• Banner

Sonate per gruan e nje tjetri, Henrik S.G.
  • Sonate per gruan e nje tjetri, Henrik S.G.

Sonatë për gruan e një tjetri, Henrik S.G.

Chère madam De Laduset, ma chère Charlotte! Ju lutem, mos më gjykoni tani, jo tani me sedrën tuaj të lënduar! Lëreni kohën të rrjedhë dhe ndoshta, ndonjëherë, me shpirt të lehtësuar do të ndieni pak keqardhje për mua.

6,80 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Sonatë për gruan e një tjetri
Gjinia: Roman
Autori: Henrik S.G.
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2017
Fq. 236
Pesha: 0.251 kg.
ISBN: 978-99943-0-495-0

Fragment nga libri

Chère madam De Laduset, ma chère Charlotte! Ju lutem, mos më gjykoni tani, jo tani me sedrën tuaj të lënduar! Lëreni kohën të rrjedhë dhe ndoshta, ndonjëherë, me shpirt të lehtësuar do të ndieni pak keqardhje për mua.

Në degëzimet e pemës sime gjenealogjike, kam zbuluar se jo një herë burrat paskan qenë marrosur nga dashuria për gruan e një tjetri. Por askush prej tyre nuk qenka vetëvrarë, nuk paska qenë në kulturën e stërgjyshërve të mi Le Suicide! Edhe mund ta kisha ndryshuar rrjedhën e historisë së familjes sime.

E pata menduar edhe këtë mundësi, atëherë kur më ra rrufeja në kokë. Por as besimi prej katoliku nuk më vlejti për këtë rast. Nuk mund të prisja një shekull për t'u takuar në botën tjetër me gruan, pa siluetën e së cilës unë nuk jetoja dot as edhe një ditë. Dhe ky është mallkim, apo jo?

Ne jemi burra të fuqishëm për të luftuar, për të bërë politikë, për të shtuar pasuritë e të parëve tanë. Por jemi aq të dobët para gruas që na pushton shpirtin... Lamtumirë!

Guyane, 8 janar 1985

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994304950
ean13
9789994304950
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001336

Botuesi: Ideart

Charlotte, Henrik S. G.

Nuk do mundja kurrë të them se Charlotte pati hyrë në jetën time. Kjo gjë nuk mund të bëhej e mundur. Tek unë hyhej lehtësisht, dera e dhomës sime pothuaj nuk kyçej ndonjëherë. Shumë rrallë mund të ndodhte. Çdokush kish hyrë me lehtësinë më të madhe. E gjithë kjo lehtësi nuk do mund të nënkuptonte hyrje në jetën e dikujt.

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001668

Botuesi: Toena

Jonila, Njazi Bahiti

Një sistem i ngritur mbi dogma dhe i mbajtur në këmbë nga dogmatikët, i urdhëron të rinjtë të ikin nga ndjenja më e bukur në botë, dashuria, të ikin nga arkitipi i jetës, vazhdimësisë dhe përjetësisë së brezave.

Çmimi 5,10 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2080

Botuesi: Princi

Litari dhe lamtumira, Virion Graci

Romani "Litari dhe lamtumira" i shkrimtarit Virion Graçi jep dëshmi të fuqishme të jetës shqiptare nëpërmjet fatit të heroit kryesor, Fitimit. Fitimi, përjashtuar nga universiteti në fund të viteve '80 për arsye politike, është shtrënguar ta ndërtojë jetën në fshatin e tij të varfër mes dhunës shtetërore, intrigave meskine dhe pasioneve shkatërrimtare.

Çmimi 5,10 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001454

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Skënderbeu, Sabri Godo

Një roman historik i shkruar nga autori i mirënjohur Sabri Godo. Një roman ndryshe nga të tjerët, që tregon historinë e heroit tonë kombëtar. Një roman që përshkruan trimëritë e luftës 25-vjeçare kundër turqve, por edhe ndjenjat e tij, çfarë ai mendon, mënyrën e të dialoguarit me të afërmit, me ushtarët, me trimat shqiptar.

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000706

Botuesi: Onufri

Frike nga Guernika, Rexhep Ferri

Rexhep Ferri ecën drejt së qenësishmes brenda baraspeshës së masave, të elipsave, të lëvizjeve që kryqëzohen. Ai e ka ndjeshmërinë dhe dhuntinë për të përdorur kështu një gjeometri skajshmërisht të kuptueshme...

Çmimi 5,10 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Dënimi i dytë i Havzi Nelës, Petrit Palushi

Përsa i përket standardit të jetesës, unë them se standard të mirë jetese kanë popujt si Amerika, Gjermania, Suedia, Franca e të tjera. Këtë e them se njerëzit atje janë në gjendje të blejnë sende me vlerë të madhe si televizor, automobila e sende të tjera e bëjnë një jetë më te vërtetë luksoze e shëtisin nëpër vendet e tjera të botës.

Çmimi 5,10 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000647

Botuesi: Onufri

Qorrfermani, Ismail Kadare

Qorrfermani", shkruar më 1984, u botua për herë të parë në përmbledhjen me tregime e novela "Ëndërr mashtruese", më 1991, kur autori, ndërkaq, kishte lënë Shqipërinë dhe kishte kërkuar strehim politik në Francë.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ndërhyrjet e zotit Shyti, Ardian Vehbiu

Që ky libër merr përsipër të riprodhojë monologë dhe situata të këtij personazhi që mban emrin tim, frekuenton të njëjtat mjedise si unë dhe miqtë e mi dhe që, në thelb, pretendon të jetë i njëjti me mua, kjo më lë mua, personin real, indiferent.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Jeta e dyfishtë e një agjenti, Vili Minarolli

Nje liber per agjenturat e paskomunizmit! Bota komplekse e një agjenti sekret! Lufta e Dytë sapo ka përfunduar dhe komunizmi është instaluar me shpejtësi. Në kupolën e lartë qeverisëse kanë filluar vrasjet e para. Luan Gjika, protagonisti kryesor i romanit, e sheh veten në zgrip të jetes.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001197

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Të mallkuarit e ditës së gjashtë, Valter File

Kur ta keni lexuar këtë libër do të ndjeheni të lehtësuar që ju vetë nuk jeni pjesë e botës së tij. Është një botë e largët ku në emër të pushtetit dhe sundimit çdo mizori është e justifikuar. Është një botë ku jeta do të bëjë ciklin e saj të natyrshëm të lindjes dhe të asgjësimit.

Çmimi 7,65 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Papirus

Murgu, Artan Fuga

Dy grabitje të bujshme kanë ndodhur. Njëra në kohën tonë, në një apartament buzë detit në Durrës, ku janë vjedhur mijëra euro; tjetra, përpara disa shekujsh, në katedralen e një qyteze mesjetare, dy piktura krejt të veçanta për nga estetika dhe mesazhi i tyre janë zhdukur pa lënë gjurmë.

Çmimi 11,48 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)