• Banner

Netet e Parisit, Stavri Pone
  • Netet e Parisit, Stavri Pone

Netët e Parisit, Stavri Pone

Një roman tjetër i ri i këtij autori. Një djalë i ri, emigrant në Francë, që përballon vuajtje të jashtëzakonshme për mbijetesë. Njohja e tij me një adoleshente franceze i shton një përmasë të re romanit, ku spikat karakteri i tij i rrallë që mposht egoizmin dhe dashurinë për hir të formimit të tij si njeri i virtytshëm.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Netët e Parisit
Gjinia: Roman
Autori: Stavri Pone
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2017
Fq. 288
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-99943-0-487-5

Mbi librin

Një roman tjetër i ri i këtij autori. Një djalë i ri, emigrant në Francë, që përballon vuajtje të jashtëzakonshme për mbijetesë. Njohja e tij me një adoleshente franceze i shton një përmasë të re romanit, ku spikat karakteri i tij i rrallë që mposht egoizmin dhe dashurinë për hir të formimit të tij si njeri i virtytshëm.

Romani bart idenë se në jetë, mbi të gjitha, vlen ndershmëria dhe drejtësia, dhe dashuria nuk ka kuptim nëse nuk është pjesë e këtij formimi shpirtëror. Romani përmban tablo të gjalla, gati të prekshme, nga një mori sferash të qytetit magjik të Parisit, ku protagonisti, kalon ditë e net tmerrësisht të vështira...

Fragment nga libri

Ajo e vështroi hutueshëm dhe ai mendoi se përgjigjja e pyetjes së saj me lloj pyetjeje habitore do ta kishte lënduar vajzën, por jo, se ajo ia ktheu buzëqeshjen, por të imët, si ta kishte vjedhur nga ajri. Fundja le të mendojë ç'të dojë, tha ai me vete. Tani ajo është jashtë rrezikut, do të telefonojë shtëpinë, do t'u thotë të vetëve të vijnë ta marrin dhe ai s'ka për ta parë më.

Ajo që ai kishte bërë për atë vajzë s'kishte qenë trimëri, por një vrull impulsiv në një gjendje kur nuk punojnë as logjika as ndjenjat, kur nuk ekziston as frika as tmerri i vdekjes, por gjithë vetëdijen ta ndriçon një mendim i vetëm – mos lejo të ndodhë diçka e tmerrshme, e pariparueshme, e ke në dorë ta bësh dhe bëje.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994304875
ean13
9789994304875
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Toena

Sytë e Sofisë, Nasi Lera

E tillë është historia e mësueses Sofi e gjendur e vetme, vejushë në këtë qytet të harruar e të mbuluar nga bora. E tillë është historia e Andreas kthyer nga Parisi në një realitet të cilin duket se e kishte harruar. Tronditëse janë verbimi i qenit, vrasja e tij; rrëmbimi i vezëve të zogjve të lejlekut dhe zëvendësimi me vezë të ziera.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Të gjithë premtojnë Parisin, Nasi Lera

I shkruar si historia e një vajze që ka marrë pjesë në një reality show (Kështjellari) dhe e dashurisë së saj me shkrimtarin e vetmuar që përpëlitet të shkruajë romanin e vet - një alter ego i vetë autorit - romani kthehet gradualisht në historinë e patreguar të tmerrit të realitetit shqiptar, të denatyralizimit të këtij realiteti.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Kishim një ëndërr, Nasi Lera

Asti, një regjisor që nuk mundi të vinte në skenë gërshetimin e Çehovit me Beketin, përjeton tragjikomedinë çehoviane-beketiane, të vënë në skenë në realitetin e përditshëm nga politikanët dhe politika shqiptare.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Njeriu me fat, Fatos Kongoli

Në këtë libër, Kongoli risjell një personazh të njohur të tij, inspektorin Sabit Kurti. Në prag të pensionit, ai ngarkohet me një detyrë të fundit, disi të veçantë, të shmangë vrasjen e paralajmëruar të një personin VIP. S'dihet kush do të jetë viktima, as vrasësi, as motivet e vrasjes.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Poetët bëjnë dashuri ndryshe, Darien Levani

Me një stil krejt të ri e të palexuar në letërsinë shqiptare, vjen një libër mbi ëndrrat, dëshirat, dhuntitë dhe dëshpërimin e shqiptarëve të sapopjekur. Martin Ibrahimi, apo Marti siç e thërrasin miqtë, diplomuar në letërsi në Universitetin e Tiranës dhe shitës në një librari gjithmonë bosh, është lideri i grupit rock "Lufta e Ftohtë".

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Rebelimi i Lulus, Albatros Rexhaj

"Rebelimi i Lúlus" është një letër e gjatë, gjithnjë drejtuar Lúlus, ku monologu kthehet në dialog të arrirë në pritje që zërit të autorit t'i shtohet edhe zëri yt. Mes ideologjish që duhen përqafuar, mes udhësh që duhen ndjekur, mes përpjekjesh për t'u përsosur, shoqëria shqiptare po kërkon një fytyrë përfaqësuese për shqiptaren dhe shqiptarin bashkëkohor.

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Jeta e dyfishtë e një agjenti, Vili Minarolli

Nje liber per agjenturat e paskomunizmit! Bota komplekse e një agjenti sekret! Lufta e Dytë sapo ka përfunduar dhe komunizmi është instaluar me shpejtësi. Në kupolën e lartë qeverisëse kanë filluar vrasjet e para. Luan Gjika, protagonisti kryesor i romanit, e sheh veten në zgrip të jetes.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Gurit të varrit ia rrëfej, Agron Tufa

Nëse unë do të kisha pranuar të isha dashuria jote, Arsenio, do të duhej të më njihje ashtu siç jam, me të gjitha verbinat e territ, me të gjitha historitë, që i përkasin këtij mishi, kësaj lëkure, kësaj strukture të mallkuar truri.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001636

Botuesi: Te tjere

Pafajesi nene, Bukurije Bushati

Bukurije Bushati ka lindur më 18.04.1956 në Durrës. Në vitet 1972-1975 ka mbaruar shkollën e mesme në gjimnazin "Gjergj Kastrioti". Në vitet 1986-1990 mbaroi Universitetin Shtetëror Dega Juridik me korrespondencë. Në 1993 është larguar në Itali dhe më pas në Gjermani, ku jeton edhe sot me familjen.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)