Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Koha e dhive, Luan Starova
  • Koha e dhive, Luan Starova

Koha e dhive, Luan Starova

Te tjere

Arti me të cilin autori i bashkon realen me të çuditshmen, gjallërinë e ironisë dhe tensionin dramatik, ka me se e magjeps lexuesin.

115,00 SEK
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Koha e dhive (kopertinë e trashë)
Gjinia: Roman
Autori: Luan Starova
Shtëpia botuese: Libraria e Çarshisë
Viti: 2013
Fq. 220
Pesha: 0.317 kg.
ISBN: 978-608-4724-00-1

Komente mbi librin

"Është fat i madh për letërsinë europiane dhe botërore që në diskursin e pafundëm të lidhjeve interkulturore të letërsisë hyri edhe vepra e Luan Starovës."

Peter Rau

"Një romancier shumë origjinal që të bën për vete Luan Starova, autori i një libri i cili nuk i ngjanë asnjë tjetri."

Alen Boske

"Në traditën e klasikëve ballkanikë, Luan Starova shfaqet mjeshtërisht dhe, pa dyshim, na rezervon perla letrare."

Erik Faj

"Luan Starova është autor i një vepreje magjistrale..."

Rober Badenter

"Arti me të cilin autori i bashkon realen me të çuditshmen, gjallërinë e ironisë dhe tensionin dramatik, ka me se e magjeps lexuesin."

Antuan Zheralld

"Urtësi dhe fantazi, art dhe thellësi, humor dhe refleks: romani "Koha e dhive" e Luan Starovës përmban njëmijë nuansa të një alegorie të suksesshme."

Aleksi Lorka

"Ai është një roman magjik i shkruar nga pena e një shkrimtari të madh me prejardhje shqiptare nga Maqedonia, Luan Starova. Libri lexohet për një natë."

Lloran Rebo

"Kjo është përvoja më frytdhënëse e hapjes së letërsisë sonë drejt zhvillimeve të reja, porse duke e ruajtur frymën e veçantë shqiptare, si diçka që e meriton vendin e saj në vlerat europiane..."

Xhevat Lloshi

"Koha e dhive ofron njërën nga dëshmitë prekëse të fatit tonë si etni."

Virion Graçi

"U mahnita që nga leximi i faqeve të para të dorëshkrimit, jo vetëm me origjinalitetin e temës së tij, jo vetëm nga shtresimet e thella mendore e etike, por edhe nga shkrimi artistik..."

Georgi Stardelov

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9786084724001
ean13
9786084724001
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2990

Botuesi: Te tjere

Banoret e shpelles, Sulejman Mato

Sulejman Mato na befason; shkruan një roman, jo aq për vetveten se sa për të tjerët. I është dashur një jetë e tërë për këtë gjë, është një ëndërr e bërë realitet më në fund, me një vetëdije dhe kërkesa estetike, një sukses!
57,50 SEK
More

Botuesi: Koha Ditore

Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Ismail Kadare

Një gjeneral dhe një prift italian, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, shkojnë "në vendin e bijve të shqipes". Misioni i tyre është i pazakonshëm, i vështirë dhe grotesk: ata kërkojnë eshtrat e bashkëkombësve të rënë në luftë dhe kthimin e tyre në atdhe.
92,00 SEK
More

Referenca: SKU000905

Botuesi: Onufri

E penguara, Requiem për Linda B. Ismail Kadare

Në pamje të parë, ky libër mund të duket si një roman, ku, veç të tjerash, flitet për nostalgjinë e Tiranës. "Kafe Flora", kryqëzimet e rrugëve rreth sheshit Skënderbe", kopshtet e Akademisë, në ish-pallatin mbretëror, gjethet e rëna parkun përballë hotel "Dajtit".
80,50 SEK
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Dashuri në kohën e komunizmit, Bessa Myftiu

Ka gjithashtu diçka shekspiriane në këtë roman të autores Bessa Myftiu, shqiptare me banim ne Zvicër që shkruan në gjuhën frënge. Ajo e mban fillin e historisë me dy duar, njëra e marrë dhe tjetra e mençur, duke harmonizuar mrekullisht të papriturat befasuese me realizmin e tablosë së ndjenjave dhe forcën e emocioneve.
115,00 SEK
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Yjet nuk janë të kuq, Albana Melyshi Lifschin

Fluturimi për në Nju-Jork na u duk pa mbarim, por unë isha zhytur në mendimet e mia, e dija nga vija e se ku shkoja; nga një gjysmëfamilje e ndarë me oqean në mes me gjysmën tjetër. Po shkoja te një gjysh që po vdiste, kur gjyshes sime të ëmbël nuk kisha mundur t'i qëndroja pranë në shtratin e vdekjes...
80,50 SEK
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Të ftuar në Rrethin e Dhjetë, Flutura Açka

Firence, qershor 2016. Tre miq të vjetër qysh nga fëmijëria, të cilët e kanë lënë Shqipërinë në rrethana dhe në kohë të ndryshme pas kapërcyellit të 1990 – ës, vendosin të festojnë së bashku 50 – vjetorin e lindjes.
149,50 SEK
More

Referenca: SKU000758

Botuesi: Onufri

Ra ky mort e u pamë, Ismail Kadare

Ne kishim qenë prej kohësh brenda saj, por veç tani, spikama e tragjedisë u bë zotëruese. Të gjitha ngjarjet e përditshme, deklarimet e Këshillit të Sigurimit, ose të NATO-s, nisja e aeroplanmbajtëseve, bombardimet, masakrat, shpërnguljet, merrnin aty për aty një zi sipërane, dendësoheshin brenda një ngrehe, që ngjante e mbinatyrshme, si në teatrin antik,...
80,50 SEK
More

Botuesi: Fan Noli

Shqipja e shamisë, Ikbal Kadri Tabaku

I vizatoi shamisë në mes një shqiponjë me dy krena, i dha të bijës edhe një tufë fije mëndafshi të verdhë përzier edhe me një fije të hollë ari, që shndriste aq bukur, kur e rrotullonte nëpër duar për t’ia treguar Tases dhe e mësoi si ta qëndiste shqiponjën, si ta mbante gjilpërën dhe si të tregonte kujdes me fijen, që të mos i spërdridhej gjatë punës. 
172,50 SEK
More

Referenca: SKU002030

Botuesi: Onufri

Rrathe, Martin Camaj

Ky roman paraqet veprën e parë të madhe në prozën e Martin Camajt, i cili atëherë ishte bërë i njohur si lirik. Edhe pse më vonë u botuan prej tij vepra të tjera në prozë, romani "Rrathë" është vepra e tij më e vëllimshme në këtë zhanër letrar.
103,50 SEK
More

Referenca: SKU000853

Botuesi: Toena

Bolero në vilën e pleqve, Fatos Kongoli

Dy pleq, në një vilë, dhe një infermiere që kujdeset për ta. Në aktin e fundit të jetës, pleqtë i shkruajnë letra njëri-tjetrit, të cilat i zhdukin pa lënë gjurmë, ndërsa infermierja përpiqet më kot t'i shtjerë në dorë.
92,00 SEK
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Djalli që pagova për këshillë, Jeta Vojkollari

Kur diçka mrekullisht tronditëse ndodhi në jetën e Sabrinës, u duk sikur dashuria dhe xhelozia për Tomin filluan të thërrmoheshin brenda saj. Psikoterapistja më e mirë e Tiranës u mbërthye nga euforia. Askush dhe asgjë s'e frenonte dot më. Tani ajo do t'i zgjidhte klientët nga paria e vendit.
103,50 SEK
More

Referenca: SKU000541

Botuesi: OMSCA-1

Hasta la vista, Petro Marko

Është romani i parë i autorit dhe më i rëndësishmi për kohën, kur e shkroi, si në rrafshin artistik ashtu dhe në atë tematik. Rëndësia e tij qëndron veçanërisht, se lajmëroi kthesën në rrjedhat historike të romanit shqiptar. Romani sjell rrëfimin e luftës në Spanjë, ku kryesisht veprojnë personazhe nga mesi i vullnetarëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë.
138,00 SEK
More

Botuesi: Fenix

Pritja, Rudolf Marku

Pas kësaj ajo e mbylli telefonin. Për një çast desha ta marr në telefon përsëri… T’i thosha se ajo do të jetonte gjatë. T’i thosha se ishte herët të mendonte për vdekjen! Por përnjëherë e kuptova artificialitetin e këtyre fjalëve. E dija se ishte hera e fundit që e dëgjoja zërin e saj. Edhe ajo vetë e kishte ditur këtë. Kjo ishte arsyeja që kishte folur,...
138,00 SEK
More

Botuesi: UET Press

Anjeza nuk u zgjua, Preç Zogaj

Ajo e kishte futur thellë gojën e saj në të tijën, e kishte puthur prapë gjatë, ishte lumturuar dhe ai ia kishte kthyer me pikë e me presje. Kjo kishte qenë puthja, që nuk mësohej, që dihej, që jepej e merrej, që fillonte gjithnjë nga fillimi, një herë e parë e përjetshme
120,75 SEK
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Te tjere

Kurbani ballkanik, Luan Starova

Një ndërmarrje e këtillë romanore është vështirë të haset në letërsitë e tjera europiane... Luan Starova tregon superioritet me romanet e tij, sepse letërsia e tij bëhet europiane, para se të europianizohen institucionet e vendit të tij.
115,00 SEK
More