• Banner

  • Ka mbaruar
Hasta la vista, (Botim i plote), Petro Marko
  • Hasta la vista, (Botim i plote), Petro Marko

Hasta la vista, Petro Marko

Është romani i parë i autorit dhe më i rëndësishmi për kohën, kur e shkroi, si në rrafshin artistik ashtu dhe në atë tematik. Rëndësia e tij qëndron veçanërisht, se lajmëroi kthesën në rrjedhat historike të romanit shqiptar. Romani sjell rrëfimin e luftës në Spanjë, ku kryesisht veprojnë personazhe nga mesi i vullnetarëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

11,89 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Hasta la vista
Origjinali: Hasta la vista
Gjinia: Roman
Autori: Petro Marko
Shtëpia botuese: OMSCA-1
Viti: 2002
Fq. 452
Pesha: 0.574 kg.
ISBN: 978-99927-40-77-9

Mbi librin

Është romani i parë i autorit dhe më i rëndësishmi për kohën, kur e shkroi, si në rrafshin artistik ashtu dhe në atë tematik. Rëndësia e tij qëndron veçanërisht, se lajmëroi kthesën në rrjedhat historike të romanit shqiptar. Romani sjell rrëfimin e luftës në Spanjë, ku kryesisht veprojnë personazhe nga mesi i vullnetarëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

Në të rrëfehen betejat e shumta gjatë viteve të kaluara në front, të cilat përshkruhen me një gjuhë të gjallë dhe të papërsëritur. Krahas ngjarjeve për rrjedhat e luftës, rrëfehet dhe linja e dashurisë ndërmjet luftëtarit shqiptar Gori dhe infermieres spanjolle Anita. Ngjarja, pra, në romanin "Hasta la vista" rrjedh në dy binarë: rrëfimi për luftën dhe rrëfimi për dashurinë.

Në rrëfimin e parë, shkrimtari e kuadron luftën mes republikanëve që u vijnë në ndihmë vullnetarë nga mbarë bota dhe, monarkistëve të ndihmuar nga fuqitë fashiste evropiane. Në rrethin e të parëve janë dhe vullnetarët shqiptarë që së bashku me të tjerët luftonin fashizmin, që, gjatë luftës në Spanjë (gjysma e dytë e viteve '30) ishte forcuar dhe paralajmëronte Luftën e Dytë Botërore.

Anë e fuqishme e rrëfimit për luftën është ndërtimi i personazheve, shpalimi i karaktereve, i psikologjisë dhe i filozofisë së tyre. Numri më i madh i personazheve është nga radhët e vullnetarëve shqiptarë, në mesin e të cilëve ishin personalitete të shquara të kohës si Skënder Luarasi, Asim Vokshi, Mehmet Shehu, Xhemal Kada, vetë Petro Marko etj.

Këta dhe personazhet e sajuara përmes imagjinatës, autori do t'i sprovojë në rrethanat e luftës. Dhe një sprovë do të jetë e rreptë: të ballafaquar shpesh sy më sy me vdekjen, ata hapen plotësisht para të tjerëve, pa mundur të fshehin asgjë. Dhe pikërisht në këtë faqe të artit të vet tregimtar, Petro Marko do ta bëjë shmangien e parë nga shablloni i doktrinës zyrtare: edhe pse grupi i vullnetarëve të luftës mendohej të ishte pjesë e më të zgjedhurve të mjedisit dhe të kohës shqiptare, të vënë përballë rrezikut të vdekjes, jo të gjithë do ta përballojnë atë njësoj.

Në mesin e tyre, prandaj, do të vërehet ndonjë luhatje që, nën presionin e frikës, do të manifestohet si ikje, si fshehje, si dezertim. Pra, Petro Markoja, edhe brenda rrethit të personazheve të zgjedhura për kauzën pozitive mbarënjerëzore, do të dallojë dobësi, cene dhe anë të shëmtuara mes tyre.

Në linjën e dytë, në rrëfimin e dashurisë mes Gorit dhe Anitës, autori arrin efekte nga më të shënuarat në artikulimin artistik. Dashuria mes tyre, në këtë rast, është vendosur në një kontekst ngjarjesh të veçanta, të jashtëzakonshme. Lufta jepet e pranishme kudo e në çdo çast, si shpërthim gjylesh topi apo granate, aty rrotull e nëpër këmbë, e parashikueshme dhe e paparashikueshme njëherazi, është pikërisht ajo që përcakton rrjedhën e ngjarjeve të ditës, të çastit.

Në kuadër të kësaj vetëdijeje dhe nënvetëdijeje lindja e dashurisë mes Gorit luftëtar dhe Anitës infermiere, do të ketë një tjetër shije, tjetër intensitet dhe forcë emocionale Anita, gjimnazistja e bukur spanjolle, në rolin e infermieres, në një kamp të improvizuar që vlon nga rrëmuja e luftës dhe lodhja për t'u ndihmuar të plagosurve nga fronti, befasisht do të ndeshë shikimin e një të plagosuri të ri.

Ky luftëtar rreth të njëzetave, kaçurrel e me një bukuri apolonike, prej nga të ketë ardhur vallë për të luftuar, për të vdekur në Spanjë, për Spanjën? Kështu e përjeton Anita takimin e parë me ata sy, duke e përfytyruar Gorin, si një krijesë jashtëtokësore, mitologjike. Dashuria midis tyre, e ngjizur dhe e ndezur në këto rrethana do të jetë po ashtu, e përmasave të jashtëzakonshme. Edhe kjo ishte e veçanta që sillte Petro Marko në temën e dashurisë në romanin shqiptar të asaj kohe.

Detajet e librit
SKU000541

Të dhënat

Autori
Petro Marko

Referencat specifike

isbn
9789992740779
ean13
9789992740779
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000547

Botuesi: OMSCA-1

Çuka e shtegarit, Petro Marko

Lart, diku në ajërFluturimi i një shpendiPërvijon shkronja dhe shkronjat fjalëDiçka do të thotë...Çudi! Krisma nuk u dëgjua.Kush qëlloi... kush?Në tokë shpendi u rrëzua(Diçka deshi të thoshte...)Po ky gjak ç'është?Ç'është kjo njollë e errëtNë gjoksin tim?Kush qëlloi... kush?

Çmimi 5,85 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000567

Botuesi: OMSCA-1

Stina e armëve (kopertinë e trashë), Petro Marko

Lindi ne fshatin Dhërmi të Bregut. U rrit nga gjyshja Mama Mille. I ati ishte pasuruar nepërmjet tregtisë së qitros. Por e la të vogël sepse u sëmur gjatë internimit në ishujt e Tirrenit nga italianët. Që kur ishte nxënës i shkollës tregtare në Vlorë, që e nisi më 1924 dhe e kreu në vitin 1932, filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000573

Botuesi: OMSCA-1

Qyteti i fundit, Petro Marko

Në këtë roman bëhet fjalë për fundin e ushtrisë pushtuese italiane në Shqipëri. Pas kapitullimit të fashizmit, në portin e Durrësit tubohen ushtarët e mbetur nga lufta dhe presin anijet nga Italia për t'u kthyer në vendin e tyre. 

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000784

Botuesi: Almeira

Nata e Ustikës, Petro Marko

Romanet "Hasta la vista ", "Një emër në katër rrugë " dhe "Nata e Ustikës", janë romanet më autobiografikë në letërsinë tonë. Pas personazhit kryesor të secilit roman (Gori, Gjikë Bua, Andrea) lexuesi fare lehtë do ta identifikojë vetë autorin.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2110

Botuesi: Te tjere

Shpella e piratëve, Petro Marko

Shpella e piratëve ështe një nga romanet e mirënjohura të shkrimtarit tonë të dashur Petro Marko. Ky roman është dramatizuar dhe inskenuar në disa variante dhe ndonëse libri është botuar për herë të parë në 1964, te ish Shtëpia botuese "Naim Frasheri", ne mundëm ta nxjerrim në faqen tonë vetëm në ribotimin e tij të dhjetë.

Çmimi 3,96 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2328

Botuesi: OMSCA-1

Stina e armëve, Petro Marko

Lindi ne fshatin Dhërmi të Bregut. U rrit nga gjyshja Mama Mille. I ati ishte pasuruar nepërmjet tregtisë së qitros. Por e la të vogël sepse u sëmur gjatë internimit në ishujt e Tirrenit nga italianët. Që kur ishte nxënës i shkollës tregtare në Vlorë, që e nisi më 1924 dhe e kreu në vitin 1932, filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU002030

Botuesi: Onufri

Rrathe, Martin Camaj

Ky roman paraqet veprën e parë të madhe në prozën e Martin Camajt, i cili atëherë ishte bërë i njohur si lirik. Edhe pse më vonë u botuan prej tij vepra të tjera në prozë, romani "Rrathë" është vepra e tij më e vëllimshme në këtë zhanër letrar.

Çmimi 8,92 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Cabej

15 ditë prilli, Anisa Markarian

Në një cep të sallës, një vajzë flokëverdhë e ngritur në këmbë po i bënte shenjë me dorë. Ishte aq trupimët e gjymtyrëhollë, saqë ngjante e parritur. E thërrmueshme, madje. Me një lëkurë të tejdukshme si cipë veze, dy gjinj të porsashpërthyer e një qafë qumështore si kërcell barishtor.

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001892

Botuesi: Tirana Times

Kryqe te bera me tul buke, Valter File

...kryqet i mbajnë të gjallët, ata i sjellin në gjithë jetën e tyre, nga fillimi deri në fundin e rrugës që u është caktuar. Ndaj jemi të gjallë, që të mbartim vuajtjet e mëkateve të të tjerëve dhe të mëkatëve tona, t'i sjellim ato nëpër gjithë jetën tonë, dhe për ta shkarkaur atë ditën e vdekjes.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001197

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Të mallkuarit e ditës së gjashtë, Valter File

Kur ta keni lexuar këtë libër do të ndjeheni të lehtësuar që ju vetë nuk jeni pjesë e botës së tij. Është një botë e largët ku në emër të pushtetit dhe sundimit çdo mizori është e justifikuar. Është një botë ku jeta do të bëjë ciklin e saj të natyrshëm të lindjes dhe të asgjësimit.

Çmimi 8,92 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001484

Botuesi: Dija-Poradeci

Planeti i femrave, Manjola Gusho

Nuk do t'i rezistoni tundimit për ta lexuar. Gratë dhe burrat, të rinjtë dhe të rejat, do të mësojnë shumë nga universi i femrave, por edhe i marrëdhënieve midis partnerëve, do të mësojnë të fshehta të "çuditshme" për sjelljen, do të qeshin me humorin fantastik të fshehur midis rreshtave të librit.

Çmimi 2,97 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Kontrabandisti, Vili Minarolli

Nga titulli dikush mund të mendojë se flitet për ditët tona, kur kontrabanda është një dukuri e zakonshme. Jo dhe jo. Bëhej edhe në kohë të socializmit kontrabandë. Për këtë flet Vili Minarolli në romanin e tij "Kontrabandisti", një copëz nga historia e Shqipërisë së viteve të regjimit komunist.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Dhunë e dhunti, mirësia vjen në muzg, Enit Karafili Steiner

Maksi dhe Toska janë dy vëllezër binjakë, të shpërngulur në Amerikë, në Lalaland, në kërkim të lumturisë dhe Tokës së Premtuar. Maksi, një shpirt artist, bohem e kokëkrisur, dhe Toska, i matur, akademik e filozof, përbëjnë dy anët e një peshore që kanë nevojë të domosdoshme për njëri-tjetrin për të ruajtur ekuilibrin.

Çmimi 5,55 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Hana, Elvira Dones

"E kështu, pra, zoti Doda, ju qenkeni poet." Pyet bashkudhëtari që për nëntë orë rresht të fluturimit me avion ka qenë ulur përbri Hanës. Radha e udhëtarëve që presin t'i kalojnë kontrollit të pasaportave në aeroportin ndërkombëtar të Washingtonit i shëmbëllen një gjarpri të lodhur.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000024

Botuesi: Botimet Dudaj

Dikur ishim bashkë, Brunilda Zllami

Brunilda Zllami, me këtë libër, dëshmon edhe një herë aftësinë e saj krijuese, duke na sjellë tema të ndjeshme për cilindo nga ne dhe që e kanë burimin tek realiteti shqiptar. Është kjo njëra nga arsyet pse librat e saj janë bërë aq të dashur për një numër të madh lexuesish. 

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000655

Botuesi: Onufri

Hija, Ismail Kadare

Ndërsa diktatura mbahet ende në fuqi në vendin e tij të Lindjes europiane, personazhi kryesor, një kineast pak a shumë i dështuar, gëzon kohë pas kohe privilegjin që të dërgohet me shërbim në Paris. Sa herë që kthehet nga qyteti-dritë i Parisit, atij i duhet të japë llogari para miqve të tij të mbetur në rrathët e ferrit.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2327

Botuesi: Te tjere

Vila me dy porta, Vera Bekteshi

"Vila me dy porta" është një roman dokumentar apo rrëfimi i jetës së autores në një periudhë tronditjesh të forta, që shkojnë nga rinia e parë te spastrimet komuniste të viteve 1974 – 1975, nëpër kalvarin e internimeve e deri në vitet pas kthimit të lirisë.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Parisi vret, Mira Meksi

Vargjet profetike të një poezie të tij të vjetër i krijojnë parandjenja ankthi dhe frike. Pengesa nga më të jashtëza- konshmet i presin rrugën drejt qëllimit të madh të jetës – rimishërimit të tij në trupin e një gruaje në botën e lirë.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001454

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Skënderbeu, Sabri Godo

Një roman historik i shkruar nga autori i mirënjohur Sabri Godo. Një roman ndryshe nga të tjerët, që tregon historinë e heroit tonë kombëtar. Një roman që përshkruan trimëritë e luftës 25-vjeçare kundër turqve, por edhe ndjenjat e tij, çfarë ai mendon, mënyrën e të dialoguarit me të afërmit, me ushtarët, me trimat shqiptar.

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)