• Banner

Lulet e pjeshkes, Hasan Bajo
  • Lulet e pjeshkes, Hasan Bajo

Lulet e pjeshkës, Hasan Bajo

Autori, duke i njohur personalisht këto mekanizma, i jep lexuesit një dëshmi të ankthit që kishte kapluar individin, të dhunës shpirtërore dhe asaj fizike, të ndjenjës së frikës dhe të luftës absurde që shteti i kishte shpallur gjithkujt, njeriut të thjeshtë apo intelektualit.

6,94 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Lulet e pjeshkës
Origjinali: Lulet e pjeshkës
Gjinia: Roman
Autori: Hasan Bajo
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2016
Fq. 284
Pesha: 0.344 kg.
ISBN: 978-9928-217-03-5

Mbi librin

Romani "Lulet e pjeshkës" është një befasi artistike që i shtohet letërsisë shqipe. Subjekt dhe objekt i tij është diktatura me të gjitha mekanizmat e funksionimit të saj. Autori, duke i njohur personalisht këto mekanizma, i jep lexuesit një dëshmi të ankthit që kishte kapluar individin, të dhunës shpirtërore dhe asaj fizike, të ndjenjës së frikës dhe të luftës absurde që shteti i kishte shpallur gjithkujt, njeriut të thjeshtë apo intelektualit. Rrëfimi na e zbulon subjektin të grimcuar, duke e tendosur kërshërinë e lexuesit deri në skajet e fundme të ngjarjeve.

Mbi autorin

Hasan Bajo ka lindur në vitin 1952, në Shijak, nga prindër të shpërngulur nga Çamëria në fund të Luftës së Dytë Botërore. Mbas mbarimit të gjimnazit vazhdoi Institutin Pedagogjik trevjeçar të Shkodrës, në degën e Matematikës dhe të Fizikës.

Në vitin 1977 arrestohet dhe dënohet me dhjetë vjet heqje lirie për agjitacion dhe propagandë. Dënimin e vuajti në burgun famëkeq të Spaçit dhe në Qafë – Bari. Mori pjesë aktivisht në proceset demokratike të viteve '90.

Në vitin 1992 pranoi detyrën e shefit të komisariatit të Sarandës. I zhgënjyer, dy vite më vonë dha dorëheqjen nga Ministria e Rendit Publik. Aktualisht jeton në SHBA, Nju Jork, së bashku me familjen, gruan dhe dy fëmijët. Romani "Lulet e pjeshkës" është romani i tij i parë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928217035
ean13
9789928217035
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Toena

Marmara Hanëm, Valdete Antoni

Marmara Hanëm mund të jetë një grua - ëndërr, por kurrsesi e pavërtetë. Ajo beson se mrekullitë, kur nisin, duhet të ndodhin. Jeta e saj në Stamboll nuk shënon shkëputjen nga Ama, fëmija e lindur dhe rritur në lagjen e vjetër të krishterë në kërthizë të Tiranës, nga vajza, nëna, gruaja e divorcuar, pra nga vetvetja, para mbërritjes në Stamboll, por...

Çmimi 4,95 CHF
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Shtëpia e Librit

Bob Legjenda, Arlinda Guma

Zakonisht kur shkrimtari fillon të mbrujtë një personazh, ai do ta marrë atë për dore dhe do t’i mësojë të ecë. Me Bobin  nuk ndodhi kështu; ai e fitoi herët pavarësinë ndaj meje: qysh sa lindi u ngrit në këmbë dhe filloi të ecte vetë. Ai nuk është pjesë e mjedisit të korruptuar letrar, ku kridhen pa ndonjë skrupull kolegët e tij shkrimtarë, kështu që, i...

Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Sëmundja e ëndrrave, Mehmet Kraja

Dhe derisa koha mitike, koha që kishte prodhuar legjendat kalorësiake për mua dhe vendlindjen time ishte kohë e mrekullive të paarritshme, koha historike ishte një zhgënjim i madh, sepse kishte lënë pasoja të pariparueshme në jetën e njerëzve, duke i tjetërsuar ata, madje duke i bërë që të jetonin si somnabuj në një realitet të paqenë, i cili vazhdonte të...

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Yjet nuk vishen kështu, Elvira Dones

"Yjet nuk vishen kështu" rrëfen jetën e grave dhe burrave të përhumbur pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri dhe ëndrrat e thërrmuara në trotuaret e Europës nga një e keqe që askush nuk mendonte se e kishte përbrenda.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Dhunë e dhunti, mirësia vjen në muzg, Enit Karafili Steiner

Maksi dhe Toska janë dy vëllezër binjakë, të shpërngulur në Amerikë, në Lalaland, në kërkim të lumturisë dhe Tokës së Premtuar. Maksi, një shpirt artist, bohem e kokëkrisur, dhe Toska, i matur, akademik e filozof, përbëjnë dy anët e një peshore që kanë nevojë të domosdoshme për njëri-tjetrin për të ruajtur ekuilibrin.

Çmimi 5,55 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Nëntori i një kryeqyteti, Ismail Kadare

"Nëntori i një kryeqyteti" u shkrua dhe u botua në vitin 1974. Ngjarjet e romanit, të përqendruara rreth ndërtesës së Radiostacionit të kryeqytetit shqiptar në ditët e çlirimit të tij, nëntor i vitit 1944, janë të ndërthurura me atmosferën e hakmarrjes ndaj klasës së përmbysur.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001534

Botuesi: Te tjere

Ditari i një emigranti, Thoma Duka

Kur ra regjimi komunist dhe fitoi demokracia dhe unë si gjithë të tjerët emigrova,"ashtu si shtegëtojnë dallandyshet për në vendet e ngrohta dhe rikthen përsëri kur ngrohet koha". Kështu mendova edhe unë, por sot vazhdoj të jetoj akoma emigrant në Greqi.

Çmimi 4,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Kolerë në kohë të dashurisë, Namik Dokle

Njerëzor në dhimbje dhe pjesë e dhimbjes në greminën e tjetrit,një peizazh shpirti n ë një botë koleriane,ku gjithcka është  e turbullt, mendja, qëndresa,rendja, poezia, e fshehta,dashuria e  përgjysmuar, poetët, fati i njeriut dhe malli... Është nga romanet më  të  mira të letersisë  sonë dhe, pa dyshim, ndër më tronditëset.

Çmimi 10,90 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ajo e errëta, Enkelejd Lamaj

Çdo vend ka (të paktën) një shtëpi të braktisur dhe çdo shtëpi e braktisur ka historinë e saj. Në Stora – fshat bregdetar pranë Sarandës – historia e shtëpisë së braktisur është e trishtë, e dhimbshme dhe e mbushur me terror. Ajo është djegur dy herë dhe në secilën prej herëve, një fëmijë ka vdekur mes rrënojave.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Udhëzim për kapërcimin e detit, Mehmet Kraja

Në kushtet e një luftë të pashpallur dhe në gjendje të shtetrrethimit, ajo përballej më një ushtri dhe aparat represiv, i cili nuk kishte përballë asnjë armik real, pos përbërësve identitarë të një populli, siç ishin gjuha, historia, shkrimi, eposi, gojëdhenat etj.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Tre divorcet e zotit Viktor N, Rudolf Marku

Ndjen sa shumë që i ka munguar Eva në jetën e vet! Ndjen se papritur, për një trill të fatit, ai do ta takojë Evën përsëri. Evën që jeton në pjesën tjetër të Botës. San Francisko është qyteti ku njerëzit bien të flenë në kohën kur banorët e Londrës sapo zgjohen.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Kështu na vret jeta, Frederik Mocka

Rrezet e diellit i lëbyrën sytë. Gjergji u ngrit nga gjumi i ferrit me sy të mbufatur. Brodhi sytë nga shtëpia e heshtur, me dyer të shqyera ku era e fortë e natës së kaluar kishte lojtur vallen e përditshme me gjethet e thara dhe halat e pishave, duke i flakur andej-këndej sipas trilleve të saj.

Çmimi 4,95 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Albas

Libri i kujtimeve dhe i harresës, Suad Arilla

Gjithashtu, e kaluara e tij me njerëz dhe me kujtime, fjalët e të atit dhe një marrëdhënie e çuditshme me botën femërore, e përndjekin si fantazma dhe ia ndryshojnë rrjedhën e jetës. I ndodhur në një rreth vicioz, mes kujtimeve, dëshirave dhe pasioneve, problemeve të moshës dhe të familjes, jetës dhe vdekjes, ai përpiqet të gjejë rrugëdalje duke lexuar...

Çmimi 5,95 CHF
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)