• Banner

Një rrëfenjë me ndërkombëtare, Ylljet Aliçka

Parrullat me gurë të Aliçkës kanë një frymë oruelliane. Është një kujtesë nga e kaluara dhe një paralajmërim për ato shoqëri ku rritet kontrolli i qeverisë ndaj gjuhës. Mesazhi i Aliçkës na kujton se, nëse do të ngërthehemi nga propaganda, kemi humbur veten tonë.

4,25 GBP
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Një rrëfenjë me ndërkombëtarë
Origjinali: Një rrëfenjë me ndërkombëtarë
Gjinia: Roman
Autori: Ylljet Aliçka
Shtëpia botuese: Omsca – 1
Viti: 2006
Fq. 180
Pesha: 0.22 kg
ISBN: 978-99927-52-94-7

Komente mbi librin

"Një dëshmi nga një letërsi e madhe, tepër argëtuese dhe njëkohësisht shpirtërore."

Ryszard Kapuscinski

"Nën groteskun e kapur me elegancë nga autori, Shqipëria duket një vend tepër i natyrshëm."

Hans G. Herman, "Frankfurter Allgemeine Zeitung", Frankfurt

"Cili nerv mbizotëron tek Ylljet Aliçka, ai realist apo ai satirik, a është ai një shkrimtar kronikan i diktaturës tragjike apo një shkrimtar çarmatosës i së tashmes?"

Michail Tabacynskij, "Underground", Varshavë

"Një kaleidoskop magjepsës, Shqipëria e supersticioneve, Shqipëria nën shenjën e kërkimit të kotë të lumturisë së sotme me prirjen e saj të pashlyeshme ndaj dhembjes. Histori të shkurtra, me një fund shpesh të hidhur e të beftë, tregime elegjiake dhe korale, me dashuri dhe melankoli, pa qarje të kota, që pranojnë pashmangshmërinë e fatit dhe të ngjarjeve."

Mario Guaraldi, "Libreria unitalia", Rimini

"Parrullat me gurë të Aliçkës kanë një frymë oruelliane. Është një kujtesë nga e kaluara dhe një paralajmërim për ato shoqëri ku rritet kontrolli i qeverisë ndaj gjuhës. Mesazhi i Aliçkës na kujton se, nëse do të ngërthehemi nga propaganda, kemi humbur veten tonë."

Heather Walsh, "Fringe", Çikago

"Pesimizmi është më e pakta që mund të themi për këtë libër."

Jean Soublin, "Le monde", Paris

"Kujdes, një kryevepër e panohur! Prej kohësh nuk kisha ndier entuziazëm të tillë nga leximi i një libri."

Alfred Teckel, "Zazieweb", Paris

Detajet e librit
SKU000513

Referencat specifike

isbn
9789992752947
ean13
9789992752947
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Tirana Times

Ndërkombëtarët, Ylljet Alicka

Si përgjatë makthit të partisë unike ashtu dhe nën anarkinë liberale që e zëvendësoi atë, e njëjta shpërbërje morale që i zhvlerëson personazhet e Aliçkës. Absurdi me të gjitha format e tij që të çon tinëzisht drejt poshtërsisë.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Dashuri nga largësia, Dituri Meçi Dizdari

Dikush e luante atë lavjerrës jete, bukurie, me shenjtësi fryme, me pasionin e çmendur, me dashurinë e pafundme për qenien e saj, që s'e gjente askund tjetër, ku ajo me sytë mbyllur, gjithë duke u dridhur, marrosur, i dorëzohej për fare lëkundjes, valëvitjes, fluturimit, çartjes.

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001088

Botuesi: Plejad

Trans, Dashnor Kokonozi

Në këtë roman të dytë trajtohen ngjarjet që tronditën themelet e shoqërisë shqiptare në fundshekullin e kaluar. Gjithçka shihet me syrin e dikujt të cilit pak i interesonte se çfarë po ndodhte, sikur një telefon në mesnatë të mos ndikonte që ai të bëhej dëshmitar i tyre dhe së fundi të shohë të shkallmuar edhe vetë ekzistencën e tij.

Çmimi 5,10 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

E zeza dhe e kuqja, Mehmet Kraja

Mehmet Kraja, tani si një ndër mjeshtërit e shquar të krijimtarisë narrative – zhanrit romanor, me lehtësi ia nënshtron poetikës së vet gjithë laramaninë proceduese narrative, tërë ngarkesën historike, përçudnimin kohor, perspektivat përshkruese, pra, tërë korpusin stilor tregimtar që, sipas parimit poetik, i bluan natyrshëm në mullirin e vet, duke...

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000655

Botuesi: Onufri

Hija, Ismail Kadare

Ndërsa diktatura mbahet ende në fuqi në vendin e tij të Lindjes europiane, personazhi kryesor, një kineast pak a shumë i dështuar, gëzon kohë pas kohe privilegjin që të dërgohet me shërbim në Paris. Sa herë që kthehet nga qyteti-dritë i Parisit, atij i duhet të japë llogari para miqve të tij të mbetur në rrathët e ferrit.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2621

Botuesi: Botimet Dudaj

Shenime nga Shkolla e Partise, Daut Gumeni

Satira e mprehtë dhe elegante, thellësia, pasuria e ideve, bukuria e parashtrimit dhe e shtjellimit të tyre, qartësia e gjykimeve etike, politike e filozofike, origjinaliteti i rrëfimeve, gjuha brilante aq e begatë, mendoj se e bëjnë veprën të veçantë e një ndër më të arrirat e letërsisë së sotme shqipe.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Fabula rasa, Agron Tufa

Një vështrim i çuditshëm dhe përshkrim i historisë së një Uni, histori që i shtrin kufijtë nga lindja në vdekje, nga shpresa në dëshpërim, nga realizimi në dështim, histori që është Kohë, njëherësh e secilit dhe e askujt.

Çmimi 7,65 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Melusina, Balil Gjini

Në rreth dyqind faqe, me një stil të ngjeshur e lakonik, është mëtuar të rrëfehet se letërsia s'është vetëm rrëfim i një historie, por edhe histori e një rrëfimi. Melusina dhe e motra e saj Jehona kanë mbërritur në një qytet të paemër dhe nga një kohë e paemër.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Mjegullat e Tiranës, Ismail Kadare

Për një kohë të gjatë, askush nuk e dinte ekzistencën e një romani të panjohur të Ismail Kadaresë. Dukej sikur ai vetë e kishte harruar romanin e tij të parë "Mjegullat e Tiranës", shkruar gjatë kohës kur ishte student në fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në vitin 1957-1958.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Të murosurat, Lindita Arapi

Alba Darëzezi, heroina e romanit të ri të Lindita Arapit, Të murosurat, është simboli i një brezi femrash shqiptare që u përballën me tutelën paternaliste, nënshtrimin para vullnetit dominues mashkullor, dhunimin e autonomisë, tabuizimin e seksualitetit, që femrës nuk ia lejonte vetëvendosjen.

Çmimi 7,65 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Libri i kujtimeve dhe i harresës, Suad Arilla

Gjithashtu, e kaluara e tij me njerëz dhe me kujtime, fjalët e të atit dhe një marrëdhënie e çuditshme me botën femërore, e përndjekin si fantazma dhe ia ndryshojnë rrjedhën e jetës. I ndodhur në një rreth vicioz, mes kujtimeve, dëshirave dhe pasioneve, problemeve të moshës dhe të familjes, jetës dhe vdekjes, ai përpiqet të gjejë rrugëdalje duke lexuar...

Çmimi 5,10 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Arkipelagu spiritus, Zija Cela

Identiteti i prozës moderne shqiptare do të ishte i gjymtuar pa prozën e Zija Çelës, sidomos romanet e tij të mrekullueshme për jetën e vdekjen. Një mënyrë të këtillë të rrëfimit dhe të zhvillimit të situatave mbi parimet e lëvizjeve të brendshme koncentrike, gjithsesi do të mund ta ndërtonte vetëm një mjeshtër i sprovuar i artit të romanit, çfarë është...

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Vajzat e mjegullës, Namik Dokle

"Vajzat e mjegullës" është romani i një dashurie të madhe, ku vërshojnë ndjesitë e dashurive ekzistenciale: dashurisë për jetën, për vendlindjen, për njerëzit, për gjuhën, për zakonet identifikuese, për mitet dhe legjendat ende të gjalla; është një roman i dashurisë për të bukurën në një realitet herë-herë të shëmtuar.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)