• Banner

Qelia e lirise, Kaon Serjani
  • Qelia e lirise, Kaon Serjani

Qelia e lirisë, Kaon Serjani

Si mund të jetë rrjedha e jetës dhe bota e brendshme e një vajze 20-vjeçare teksa përballet me një vdekje të papritur, një dashuri të pamundur dhe një betejë për të fituar lirinë? E rritur në Tiranë në një familje intelektuale nga Kosova, larg ankthit dhe kujtimeve të luftës, me një shpirt të lirë, Shqipja gjen pak rrënjë që e mbajnë lidhur me të shkuarën.

5,10 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Qelia e lirisë
Origjinali: Qelia e lirisë
Gjinia: Roman
Autori: Kaon Serjani
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2016
Fq. 228
Pesha: 0.355 kg.
ISBN: 978-99943-0-465-3

Fragment nga libri

Si mund të jetë rrjedha e jetës dhe bota e brendshme e një vajze 20-vjeçare teksa përballet me një vdekje të papritur, një dashuri të pamundur dhe një betejë për të fituar lirinë? E rritur në Tiranë në një familje intelektuale nga Kosova, larg ankthit dhe kujtimeve të luftës, me një shpirt të lirë, Shqipja gjen pak rrënjë që e mbajnë lidhur me të shkuarën.

Megjithatë, kjo e shkuar ndikon fort në vendimin për të gëzuar e lirë dashurinë ndaj Ibresit dhe të marrë vetë në dorë fatin e saj. A do të zgjedhë ajo që për hir të pasionit të këpusë lidhjet me tragjedinë familjare, thirrjen e gjakut dhe identitetin e saj?

Mos kjo ishte shenja që shoqërimi i tyre kishte qenë një marrëzi dhe ky ballafaqim ishte fundi?! Mos kjo e vërtetë e dhimbshme ishte varri i shpresës së përbashkët?! A mos janë disa dashuri të pamundura për shkak të kombësisë së atyre që pëlqehen? A është e tashmja e pafuqishme ndaj së shkuarës? A është e kaluara padroni i së ardhmes?

A mund të jetë historia kundër dashurisë? Të dy u ndien sikur e vërteta rreth identitetit të tyre u kishte rënë me shuplakë në fytyrë dhe i kishte zgjuar nga e njëjta ëndërr e bukur që po shikonin të dy.

Mbi autorin

Kaon Serjani lindi në Iliras të Tepelenës në vitin 1984. Shkollën e mesme e kreu pjesërisht në vendlindje dhe në Gjirokastër, faktor ky që luajti një rol kyç në formimin e tij kulturor dhe shpirtëror. Në vitin 2007 u diplomua në degën e gazetarisë, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë në Tiranë. Në po këtë vit iu bashkua organizatës ndërkombëtare Instituti "Jeta e Re", duke iu kushtuar kryesisht lëvizjes së të rinjve.

Komunikimi ndërpersonal i vazhdueshëm me të rinj të botëkuptimeve të ndryshme e ka ndihmuar atë të njohë sfidat dhe pyetjet qenësore të kësaj grupmoshe, përvojë të cilën autori e ka shprehur në faqet e këtij libri përmes depërtimit në ndërgjegjet e personazheve të tij. "Qelia e Lirisë" është libri i tij i parë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994304653
ean13
9789994304653
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botimet Dudaj

Të gjallë dhe të vdekur, Nasi Lera

Romani më i fundit i shkrimtarit Nasi Lera, "Të gjallë dhe të vdekur", përmban gjithçka që duhet të ketë një roman, po të kemi parasysh kriteret për romanet e autorëve më të shquar: të vërtetën, të bukurën, tronditësen, qartësinë dhe shijen e mirë të asaj që kritika anglosaksone e quan natural storyteller.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Dopio gjashta, Darien Levani

Bardhyl Nini, një ish-polic dhe tashmë detektiv privat gjendet rastësisht i ngatërruar në një histori të rrezikshme korrupsioni. Ai gjendet mes dy zjarresh në kuptimin e vërtetë të fjalës: një grup brenda Policisë së Shtetit i ngarkuar me kapjen e kriminelëve të kërkuar nga Interpoli, por nga ku është zhdukur çdo lloj skrupulli dhe ndershmërie dhe një...

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Princi i buzëqeshjes, Zija Çela

Lexuesi nuk e ka të vështirë të kujtohet posaçërisht për tre libra të letërsisë botërore, të cilët na vijnë ndër mend si librat më fatlumë: "Princi i lumtur" i Oskar Uajlldit, "Princi i vogël" i Ekzyperisë, "Princi dhe i Varfri" i Mark Tuenit. Janë libra që kanë bashkuar statusin mbretëror të rangut Princ me statusin mbretëror të mjeshtërisë së lartë të...

Çmimi 5,10 GBP
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000567

Botuesi: OMSCA-1

Stina e armëve (kopertinë e trashë), Petro Marko

Lindi ne fshatin Dhërmi të Bregut. U rrit nga gjyshja Mama Mille. I ati ishte pasuruar nepërmjet tregtisë së qitros. Por e la të vogël sepse u sëmur gjatë internimit në ishujt e Tirrenit nga italianët. Që kur ishte nxënës i shkollës tregtare në Vlorë, që e nisi më 1924 dhe e kreu në vitin 1932, filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2355

Botuesi: Botimet Dudaj

Atdheu i diteve tona, Lindita Mamli

Lindita Mamli u diplomua në Universitetin e Tiranës për italisht. Ka botuar në Itali në vitin 1996 "Scogliete il mare" dhe "Oltre il destino" në 1999. "Amori rimasti a meta" u botua në vitin 2003. Poezitë e saj janë botuar në dy antologji shkrimtarësh të huaj në Itali.

Çmimi 3,40 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000656

Botuesi: Onufri

Kështjella, Ismail Kadare

Në romanin "Kështjella" Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Në dukje i distancuar dhe i paanshëm, ai rrok veprimet për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Stinë pandemie, Fatos Kongoli

Zëdhënësi i policisë i përligji veprimet e kryera, duke përmendur se përdorimi i gazit lotsjellës- kështu tha ai dhe jo i lëndëve helmuese luftarake – ishte një praktikë e njohur edhe në vendet më të zhvilluara të BE-së, thënë ndryshe Bashkimi Europian. Tek dëgjoja zëdhënësin, vrava mendjen të gjeja se kujt i drejtohej ai; përfaqësuesve të nderuar të...

Çmimi 7,65 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000651

Botuesi: Onufri

Qyteti pa reklama, Ismail Kadare

Ja një nga tekstet më të hershme në prozë të Ismail Kadaresë, shkruar më 1959, në moshën njëzet e tre vjeç. Deri atëherë shkrimtari kishte nxjerrë tregime të vogla, si "Kujtime të humbura", shkruar në vitin 1955.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Bombë në Beograd, Albatros Rexhaj

Një armë e shkatërrimit në masë ka nisur rrugëtimin drejt Beogradit. Nëse bomba shpërthen, kjo do të shënojë fillimin e Luftës së Tretë Botërore. "Bombë në Beograd" është një rrëfim i zhanrit thriller, i shkruar në stilin e prozës filmime, plot aksion, ankth dhe intriga.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001816

Botuesi: Toena

Lëkura e qenit, Fatos Kongoli

Një histori dashurie e rishfaqur në tri breza, një takim plot pikëpyetje e të panjohura me mijëvjeçarin e ri, një përpjekje për t'u çliruar nga dhembjet e së kaluarës. Po a është e mundur të shpëtojmë nga ankthi i hijeve tona?

Çmimi 5,95 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Le të na bashkojë era, Iva Musaraj

Ajo i shpjegonte se, kur merr ndër duar një gotë verë, ke vënë në punë shqisën e të prekurit. E ndërsa e nuhat, ke përdorur shqisën e nuhatjes. Kur e pi, ke vënë në lëvizje të gjitha shqisat e ndijimit dhe të shijes. Kur e sheh verën brenda gotës, duke e rrotulluar lehtë, ke thirrur shqisën e të parit.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Një sagë e vogël, Besnik Mustafaj

Ky libër, më shumë se një roman, është një përrallë e hidhur, me raste të përsëritura burlesku. Burgu, një institucion i paturpshëm i pushtetit totalitar, është konstantja e pakthyeshme në historinë e një vendi që mund të quhej Shqipëri, por shumë mirë mund të quhej edhe Serbi, Maqedoni ose Kosovë - emri nuk përmendet.

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Yjet janë fare pranë, Betim Muço

Betim Muço kishte kohë që përtypte lëndën e pare të narracionit në mendjen e tij. Ishte një përsiatje e gjatë që fillonte nga historitë e mbledhura me dashuri nga burimi i pashtershëm i gjyshes së tij dhe rrënjët në Përmetin e largët.

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)