• Banner

  • Ka mbaruar
Kurbani ballkanik, Luan Starova
  • Kurbani ballkanik, Luan Starova

Kurbani ballkanik, Luan Starova

Një ndërmarrje e këtillë romanore është vështirë të haset në letërsitë e tjera europiane... Luan Starova tregon superioritet me romanet e tij, sepse letërsia e tij bëhet europiane, para se të europianizohen institucionet e vendit të tij.

10,41 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Kurbani ballkanik (kopertinë e trashë)
Gjinia: Roman
Autori: Luan Starova
Shtëpia botuese: Libraria e Çarshisë
Viti: 2013
Fq. 224
Pesha: 0.322 kg.
ISBN: 978-608-4724-01-8

Komente mbi librin

"Libër i butësisë në teksturën intime të të cilit qëndron tragjedia e Ballkanit."

Edgar Morin

"Sa herë kam përshtypjen se gjendem në një "udhë qorre", ose përpara një dereje të mbyllur, më shkon ndër mend se librat e mikut tim Luanit janë aty... që të më ndihmojnë ta hapë "dryrin"... që të mund të vij në kontakt me pjesën lindore e perëndimore të kontinentit tonë..."

Patrik Krisman

"Një ndërmarrje e këtillë romanore është vështirë të haset në letërsitë e tjera europiane... Luan Starova tregon superioritet me romanet e tij, sepse letërsia e tij bëhet europiane, para se të europianizohen institucionet e vendit të tij."

Erik Nolo

"Në shprehjen poetike të Luan Starovës zbulon fuqinë shprehëse që mbështetet në traditën poetike shqiptare."

Fatos Arapi

"Luan Starova është njëri nga përfaqësuesit e kulturës shqiptare në botë. Ai kthehet sot në atdhe me veprën e tij që mund të cilësohet edhe si një variant shqiptar e ballkanik i kërkimit prustian të kohës së humbur...

Është kjo një vepër unikale e rrallë në llojin e vet, jo thjesht për teknikat moderne narrative, po për thellësinë e mendimit përsiatës filozofik, për idetë universale që shpalos edhe atëherë kur shfrytëzon arketipe të mendimit universal, edhe atëherë kur niset nga mitet dhe legjendat shqiptare e ballkanike, unikale për nga dykuptimësia dhe për nga forca përgjithësuese e alegorisë groteske dhe ironisë..."

Jorgo Bulo

"Romani "Kurbani ballkanik" është vepër komplekse dhe simbolike, përmes të cilit autori shpërfaq udhët e ndërlikuara dhe të panjohura historike me të cilat përballen popujt e Ballkanit..."

Komisioni për Çmimin Ballkanika

"Përmes korridoreve të errëta të fëmijërisë e rinisë, Luan Starova gjurmon në stilin marselprustian e borhesian, pas të dhënave të rëndësishme që jetëshkrimit të tij duhet t'i sjellin peshën e pozicionit intelektual dhe forcën e arritjeve letrare."

Gane Todorovski

"Temat historike mbeten tërheqëse kur gjejnë mjeshtrin e tyre ballkanik, siç është Luan Starova."

Ardian Marashi

"Një nga autorët shqiptarë më të përkthyer në gjuhë të huaja, fitues i çmimeve shumë të rëndësishme letrare, shkrimtar që ka zgjuar një kërshëri të vazhdueshme në rradhët e lexuesve të huaj, është pa dyshim Luan Starova."

Luan Topçiu

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9786084724018
ean13
9786084724018
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000041

Botuesi: Botimet Dudaj

Preja e nje martese te lodhur, Rudina Xhunga

“Preja e një martese të lodhur” është një roman për dashurinë. Në faqen e dedikimit autorja shkruan: Për ata që duhen; me frikë se bëhen tre dhe ankth mos mbeten një. Kanë thënë për librin “Eshtë një mnyrë të shkruari me sinqeritet, pa poza, një realizëm pa makijazh. Një libër I shkruar me mendje, me zemër,

Çmimi 6,77 
More
Ka mbaruar

Diku ku dielli nuk perëndon, Enxhi Drapi

Po vuaj vërtetë shumë, por nuk e kam problem. Ashtu sikurse edhe ti, unë mundem. Kam bindjen se gjithçka arrihet kur e dëshiron me gjithë shpirt. "Të dëshirosh" diçka nuk është aq e thjeshtë sa duket vetëm kur e shqipton atë fjalë. Duhet ta besosh fort, e nëse e bën atëherë ky është dëshirimi. Mos e harro! Këtë sekret nuk e përdor dot kushdo!

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Mekami, Kasëm Trebeshina

Mekami është një roman i ndërlikuar, në mënyrën si përballet me të vërtetat historike. Qëndrimi i romanit ndaj një periudhe, i ndryshëm nga të vërtetat historike, e bëjnë të ndërlikuar pozicionin që mund të mbajë lexuesi kur përballet me përmbysjen e disa fakteve, të njohura krejt ndryshe prej tij.

Çmimi 7,29 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Toena

Gruaja me të Zeza, Vojsava Nelo

Romani "Gruaja me të Zeza" është një narracion artistik që tipologjikisht qëndron shumë afër me romanin magjik. Shkrimtarja e mirënjohur, Vojsava Nelo, ndërton një vepër në të cilën kohët, ngjarjet, personazhet dhe përjetimet vendosen në kufi të ekzistencës së tyre. Kjo mënyrë rrëfimi i jep narracionit dramacitet dhe tension, që e bëjnë lexuesin "t'i...

Çmimi 8,33 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Tirana Times

Ndërkombëtarët, Ylljet Alicka

Si përgjatë makthit të partisë unike ashtu dhe nën anarkinë liberale që e zëvendësoi atë, e njëjta shpërbërje morale që i zhvlerëson personazhet e Aliçkës. Absurdi me të gjitha format e tij që të çon tinëzisht drejt poshtërsisë.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001294

Botuesi: Te tjere

Sikur të isha djalë, Haki Stërmilli

Botuar për herë të parë në vitin 1936, Sikur të isha djalë është bërë klasiku modern i letërsisë shqipe. Romani rrëfen në formën e një ditari përpjekjen e një vajze për t’u çliruar nga shoqëria patriarkale dhe për t’u arsimuar, një temë jashtëzakonisht përparimtare për kohën kur romani u shkrua. Ky është edhe një nga librat më të shitur te ne që kur...

Çmimi 5,21 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Nuk jam engjëll, Brunilda Zllami

Jetë grash të zakonshme, nga ato që hasim çdo ditë. Në karrierë apo shtëpiake, në metropol apo në zona rurale, të pavarura apo të dërrmuara nga pesha e zakoneve mesjetare, ato janë në kërkim të lumturisë, të asaj lumturie që ka formën e vet tejet personale.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000134

Botuesi: Onufri

Porfida, ballo ne Versailles, Mira Meksi

Në vigjilje të fundmijëvjeçarit që lamë pas, Shqipëria totalitare, e kruspullosur në vetvete, i përngjan një çmendine; ndërkohë që çmendina e vërtetë, e cila mban të ngujuar elementët më të rrezikshëm për ideologjinë sunduese, shndërrohet në paradhomën që përgatit rininë për botën e lirë nëpërmjet një balloje dhe në vazhdën e një parfumi.

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000665

Botuesi: Onufri

Përbindëshi, Ismail Kadare

Në laboratorin e tij të shkrimtarit, Kadare rimerr përvoja të provuara në të kaluarën nga tragjikët grekë, e më pas nga Dante e Shekspiri. Këto përvoja ai do t'i zgjerojë duke kërkuar formulën e një përmase, që të përmblidhte kohën dhe hapësirën.

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Dashuri në kohën e komunizmit, Bessa Myftiu

Ka gjithashtu diçka shekspiriane në këtë roman të autores Bessa Myftiu, shqiptare me banim ne Zvicër që shkruan në gjuhën frënge. Ajo e mban fillin e historisë me dy duar, njëra e marrë dhe tjetra e mençur, duke harmonizuar mrekullisht të papriturat befasuese me realizmin e tablosë së ndjenjave dhe forcën e emocioneve.

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë, Mira Meksi

Në një rrëfim mitik të hollësishëm të kujtesës së gjarprit-totem të ilirëve, vijnë ngjarjet e periudhës më të lavdishme të shtetit ilir nën sundimin e mbretëreshës Teuta: shndërrimi i saj në mishërimin e hyjnisë së Ilirisë, kurorëzimin mbretëreshë me vullnetin e Zeusit në Dodonë, paralajmërimi i priftëreshave të tempullit të Gjarprit dhe betejat...

Çmimi 12,49 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)