Duke shpresuar per nje dite te mire, Arion Hysenbegas
  • Duke shpresuar per nje dite te mire, Arion Hysenbegas

Duke shpresuar për një ditë të mirë, Arion Hysenbegas

Toena

Romani "Duke shpresuar për një ditë të mirë" tregon çiltërsisht, me thjeshtësinë e të vërtetës jetën e një të riu të ndershëm, me botë të pasur shpirtërore dhe përgatitje të lartë, i cili kërkon të bëhet dikush (dhe, me të drejtë, meriton të lihet, madje të mbështetet për të ndjekur rrugën drejt synimit të vet), por e Keqja rreket ta pengojë.

1 500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Duke shpresuar për një ditë të mirë
Origjinali: Duke shpresuar për një ditë të mirë
Gjinia: Roman
Autori: Arion Hysenbegas
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2016
Fq. 776
Pesha: 0.801 kg.
ISBN: 978-9928-205-58-2

Mbi librin

Romani "Duke shpresuar për një ditë të mirë" tregon çiltërsisht, me thjeshtësinë e të vërtetës jetën e një të riu të ndershëm, me botë të pasur shpirtërore dhe përgatitje të lartë, i cili kërkon të bëhet dikush (dhe, me të drejtë, meriton të lihet, madje të mbështetet për të ndjekur rrugën drejt synimit të vet), por e Keqja rreket ta pengojë.

Heroi i romanit është një njeri me karakter të pastër e të fortë, është i guximshëm e i drejtë. Ai përpiqet të mos epet, rreket të përballet me të Keqen, të luftojë me të, të ngadhënjejë mbi të, por e Keqja fshihet, vepron duke vënë në lëvizje mjete tinëzare, përdor shpifje dhe bën të duket e plotfuqishme.

Është dashuria ajo që nuk i lë të vyshken ëndrrat e heroit të romanit, është dashuria ajo që i ushqen atij besimin tek e Mira, është dashuria ajo që e qetëson, e çlodh, i jep forcë për të gjallëruar brenda vetes shpresën për një ditë të mirë...

Fragment nga libri

- ... Ditët tona!... Janë ditë për të cilat secili nga ne ka shumë për të thënë dhe njëkohësisht nuk ka asgjë... Ai kishte të drejtë për atëherë dhe për më vonë, edhe për në vazhdim. Ishin përherë ditë që merrnin me vete dhe shuanin brenda vetes çdo dëshirë për t'i kujtuar; ditë që linin pas një jehonë të turbullt, të patrajtë të vetën, një përzierje të veçantash me përkatësi të paveçueshme nga e tëra; ditë me ngjyra e ngjyrime, që zbeheshin, madje humbisnin fare nën përhitjen gjithëpërfshirëse...

Natyrisht, nuk qenë krejt të hirta apo të zeza. Në to zotëronte e hirta dhe, edhe kur jetoheshin grimca kalimtare me ngjyra jete, në thellësinë e tyre ndihej përherë e hirta, që herë-herë merrte ngjyrime më të errëta... Por ata ishin të rinj dhe shpresonin se do të vinte një ditë e mirë...

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928205582
ean13
9789928205582
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000042

Botuesi: Botimet Dudaj

Rruga e trëndafilave, Brunilda Zllami

Si engjëll! Kështu ishte ajo kur flinte. Kurora e artë e flokëve i binte mbi jastëk, si rreze drite që i jepnin më shumë bukuri këtij mëngjesi pranvere. Duart i mbante të mbledhura grusht afër buzëve që dukeshin si gonxhe, që drita ende nuk i kishte puthur për të çelur.
900 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Kurbani ballkanik, Luan Starova

Një ndërmarrje e këtillë romanore është vështirë të haset në letërsitë e tjera europiane... Luan Starova tregon superioritet me romanet e tij, sepse letërsia e tij bëhet europiane, para se të europianizohen institucionet e vendit të tij.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2929

Botuesi: Skanderbeg Books

Kukullat nuk kane atdhe, Flutura Acka

A është ky atdheu që meritojmë? Një grup kukullash, që një çast të caktuar vendosin të dalin në jetën reale, mëtojnë gjatë nëpër Tiranën e ditëve tona, t'i gjejnë përgjigje pyetjeve që i mundojnë, ato dhe qytetarët e vendit të tyre.
1 350 Lekë
More

Referenca: 2713

Botuesi: Tirana Times

Plaku i Butkes, Sabri Godo

Sabri Godo i ka studiuar me kujdes kujtimet e patriotit Sali Butka, kujtimet e bashkëkohësve të tij, dokumentat arkivale dhe i ka paraqitur ato në një formë tërheqëse letrare dhe me dashurinë e thellë të një qytetari që e ndjen për detyrë dhe e quan për nder t'ia bëjë të njohur të gjithë popullit veprën e një patrioti të shquar.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Morphina, Ada Capi

Romani "Morphina" është një zbulim: zbulimi i një romanciereje të lindur që vjen para lexuesit me natyrshmëri dhe spontanitet të admirueshëm, me instikt të paprekur, rrjedhshmëri dhe humor.
700 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Bolero, Ardian Vehbiu

Kioska e gazetave te cepi të ftonte të blije një gazetë, por ajo nuk e kish blerë gazetën kurrë: gazetat nuk e linin të mendonte dhe t'u jepte dum gjërave që i rrokulliseshin në kokë.
800 Lekë
More

Botuesi: Toena

Ora e Zooparkut, Zija Çela

Me këtë roman të Zija Çelës proza jonë arrin të bëhet prozë e gjithëpërfshirjes artistike, e transformimeve të mëdha narrative dhe e bashkëkohësimit subjektor, e qëndrueshmërisë artistike dhe depërtimeve të reja në fushën e ideve, në fushën e shprehjes artistike dhe të kultivimit të gjuhës.
700 Lekë
More

Botuesi: Fishta

Mbyllur për pushime, Stefan Çapaliku

“Mbyllur për pushime” është romani që merret me fatet e njerëzve, të shtërnguar të jetojnë ndër kontekste krejtësisht të gabuara. Romani merret me dashuritë e palumtura të disa njerëzve, të nisur për të ndërtuar të ardhme të lumtura.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001982

Botuesi: Vernon Publishing

Melodia e dashurise sime, Migena Ramaj

Pastaj... ai s'më foli më. Atëherë erdhi nëna, halla e një turmë njerëzish. Tërë qyteti kishte vërshuar në spital për të dhënë gjak. Si nëpër filma që dhjetëra herë pata parë me babin, një mjek erdhi kokulur. Nuk mundi të shikojë askënd kur tha: "Më vjen keq. S'bënim dot asgjë."
500 Lekë
More

Referenca: SKU001180

Botuesi: Onufri

Aksidenti, Ismail Kadare

Në një pasdite kryeqytetase, personazhi i këtij romani i propozon gruas së hijshme të porsanjohur diçka që do të dukej e papërfytyrueshme disa vite më parë, gjatë kohë së komunizmit: një udhëtim fundjavor në një qytet të Europës.
800 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Yjet nuk janë të kuq, Albana Melyshi Lifschin

Fluturimi për në Nju-Jork na u duk pa mbarim, por unë isha zhytur në mendimet e mia, e dija nga vija e se ku shkoja; nga një gjysmëfamilje e ndarë me oqean në mes me gjysmën tjetër. Po shkoja te një gjysh që po vdiste, kur gjyshes sime të ëmbël nuk kisha mundur t'i qëndroja pranë në shtratin e vdekjes...
700 Lekë
More

Referenca: SKU001668

Botuesi: Toena

Jonila, Njazi Bahiti

Një sistem i ngritur mbi dogma dhe i mbajtur në këmbë nga dogmatikët, i urdhëron të rinjtë të ikin nga ndjenja më e bukur në botë, dashuria, të ikin nga arkitipi i jetës, vazhdimësisë dhe përjetësisë së brezave.
600 Lekë
More

Referenca: SKU000119

Botuesi: Ideart

Çmimi i ëndrrës, Genc Gjoka

Ky rrëfim ngjitet në majat e larta apokaliptike të shoqërisë njerëzore, aty ku pjesa e verbër e saj flak çdo ditë në humnerë individë syçelët që nuk mësuan dot të mbyllin sytë dhe as të heshtin...
576 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Hakmarrja e një gruaje, Spartak Ngjela

Sofie Rasku ishte e bindur se duhet ta kryente vrasjen. Gjithë këtokohë kishte sjellë në mendje gjithçka kishte ndodhur. Mbrëmjeve ky mendim bëhej torturues, kur vështrimi i ndalej në portretin e të shoqit.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Vera pa kthim, Besnik Mustafaj

Ky roman mbetet, megjithatë, me rëndësi themeltare për veprën letrare të Besnik Mustafajt në prozë. Edhe pse në atë gjendje të sakatuar, “Vera pa kthim” gjeti menjëherë një pritje të ngrohtë dhe zgjoi kureshtje të madhe te lexuesi shqiptar, duke i dhënë autorit, siç pohon ai, besimin për t’iu përkushtuar artit të romanit.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: OMBRA GVG

Fjalor i barbarizmave perëndimore në gjuhën shqipe, Arion Hysenbegas

Fjalori nuk mund të mburret se është shterrues, se përfshijnë të gjitha fjalët e huaja që synojnë të hyjnë e të ngulen në gjuhën shqipe, por ka të drejtë të quhet një përpjekje e pastër, e prirë nga shqiptarizma, e cila dëshiron tu tregojë të gjithë shqiptarëve një të vërtetë të shëmtuar, që rreket të brejë fjalorin e gjuhës amëtare, ta tjetërsojë, ta...
1 100 Lekë
More