Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Çmimi 0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Çmimi 10,40 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Banner

Fshati mbi shtate kodrina, Kasem Trebeshina
  • Fshati mbi shtate kodrina, Kasem Trebeshina

Fshati mbi shtatë kodrina, Kasëm Trebeshina

Novela "Fshati mbi shtatë kodrina" është ndoshta më e ngulitura në traditën shqiptare, sidomos të rrëfimit popullor. Njëkohësisht ajo është e mbarsur me elementin e absurdit dhe të dyshimit të vazhdueshëm mbi të vërtetat e botës "reale". Në letërsinë tonë të shkruar ky lloj konceptimi, që autori e quan "realizëm simbolik".

6,94 CHF
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Fshati mbi shtatë kodrina
Gjinia: Roman
Autori: Kasëm Trebeshina
Shtëpia botuese: Buzuku
Viti: 2016
Fq. 152
Pesha: 0.199 kg.
ISBN: 978-9951-08-217-4

Komente mbi librin

"Novela "Fshati mbi shtatë kodrina" është ndoshta më e ngulitura në traditën shqiptare, sidomos të rrëfimit popullor. Njëkohësisht ajo është e mbarsur me elementin e absurdit dhe të dyshimit të vazhdueshëm mbi të vërtetat e botës "reale". Në letërsinë tonë të shkruar ky lloj konceptimi, që autori e quan "realizëm simbolik", ka për fqinj ndoshta vetëm tregimet me kukudhë e me ëngjëj të Mitrush Kutelit."

Ardian Klosi

"Trebeshina i hap për herë të parë lexuesit një dritare për të hyrë në një botë fantazie që ngjason me atë të rrëfimeve të Mitrush Kutelit. Stili surrealist i asaj çka autori e quan "realizëm poetik" i tij është rezultat i revoltës së vetëdijshme kundër rrymës sunduese të realizmit socialist."

Robert Elsie

"Novela "Fshati mbi shtatë kodrina" apo "Kapriçio shqiptare" është një rrëfim që projektohet nga perspektiva e fëmijës. Autori këtu, në vazhdën e paradigmës kuteliane të narracionit, të cilin ende nuk e ka tejkaluar tregimi shqiptar, rrëfen për historinë shpirtërore të kombit. Edhe këtu e kemi në formë induktive, ku përmes fakteve individuale rrëfehet fati i përgjithshëm i shqiptarëve dhe i Shqipërisë."

Ramadan Musliu

""Fshati mbi shtatë kodrina" është një prozë mbi fshatin shqiptar, më saktë mbi Shqipërinë, jetën dhe njeriun e saj, duke u vështruar shpirti, mendësia, mitologjia, faktet dhe ngjarjet markante historike, adetet dhe zakonet shqiptare."

Sylejman Syla

Detajet e librit
Buzuku

Referencat specifike

isbn
9789951082174
ean13
9789951082174
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2135

Botuesi: Albin

Uji i gjalle, Gjergj Uli

Ne, shqiptarët, endemi nën këtë qiell që na ka rënë për pjesë, endemi dhe nuk dimë ku shkojmë. Në fakt askurrë nuk kemi ditur, sepse ne nuk besojmë as në veten tonë e jo më në Zot. Ne ulemi në gjunjë të lutemi dhe ia bëjmë me sy djallit.
Çmimi 5,95 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Missing, Bashkim Hoxha

Rrëfimi nis me humbjen e Lorës, sepse sikurse thotë edhe vetë autori Hoxha, ky roman, nuk do të ishte shkruar i tillë, nëse Lora (qeni husky i autorit, i humbur para 4 vitesh) nuk do të kishte humbur. Humbja e Lorës e më tej mungesa e saj, e bëjnë autorin Bashkim Hoxha dhe personazhin e tij Grozi, të flasin, të rrëfejnë, të ndërtojnë një roman.
Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Kamarja e turpit, Ismail Kadare

Po ta shikojmë si tërësi "Kamaren e turpit", lehtë do të bindemi se fund e krye përshkohet nga një atmosferë e pastër tragjike, e cila ushqehet në mënyrë sistematike nga mekanizmat që i përcakton fuqia e pushtetit totalitar.
Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Josifopedia, Rikard Ljarja

Qirinjtë llamburitnin. Aroma e temjanit dhe era e tymit që lëshonin qirinjtë i jepnin solemnitet ceremonisë. Djali ishte i qetë dhe flinte në dorë të Marigosë. Nuna, me shumë delikatesë, filloi ta zhveshë djalin, pavarësisht se ai flinte në një gjumë të qetë e të thellë.
Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001336

Botuesi: Ideart

Charlotte, Henrik S. G.

Nuk do mundja kurrë të them se Charlotte pati hyrë në jetën time. Kjo gjë nuk mund të bëhej e mundur. Tek unë hyhej lehtësisht, dera e dhomës sime pothuaj nuk kyçej ndonjëherë. Shumë rrallë mund të ndodhte. Çdokush kish hyrë me lehtësinë më të madhe. E gjithë kjo lehtësi nuk do mund të nënkuptonte hyrje në jetën e dikujt.
Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Gotat e kristalit, Zharina Sinani

"Gotat e kristalit" është libri i parë i autores që sjell përmes imagjinatës së përndezur realitetin tronditës, fatin e njeriut, jetën e mërgimtarit dhe vrundujt e dashurisë, si ndjesia më sublime e qenies.
Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Ora me rërë, Vera Bekteshi

Të lindur në diktaturë, me fate diametralisht të kundërt janë ende histori të asaj njolle biografike që kanë mbetur si memorie e pathënë plotësisht. Vera Bekteshi  rrëfen këto  ngjarje në një distancë kohe, por e përfshirë në përgjegjësinë për ta dëshmuar kohën e saj nën diktaturë. 
Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje

Lumenjtë e Saharasë, Ardian – Christian Kyçyku

Dhe në fillim toka, e mbuluar me pluhurin e muzgët të dëborës, majat e rrumbullakosura të pemëve, shtyllave, çative, themelet e ndërtesave, antenat, strehët e zymta me okita. Zoti që nuk plakej duke u mrekulluar me krijimin e vet e nuk shajnitej nga bëmat e krijesës së vet, bukuroshet që nuk i kisha parë kurrë, tokat e rrëshqitura dhe shinat e tyre,...
Çmimi 5,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Fishta

Secili çmendet simbas mënyrës së vet, vol. 3, Stefan Çapaliku

Është historia jonë, që ne e njohim, por për ta njohur edhe brezat, që duhen vëllime të tjera, për të treguar një çmenduri kolektive, ku secili çmendet sipas mënyrës së vet, rrëfen autori Çapaliku. Me mesazhin që përcjell romani: gjithsecili ka të drejtë me diftu, fati jonë ka qenë me asistu në atë moment kyç për fatin e shqiptarëve, që shpresonin...
Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Orgji në famullinë e at Ludovikut, Leonard Veizi

Një roman ku ndërthuret trileri me psikologjinë, jeta moderne dhe e provincës, engjëjt dhe djajtë. "Orgji në famullinë e at Ludovikut" është një vepër e shtrirë në plan universal. Si edhe më parë, letërsia e Veizit del nga kufijtë e së zakonshmes, duke synuar hapësira dhe mundësi të reja.
Çmimi 5,95 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000022

Botuesi: Botimet Dudaj

Dashuri apo urrejtje, Brunilda Zllami

Enea nuk dinte më ç'të mendonte, madje i dukej se nuk e ndjente më veten atu. Ishte mes dy kohëve, duke u endur herë tek njëra dhe herë tek tjetra, por tani e ndjente se duhet të zgjidhte të tashmen. E shkuara ishte tepër larg për t'u rikthyer.
Çmimi 7,43 CHF
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001308

Botuesi: Buzuku

Këngë për Kosovën, Kasëm Trebeshina

Poezia është dimension i veçantë në kompleksin artistik trebeshian dhe, pos si zhanër i veçantë, shdtrihet kudo: është jo vetëm pjesë përbërëse e teksteve të përkatësive të ndryshme, por edhe vetë lënda e shtrirë kudo... Është një amalgamë që shkrin njësitë më të vogla po dhe tërësitë artistike, duke i dhënë shpirt artit të tij.
Çmimi 4,95 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001318

Botuesi: Buzuku

Tregtari i skeleteve, Kasëm Trebeshina

Tregtari i skeletëve ka si motiv esencial të rrëfimit rolin e intelektualit klasor. Asmut Rrakatja niset në misionin politik për të mbledhur skeletët, të cilët do të dëshmonin përmasën e fitores. Bredh nga despotati në despotat në kërkim të eshtrave, numri i saktë i të cilëve është i lëvizshëm.
Çmimi 6,94 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Buzuku

Historia e atyre që s'janë, Kasëm Trebeshina

Homo dramatikusi i Kasëm Trebeshinës përjeton rënie në nivelet më të ulëta të nënshtrimit dhe të prostituimit fizik e shpirtëror, por edhe ngritje në nivelet më sublime të heroit me guxim mbinjerëzor kur e mund frikën nga vdekja, që ishte instrument efikas i terrorit në kohën e diktaturës.
Çmimi 5,95 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Buzuku

Stina e stinëve, Kasëm Trebeshina

Duke tematizuar pa kurrfarë kufizimi çdo gjë dhe çdo problem me një qëndrim autentik e autonom, që shpërthen herë në një kritikë sublime e herë në një ironi olimpike, autori edhe në punë të procedimit e të strukturimit të fjalës artistike i shkel të gjitha normat, skemat e tabutë e estetikës dhe të etikës zyrtare.
Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Follow us on Facebook