mbi shtatë kodrina" është ndoshta më e ngulitura në traditën shqiptare, sidomos të rrëfimit popullor. Njëkohësisht ajo është e mbarsur me elementin e absurdit dhe të dyshimit të vazhdueshëm mbi të vërtetat e botës "reale". Në letërsinë tonë të shkruar ky lloj konceptimi, që autori e quan "realizëm simbolik".

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Mërkuna e zezë, Agron Tufa

Agron Tufa ikën nga simbolika e ndërtuar me lëndë empirike realiste dhe na tërheq bukur, thjesht, ëmbël, në një rrëfim ku përzihen ngjarje, ndodhi, peizazhe realiste, me përfytyrime të praktikave mitike, në një botë ku misteri dramatik përzihet me seksin, jeta dimërore e fshatit malor zhytet në një mjegull të paparë marrëdhëniesh magjie.

Çmimi 5,95 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000041

Botuesi: Botimet Dudaj

Preja e nje martese te lodhur, Rudina Xhunga

“Preja e një martese të lodhur” është një roman për dashurinë. Në faqen e dedikimit autorja shkruan: Për ata që duhen; me frikë se bëhen tre dhe ankth mos mbeten një. Kanë thënë për librin “Eshtë një mnyrë të shkruari me sinqeritet, pa poza, një realizëm pa makijazh. Një libër I shkruar me mendje, me zemër,

Çmimi 6,44 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Klubi Karavasta, Maks Velo

Ky roman, në fillin, lindi si novelë. Tani po e botoj të plotë, në dy pjesë. Pjesa e parë, botuar nga Korbi (2004) dhe ribotuar nga Toena (2014), nuk ka asnjë ndryshim. Pjesën e dytë e shkrova pas 12 vitesh, sepse e ndjeva që këtë vepër e kisha lënë të paplotësuar.

Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000665

Botuesi: Onufri

Përbindëshi, Ismail Kadare

Në laboratorin e tij të shkrimtarit, Kadare rimerr përvoja të provuara në të kaluarën nga tragjikët grekë, e më pas nga Dante e Shekspiri. Këto përvoja ai do t'i zgjerojë duke kërkuar formulën e një përmase, që të përmblidhte kohën dhe hapësirën.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000662

Botuesi: Onufri

Nata me hënë, Ismail Kadare

Kur Ismail Kadare shkroi "Nata me hënë" mendonte se kishte bërë një novelë lirike, intimiste dhe ja përsëri rojet besnike të regjimit çirreshin si në rastin e "Koncert në fund të stinës", tre vjet më parë. Në këtë rast kishte qenë pak pas "vetëvrasjes" misterioze të kryeministrit.

Çmimi 4,95 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

E hëna e parë e dhjetorit, Ledion Krisafi

Në këtë roman përshkruhet jo një ngjarje, sepse nuk ka një subjekt të veçantë, por një gjendje. Personazhet lëvizin në një përmasë paksa jashtë kohe dhe hapësire, ata lëvizin në një gjendje të caktuar, që janë diskutimet e tyre për vdekjen dhe ekzistencën. Ata janë të rinj por dhe të vjetër.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Dritarja e Marin Shkrelit, Ndue Ukaj

Kohësisht fillimi i romanit vendoset shumë vite pas luftës në vendin tonë, por që realisht është fundi i fabulës dhe rrëfimit të Marin Shkrelit, një krijues dhe kontribuues për lirinë e vendit të tij, që tronditet me dëshirën e pakompromis të të rinjve për ta braktisur sa më parë, në çdo çast e në çdo rast, Kosovën, për të cilën ky kishte sakrifikuar shumë.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Fenix

Pritja, Rudolf Marku

Pas kësaj ajo e mbylli telefonin. Për një çast desha ta marr në telefon përsëri… T’i thosha se ajo do të jetonte gjatë. T’i thosha se ishte herët të mendonte për vdekjen! Por përnjëherë e kuptova artificialitetin e këtyre fjalëve. E dija se ishte hera e fundit që e dëgjoja zërin e saj. Edhe ajo vetë e kishte ditur këtë. Kjo ishte arsyeja që kishte folur,...

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000859

Botuesi: UET Press

Otello, Arapi i Vlores, Ben Blushi

Shkrimtari Ben Blushi vjen para lexuesit me romanin e dytë të tij "Otello, Arapi i Vlorës", plot një vit pas suksesit të pazakontë të librit të tij të parë "Të jetosh në ishull", i cili theu rekordet gjysmëshekullore në tregun e librit shqip me mbi 20.000 kopje të shitura në dhjetë muaj. 

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Prishtina, Mehmet Kraja

Në Prishtinë u ktheva më 18 qershor 1999, gjashtë ditë pas hyrjes së trupave të NATO – s në Kosovë. Në pragun e derës së apartamentit tim gjeta një mut të mbuluar nga mizat me krahë të shndritshëm, të cilat zukatnin hareshëm në ajrin kundërmues të korridorit.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)