• Banner

Porta e fatkeqesise, Leom
  • Porta e fatkeqesise, Leom

Porta e fatkeqësisë, Leom

E bindur dhe e rritur mes një intrige të shtyrë nga qenie njerëzore, që e shohin me shumë si të përdorshme, si një vegël pune me të cilën ke të drejtë të veprosh me të, si një send të çmuar me të cilin me forcën e dhuntisë mund ta përçmosh,apo si një fasadë të cilës mund t'ia ndërrosh ngjyrën sipas dëshirës.

11,05 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Porta e fatkeqësisë
Origjinali: Porta e fatkeqësisë
Gjinia: Roman
Autori: Leom
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2016
Fq. 544
Pesha: 0.601 kg.
ISBN: 978-9928-4291-5-5

Mbi librin

Në këtë roman rrëfehet historia e një të miture, ku muret e dhembshurisë oshtijnë dhe ku oxhaqet e ndjesisë i përkasin një qielli që qandhe dërsin nga mërzia. E bindur dhe e rritur mes një intrige të shtyrë nga qenie njerëzore, që e shohin me shumë si të përdorshme, si një vegël pune me të cilën ke të drejtë të veprosh me të, si një send të çmuar me të cilin me forcën e dhuntisë mund ta përçmosh,apo si një fasadë të cilës mund t'ia ndërrosh ngjyrën sipas dëshirës.

Për t'i shpëtuar ndoshta një legjende ose për të demonstruar pafajësinë e një hijeje vërtet të pafajshme, që e ndiqte gjithë kohës, siç ishte figura e nënës së saj, vajza do të ndrydhej brenda emocioneve të saj dhe vuajtja do ta brente gjer në atë shkallë ku rrënimi i shpirtit, që hiqte e merrte me kujtimet më të tmerrshme, do të bëhej i brishtë gjer në atë pikë sa s'do arrinte të përmbante më as fijen më të imët të gëzimit.

Dhe e gjitha kjo vinte si një rrëqethje e tkurrur e një frikë që kishte të bënte drejtpërdrejt me personin e saj dhe fëmijërinë. Është dhimbje t'i hapësh rrugë tragjedisë dhe të bindesh më vonë se kush ke qenë e kush je, por dhe kush mund të kishe qenë dhe kush mund të jesh. Pastaj, gjithsesi, e kupton se s'ka më rëndësi se kush do të jesh.

Fragment nga libri

Pas atij mëngjesi të krisur, asnjëherë më në këtë jetë s'do të doja të qeshja. Bota kish marrë përmasa të tjera. Njerëzit e mirë më s'ekzistonin. Shoqëria ime e mitur dhe mësuesit e mi ishin tashmë thjesht vegla të një hulumtimi, që të shfaqet sa për të treguar rrugën e ca të fshehtave pa vlerë. Jeta dhe vlera e saj s'ishin më të lidhura me njëra-tjetrën. Arrita ta kyç gojën dhe t'i bindem presionit të Xhek Shellit, duke mbajtur gjithmonë ndër mend fundin e detit dhe tmerrin që mund të më gjente atje poshtë.

Atë natë, ndërsa i qahesha me lot vetmisë dhe tmerrit, ndërsa luaja me limitet e një jete pa cak dhe pa ëndrra më, me një frikë të mbirë thellë në shpirtin tim foshnjor, ndërsa thërrisja një shpresë hijesh të më kundronte dhe të më mbante gjallë, midis sikletit të ndjenjës së djegur dhe të asaj ndjenje që kurrë as më vonë s'e kuptova, ndërsa lotët mundoheshin të lanin ndyrësinë që kish rënë mbi mua, erdhi XhekShelli me një tjetër fytyrë.

Më kish sjellë ëmbëlsira, dhurata dhe ndër ta një kukull "të virgjër". Zuri të ma shpjegonte kur ma dhuroi, duke llomotitur për virgjërinë e kukullës, e cila ishte bërë për të jetuar gjithmonë e virgjër.

- Vetëm kukullat s'ka kush t'i zhvirgjërojë, - pëshpëriti dhe m'i nguli sytë për një kohë të gjatë.
Unë largova vështrimin nga ata sy të bezdisshëm e cinikë. Ai fliste para meje sikur para një gruaje tëmoshës së tij.

E urreja pa masë, me një dëshirë që ta shihja të vdekur. E urrejtja mes një agonie që s'i nënshtrohej më urrejtjes së mëparshme. Pashë rreth e rrotull me se mund ta vrisja. Pati guximin e marrë dhe, akoma me të ndyrë, të më afrohej dhe të me puthte. Era e alkoolit më bëri të kollitem, kur afshi i tij m'u përplas nëpër buzë. S'kuptoja çmendurinë e tij aq të thellë, veç ndjeva buzët e tij aq të vlefshme të ciknin buzët e mia fëminore.

- Ju jeni kafshë, - pata guximin t'i thosha. - S'e di ç'ju solli mes nesh.
Dhe u ngrita, për të marrë vrapin për në dhomën time. Ajo dhomë, për një kohë të gjatë, do më ngjante me varrin tim. Ai do më shihte me sytë e tij të çuditshëm ndërsa do të rrëzohesha nga padurimi i dhimbjes dhe nga plaga e freskët dhe do të merrte guximin e ndyrë të më ndihmonte.

Pafytyrësia e tij ish e rrallë, ndërsa njerëzillëku i tij do ish i shterpët. Do më linte ëmbëlsirat mbi tavolinën time të librave dhe do të largohej me një buzëqeshje të varur nëpër buzë, si një rrobë e harruar në telin e rrobave.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928429155
ean13
9789928429155
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2352

Botuesi: Botimet Dudaj

E pashe boten, Leom

E pashë botënIsh një kupolë e trishtëQë shtrihejSi një gjethe e dhimbjesE pakuptueshme si një hijeQë lë pas të vërteta pa shkakE bukur si një hije me nurin eGjithë njerëzisë veshurE pashe botën,Duke qarë dhe të qeshur.

Çmimi 3,40 GBP
More
In Stock

Botuesi: Te tjere

Shpirt, i ëmbël shpirt, Leom

Leom Kolmnela vjen me këtë vëllim me sonete, duke u përpjekur të shprehë gjithë pasionin e tij nëpërmjet tyre. Sonetet e tij dallohen për natyrën e ndjeshme, për motivin e dashurisë në të gjitha trajtat dhe për nivelin artistik.

Çmimi 5,10 GBP
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: SARAS

Selam Aleikum Baba, Mustafa Nano

Historia e dy vëllezërve Adlit që u konvertua në mysliman dhe Gonit që nuk besonte në jetën e qiellit...historia e dy djemve në Shqipërinë e pas viteve 90, përmes një rrugetimi të përbashkët për ti thënë lamtumirë të atit...Një libër jo vetëm për te kuptuar botën e një besimtari por dhe një rrëfim per të kuptuar vdekjen.

Çmimi 7,23 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2327

Botuesi: Te tjere

Vila me dy porta, Vera Bekteshi

"Vila me dy porta" është një roman dokumentar apo rrëfimi i jetës së autores në një periudhë tronditjesh të forta, që shkojnë nga rinia e parë te spastrimet komuniste të viteve 1974 – 1975, nëpër kalvarin e internimeve e deri në vitet pas kthimit të lirisë.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Po shkoj të kap Enisin, Edmond Tupja

Ti, në këtë çast, po pyet veten kush jam unë ose ndoshta nga emri dhe mbiemri im po nxjerr si përfundim se unë quhem Enis, aq më tepër që, pa diskutim, kamerat e sigurisë te magazina qendrore e Idlir Metallës do të më kenë filmuar, vetëm se nga prapa, me xhupin që e kam firmato, ndonëse firma Enis nuk njihet në Thabore, kryeqytetin e ardhshëm të...

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2957

Botuesi: Toena

Loja, shembja e qiellit, Bashkim Shehu

Drama psikologjike e një të riu në një raport problematik me autoritetin atëror, me autoritetin pushtetor dhe me autoritetin e Zotit. Rini e ndërprerë, dëshira dhe dashuri të gjymtuara: i përndjekur nën diktaturë me internim dhe me burg, i çorientuar në post – diktaturë.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000783

Botuesi: Onufri

Darka e gabuar, Ismail Kadare

Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ndërhyrjet e zotit Shyti, Ardian Vehbiu

Që ky libër merr përsipër të riprodhojë monologë dhe situata të këtij personazhi që mban emrin tim, frekuenton të njëjtat mjedise si unë dhe miqtë e mi dhe që, në thelb, pretendon të jetë i njëjti me mua, kjo më lë mua, personin real, indiferent.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Le të na bashkojë era, Iva Musaraj

Ajo i shpjegonte se, kur merr ndër duar një gotë verë, ke vënë në punë shqisën e të prekurit. E ndërsa e nuhat, ke përdorur shqisën e nuhatjes. Kur e pi, ke vënë në lëvizje të gjitha shqisat e ndijimit dhe të shijes. Kur e sheh verën brenda gotës, duke e rrotulluar lehtë, ke thirrur shqisën e të parit.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU002029

Botuesi: Onufri

Djella, Martin Camaj

Tiranitë, krahas nervozizmit dhe stuhive kalimtare, janë përpjekur të krijojnë portat e rreme e të gabuara. Në ngrehinën e përkorë të letrave shqipe, atje ku është duke zënë vendin e vet Martin Camaj, ashtu si në çdo panteon, hyhet vetëm prej një porte, asaj të madhes.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Matilda, Brunilda Zllami

Matildës i rrëshqiti një lot që la një pullë të madhe në jastëk. E ëma nuk dinte si sillej ai me të. Si e lidhte me rripin e pantallonave, pastaj e rrihte. Në fund i thoshte të mos fliste, se përndryshe do e çonte në burg bashkë me të ëmën.

Çmimi 10,20 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001891

Botuesi: Dritëro

Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, Dritëro Agolli

Kronikë e karrierës së palavdishme të një zyrtari "në vijë", romani është në të njëjtën kohë pasqyrë e pozitës së mjerë të vartësit të tij, Demkës, një kalemxhi i stërvitur, që pak nga pak është ndarë me talentin. Vitet e fundit, veçanërisht pas botimit në Francë, këtij romani i është rikthyer vëmendja.

Çmimi 10,20 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Fluturimi i fundit, Brunilda Zllami

Bukuria e një shpirti është ta kuptojë tjetrin në dritëhijet që fshihen pas fasadave me të cilat mbulohet, të dallojë ngjyrat dhe aty ku ka vetëm gri. Bukuria e shpirtit qëndron te pranimi i atyre që ti quan të meta, sepse ato i japin individualitet njeriut. Pranoji të tjerët në të njëjtën mënyrë që do të pranohesh nga ata dhe mos e lër hidhësinë të të...

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)