Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Çmimi 0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Çmimi 11,66 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Çmimi 11,10 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Banner

Dueli, Agron Tufa
  • Dueli, Agron Tufa

Dueli, Agron Tufa

Marrëdhënia midis persekutorit, viktimës dhe mbrojtësit të saj (dalëzotësit) është shumë e ndërlikuar. Sidoqoftë, në letërsinë klasike ndeshim një skemë estetike tepër të konsumuar dhe të ngurtë të këtyre marrëdhënieve.

11,10 
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Dueli (kopertinë e trashë)
Origjinali: Dueli
Gjinia: Roman
Autori: Agron Tufa
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2016
Fq. 184
Pesha: 0.425 kg.
ISBN: 978-9928-4354-6-0

Koment nga Artan Fuga

Marrëdhënia midis persekutorit, viktimës dhe mbrojtësit të saj (dalëzotësit) është shumë e ndërlikuar. Sidoqoftë, në letërsinë klasike ndeshim një skemë estetike tepër të konsumuar dhe të ngurtë të këtyre marrëdhënieve.

Zakonisht atje, sikurse në folklor, në trashëgiminë tonë letrare, gjejmë një vështrim heroik të kësaj marrëdhënieje, por ama të cekët. Viktimat mund të simbolizojnë një femër, një fëmijë, një njeri të dobët në personalitet, një shtresë të caktuar shoqëruar, gjithë kombin, Atdheun.

Sidomos në kulturat patrimoniale, kombi, populli dhe atdheu të shtypur dhe të keqtrajtuar kuptohen simbolikisht si një femër, motër, nënë, e dashur e përdhunuar. Viktimat vriten, gjakosen, keqtrajtohen nga dhunuesi, i cili simbolikisht mund të përfaqësojë një maniak seksual, një diktator, një paranojak, një pushtet të korruptuar.

Ato dalin të mbrojtura nga njerëz heronj të pastër moralisht, nga intelektualë, nga rezistues, nga të dashuruar erotikë pas viktimës, nga kontestatorë idealistë të dhënë pas kauzës së drejtësisë, nga OJQ që mbrojnë të drejtat e individëve, etj.

Pothuajse në çdo rast, pas shumë përpjekjesh, pas disfatash, pas humbjesh të dhimbshme, dalëzotësi, në këtë lloj letërsie, e mund dhunuesin dhe pasi merr hak duke rivënë në vend drejtësinë, e shpëton viktimën që i mbetet për jetë mirënjohëse atij.

Sigurisht i jemi mirënjohës Servantesit të madh për thyerjen magjistrale që i ka bërë skemës së marrëdhënieve të ngurta midis dhunuesit, viktimës dhe dalëzotësit. Pa e mohuar realitetin e skemës së mësipërme, duhet thënë se marrëdhënia në fjalë është shumë më e gjerë sesa kaq.

Mund të ndodhë që mbrojtësi i del për zot një viktime ndonjëherë imagjinare, që në fakt, duke mos u ndjerë asfare viktimë, ka të drejtë të druhet më tepër nga mbrojtja e ofruar sesa nga vetë rreziku real që i vjen prej një persekutori.

Ndërsa dhunuesi i viktimës ndonjëherë nuk ekziston veçse në fantazinë e dalëzotësit të saj, i cili për t'i dhënë kuptim jetës së vet, për të shuar deliret dhe për të hyrë në histori, prodhon një dhunues imagjinar duke luftuar kështu me mullinjtë e erës.

Dalëzotësi i ekzaltuar në këtë rast gabohet edhe prej dëshmitarëve dhe ndjekësve të veprave të tij sepse ata në vend t'i thonë "Ej zgjohu!", i flasin në atë mënyrë që i shkon për shtat universin imagjinar të tij duke e shtyrë edhe më keq drejt irreales.

Dalëzotësi humbet kështu çdo lloj mundësie verifikimi të vetes së vet. Të gjithë pasuesit e tij, Sançot, e ndjekin pas, ca për forcë zakoni, ca për qëllimet e tyre të vogla, ca se nuk kanë se me çfarë të merren tjetër, dhe ca duke nënqeshur me djallëzi të fshehtë ndaj zotërisë së tyre.

Mendoj se duhet t'i jemi shumë mirënjohës edhe shkrimtarit me talent krejt të veçantë Agron Tufa sepse në romanin e tij të mrekullueshëm "Dueli", na paraqet estetikisht një spektër shumë të gjerë dhe të ndërlikuar marrëdhëniesh midis dhunuesit, viktimës dhe mbrojtësit të saj, që i ka munguar mizorisht jo vetëm letërsisë shqiptare, por edhe kujtesës sonë kolektive që ka qenë shpesh e idologjizuar.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928435460
ean13
9789928435460
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000513

Botuesi: OMSCA-1

Një rrëfenjë me ndërkombëtare, Ylljet Aliçka

Parrullat me gurë të Aliçkës kanë një frymë oruelliane. Është një kujtesë nga e kaluara dhe një paralajmërim për ato shoqëri ku rritet kontrolli i qeverisë ndaj gjuhës. Mesazhi i Aliçkës na kujton se, nëse do të ngërthehemi nga propaganda, kemi humbur veten tonë.
Çmimi 5,55 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000662

Botuesi: Onufri

Nata me hënë, Ismail Kadare

Kur Ismail Kadare shkroi "Nata me hënë" mendonte se kishte bërë një novelë lirike, intimiste dhe ja përsëri rojet besnike të regjimit çirreshin si në rastin e "Koncert në fund të stinës", tre vjet më parë. Në këtë rast kishte qenë pak pas "vetëvrasjes" misterioze të kryeministrit.
Çmimi 5,55 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001636

Botuesi: Te tjere

Pafajesi nene, Bukurije Bushati

Bukurije Bushati ka lindur më 18.04.1956 në Durrës. Në vitet 1972-1975 ka mbaruar shkollën e mesme në gjimnazin "Gjergj Kastrioti". Në vitet 1986-1990 mbaroi Universitetin Shtetëror Dega Juridik me korrespondencë. Në 1993 është larguar në Itali dhe më pas në Gjermani, ku jeton edhe sot me familjen.
Çmimi 8,88 
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Klubi Karavasta, Maks Velo

Ky roman, në fillin, lindi si novelë. Tani po e botoj të plotë, në dy pjesë. Pjesa e parë, botuar nga Korbi (2004) dhe ribotuar nga Toena (2014), nuk ka asnjë ndryshim. Pjesën e dytë e shkrova pas 12 vitesh, sepse e ndjeva që këtë vepër e kisha lënë të paplotësuar.
Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Ciklopi, Brajan Sukaj

Dhe vetëm në një botë të tillë, ku gjithçka është e mundur, djali i saj, kur të rritej, do të ishte i lirë të dilte e të bënte ç’të donte, pa u parë me sy të llahtarisur sikur të ishte një bishë e egër. Por jo në këtë botë. 
Çmimi 8,88 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Poetët bëjnë dashuri ndryshe, Darien Levani

Me një stil krejt të ri e të palexuar në letërsinë shqiptare, vjen një libër mbi ëndrrat, dëshirat, dhuntitë dhe dëshpërimin e shqiptarëve të sapopjekur. Martin Ibrahimi, apo Marti siç e thërrasin miqtë, diplomuar në letërsi në Universitetin e Tiranës dhe shitës në një librari gjithmonë bosh, është lideri i grupit rock "Lufta e Ftohtë".
Çmimi 7,77 
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Dead End, Virion Graçi

Histori dashurie midis dy të rinjve, studentë nga fillimi i viteve nëntëdhjetë, kur në Tiranë dhe në Shqipërinë e pllakosur nga kriza e gjithanshme ideologjike, morale e shpirtërore, po ndodhin ndryshime të thella – secili po ekspozohet në përmasat e tij reale, të mjerueshme. 
Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Mërkuna e zezë, Agron Tufa

Te "Mërkuna e Zezë", Guri, personazhi kryesor, viziton fshatin e largët të dajës për t'u gjetur i vetmi djalë i një shtëpie me shumë femra, mes joshjes së magjirave, seksualitetit dhe lakuriqësisë, i rrethuar nga femra që nuk dihet se ç'duan prej tij: të ngelen shtatzanë me të, ta mbrojnë apo ta vrasin?
Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Le të na bashkojë era, Iva Musaraj

Ajo i shpjegonte se, kur merr ndër duar një gotë verë, ke vënë në punë shqisën e të prekurit. E ndërsa e nuhat, ke përdorur shqisën e nuhatjes. Kur e pi, ke vënë në lëvizje të gjitha shqisat e ndijimit dhe të shijes. Kur e sheh verën brenda gotës, duke e rrotulluar lehtë, ke thirrur shqisën e të parit.
Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Faqja e fundit, Gazmend M. Kapllani

Në shtëpinë atërore, rrethuar nga orendi që i duken si fantazma të heshtura, Melsi nis të rrëmojë në kujtimet e fëmijërisë. Papritur, mes tyre ai gjen një fetore shënimesh, që e çon në një zbulim tronditës për të atin dhe familjen e tij.
Çmimi 8,88 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000118

Botuesi: Ideart

Avangarde engjejsh, Agron Tufa

Agron Tufa ka studiuar për gjuhë dhe letërsi në Fakultetin Filologjik të Tiranës dhe në Institutin e Letërsisë "Gorki" 1994 – 1999, Moskë. Studimet pasuniversitare i kreu për Filozofi artesh në Institutin e Kulturave Europiane 1999 - 2001, ku dhe magjistroi. Është lektor i Letërsinë së Huaj të shekullit XX në UT.
Çmimi 5,55 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001003

Botuesi: Te tjere

Thembra e Akcilit, Agron Tufa

Prozat e shkurtra të këtij libri kanë një dallim thelbësor nga krijimtaria ime artistike në poezi, prozë të gjatë apo ese. Diku më shumë, diku më pak, në këto proza të shkurtra ndërthuren elemente dhe të poezisë, dhe të prozës romanore, dhe të esesë.
Çmimi 6,66 
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Mërkuna e zezë, Agron Tufa

Agron Tufa ikën nga simbolika e ndërtuar me lëndë empirike realiste dhe na tërheq bukur, thjesht, ëmbël, në një rrëfim ku përzihen ngjarje, ndodhi, peizazhe realiste, me përfytyrime të praktikave mitike, në një botë ku misteri dramatik përzihet me seksin, jeta dimërore e fshatit malor zhytet në një mjegull të paparë marrëdhëniesh magjie.
Çmimi 6,66 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Tenxherja, Agron Tufa

Romani, në thelb, është një sagë e trishtë familjare. Nga njëra anë kemi përpjekjet e personazhit qendror, djaloshit të ri, Filipi B, për ta projektuar shpirtërisht veten te puna e rëndë, leximi dhe shkollimi - një arrati e dyfishtë nga realiteti dhe, nga ana tjetër - mekanizmi i vrazhdë e përjashtues i luftës së klasave.
Çmimi 6,66 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Gurit të varrit ia rrëfej, Agron Tufa

Nëse unë do të kisha pranuar të isha dashuria jote, Arsenio, do të duhej të më njihje ashtu siç jam, me të gjitha verbinat e territ, me të gjitha historitë, që i përkasin këtij mishi, kësaj lëkure, kësaj strukture të mallkuar truri.
Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Follow us on Facebook