Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Librat e babait, Luan Starova
  • Librat e babait, Luan Starova

Librat e babait, Luan Starova

Te tjere

Luan Starova ndërton një vepër polifonike e shumëkuptimëshe, një katedrale të vërtetë prej ngjyre dhe letre, në të cilën përzihen të gjithë zërat e Ballkanit.

1 000 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Librat e babait (kopertinë e trashë)
Gjinia: Roman
Autori: Luan Starova
Shtëpia botuese: Libraria e Çarshisë
Viti: 2013
Fq. 274
Pesha: 0.363 kg.
ISBN: 978-608-4724-02-5

Komente mbi librin

"Franca e zbuloi me mahnitje dhe emocione shkrimtarin Luan Starova, romancierin e rrallë dhe të pakategorizueshëm, i cili, me poetikën e tij të fuqishme, është ambientuar mirë brenda botës ballkanike dhe i përcjell me sukses përvojat e tij të pasura."

Edgar Morin

"Luan Starova ndërton një vepër polifonike e shumëkuptimëshe, një katedrale të vërtetë prej ngjyre dhe letre, në të cilën përzihen të gjithë zërat e Ballkanit."

Erik Nollo

"Një libër çudi e vërtetë... Është libri i parë që kam lexuar prej Luan Starovës. Ai ka kualitete të shkrimtarit të lindur. Jam i lumtur që lexova një libër të bukur për Ballkanin tonë të dashur."

Kostas Gavras

"Ata që përpiqen ta kuptojnë të vërtetën e Ballkanit, duhet ta lexojnë këtë shkrimtar frankofil."

Revista Figaro

""Librat e babait" është himn për kulturën, me një ndjenjë dashurie e besnikërie ndaj truallit ballkanik, gjenden së bashku në këta kapituj të shkurtër që rrëshqasin si rruazat e tespiheve të lutjes."

Moris Droun

"Vepër monumentale në këta vitet e rënda të cilët ndoshta do të jenë vendimtarë për Ballkanin."

Iv Bomfua

"Libër i çuditshëm për një bibliotekë të gjallë, të krijuar ndërmjet kufijve të njerëzve dhe historisë."

Zhak Llakarijer

"Librat e babait e ftojnë lexuesin të udhëtojë në librat e babait për ta kuptuar më mirë se Babilonia më në fund nuk paraqet mallkim, por pasuri."

Nikol Zand

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9786084724025
ean13
9786084724025
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Loja e vjetër, Besart Kadia

Krimi është prezent në jetën tonë në forma të ndryshme e të gjitha zbulohen në "Lojën e Vjetër". Shqiptarët e të gjitha klasave shoqërore janë detyruar të luajnë, si gjatë komunizmit ashtu dhe në periudhën kaotike të tranzicionit. Loja mbetet e njëjtë: "Loja e Vjetër" për pushtet.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Buzuku

Odin Mondvalsen, Kasëm Trebeshina

Odin Mondvalsen e Kasëm Trebeshinës është vepër unikale e letërsisë shqipe, e cila në mënyrë lapidare arrin ta shpjegojë artistikisht dukurinë e totalitarizmit komunist. Trebeshina ndërton një rrëfim që e nyjëton idenë e shprishjes shpirtërore të individëve dhe të kolektivitetit...
700 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Bombë në Beograd, Albatros Rexhaj

Një armë e shkatërrimit në masë ka nisur rrugëtimin drejt Beogradit. Nëse bomba shpërthen, kjo do të shënojë fillimin e Luftës së Tretë Botërore. "Bombë në Beograd" është një rrëfim i zhanrit thriller, i shkruar në stilin e prozës filmime, plot aksion, ankth dhe intriga.
800 Lekë
More

Referenca: 2249

Botuesi: Te tjere

Shqiptaret nuk e njohin grine, Vera Isaku

Vera Isaku lindi në mars te vitit 1955. Mbaroi Universitetin e Tiranës, dega Filologji 1979. Është ndër gazetarët themelues të gazetës "Rilindja Demokratike". Ka botuar me qindra artikuj në shtypin vendas dhe të huaj. Disa nga veprat e saj janë: "Fate tullace", "Qëllime të mira", "Asgjë përgjithmonë" etj.
500 Lekë
More

Botuesi: Tirana Times

Gropas 67, Teodor Laco

Shkrimtari Teodor Laço i është rikthyer vitit 1967 për të shkruar romanin e ri titulluar "Gropas '67". Ngjarjet në roman zhvendosen në një fshat të humbur, që autori e quan thjesht Gropas. Aty është kampi i të internuarve.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000663

Botuesi: Onufri

Ura me tri harqe, Ismail Kadare

Në qendër të librit "Ura me tri harqe" gjendet një baladë, dhe ishte më e urtë të përqendrohej vëmendja mbi ndërtimin e ngrehinës e shfaqjen e njëkohshme të legjendës.
500 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Terxhuman, Idlir Azizi

Në ditën e ndeshjes Shqipëri – Greqi, një gazetar i huaj bashkë me përkthyesin e tij shqiptar gjenden në mes të turmës së tifozëve. Por tensioni lind pas takimit me një ish profesor të Universitetit të Tiranës. I frymëzuar nga Doktor Gjilpëra i Konicës, ky personazh kompleks, cinik, mizantrop e kontestues, denoncon një Shqipëri të dyshimtë mendërisht,...
500 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Në kafenenë e Benit në sheshin Omonia, Vili Minarolli

Emigrantët shqiptarë të sheshit Omonia, ndoshta e njohin këtë kafene? Apo një tjetër të ngjashme me të? Ngjarjet që trajtohen në këtë vëllim me tregime bazohen tërësisht në aktualitetin shqiptar, në shtjellat ku është përfshirë shoqëria jonë në tranzicion.
600 Lekë
More

Kadare, Vepra e plotë, vol. 5

Romani "Dimri i vetmisë së madhe" u shkrua më 1971, për t'u botuar një vit më pas. Ai duhej të ishte libri i dytë i triptikut "Koha e grindjes", një sagë bashkëkohore mbi tre acarimet e Shqipërisë komuniste me ish – aleatët e saj, komunistët jugosllavë, më pas me ata sovjetikë e së fundi me maoistët kinezë.
1 250 Lekë
More

Botuesi: Fishta

Secili çmendet simbas mënyrës së vet, vol.1, Stefan Çapaliku

“Veçanërisht gjatë viteve të shndërrimit të shtëpisë së rrëfimtarit në një kinema, kemi rastin të njihemi nga afër me karakteret, të cilat qyteti bujarisht ia ka dhuruar kujtesës së autorit”. Ky lexohet si një roman autobiografik, si një dëshmi letrare e trupit, shpirtit dhe mendjes së qytetit përgjatë një prej lëngatave të tij më të pashpresa.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001707

Botuesi: Te tjere

Korniza, Agim Cerga

Ne marrim frymë brenda mureve që janë mijëra herë më të gjata se kordoni i telave që rrethon kazermat...Por ka një mur tjetër, edhe më të madh se ky, madje më të madh sesa muri i Kinës dhe më të tmerrshëm sesa muri i Berlinit.
600 Lekë
More

Botuesi: Toena

Autoportret me teleskop, Besnik Mustafaj

Nuk do të mund ta shkruaja këtë paragraf qoftë edhe duke zgjedhur gjuhën më asnjanëse, duke i dhënë edhe personazhit një emër pa ngjashmëri në asnjë germë me emrin tim. Nuk do të arrija të çlirohesha nga mendimi se lexuesit do e dinin që aty isha unë vetë e jo ndonjë pjellë e mendjes së nxehur të shkrimtarit Besnik Mustafaj.
2 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Manjola, Erjeta Kici

I vetmi ngushëllim që i kishte mbetur ishin degët e “Manjolës”, pema që prej vitesh arriti të mbante pranë vetes, duke i folur fjalë të ngrohta netëve të ftohta të dimrit e duke e përkëdhelur si fëmijë netëve të gjata të verës.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Te tjere

Kurbani ballkanik, Luan Starova

Një ndërmarrje e këtillë romanore është vështirë të haset në letërsitë e tjera europiane... Luan Starova tregon superioritet me romanet e tij, sepse letërsia e tij bëhet europiane, para se të europianizohen institucionet e vendit të tij.
1 000 Lekë
More