Selam Aleikum Baba, Mustafa Nano
  • Selam Aleikum Baba, Mustafa Nano

Selam Aleikum Baba, Mustafa Nano

SARAS

Historia e dy vëllezërve Adlit që u konvertua në mysliman dhe Gonit që nuk besonte në jetën e qiellit...historia e dy djemve në Shqipërinë e pas viteve 90, përmes një rrugetimi të përbashkët për ti thënë lamtumirë të atit...Një libër jo vetëm për te kuptuar botën e një besimtari por dhe një rrëfim per të kuptuar vdekjen.

850 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Selam Aleikum Baba
Gjinia: Roman
Autori: Mustafa Nano
Shtëpia botuese: Saras
Viti: 2016
Fq. 208
Pesha: 0.263 kg.
ISBN: 978-9928-152-40-4

Mbi librin

Historia e dy vëllezërve Adlit që u konvertua në mysliman dhe Gonit që nuk besonte në jetën e qiellit...historia e dy djemve në Shqipërinë e pas viteve 90, përmes një rrugetimi të përbashkët për ti thënë lamtumirë të atit...Një libër jo vetëm për te kuptuar botën e një besimtari por dhe një rrëfim per të kuptuar vdekjen.

Fragment nga libri

Ishte i njëjti shi që binte qysh prej orëve të para të ditës, i dendur, i imët, dhe ishte aq i shtruar sa Adlit për një çast iu duk se nuk mbante mend të kishte jetuar, e nuk besonte se mund të jetonte, ndonjë ditë të jetës së vet pa këtë shi.

"Si zor të reshtë ky shi, nuk ka pse, është kaq normal, jemi kaq rehat me të", mendoi. "Një shi kuranik", ia bëri me vete pas pak, pa e vrarë mendjen shumë mbi përpikërinë e shprehjes. Në fakt, një nga gjërat që i kishte mbetur në kujtesë pas leximit të Kuranit për herë të parë ishte shiu, që Zoti e përmend si një nga dhuratat më të bukura që Ai vetë i ka bërë njerëzimit.

Nuk i kishte ndodhur që në një libër tjetër të përmendej shiu aq shumë. "Sikur Zoti ta kishte zgjedhur Profetin nga Këlni apo Karadifi ose Ch – ja, veç për shiun nuk do flitej", iu kujtua atij t'i kishte thënë Ben Hoda.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928152404
ean13
9789928152404
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Sodoma, Rami U. Sabriu

Ç'është kjo frikë nga të bërit pis të duarve, Gjergj?! Ç'është kjo frikë nga brejtja e ndërgjegjes?! Nuk e sheh se duart tona vijnë era gjak e gishtërinjtë tonë era paudhësi?! Nuk e sheh që mashtrimi e rrena kanë zënë rrënjë në gjuhët tona e veshët tanë janë shurdhuar nga çdo lloj zëri brenda e jashtë nesh?!
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Edith, Albatros Rexhaj

"Edith" është një prozë e thukët refleksive dhe poetike, kur rrëfimi ngërthehet me meditime filozofike për njohjen e vetes, të dashurisë dhe të botës përreth.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001636

Botuesi: Te tjere

Pafajesi nene, Bukurije Bushati

Bukurije Bushati ka lindur më 18.04.1956 në Durrës. Në vitet 1972-1975 ka mbaruar shkollën e mesme në gjimnazin "Gjergj Kastrioti". Në vitet 1986-1990 mbaroi Universitetin Shtetëror Dega Juridik me korrespondencë. Në 1993 është larguar në Itali dhe më pas në Gjermani, ku jeton edhe sot me familjen.
800 Lekë
More

Referenca: 2108

Botuesi: Botimet Dudaj

Ti je e nesërmja, Brunilda Zllami

"Ti je e nesërmja" është një libër për miqësinë, dashurinë, iluzionet dhe shpresën. Një libër për rrugëtimin e jetëve që përsosen pikërisht nga vështirësitë, sfidat, rrëzimet e ngritjet. Është përpjekja për të ruajtur atë që është vetvetja, për të mos u deformuar në shpirt nga rrebeshet me të cilat përballesh.
900 Lekë
More

Referenca: 2480

Botuesi: Te tjere

Ne kufijte e mundimit, Violeta Gjoka

Violeta Gjoka ka lindur në Tiranë. Për shumë vite ka qenë gazetare dhe spikere e lajmeve në Radio Tirana dhe më pas spikere e edicioneve të lajmeve dhe gazetare e moderatore e emisionit të mëngjesit në TVSH të titulluar "Mëngjesi informativ".
600 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Të murosurat, Lindita Arapi

Alba Darëzezi, heroina e romanit të ri të Lindita Arapit, Të murosurat, është simboli i një brezi femrash shqiptare që u përballën me tutelën paternaliste, nënshtrimin para vullnetit dominues mashkullor, dhunimin e autonomisë, tabuizimin e seksualitetit, që femrës nuk ia lejonte vetëvendosjen.
900 Lekë
More

Botuesi: Toena

Valsi i lumturisë, Ylljet Aliçka

Duket që autori i druhet marrjes së një pozicionimi, duke u përpjekur të rrijë jashtë loje. Ai furnizon lëndë pa dhënë asnjë opinion apo leksion morali. Ligësia njerëzore, dinjiteti, ngrohtësia njerëzore, poshtërsia, nënshtrimi apo zotërimi, sipas autorit, shprehen më mirë nëpërmjet elementëve në pamje të paanshëm e butësisht.
700 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Nata, Preç Zogaj

I plagosur në shpirt nga divorci dhe i mbetur vetëm, Natani gjen strehë vetëm te puna. Deri kur, në jetën e tij shfaqet Garet Gudrishi, që ka një talent të veçantë: i dallon njerëzit që janë duke vdekur. Për Natanin, ka ardhur koha të kuptojë pse u rikthye në jetë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Dueli, Agron Tufa

Marrëdhënia midis persekutorit, viktimës dhe mbrojtësit të saj (dalëzotësit) është shumë e ndërlikuar. Sidoqoftë, në letërsinë klasike ndeshim një skemë estetike tepër të konsumuar dhe të ngurtë të këtyre marrëdhënieve.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Diktatori në kryq, Mira Meksi

Një albanolog gjerman zbulon rrënjët pagane të Kishës njëmijë e pesëqind vjeçare të Hylindëses në Labovën e Kryqit, ato të gjuhës shqipe, si edhe misterin e lashtë të një “Graali të Shenjtë” për Krishterimin që ndodhet në Kishën e Kryqit.
900 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Kurbani ballkanik, Luan Starova

Një ndërmarrje e këtillë romanore është vështirë të haset në letërsitë e tjera europiane... Luan Starova tregon superioritet me romanet e tij, sepse letërsia e tij bëhet europiane, para se të europianizohen institucionet e vendit të tij.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Erik Botime

Dashuri në kohë Koronavirusi, Ambra Hysa

Ky libër, përcjell mesazhe të bukura shprese dhe besimi se ”Do t’ia dalim!”; vë në epiqendër Dashurinë, si çelësi i mirëkuptimit dhe i paqes; si gjeneratori i transformimit pozitiv të mendësisë dhe jetës së individit dhe shoqërisë.
600 Lekë
More

Referenca: SKU001668

Botuesi: Toena

Jonila, Njazi Bahiti

Një sistem i ngritur mbi dogma dhe i mbajtur në këmbë nga dogmatikët, i urdhëron të rinjtë të ikin nga ndjenja më e bukur në botë, dashuria, të ikin nga arkitipi i jetës, vazhdimësisë dhe përjetësisë së brezave.
600 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001019

Botuesi: UET Press

Hinterlandi i kuq, Mustafa Nano

Hinterlandi kuq, ku unë jam rritur, nuk ishte- kjo gjë edhe mund të merret me mend, edhe del qartazi nga libri- as vetëm një hinterland, as thjesht i kuq. Ishte as më pak, as më shumë një copë autentike e Shqipërisë së atyre motive, për të cilën mund të flitet veç duke folur për veten. 
500 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Unë jam gegë, Mustafa Nano

Për nji pjesë të madhe të autoriteteve "misterioze" binomi "gegë – toskë", ose edhe kufizat e tij të marra veç e veç, janë fjalë pa ndonji kuptim, janë "historizëm", fjalë të kohës së Nuhit, gjithsesi pa landësi e përmbajtje.
900 Lekë
More

Botuesi: SARAS

Pax Albanica, Mustafa Nano

"Pax Albanica" është një hulumtim i kujdesshëm në të shkuarën tonë, përmes rrëfimeve të gjetura në arkivat e kohës, të udhëtarëve, gazetarëve që shkelën herët në Shqipëri apo mendjeve të ndritura shqiptare, duke ndërtuar një portret të munguar deri tani mbi raportin që shqiptarët kanë mbajtur me fenë që nga pushtimi osman.
1 000 Lekë
More