• Banner

Vdekja i ka syte e kalter, Luan Rexha
  • Vdekja i ka syte e kalter, Luan Rexha

Vdekja i ka sytë e kaltër, Luan Rexha

Mos frikja e autorit nga shkrimi i një vepre në kufij tipologjikë të ndërmjetëm vjen nga vetëndërgjegjja se vetëm stili e bart përmbajtjen, ashtu siç ndodh me personazhin e veprës, i cili mes formave ekscentrike të jetës, në ndjekje të vazhdueshme të elegantes për të realizuar pareshtur një profil prej dandy.

10,41 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vdekja i ka sytë e kaltër (kopertinë e trashë)
Origjinali: La morte ha gli occhi chiari
Gjinia: Roman
Autori: Luan Rexha
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2016
Fq. 210
Pesha: 0.466 kg.
ISBN: 978-9928-4354-4-6

Koment nga Blerina Suta

Romani i Luan Rexhës, me rrjedhshmërinë e stilit të drejtpërdrejtë shfaqet si një vepër, ku veprimet dhe jeta e personazhit kryesor, gazetarit aventurier dhe elegant Mikele Sermonti, janë të denja për skenografinë e një romani alla James Bond.

Mos frikja e autorit nga shkrimi i një vepre në kufij tipologjikë të ndërmjetëm vjen nga vetëndërgjegjja se vetëm stili e bart përmbajtjen, ashtu siç ndodh me personazhin e veprës, i cili mes formave ekscentrike të jetës, në ndjekje të vazhdueshme të elegantes për të realizuar pareshtur një profil prej dandy, ka luksin, mes formave dhe pamjeve prej belle epoque të përditshmërisë së tij, të ruajë të paprekura vlerën e thellë të gjërave.

Luan Rexha, me përvojën prej gazetari në Sicili dhe si i dërguar i Ansa – s në Paris e ka njohur peshën tragjike të mafias në indet më të thella të jetës italiane dhe europiane. Anti – jeta dhe shëmtia strukturore e mafias shpërfaqet në çdo detaj nëpërmjet historisë ikonike të Patricias së brishtë, viktimë e kriminelëve me "jaka të bardha", ku shëmtia ushqehet me figura të shtetit, të profesionistëve, të njerëzve në dukje të pastër.

Përgjigjja ekstreme e personazhit, Mikeles, nuk i shpëton paralelit me profilin e autorit, gazetar që ka refuzuar në mënyrë organike gangrenën e mafias, duke u impenjuar personalisht në luftën ndaj saj.

Ardhja në gjuhën shqipe e këtij romani është një homazh që Luan Rexha i bën gjuhës së të parëve të tij, përveçse një kontribut për emancipimin e shoqërisë shqiptare për një nga format më të skajshme të kalbëzimit të shoqërisë perëndimore prej të cilës rrezikohet edhe ajo vetë, në këtë fazë të përshpejtuar të zhvillimit të saj kapitalist.

Mbi autorin

Luan Rexha ka lindur në 1938, ka punuar si gazetar në Romë, Palermo dhe Paris. Në vitet gjashtëdhjetë ka kryer për "Giornale di Sicilia" kërkime mbi sulmet mafioze pas plojës së Ciaculli – t dhe tragjedisë së Belice – s.

Po për "Giornale di Sicilia" ka qenë i dërguari i vetëm nga perëndimi në Shqipëri gjatë periudhës së revolucionit kulturor të Enver Hoxhës. Në vitet 70 – 80 ka qenë kryeredaktor i Ansës për kronikat me jashtë.

Ka botuar shkrime dhe hetime për disa gazeta të rëndësishme të Argjentinës, Brazilit dhe Meksikës. Ka qenë pjesë e Këshillit Drejtues të revistës politiko – kulturore europiane "Euros". Në Paris, ku jeton prej kohësh, ka drejtuar agjensinë e Ansa – s për korrespondent.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928435446
ean13
9789928435446
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Onufri

Zemra nuk e njeh armikun, Ilir Levonja

Ngjarja e romanit "Zemra nuk e njeh armikun" ndodh në një kohë reale. Veç emrat dhe rrjedha janë trill artistik. Gjithçka e ka zanafillën nga një fabul e thjeshtë. Ne ishim një brez i tërë djemsh. Në mesin tonë kishim jo një, por disa vajza të bukura.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Loja e vjetër, Besart Kadia

Krimi është prezent në jetën tonë në forma të ndryshme e të gjitha zbulohen në "Lojën e Vjetër". Shqiptarët e të gjitha klasave shoqërore janë detyruar të luajnë, si gjatë komunizmit ashtu dhe në periudhën kaotike të tranzicionit. Loja mbetet e njëjtë: "Loja e Vjetër" për pushtet.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Duhet të jetë dashuri, Nurie Emrullait

Martesa, dashuria si një ndjenjë e ndaluar që s’mund të shfaqet haptas, guximi për të thyer normat shoqërore, dashuria midis së njëjtës gjini, bohemizmi dhe guximi për të ndryshur ndjenjat e fajit, janë temat që vihen përballë një shoqërie që e ka të vështirë ndryshimin.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001519

Botuesi: Botimet Dudaj

Hiri i vullkanit, Blendi Fevziu

Ai vendosi të ikte një ditë të vitit 1991. Atëherë iknin të gjithë. Iku duke lënë pas një puthje dhe një dashuri të mbetur pezull. Ajo iku pas tij. Për njëzet vjet nuk u panë kurrë, nuk komunikuan dot; ndërsa dy jetë të ndryshme me fate dhe histori nga më befasueset.

Çmimi 7,29 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Shqipja e shamisë, Ikbal Kadri Tabaku

I vizatoi shamisë në mes një shqiponjë me dy krena, i dha të bijës edhe një tufë fije mëndafshi të verdhë përzier edhe me një fije të hollë ari, që shndriste aq bukur, kur e rrotullonte nëpër duar për t’ia treguar Tases dhe e mësoi si ta qëndiste shqiponjën, si ta mbante gjilpërën dhe si të tregonte kujdes me fijen, që të mos i spërdridhej gjatë punës. 

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

69 gra, Arber Ahmetaj

Mësuar (!) me bjondet lëkurëzbehta të Veriut të Europes, por edhe me esmerkat e Mesdheut, desha të ta shkoja dorën nëpër flokë. Ato refuzuan. Ajo masë e dendur, si një re e ngarkuar me shtrëngatë, ishte më e vështirë për ta depërtuar se pyjet e atdheut tënd.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Odin Mondvalsen, Kasëm Trebeshina

Odin Mondvalsen e Kasëm Trebeshinës është vepër unikale e letërsisë shqipe, e cila në mënyrë lapidare arrin ta shpjegojë artistikisht dukurinë e totalitarizmit komunist. Trebeshina ndërton një rrëfim që e nyjëton idenë e shprishjes shpirtërore të individëve dhe të kolektivitetit...

Çmimi 7,29 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2601

Botuesi: Toena

Ku je, Flutura Acka

Janë vitet '80 të shekullit XX në Skampis, një qytet shqiptar i kohës së diktaturës. Ira Gjoni, një vajzë shumë e re, jeton në Qytezë, një lokalitet pranë Skampisit, e detyruar nga një "liri" e çuditshme që ia jep një sëmundje e rëndë, të lëvizë nëpër Shqipëri në kërkim të shërimit dhe të zbulimit të pikëpyetjeve të familjes së saj të shkokluar nga fati.

Çmimi 13,53 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Matilda, Brunilda Zllami

Matildës i rrëshqiti një lot që la një pullë të madhe në jastëk. E ëma nuk dinte si sillej ai me të. Si e lidhte me rripin e pantallonave, pastaj e rrihte. Në fund i thoshte të mos fliste, se përndryshe do e çonte në burg bashkë me të ëmën.

Çmimi 12,49 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001636

Botuesi: Te tjere

Pafajesi nene, Bukurije Bushati

Bukurije Bushati ka lindur më 18.04.1956 në Durrës. Në vitet 1972-1975 ka mbaruar shkollën e mesme në gjimnazin "Gjergj Kastrioti". Në vitet 1986-1990 mbaroi Universitetin Shtetëror Dega Juridik me korrespondencë. Në 1993 është larguar në Itali dhe më pas në Gjermani, ku jeton edhe sot me familjen.

Çmimi 8,33 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Trafikantët, Vili Minarolli

Kërcënime dhe vrasje, hakmarrje dhe pushtet, tradhti dhe para. Këto të shoqërojnë përgjatë gjithë rrjedhës së romanit "Trafikantët". Ngjarjet e këtij libri i përkasin periudhës së tranzicionit shqiptar, por duke mos i shkëputur fijet as me të shkuarën komuniste.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Pushteti, Blendi Fevziu

Blendi Fevziu është gazetari më i famshëm shqiptar i tranzicionit dhe autori më i shitur shqiptar me biografinë e Enver Hoxhës. Si i tillë, autori është mjaft i pushtetshëm, pra ai e njeh mjaft mirë enigmën e pushtetit, por pa qenë i detyruar si ata që i kanë thënë "Po" pushtetit, - ai nuk ka qenë i detyruar të pësojë deformimet e pushtetit.

Çmimi 9,89 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Lulet e pjeshkës, Hasan Bajo

Autori, duke i njohur personalisht këto mekanizma, i jep lexuesit një dëshmi të ankthit që kishte kapluar individin, të dhunës shpirtërore dhe asaj fizike, të ndjenjës së frikës dhe të luftës absurde që shteti i kishte shpallur gjithkujt, njeriut të thjeshtë apo intelektualit.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Fluturimi i fundit, Brunilda Zllami

Bukuria e një shpirti është ta kuptojë tjetrin në dritëhijet që fshihen pas fasadave me të cilat mbulohet, të dallojë ngjyrat dhe aty ku ka vetëm gri. Bukuria e shpirtit qëndron te pranimi i atyre që ti quan të meta, sepse ato i japin individualitet njeriut. Pranoji të tjerët në të njëjtën mënyrë që do të pranohesh nga ata dhe mos e lër hidhësinë të të...

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)