Nderhyrjet e zotit Shyti, Ardian Vehbiu
  • Nderhyrjet e zotit Shyti, Ardian Vehbiu

Ndërhyrjet e zotit Shyti, Ardian Vehbiu

Botimet Dudaj

Që ky libër merr përsipër të riprodhojë monologë dhe situata të këtij personazhi që mban emrin tim, frekuenton të njëjtat mjedise si unë dhe miqtë e mi dhe që, në thelb, pretendon të jetë i njëjti me mua, kjo më lë mua, personin real, indiferent.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ndërhyrjet e zotit Shyti
Origjinali: Ndërhyrjet e zotit Shyti
Gjinia: Roman
Autori: Ardian Vehbiu
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2016
Fq. 216
Pesha: 0.251 kg.
ISBN: 978-99943-0-438-7

Fragment nga libri

Që ky libër merr përsipër të riprodhojë monologë dhe situata të këtij personazhi që mban emrin tim, frekuenton të njëjtat mjedise si unë dhe miqtë e mi dhe që, në thelb, pretendon të jetë i njëjti me mua, kjo më lë mua, personin real, indiferent.

Autorin unë e njoh, dhe ai nuk ka gënjyer në ato që ka shkruar por, e shumta – i nisur ndoshta nga qëllime të mira ose thjesht i detyruar nga forma letrare që ka zgjedhur – u ka shtuar atyre ndonjëherë domethënie kur nuk e kanë pasur dhe ua ka hequr ndonjëherë domethënien kur e kanë pasur. Nuk ka manipuluar me melodinë, por me orkestrimin.

E megjithatë, thjesht duke më rrëfyer, ai e ka ndarë dhunshëm personazhin prej meje, duke e ngujuar të parin në një botë statike, ku gjithçka tashmë ka ndodhur dhe asgjë nuk do të ndodhë më.

Prandaj dua ta theksoj e ta përsërit se individi në qendër të kësaj vepre nuk ka gjë të përbashkët me mua, edhe pse mund t'i afrohet imazhit tim njëlloj si pasqyrimi; do të mjaftonte fakti që unë jam ende në gjendje të shpreh një gjykim për librin dhe të përballem me personazhin që më përfaqëson, për të larguar dyshimin që ne, unë dhe z. Shyti në libër, jemi tashmë dy persona të ndryshëm, që nuk komunikojnë dot më mes tyre.

Ka gjithnjë diçka të përbindshme te kjo lloj letërsie kinse vëzhgimore që, njëlloj sikurse pasqyrat dhe ndërzimi, për ta thënë me Borges-in, i shumëfishojnë njerëzit...

Mbi autorin

Publicisti dhe studiuesi Ardian Vehbiu, që jeton në New York, njihet nga lexuesi shqiptar, mes të tjerash, për esenë "Kulla e Sahatit" (K&B, 2003), polemikën "Kundër purizmit" (Dudaj, 2012), librin me tregime "Gjashtëdhjetë e gjashtë rrëfimet e Maks Gjerazit" (K&B, 2011), studimin "Shqipja totalitare" (Çabej, 2008), për të cilin u nderua me çmimin kombëtar "Gjergj Fishta" në vitin 2009, esenë "Sende që nxirrte deti" (Dudaj 2013), që fituese e çmimit "Ardian Klosi" në vitin 2014 dhe romanin "Bolero" (Dudaj, 2015). Vepra e tanishme, "Ndërhyrjet e zotit Shyti", është libri i tij i dymbëdhjetë në shqip.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994304387
ean13
9789994304387
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2227

Botuesi: Te tjere

Lumi i Vdekur, Jakov Xoxa

Mos, mos, o bir, mos truaj dhe ti; kemi nusen në të dhëmburat e lindjes e s'është mirë... S'bën të na gjejë ajo orë me mallkim në buzë.s, aty qante, aty qeshte. Karvani dy qerresh i të zbuarve posa kishte lënë pas mullirin e beut, kodrën e Shkozës dhe kishte hyrë në Fier. Qerret ndaluan përpara urës së gurtë e të ngushtë të Gjanikës dhe po pritshin të...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Mediaprint

Banorët e mjegullës, Saimir Lleshi

Ky libër rreket t’i flasë ndërgjegjes së një vendi përmes dashurisë së dy njerëzve, ku secili prej tyre përjeton një “rilindje” të dytë nga ato që ndodhin rrallë në “mesin e artë” të jetës njerëzore.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Mëkati i Justinës, Luan Rama

Atëherë ajo duhet të digjet si një “shtrigë”, siç kishte ndodhur në Salem të Amerikës. Kulla e familjes që sapo ka krijuar duhet të rrënohet...
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001531

Botuesi: Toena

Iluzione në sirtar, Fatos Kongoli

I ndërtuar mbi dy motive të ndërthurura, jeta e shkrimtarit dhe rruga e tij e vështirë drejt letërsisë, ky "pothuajse roman", me personazh qendror vetë autorin, na sjell pamje të papërsëritshme epokash, të djeshme dhe të sotme.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Varri i braktisur, Arber Ahmetaj

Arbër Ahmetaj ka lindur në Tropojë në vitin 1965. I diplomuar për Farmaci në Universitetin e Tiranës dhe të Gjenevës, që prej vitit 1986 bashkëpunon me shtypin letrar (Zëri i Rinisë, Drita, Nëntori). Krahas studimeve, në vitet 1991-1993 punoi si redaktor në gazetat "Balli i Kombit", "Kosova" e më pas në departamentin e Informacionit të TVSH-së.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001534

Botuesi: Te tjere

Ditari i një emigranti, Thoma Duka

Kur ra regjimi komunist dhe fitoi demokracia dhe unë si gjithë të tjerët emigrova,"ashtu si shtegëtojnë dallandyshet për në vendet e ngrohta dhe rikthen përsëri kur ngrohet koha". Kështu mendova edhe unë, por sot vazhdoj të jetoj akoma emigrant në Greqi.
500 Lekë
More

Botuesi: Erik Botime

Dashuri në kohë Koronavirusi, Ambra Hysa

Ky libër, përcjell mesazhe të bukura shprese dhe besimi se ”Do t’ia dalim!”; vë në epiqendër Dashurinë, si çelësi i mirëkuptimit dhe i paqes; si gjeneratori i transformimit pozitiv të mendësisë dhe jetës së individit dhe shoqërisë.
600 Lekë
More

Referenca: SKU000655

Botuesi: Onufri

Hija, Ismail Kadare

Ndërsa diktatura mbahet ende në fuqi në vendin e tij të Lindjes europiane, personazhi kryesor, një kineast pak a shumë i dështuar, gëzon kohë pas kohe privilegjin që të dërgohet me shërbim në Paris. Sa herë që kthehet nga qyteti-dritë i Parisit, atij i duhet të japë llogari para miqve të tij të mbetur në rrathët e ferrit.
700 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Armiku i popullit pa emër, Idlir Azizaj

Një aktivist politik shqiptar arrestohet nga policia e Prishtinës, që e hedh mandej në tokën asnjanëse mes Kosovës dhe Shqipërisë. Pa pasaportë, pa identitet zyrtar, pa mundur të lëvizë, i riu shqiptar detyrohet të endet në këtë no man's land mes dy vendeve.
600 Lekë
More

Referenca: 2170

Botuesi: Te tjere

Xhevahir Spahiu, sfidat e poetit, Nuri Dragoj

Vargjet e Xhevahirit tregojnë se ky popull s'ka qenë në gjumë asnjëherë. S'ka qenë memec. Ka folur me krisma, por ka thënë edhe fjalën e tij, atëherë dhe atje ku duhej, aq sa ka mundur, me zëdhënësit e tij, dijetarë e diplomatë, që kanë ideuar perandori, filozofë që kanë ndriçuar mendjet njerëzore.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Histori e shkurtër e rrëmujës, Loer Kume

Histori e shkurtër e rrëmujës është një pikturë e madhe sferike e vështirë për t'u përfshirë në një vështrim të vetëm. Nisur në 2008-n, romani filloi të zhvillohej diktuar nga personazhet dhe udhët e tyre të ngatërruara, nga të cilat munda të shkëputem vetëm në gusht të 2017-s, e të shkruaj fjalën FUND.
800 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000232

Botuesi: Cabej

Fraktalet e shqipes, Ardian Vehbiu

Me artikujt, shkrimet dhe esetë e veta, botuar në Tiranë, Prishtinë, Romë dhe New York, Ardian Vehbiu është përpjekur të ndriçojë dinamikën e shqipes së sotme publike në lidhje të ngushtë me zhvillimet e tjera jogjuhësore në shoqërinë shqiptare: lëvizjet e popullsisë, urbanizimin, gjallërimin e kombëtarizmit të djathtë.
600 Lekë
More

Referenca: SKU000937

Botuesi: Cabej

Shqipja totalitare, Ardian Vehbiu

Deri më tash, analizat me natyrë semantike të Ardian Vehbiut kanë shqyrtuar kryesisht stadet aktuale të repertorit gjuhësor, duke nxjerrë shpesh në pah simptomat e lëngatës nga të cilat vuan përdorimi gjuhor sot, sikundër mangësia fjalore, pasaktësia kuptimore apo huazimet e panevojshme.
700 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Sende që nxirrte deti, Ardian Vehbiu

E lamë shkollën atë ditë, dhe u kuturisëm me tren në Shkozet. Lajmi kish qenë i saktë: e gjithë vija e plazhit, nga porti deri poshtë tek Iliria, ishte e mbushur me kartonët që kishte nxjerrë deti: cigare Winston, Camel, Kent, More, Chesterfield (pa filtër), Muratti Ambassador dhe të tjera që nuk më kujtohen.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Bolero, Ardian Vehbiu

Kioska e gazetave te cepi të ftonte të blije një gazetë, por ajo nuk e kish blerë gazetën kurrë: gazetat nuk e linin të mendonte dhe t'u jepte dum gjërave që i rrokulliseshin në kokë.
800 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Kusuret e zotit Shyti, Ardian Vehbiu

Çfarë po ndodh kështu me ju, z. Shyti? – i tha këtij gazetarja televizive, Mirza, nga tryeza përbri. Sapo dëgjova që po del në treg libri i dytë me ndërhyrjet, batutat, shfrimet dhe parantezat tuaja, ndërkohë që romanit tuaj të vetëm, "Gjakimit", nuk i gjendet më as nami as nishani.
800 Lekë
More

Botuesi: Cabej

Fjalë për fjalë, Ardian Vehbiu

Si degë e dijes, gjuhësia ngjall interes dhe kuriozitet të madh te njerëzit, sidomos tek të gjithë ata që duan të shkruajnë "me drejtshkrim", ata që duan ta mbajnë shqipen të pastër "nga fjalët e huaja", dhe ata të tjerët, më në fund, që kërkojnë tek etimologjia një mbështetje për besimin e tyre të patundur se jona është nga "gjuhët më të vjetra të botës".
1 500 Lekë
More

Botuesi: Cabej

Kulla e Sahatit, Ardian Vehbiu

Dy qytetërime të përkundërta u harlisën rreth saj: i pari që Kullës iu referua e iu rrit përreth pothuajse si për ta mbrojtur, sepse pa të nuk do të gjente dot një arsye për të vazhduar të rritej; dhe i dyti, që Kullën u përpoq ta shpërfillte, ta linte në hije, t’ia zhvishte virtytet simbolizuese, ta linte të thahej në harresë e në heshtje.
700 Lekë
More