• Banner

Amanetet e Xhemal Aviatit, Ilir Levonja
  • Amanetet e Xhemal Aviatit, Ilir Levonja

Amanetet e Xhemal Aviatit, Ilir Levonja

Ky libër është një histori e përpjekjes së vet. U shkruajt për së pari si një dashuri e madhe por që nuk kurorëzohet. Një histori e gjatë zakonore e kohëve nëpër shekuj, në lindjen dhe formimin e një qyteti.

8,50 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Amanetet e Xhemal Aviatit (kopertinë e trashë)
Origjinali: Amanetet e Xhemal Aviatit
Gjinia: Roman
Autori: Ilir Levonja
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2016
Fq. 160
Pesha: 0.386 kg.
ISBN: 978-9928-226-20-4

Koment nga autori

Ky libër është një histori e përpjekjes së vet. U shkruajt për së pari si një dashuri e madhe por që nuk kurorëzohet. Një histori e gjatë zakonore e kohëve nëpër shekuj, në lindjen dhe formimin e një qyteti.

Më pas për disa arsye përfundoi në një tregim tashmë i botuar me titullin "Një dasëm dhe një dashuri", që përfshihet tek vëllimi "Gruaja me qepikë të gjelbër", 2012. Duke kujtuar se më në fund përpjekja artistike aq ishte. Mirëpo u gabova.

Nuk iu vodha dol tundimit nëpër kaq e aq netë, pasi zakone e tradita më çonin nëpër korridoret e sojit nga unë rrjedh. Në një lloj mitologjie e cila herë është fare e afërt dhe herë tepër e largët.

Në fund fitoi përpjekja artistike, ndaj sot e kemi në versionin e parë por me përfundim të ëndërruar. Atë që jeta e sjell nga një dashuri për një dashuri. Megjithatë veç disa emrave, zakoneve, atmosferës brenda familjes... të tjerat janë trill letrar. Realiteti i munguar, ai i vërteti.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Onufri

Zemra nuk e njeh armikun, Ilir Levonja

Ngjarja e romanit "Zemra nuk e njeh armikun" ndodh në një kohë reale. Veç emrat dhe rrjedha janë trill artistik. Gjithçka e ka zanafillën nga një fabul e thjeshtë. Ne ishim një brez i tërë djemsh. Në mesin tonë kishim jo një, por disa vajza të bukura.

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2319

Botuesi: Te tjere

Facebook - koobecaf, Edmond Shallvari

Bota do të ishte në të keqen më të vogël të saj nëse njerëzimi do të mbetej vetëm në mëkatin e ideve apo të ashtuquajturin mëkat platonik. Ç'do të ndodhte në Eden me Evën dhe Adamin sikur molla të mos kafshohej nga dhëmbët, por nga ideja e tyre e kafshimit?

Çmimi 5,95 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Sëmundja e ëndrrave, Mehmet Kraja

Dhe derisa koha mitike, koha që kishte prodhuar legjendat kalorësiake për mua dhe vendlindjen time ishte kohë e mrekullive të paarritshme, koha historike ishte një zhgënjim i madh, sepse kishte lënë pasoja të pariparueshme në jetën e njerëzve, duke i tjetërsuar ata, madje duke i bërë që të jetonin si somnabuj në një realitet të paqenë, i cili vazhdonte të...

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2713

Botuesi: Tirana Times

Plaku i Butkes, Sabri Godo

Sabri Godo i ka studiuar me kujdes kujtimet e patriotit Sali Butka, kujtimet e bashkëkohësve të tij, dokumentat arkivale dhe i ka paraqitur ato në një formë tërheqëse letrare dhe me dashurinë e thellë të një qytetari që e ndjen për detyrë dhe e quan për nder t'ia bëjë të njohur të gjithë popullit veprën e një patrioti të shquar.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje

Sarah, Alfred Peza

Alfred Peza, prej 23 vjetësh është prezent me publicistikën e tij si gazetar, redaktor, kryeredaktor, drejtor i gazetave, revistave dhe televizioneve, analist dhe drejtues emisionesh të debatit politik. Fitues i shumë çmimeve kombëtare të gazetarisë dhe vlerësimeve ndërkombëtare. Autor i librit ‘’Ditari I 23 qershorit’’ (2013) është edhe në përfundim të...

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Dashuritë e virgjëreshës Madalenë, Ridvan Dibra

Parabolat e Ridvan Dibrës, për nga sintetizimi dhe vrullimi i imagjinatës, të kujtojnë parabolat e Kafkës apo skicat – enigma të Apdajkut. Dhe këtë ngjashmëri e përmendim me kuptimin e mirë që kanë paralelizmat në fushën e letrave, si ngjashmëri tipologjike, lidhur me një dukuri të re në letërsinë tonë.

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Arka e Noes

Gjithçka që ke, Enkelejd Lamaj

Ai nuk lë rehat as të vdekurit. Firma e tij: një flutur e zezë e fiksuar në gozhdë, mu në qafën e viktimës. Dhe, teksa frika dhe terrori ulen këmbëkryq mbi kryeqytet, një seri zbulimesh, hap pas hapi, do të ngrenë dyshimin se vrasësi mund të jetë KUSHDO. Dhe mund të jetë shumë më pranë nga sa mund ta mendosh. 

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Fabula rasa, Agron Tufa

Një vështrim i çuditshëm dhe përshkrim i historisë së një Uni, histori që i shtrin kufijtë nga lindja në vdekje, nga shpresa në dëshpërim, nga realizimi në dështim, histori që është Kohë, njëherësh e secilit dhe e askujt.

Çmimi 7,65 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Ngjizja e papërlyeme, Agron Tufa

Romani tetralogjik i Agron Tufës "Ngjizja e papërlyeme" është një sagë rrëqethëse e shoqërisë shqiptare në fillim të viteve '60, fill pas prishjes me BRSS-në, që nis me zhburrnimin e bashkëshortëve shqiptarë, të cilët Partia i detyroi të ndajnë gratë e tyre ruse dhe të prishnin familjet e krijuara me to. Nis kështu izolimi, lufta e klasave dhe projekti i...

Çmimi 15,30 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)