• Banner

Sodoma, Rami U. Sabriu
  • Sodoma, Rami U. Sabriu

Sodoma, Rami U. Sabriu

Ç'është kjo frikë nga të bërit pis të duarve, Gjergj?! Ç'është kjo frikë nga brejtja e ndërgjegjes?! Nuk e sheh se duart tona vijnë era gjak e gishtërinjtë tonë era paudhësi?! Nuk e sheh që mashtrimi e rrena kanë zënë rrënjë në gjuhët tona e veshët tanë janë shurdhuar nga çdo lloj zëri brenda e jashtë nesh?!

11,10 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Sodoma, edukim tranzicional
Gjinia: Roman
Autori: Rami U. Sabriu
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2012
Fq. 438
Pesha: 0.559 kg.
ISBN: 978-9928-103-36-9

Fragment nga libri

Ç'është kjo frikë nga të bërit pis të duarve, Gjergj?! Ç'është kjo frikë nga brejtja e ndërgjegjes?! Nuk e sheh se duart tona vijnë era gjak e gishtërinjtë tonë era paudhësi?! Nuk e sheh që mashtrimi e rrena kanë zënë rrënjë në gjuhët tona e veshët tanë janë shurdhuar nga çdo lloj zëri brenda e jashtë nesh?!

Nuk e sheh se këtu edhe fryma është e padrejtë?! Sa njerëzve që e meritonin iu është hequr e sa të tjerëve që nuk e meritonin iu është dhënë?! Ti kërkon drejtësi?! Paanësi?! Por këtu je në Sodomë! Këtu i drejti gjithmonë është trajtuar e ka vuajtur si i padrejtë, ndërsa i padrejti si i drejtë!

Ti kërkon njeriun që kërkon vetveten?! Por këtu edhe vetë njeriu ka humbur! Kur drejtësia, vërtetësia, puna e paanësia largohen, nuk bëhet më fjalë për të jetuar! Duhet mbijetuar... e njeriu bëhet një pre e lehtë e monstruozitetit të lirisë së vet!

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928103369
ean13
9789928103369
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001231

Botuesi: Toena

Engjëj të armatosur, Diana Çuli

"Engjëj të armatosur" sipas kritikës është romani më i arrirë i Diana Culit. Një punë shumëvjecare kërkimore e hulumtuese mbi histori lufte e histori njerëzore të ndërthurura në tragjeditë më të rënda që ka prodhuar shoqëria shqiptare, një thellim në kohë dhe hapësirë për të kuptuar honet e shpirtit.

Çmimi 6,66 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2110

Botuesi: Te tjere

Shpella e piratëve, Petro Marko

Shpella e piratëve ështe një nga romanet e mirënjohura të shkrimtarit tonë të dashur Petro Marko. Ky roman është dramatizuar dhe inskenuar në disa variante dhe ndonëse libri është botuar për herë të parë në 1964, te ish Shtëpia botuese "Naim Frasheri", ne mundëm ta nxjerrim në faqen tonë vetëm në ribotimin e tij të dhjetë.

Çmimi 4,44 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Dead End, Virion Graçi

Histori dashurie midis dy të rinjve, studentë nga fillimi i viteve nëntëdhjetë, kur në Tiranë dhe në Shqipërinë e pllakosur nga kriza e gjithanshme ideologjike, morale e shpirtërore, po ndodhin ndryshime të thella – secili po ekspozohet në përmasat e tij reale, të mjerueshme. 

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Curvid19, Pandi Laço

I shkruar në periudhën e karantinës në muajt e parë të vitit, “Curvid19” është një kronikë e jetës së personazhit kryesor, Nikut, në ato pak javë të shpërthimit të pandemisë, kur ende askush nuk e dinte se me çfarë kishte të bënte.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Stina e hijeve, Virion Graçi

Sa të dalë dielli bota do të mbushet sërish me hije: mijëra, miliona, miliarda hije. Mes miliona hijeve të mjera si unë, unë do të marr sërish rrugën e kthimit në kërkim të udhëtarëve të tjerë, si zakonisht për pesë pare, për bukën e përditshme.

Çmimi 6,66 
More
Ne gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

69 gra, Arber Ahmetaj

Mësuar (!) me bjondet lëkurëzbehta të Veriut të Europes, por edhe me esmerkat e Mesdheut, desha të ta shkoja dorën nëpër flokë. Ato refuzuan. Ajo masë e dendur, si një re e ngarkuar me shtrëngatë, ishte më e vështirë për ta depërtuar se pyjet e atdheut tënd.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000884

Botuesi: Toena

Mozart, me vonesë, Bashkim Shehu

Në këtë roman rrëfehet vënia në skenë e një opere të Mozartit, "Cosí fan tutte", në Shqipërinë e viteve '60, dhe se si veprimi skenik dhe pasojat e shfaqjes i kapërcejnë kufijtë e skenës, duke u ndërthurur në fatet e personazheve të ndryshëm.

Çmimi 7,77 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fishta

Një antologji e vogël e vdekjes, Stefan Çapaliku

Te antologjia e vdekjes do gjeni një preambul mbi vdekjen në pikpamje filozofike; një shqyrtim të shkurtër antropologjik mbi vdekjen në kulturën shqiptare; mbi varrezat si “qyteti ideal”, duke marrë si shembull “Varrezat e Ermajit” në Shkodër, si dëshmi e gjallë e qytetërimit përëndimor.

Çmimi 5,55 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Ditë e bardhë e fyer, Elvira Dones

Ilir Bejko është emigrant shqiptar që përpiqet deri në vetëmohim të jetë qytetar i denjë. Armikja e tij më e madhe është vetë origjina e tij. Gjatë përpjekjeve për të mbijetuar, njihet me Maks Baumanin, një zviceran i sërës së lartë, por i mbërthyer nga një ves që e largon nga gjithë bota.

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Kamarja e turpit, Ismail Kadare

Po ta shikojmë si tërësi "Kamaren e turpit", lehtë do të bindemi se fund e krye përshkohet nga një atmosferë e pastër tragjike, e cila ushqehet në mënyrë sistematike nga mekanizmat që i përcakton fuqia e pushtetit totalitar.

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)