• Banner

Endrra e doktorit, Besnik Mustafaj
  • Endrra e doktorit, Besnik Mustafaj

Ëndrra e doktorit, Besnik Mustafaj

Doktor Adhamudhi, i lindur për teatër një shekull më parë, vjen si protagonist i një romani bashkëkohor për të mishëruar oportunistin e shtirë në idealist, i cili beson se të gjitha mjetet janë të përligjura për arritjen e qëllimit, që është përvetësimi i historisë kombëtare për t'i dhënë vetes, njëherësh, edhe lavdinë e madhe, edhe pasurinë e madhe.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ëndrra e doktorit
Gjinia: Roman
Autori: Besnik Mustafaj
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2016
Fq. 240
Pesha: 0.266 kg.
ISBN: 978-9928-205-76-6

Mbi librin

Romani "Ëndrra e doktorit" përbën një rast të veçantë në letërsinë e sotme shqipe. Besnik Mustafaj ka rishkruar në prozë komedinë e njohur të Çajupit "Pas vdekjes". Doktor Adhamudhi, i lindur për teatër një shekull më parë, vjen si protagonist i një romani bashkëkohor për të mishëruar oportunistin e shtirë në idealist, i cili beson se të gjitha mjetet janë të përligjura për arritjen e qëllimit, që është përvetësimi i historisë kombëtare për t'i dhënë vetes, njëherësh, edhe lavdinë e madhe, edhe pasurinë e madhe.

Përmes groteskut, kësaj here Besnik Mustafaj gjen përsëri rastin të prekë temat e tij të parapëlqyera, të lidhura me marrëdhënien dramatike të individit me Historinë në kontekstin e luhatjes midis Lindjes dhe Perëndimit, që e ka shoqëruar si një ankth qytetërimin shqiptar, ankth ky që e përshkon deri edhe qasjen e këtij individi ndaj dashurisë apo vdekjes.

Fragment nga libri

Në aq pak sa shkëmbenin zakonisht me njëri-tjetrin, pa ndonjë marrëveshje, ata përdornin gjithmonë frëngjishten, gjë që i përshtatej veçanërisht Doktor Adhamudhit. Ai kishte rast kështu të shfaqte përreth kulturën e vet të lartë, një epërsi kjo mbi shumë të tjerë, por edhe t'i shkurtonte bisedat me shkrimtarin po të qëllonte që ato të zgjateshin, siç nuk kishte ndodhur ende.

Doktor Adhamudhi e kishte të gatshëm shfajësimin: nuk është e sjellshme të flasim në gjuhë të huaj midis tanëve, ndaj të cilëve nuk kemi të fshehta. Në të vërtetë, ai parashikonte të bezdisej shpejt nën vështrimin shpotitës të shkrimtarit, ku do të ndihej i zvogëluar, gjë e padurueshme për sedrën e tij.

Kësaj here, ai pikasi njëfarë ngrohtësie në zërin e Andon Zako Çajupit, një ndjesi madje e 11 përafërt me gëzimin për takimin e paparashikuar. Ishin vetëm ata të dy në oborrin e vogël të Klubit. Nuk kishte vend për ngatërresë. Gëzimi i shkrimtarit i drejtohej Doktor Adhamudhit.

Ai e ndjeu që tjetri do t'i thoshte diçka në vazhdim dhe ngadalësoi instinktivisht hapin para tij, i përfshirë sakaq nga pasiguria nëse duhej ta zgjaste ai vetë dorën i pari apo kjo epërsi i takonte shkrimtarit. Andon Zako Çajupi e zgjidhi sipas mënyrës së tij këtë mëdyshje të Doktor Adhamudhit. Ai nuk e nxori fare dorën e djathtë nga xhepi i pantallonave.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928205766
ean13
9789928205766
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Toena

Boshi, Besnik Mustafaj

Kompozimi i romanit është i mirëmenduar. Ai ka pesë tablo: e para, dashuria e Ana B.-së dhe Agronit në një dhomë hoteli, ku afshi i ngrohtë njerëzor shkrin jo vetëm akullimin stinor dimëror, por edhe vetë atë të kohës së "ngrirë"; e dyta, ndodhia e vdekjes së Ana B.-së dhe minatorëve.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Daullja prej letre, Besnik Mustafaj

Daullja prej letre është një roman me një strukturë ndryshe, në formë mozaiku, ku brenda një mendimi gjithëpërfshirës që shigjeton diktaturën dhe e përqesh atë, gjejnë strehë 9 rrëfenja të ndryshme e të mëvetësishme, si nëntë rrathë të ferrit.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Autoportret me teleskop, Besnik Mustafaj

Nuk do të mund ta shkruaja këtë paragraf qoftë edhe duke zgjedhur gjuhën më asnjanëse, duke i dhënë edhe personazhit një emër pa ngjashmëri në asnjë germë me emrin tim. Nuk do të arrija të çlirohesha nga mendimi se lexuesit do e dinin që aty isha unë vetë e jo ndonjë pjellë e mendjes së nxehur të shkrimtarit Besnik Mustafaj.

Çmimi 2 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Bishti i kometës, Besnik Mustafaj

Lidhur me sa thuhej për Berishën, rrethanat e kishin sjellë që unë të isha dëshmitari i vetëm i fillimit. U desh një kohë e gjatë që në kokën time të zinte pak nga pak fill një dyshim, i cili nuk kishte kurrsesi të bënte me ndonjë gabim të kujtesës, por me diçka shumë më të rëndë: Mos vallë edhe unë vetë kam qenë i manipuluar?

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Vera pa kthim, Besnik Mustafaj

Kjo poemë për dashurinë e munguar është pikërisht malli i pashuar, harmonjës, i femrës ndaj mashkullit, i gruas ndaj burrit, i barkut që kërkon frytin e shumëdëshiruar prej një burri, të Vetmit dhe të Askujt tjetër. Vetëm dashuritë e mëdha janë të pazëvendësueshme

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Një sagë e vogël, Besnik Mustafaj

Ky libër, më shumë se një roman, është një përrallë e hidhur, me raste të përsëritura burlesku. Burgu, një institucion i paturpshëm i pushtetit totalitar, është konstantja e pakthyeshme në historinë e një vendi që mund të quhej Shqipëri, por shumë mirë mund të quhej edhe Serbi, Maqedoni ose Kosovë - emri nuk përmendet.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001519

Botuesi: Botimet Dudaj

Hiri i vullkanit, Blendi Fevziu

Ai vendosi të ikte një ditë të vitit 1991. Atëherë iknin të gjithë. Iku duke lënë pas një puthje dhe një dashuri të mbetur pezull. Ajo iku pas tij. Për njëzet vjet nuk u panë kurrë, nuk komunikuan dot; ndërsa dy jetë të ndryshme me fate dhe histori nga më befasueset.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2327

Botuesi: Te tjere

Vila me dy porta, Vera Bekteshi

"Vila me dy porta" është një roman dokumentar apo rrëfimi i jetës së autores në një periudhë tronditjesh të forta, që shkojnë nga rinia e parë te spastrimet komuniste të viteve 1974 – 1975, nëpër kalvarin e internimeve e deri në vitet pas kthimit të lirisë.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Porta e fatkeqësisë, Leom

E bindur dhe e rritur mes një intrige të shtyrë nga qenie njerëzore, që e shohin me shumë si të përdorshme, si një vegël pune me të cilën ke të drejtë të veprosh me të, si një send të çmuar me të cilin me forcën e dhuntisë mund ta përçmosh,apo si një fasadë të cilës mund t'ia ndërrosh ngjyrën sipas dëshirës.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Sytë e Sofisë, Nasi Lera

E tillë është historia e mësueses Sofi e gjendur e vetme, vejushë në këtë qytet të harruar e të mbuluar nga bora. E tillë është historia e Andreas kthyer nga Parisi në një realitet të cilin duket se e kishte harruar. Tronditëse janë verbimi i qenit, vrasja e tij; rrëmbimi i vezëve të zogjve të lejlekut dhe zëvendësimi me vezë të ziera.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Arkipelagu spiritus, Zija Cela

Identiteti i prozës moderne shqiptare do të ishte i gjymtuar pa prozën e Zija Çelës, sidomos romanet e tij të mrekullueshme për jetën e vdekjen. Një mënyrë të këtillë të rrëfimit dhe të zhvillimit të situatave mbi parimet e lëvizjeve të brendshme koncentrike, gjithsesi do të mund ta ndërtonte vetëm një mjeshtër i sprovuar i artit të romanit, çfarë është...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Autoportret me teleskop, Besnik Mustafaj

Nuk do të mund ta shkruaja këtë paragraf qoftë edhe duke zgjedhur gjuhën më asnjanëse, duke i dhënë edhe personazhit një emër pa ngjashmëri në asnjë germë me emrin tim. Nuk do të arrija të çlirohesha nga mendimi se lexuesit do e dinin që aty isha unë vetë e jo ndonjë pjellë e mendjes së nxehur të shkrimtarit Besnik Mustafaj.

Çmimi 2 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001324

Botuesi: Toena

Jetë në një kuti shkrepësesh, Fatos Kongoli

Diku, në një apartament luksoz, në një prej pallateve të larta më të reja të kryeqytetit ndodh një krim. Vrasësi është një gazetar, pronar i apartamentit, i cili, pas një bashkëjetese prej dy vjetësh, sapo është ndarë me mikeshën e tij, gjithashtu gazetare, drejtuese e një emisioni të përjavshëm televiziv me VIP-a.

Çmimi 600 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2621

Botuesi: Botimet Dudaj

Shenime nga Shkolla e Partise, Daut Gumeni

Satira e mprehtë dhe elegante, thellësia, pasuria e ideve, bukuria e parashtrimit dhe e shtjellimit të tyre, qartësia e gjykimeve etike, politike e filozofike, origjinaliteti i rrëfimeve, gjuha brilante aq e begatë, mendoj se e bëjnë veprën të veçantë e një ndër më të arrirat e letërsisë së sotme shqipe.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Ideart

Sy, Ardian-Christian Kycyku

Prozatori i ri, siç i thonë disa është, në fakt, i moçëm dhe i vënë në sprovë si vetë Ballkani. Por një i sprovuar i qetë, që lëviz mes të fshehtave të ëmbla të lindjes dhe të vdekjes, të Fillimit e të Fundit, me një shpërfillje prej të pavdekshmi apo mbase të një qenieje racionale të ardhur nga një tjetër botë.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Dhunë e dhunti, mirësia vjen në muzg, Enit Karafili Steiner

Maksi dhe Toska janë dy vëllezër binjakë, të shpërngulur në Amerikë, në Lalaland, në kërkim të lumturisë dhe Tokës së Premtuar. Maksi, një shpirt artist, bohem e kokëkrisur, dhe Toska, i matur, akademik e filozof, përbëjnë dy anët e një peshore që kanë nevojë të domosdoshme për njëri-tjetrin për të ruajtur ekuilibrin.

Çmimi 560 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)