• Banner

Pa heronj, pa buje, Ndricim Ademaj
  • Pa heronj, pa buje, Ndricim Ademaj
  • Pa heronj, pa buje, Ndricim Ademaj

Pa heronj, pa bujë, Ndriçim Ademaj

Një histori që përshkon dy kohë, dy vende, dy përjetime të ndryshme në dukje të huaja për njëra – tjetrën. Heroi ynë lëkundet mes një dashurie të pavetëdijshme për Sarën dhe kujtimeve gjysmë të trishta – gjysmë gazmore të fëmijërisë së tij në Kosovë.

5,95 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Pa heronj, pa bujë
Gjinia: Roman
Autori: Ndriçim Ademaj
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2017
Fq. 146
Pesha: 0.188 kg.
ISBN: 978-9928-228-93-2

Mbi librin

Një histori që përshkon dy kohë, dy vende, dy përjetime të ndryshme në dukje të huaja për njëra – tjetrën. Heroi ynë lëkundet mes një dashurie të pavetëdijshme për Sarën dhe kujtimeve gjysmë të trishta – gjysmë gazmore të fëmijërisë së tij në Kosovë.

Mes dy anëve të medaljes, ai ndihet i përhumbur rrugëve të Zvicrës në kërkim të një identiteti, që nuk mund të hiqet e të vishet si një gunë e errët dimri, por që të qëndron pranë, në anë, në brinjë, si një kotele e vogël ledhatuese, e me raste, shndërrohet në një bishë të pakontrollueshme.

E atëherë, mbetet e vetëm t'i kthesh gjoksin bishës, ta dëgjosh të hungërijë e të tregojë dhëmbët, të ndiesh erën e tërbimit të saj e të vëresh dëshpërimin që i flakëron në sy.

Fragment nga libri

Mbas njëfarë kohe mbërritëm në lagje. Asgjë nuk kishte ndryshuar. Përveç meje. Dhe derës së oborrit. Me ngjyrë të kuqe dhe shkronja të shtrembra shkruhej "UÇK: Mos e prek!". Dy burra të veshur me rroba ushtarësh po mundoheshin ta thyenin drynin që e kishte vënë babai ditën kur dolëm.

- Po çka po bani bre burra? – u foli ai.
Ata kthyen kryet. I njoha. I kisha parë në kampin e refugjatëve tek mbushnin ujë bashkë me gratë e tyre. Si duket ata kishin pasur një autobus më të shpejtë dhe kishin mbërritur para nesh.

- E çka po të duhet ty? – ia ktheu ai që ishte më i trashë se tjetri.
- Qysh more çka po më duhet? Asht shpija jeme.
- Po çfarë shpija jote bre, kjo asht shpi e shkaut.
Shikova edhe njëherë mirë për të parë mos kishim gabuar shtëpi. Shtëpia ishte po ajo dhe gazetat që mbulonin dritaret nuk ishin prekur.

- Jo bre burra, e paskeni ngatërru. Mos jeni nisë për te kjo përballë, - ua ktheu babai me njëfarë droje.
Dy burrat panë njëri – tjetrin dhe folën diçka me zë të ulët.
- Me na falë. E gëzofshi lirinë! – thanë dhe morën mjetet e punës për t'ia mësyrë shtëpisë përballë.

Mbas pak nga shtëpia përballë dolën dy vajza të vogla. Kishin veshur bluzat e hijshme të Jelenës. Më duket se më erdhi të qaj, por nuk qava. Ne u nisëm për te shtëpia e gjyshit. Hana ecte vetë, duke e mbajtur nënën për dore. A ishte kjo liria?....

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928228932
ean13
9789928228932
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Pegi

Këngë nga Rruga e Farkëtarëve, Ndriçim Ademaj

Ditët e miakalojnë si re t'hutueme nën qiellin tand...Nji ditë, prej teje ka me ardhë ai shika me m'lagë, ndoshta me m'mbytë,e ti ke me i pa retë e miaqysh ikin kokuluna për askundndoshta ke me u mallu e me kujtu sa fort t'kam dashtëe sa pak jam rujtë prej dashnisë teme...

Çmimi 4,95 CHF
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Krushqit janë të ngrirë, Ismail Kadare

Kjo vepër, dëshmia e parë dhe tepër e rrallë e masakrës serbe në Prishtinë në pranverë të vitit 1981, u shkrua fill pas saj në vitet 1981-1983. Ndër të tjera ajo pati si qëllim njohjen e publikut shqiptar, dhe sidomos atij botëror, me terrorin e ushtruar në Kosovë.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Vrasje në rrugën e veriut, Ani Wilms

Ndërsa populli, gazetarët, diplomatët dhe politikanët shtjellojnë teori të ndryshme në përgjigje të kësaj pyetjeje, lexuesit i zbulohet kapitull pas kapitulli, si gurët e një mozaiku, një tablo komplekse e Shqipërisë së periudhës së Ahmet Zogut, pak para se ky të përmbysej përkohësisht nga kundërshtari i tij kryesor, Fan Noli.

Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000652

Botuesi: Onufri

Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Ismail Kadare

Gjeneralit i ra pija në kokë. Unë kam tani një ushtri të tërë të vdekurish, mendoni. Vetëm se ata tani, në vend të uniformës, kanë secili nga një thes najloni. Thasë të kaltër me dy vija të bardha dhe një shirit të zi, prodhim special "Olympias". Në fillim ishin ca skuadra. 

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Prognozë e rezervuar, Ornela Agastra Mulla

 Pasioni i saj është letërsia dhe muzika. Pas vëllimit të parë me poezi “Malli nuk ka gjumë”, ajo vjen kësaj here, për lexuesin shqiptar, me një roman. Autorja shpreson që gjithësecili të gjejë në rreshtat e tij, një copëz nga vetja...

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Poetët bëjnë dashuri ndryshe, Darien Levani

Me një stil krejt të ri e të palexuar në letërsinë shqiptare, vjen një libër mbi ëndrrat, dëshirat, dhuntitë dhe dëshpërimin e shqiptarëve të sapopjekur. Martin Ibrahimi, apo Marti siç e thërrasin miqtë, diplomuar në letërsi në Universitetin e Tiranës dhe shitës në një librari gjithmonë bosh, është lideri i grupit rock "Lufta e Ftohtë".

Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001906

Botuesi: Toena

Ne të tre, Fatos Kongoli

Tirana e vitit 1980. Një grup shokësh, sipas fjalës së dhënë, takohen me rastin e dhjetëvjetorit të mbarimit të maturës. Pjesa më e madhe e tyre, të shpërndarë andej - këndej, nuk e kanë parë njëri - tjetrin. Po ç'ka ndodhur ndërkaq me secilin?

Çmimi 5,95 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Tenxherja, Agron Tufa

Romani, në thelb, është një sagë e trishtë familjare. Nga njëra anë kemi përpjekjet e personazhit qendror, djaloshit të ri, Filipi B, për ta projektuar shpirtërisht veten te puna e rëndë, leximi dhe shkollimi - një arrati e dyfishtë nga realiteti dhe, nga ana tjetër - mekanizmi i vrazhdë e përjashtues i luftës së klasave.

Çmimi 5,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Martesa e Lejlës, pasuar nga Sotiri dhe Mitka, Faik Konica

Të njëzet kapitujt e kësaj pastoraleje dashurore shkojnë fjollë, pa përplasje as pengesë, rrjedhin si një burim me ujë kristalor drejt një zgjidhjeje të dëshiruar, duke përbërë në tërësinë e tyre një akt të lartë, tek vërtetojnë (gjë e rrallë sot) që një roman mund të jetë interesant duke mbetur i ndershëm.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2170

Botuesi: Te tjere

Xhevahir Spahiu, sfidat e poetit, Nuri Dragoj

Vargjet e Xhevahirit tregojnë se ky popull s'ka qenë në gjumë asnjëherë. S'ka qenë memec. Ka folur me krisma, por ka thënë edhe fjalën e tij, atëherë dhe atje ku duhej, aq sa ka mundur, me zëdhënësit e tij, dijetarë e diplomatë, që kanë ideuar perandori, filozofë që kanë ndriçuar mendjet njerëzore.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Kukulla, portreti i nënës, Ismail Kadare

Një lajm i tillë konfirmon faktin se letërsia shqipe bën pjesë tashmë me dinjitet në klubin europian të letrave. Kritiku më i njohur i Francës, Bernard Pivot, e ka përshëndetur veprën më 17 maj 2015, në "Le Journal du Dimanche" të Parisit: "Nëna ime? Më e ëmbla e nënave, më e dashura, më e mënçura, më e qeshura e më kurajozia".

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000412

Botuesi: Botimet Dudaj

Nata e Sofie Kondilit, Koco Kosta

Shikonte te vetja dhe as që bënte përpjekjen më të vogël që seksi i saj të mos shpërthente me aq vrull, po përkundër: kërkonte të jepej furishëm. Ajo e spërkaste mashkullin me vështrim epshor. Gjinjtë e mëdhenj ulërinin të etur për ndjenjë.

Çmimi 7,60 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Lakmia, Brunilda Zllami

Linja paralele realitetesh tipike shqiptare. Mbase është kjo një nga arsyet pse kjo autore, jo më e re, ka rrëmbyer zemrat e lexuesve që e ndjekin rregullisht. Lakmia e pangopur, korrupsioni, mashtrimi janë disa nga fenomenet që shpërfaqen brenda këtij libri.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Ditë e bardhë e fyer, Elvira Dones

Ilir Bejko është emigrant shqiptar që përpiqet deri në vetëmohim të jetë qytetar i denjë. Armikja e tij më e madhe është vetë origjina e tij. Gjatë përpjekjeve për të mbijetuar, njihet me Maks Baumanin, një zviceran i sërës së lartë, por i mbërthyer nga një ves që e largon nga gjithë bota.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2713

Botuesi: Tirana Times

Plaku i Butkes, Sabri Godo

Sabri Godo i ka studiuar me kujdes kujtimet e patriotit Sali Butka, kujtimet e bashkëkohësve të tij, dokumentat arkivale dhe i ka paraqitur ato në një formë tërheqëse letrare dhe me dashurinë e thellë të një qytetari që e ndjen për detyrë dhe e quan për nder t'ia bëjë të njohur të gjithë popullit veprën e një patrioti të shquar.

Çmimi 9,91 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)