• Banner

Frederik Rreshpja qe s’e kuptuam kurre, Petrit Palushi
  • Frederik Rreshpja qe s’e kuptuam kurre, Petrit Palushi

Frederik Rreshpja qe s’e kuptuam kurre, Petrit Palushi

Të gjithë ata që s'kanë pasë fat - sikurse unë - me e taku të gjallë poetin Rreshpja, do të ndihen tanë kohën në shoqninë e tij, tue lexu këtë libër-homazh, të shkruem me shumë kujdes e dashuni nga shkrimtari Petrit Palushi.

500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Frederik Rreshpja që s'e kuptuam kurrë
Origjinali: Frederik Rreshpja që s'e kuptuam kurrë
Gjinia: Kujtime
Autori: Petrit Palushi
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2016
Fq. 128
Pesha: 0.172 kg.
ISBN: 978-99906-133-1

Mbi librin

Libri "Frederik Rreshpja, që s'e kuptuam kurrë", paraqet kujtime tronditëse, dramatike e poetike për dy ditët e poetit Frederik Rreshpja, në Kukës, disa muej para se ai me vdekë. Të gjithë ata që s'kanë pasë fat - sikurse unë - me e taku të gjallë poetin Rreshpja, do të ndihen tanë kohën në shoqninë e tij, tue lexu këtë libër-homazh, të shkruem me shumë kujdes e dashuni nga shkrimtari Petrit Palushi.

Këto shënime vijnë e bahen të paçmueshme kur e kuptojmë se ato sjellin një dëshmi të rrallë e të gjallë për personalitetin e poetit me vargun ma të veçantë në gjithë historinë e vargnimit shqip.

Rreshpja nuk ishte poet i cili vetëm shkroi poezi, i edhe jetoi poetikisht. Në mënyrë të çuditshme, aq sa ishte e randë jeta e tij, po aq e fuqishme u ba shprehja e tij poetike.
"Frederik Rreshpja, që s'e kuptuam kurrë", një libër i rrallë për nga stili, personazhi dhe
shtjellimi i ngjarjeve, asht në një takim artistik që na ban me u ndi herë-herë mirë sepse e kuptojmë që nuk ishim vetëm na që nuk e kemi kuptu kurrë Rreshpen...

Fragmente nga libri

Biseda qe njëfarësoj e shrregullt. Shpesh e fuste atë në shtjella të paparashikueshme. Në bisedë ai përmendte poezinë, Prishtinën, Shkodrën, Kukësin, nënën e vet, vjeshtën, vetminë, trishtimin, fatin e mbrapshtë, sëmundjen, etj., etj. Shpesh e ndërpriste temën e bisedës dhe kalonte lehtësisht te tjetra...

- Në vitin 1996, - tha, - pashë në sallën e Teatrit kombëtar në Tiranë dramën "Në pritje të Godosë" të Beckett-it. Kisha dekada pa ndjekur një dramë. Regjisor i dramës ishte Fadil Hysa. U ndjeva shumë mirë se po e përjetoja thellë lojën e aktorëve të Prishtinës.

As më njohu kush në sallë, as njofta kënd. Një djalë e një vajzë pranë meje as po e shihnin dramën. Duartrokitnin kur duartrokitnin të tjerët. Mua m'u duk se po pritja Fredin, por ai s'erdhi. Kur shfaqja mbaroi hodha sytë mos shihja Fredin. Ai askund... Atëherë dola edhe unë me spektatorët e tjerë.

- Fredi ishte aty, - ia ktheva, - me cilësinë e mendjes së vet.
- Jo, - më tha. - Fredi ishte shtegtar. Nuk e di pse s'po vinte. As e mora vesh, po as nuk pyeti kush pse nuk erdhi. Si duket ishte në vetminë e vet. Se edhe vetmia për njerëzit ishte.

Edhe Fredi njeri ishte. I piu dy cigare ngjitmas, madje me cigaren e pambaruar ende e ndezi tjetrën.

E pyeta sa vjet kishte. Ndërkohë, u fikën dritat... Rreshpja shkrepi çakmakun. Kështu bënë edhe disa të tjerë në lokal. Fytyra e tij më ngjau e zbehtë, si e lyer me një të verdhë të përzijshme, më tepër si kah e zeza.

Ashtu n'atë gjysmëterr erdhi zëri i tij i pakët, sikur ta kapte ngrija:
- Po të jem gjallë, vitin tjetër i mbushi gjashtëdhjetë e gjashtë vjet. Më vjen keq që nuk vdiqa vjet, por më keq më vjen që nuk vdiqa parvjet. Më keq më vjen që nuk vdiqa edhe pa lindë...

M'u duk se po e thirrte ngutshëm vdekjen e vet, por njëkohësisht pak edhe si me pezm që ajo s'e kish marrë një a dy vjet më parë dhe më tej, ende më e frikshme, që ajo s'e kish marrë ende pa lindë...

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13k)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Koha Ditore

Miliarderi, Veton Surroi

(0)

Veton Surroi (1961) është gazetar, aktivist i shoqërisë civile dhe politikan. Ka themeluar revistën "Koha" më 1990, e cila në 1997 u transformua në gazetën e parë të pavarur të përditshme në Kosovë "Koha ditore". Më vonë themeloi edhe stacionin televiziv KTV.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Ferma e dijes, Gjerak Karaiskaj

(0)

Hapësirat tekstologjike të këtij romani, të përveçëm si frymë dhe shprehësi, por mbi të gjitha unik për sendërtimin e realitetit letrar, bazuar në konkreten e përditshmërisë, që në këtë rast e tejkalon imagjinaren, ndërlidhen po kaq ngushtësisht edhe nga fati i vetë protagonistëve.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Varri i braktisur, Arber Ahmetaj

(0)

Arbër Ahmetaj ka lindur në Tropojë në vitin 1965. I diplomuar për Farmaci në Universitetin e Tiranës dhe të Gjenevës, që prej vitit 1986 bashkëpunon me shtypin letrar (Zëri i Rinisë, Drita, Nëntori). Krahas studimeve, në vitet 1991-1993 punoi si redaktor në gazetat "Balli i Kombit", "Kosova" e më pas në departamentin e Informacionit të TVSH-së.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2601

Botuesi: Toena

Ku je, Flutura Acka

(0)

Janë vitet '80 të shekullit XX në Skampis, një qytet shqiptar i kohës së diktaturës. Ira Gjoni, një vajzë shumë e re, jeton në Qytezë, një lokalitet pranë Skampisit, e detyruar nga një "liri" e çuditshme që ia jep një sëmundje e rëndë, të lëvizë nëpër Shqipëri në kërkim të shërimit dhe të zbulimit të pikëpyetjeve të familjes së saj të shkokluar nga fati.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Valsi i lumturisë, Ylljet Aliçka

(0)

Duket që autori i druhet marrjes së një pozicionimi, duke u përpjekur të rrijë jashtë loje. Ai furnizon lëndë pa dhënë asnjë opinion apo leksion morali. Ligësia njerëzore, dinjiteti, ngrohtësia njerëzore, poshtërsia, nënshtrimi apo zotërimi, sipas autorit, shprehen më mirë nëpërmjet elementëve në pamje të paanshëm e butësisht.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000857

Botuesi: OMSCA-1

Asgjete e vogla te Zotit, Gazmend Krasniqi

(0)

Gazmend Krasniqi ka lindur në Shkodër, ku ka studiuar fillimisht për pikturë, pastaj për letërsi, është autor i shumë librave me poezi e tregime, romaneve dhe drama, për të cilat është vlerësuar me çmime kombëtare dhe mbarëkombëtare. Gjithashtu, është autor librash me studime dhe përkthime.

Çmimi 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Zonja me te kuqe, Majlinda Nana Rama

(0)

Jasmina e romanit "Zonja me të kuqe" është rasti më flagrant i fatit të nëpërkëmbur të një gruaje, e cila nuk shihet përtej pamjes së leckosur. Për këdo ajo mund të jetë një lypëse, një varfanjake dhe as më shumë e as më pak sesa një e çmendur.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Lulet e pjeshkes, Hasan Bajo

(0)

Autori, duke i njohur personalisht këto mekanizma, i jep lexuesit një dëshmi të ankthit që kishte kapluar individin, të dhunës shpirtërore dhe asaj fizike, të ndjenjës së frikës dhe të luftës absurde që shteti i kishte shpallur gjithkujt, njeriut të thjeshtë apo intelektualit.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Endrra e doktorit, Besnik Mustafaj

(0)

Doktor Adhamudhi, i lindur për teatër një shekull më parë, vjen si protagonist i një romani bashkëkohor për të mishëruar oportunistin e shtirë në idealist, i cili beson se të gjitha mjetet janë të përligjura për arritjen e qëllimit, që është përvetësimi i historisë kombëtare për t'i dhënë vetes, njëherësh, edhe lavdinë e madhe, edhe pasurinë e madhe.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001114

Botuesi: Botimet Dudaj

Yjet nuk vishen keshtu, Elvira Dones

(0)

Të nesërmen e ditës që pashë fotografitë e Aurorës kufomë, pranova të bëja prostitutën. E të vdisja, pareshtur, nga ajo ditë. Mos të qeshtë më buza e mos kujtofsh më as emrin tënd, o vrasës. Lus që të të shpëlahet kujtesa në valët e këtij deti.

Çmimi 750 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000905

Botuesi: Onufri

E penguara, Requiem per Linda B. Ismail Kadare

(0)

Në pamje të parë, ky libër mund të duket si një roman, ku, veç të tjerash, flitet për nostalgjinë e Tiranës. "Kafe Flora", kryqëzimet e rrugëve rreth sheshit Skënderbe", kopshtet e Akademisë, në ish-pallatin mbretëror, gjethet e rëna parkun përballë hotel "Dajtit".

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje
chat Përshtypjet (0)