• Banner

Ora me rere, Vera Bekteshi
  • Ora me rere, Vera Bekteshi

Ora me rërë, Vera Bekteshi

Të lindur në diktaturë, me fate diametralisht të kundërt janë ende histori të asaj njolle biografike që kanë mbetur si memorie e pathënë plotësisht. Vera Bekteshi  rrëfen këto  ngjarje në një distancë kohe, por e përfshirë në përgjegjësinë për ta dëshmuar kohën e saj nën diktaturë. 

103,50 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ora me rërë
Origjinali: Ora me rërë
Gjinia: Roman
Autori: Vera Bekteshi
Shtëpia botuese: Mapo Editions
Viti: 2016
Fq. 280
Pesha: 0.321 kg.
ISBN: 978-9928-213-03-7

Mbi librin

Të lindur në diktaturë, me fate diametralisht të kundërt janë ende histori të asaj njolle biografike që kanë mbetur si memorie e pathënë plotësisht. Vera Bekteshi  rrëfen këto  ngjarje në një distancë kohe, por e përfshirë në përgjegjësinë për ta dëshmuar kohën e saj nën diktaturë. Të rinjtë në diktaturë sa Brenda një koshience të moshës, aq dhe jashtë asaj politike krijojnë dramën e veprës më të re të Bekteshit. Përshkrimi i jetës së të rinjve në diktaturë, të cilët përfaqësohen si brez i saj, në natyrshmërinë e bashkëjetesës në një pallat.

Paradokset lidhen me “faqet e murit”, dikush në apartamente të gjera plot dritë, e të tjerë nën zymtësinë e bodrumeve të mbytur nga myku. Në një simbiozë kujtesë, vjen ky “pallat” i ndërtuar nga të burgosurit politikë, sipas një modeli rus të viteve ‘ 50-të duke u shndërruar në shenjë të jetës së të rinjve. Për këto ndjesi vërtetësie flet Vera Bekteshi, për të krijuar si çdo shkrimtar afrinë me lexuesin. Në historinë e shkrimit të tij Bekteshi rrëfehet:

“Ky libër më ka munduar shumë. Kam 3 vjet që merrem më të dhe e kam shkruar që vitin e parë, por për shkak të strukturës, të trajtimit të njeriut “pa dekor”, mua më është dashur të vuaj për ta realizuar. E kam punuar shumë, mbase  dhe e kam prishur, por jam munduar për mirë. Një gjë tjetër që më ka munduar është fakti që kam filluar të shkruaj shumë vonë. Sot kam gëzim dhe vuajtje të madhe, padyshim dhe emocione.”

Detajet e librit
UET Press

Referencat specifike

isbn
9789928213037
ean13
9789928213037
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2327

Botuesi: Te tjere

Vila me dy porta, Vera Bekteshi

"Vila me dy porta" është një roman dokumentar apo rrëfimi i jetës së autores në një periudhë tronditjesh të forta, që shkojnë nga rinia e parë te spastrimet komuniste të viteve 1974 – 1975, nëpër kalvarin e internimeve e deri në vitet pas kthimit të lirisë.

Çmimi 80,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Vila me tri porta, Vera Bekteshi

Vila me tri porta, përtej dëshmisë që përfaqëson, duhet lexuar edhe për aftësinë e madhe për ta shndërruar kujtesën në një letërsi, e cila të na prekë regjistra të ndryshëm emocionalë, ku nuk përjashtohet dhe ironia e poezia. Pra, një libër i bukur, që tregon se si mund të përshkruajmë ferrin e megjithatë të mos e humbasim parajsën brenda nesh.

Çmimi 143,75 SEK
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Shërbëtori i zotërisë së pabesë, Teuta Dhimarko Kasoruho

Nga pylli vinte pa pushim era e lagësht e shiut ngatërruar me aromën e kërpudhave të sapoçelura. Era e barit i kujtoi frikërat e fëmijërisë që aso kohe nuk ua dinte kuptimin. Shtëpia tutje rrugës kish mbetur e shkretë. Dukej sikur e dinte që më parë se ai do të vinte dhe diç donte t'i thoshte, por s'kishte më as fjalë, as gojë.

Çmimi 69,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Albas

Aromë kujtimesh, Aida Shtino

Një roman biografik kushtuar gjyshes dhe stërgjyshes sime, që nuk i njoha kurrë, por vetëm përmes atyre që më lanë në një ditar. Historia na kthen në shek,. XVIII. Botëkuptimi dhe jeta e grave të asaj kohe përmes dashurisë, luftës, urrejtjes dhe aromave të parfumeve.

Çmimi 92,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

E katërta, Balil Gjini

Shenja e hatasë që do të pllakoste qytetin tonë ishte dhënë qysh më parë, ishte dhënë qysh kur një tufë korbash i lanë sprethet e shkëmbinjve e të honeve dhe filluan të vejevinin mbi akrepat e sahatit të qytetit tonë, duke kruar sqepat në ta, duke u cpërfëndur gjithë sevda zie me njëri – tjetrin dhe, ç'është më e keqja, duke i ngarkuar ata me glasa të...

Çmimi 69,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Fjalor udhëzues për misterin e dosjeve, Bashkim Shehu

Në këtë libër, të shkruar në formë fjalori, lexuesit i paraqitet një galeri personazhesh e situatash: një ish-punonjës i çmendur i Arkivit sekret, një gazetar investigativ, një sozi i Enver Hoxhës dhe Pasardhësi i Enver Hoxhës, një projekti për ndërtimin e Bllokut të nëndheshëm, një biznesmen i çuditshëm nga Moska që vjen në Shqipëri për të kërkuar një...

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001318

Botuesi: Buzuku

Tregtari i skeleteve, Kasëm Trebeshina

Tregtari i skeletëve ka si motiv esencial të rrëfimit rolin e intelektualit klasor. Asmut Rrakatja niset në misionin politik për të mbledhur skeletët, të cilët do të dëshmonin përmasën e fitores. Bredh nga despotati në despotat në kërkim të eshtrave, numri i saktë i të cilëve është i lëvizshëm.

Çmimi 80,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Jeta e dyfishtë e një agjenti, Vili Minarolli

Nje liber per agjenturat e paskomunizmit! Bota komplekse e një agjenti sekret! Lufta e Dytë sapo ka përfunduar dhe komunizmi është instaluar me shpejtësi. Në kupolën e lartë qeverisëse kanë filluar vrasjet e para. Luan Gjika, protagonisti kryesor i romanit, e sheh veten në zgrip të jetes.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Naimi

Gjuha e gjakut, Kiço Blushi

Gjithsesi, paraprakisht, le të shpresoj se kjo histori e hidhte nuk ka për të lënduar kërkënd, përveçse vetë autorin, i cili, edhe pa e ngjizur këtë histori njerëzore në letër, ka qenë dhe është i bindur se mes nesh ka jo pak gjallesa të cilat besojnë e kujtojnë sinqerisht se janë më të lirë e më të qetë në burg se jashtë mureve të burgut.

Çmimi 57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Gurit të varrit ia rrëfej, Agron Tufa

Nëse unë do të kisha pranuar të isha dashuria jote, Arsenio, do të duhej të më njihje ashtu siç jam, me të gjitha verbinat e territ, me të gjitha historitë, që i përkasin këtij mishi, kësaj lëkure, kësaj strukture të mallkuar truri.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Pa heronj, pa bujë, Ndriçim Ademaj

Një histori që përshkon dy kohë, dy vende, dy përjetime të ndryshme në dukje të huaja për njëra – tjetrën. Heroi ynë lëkundet mes një dashurie të pavetëdijshme për Sarën dhe kujtimeve gjysmë të trishta – gjysmë gazmore të fëmijërisë së tij në Kosovë.

Çmimi 69,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000361

Botuesi: Onufri

Pasardhësi, Ismail Kadare

Çfarë ka ndodhur në natën e 13 dhjetorit në dhomën e gjumit të Pasardhësit, trupi i të cilit u gjend me një plumb në zemër? Romani i fundit i Kadaresë sjell në kujtesë enigmën më të madhe të historisë së Shqipërisë: vdekjen misterioze të pasardhësit të diktatorit komunist shqiptar.

Çmimi 46,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001454

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Skënderbeu, Sabri Godo

Një roman historik i shkruar nga autori i mirënjohur Sabri Godo. Një roman ndryshe nga të tjerët, që tregon historinë e heroit tonë kombëtar. Një roman që përshkruan trimëritë e luftës 25-vjeçare kundër turqve, por edhe ndjenjat e tij, çfarë ai mendon, mënyrën e të dialoguarit me të afërmit, me ushtarët, me trimat shqiptar.

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)