• Banner

Mekati fillestar, Virgjil Muci
  • Mekati fillestar, Virgjil Muci

Mëkati fillestar, Virgjil Muçi

Ernest K., shkrimtar dhe studiues i krijimtarisë popullore shqiptare, gjendet i përfshirë në një situatë të çuditshme të formimit dhe ngritjes së një kënge popullore. Shkrimtarin e kanë ftuar të shohë ngjizjen e një kënge, që një miku i vet malësor ia kushton gruas së të vëllait të vdekur, pikërisht se ajo ishte sjellë si heroinë duke vrarë një burrë që kërkonte t'i merrte nderin.

6,25 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mëkati fillestar
Origjinali: Mëkati fillestar
Gjinia: Roman
Autori: Virgjil Muçi
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2016
Fq. 158
Pesha: 0.133 kg.
ISBN: 978-9928-200-45-7

Mbi librin

Ernest K., shkrimtar dhe studiues i krijimtarisë popullore shqiptare, gjendet i përfshirë në një situatë të çuditshme të formimit dhe ngritjes së një kënge popullore. Shkrimtarin e kanë ftuar të shohë ngjizjen e një kënge, që një miku i vet malësor ia kushton gruas së të vëllait të vdekur, pikërisht se ajo ishte sjellë si heroinë duke vrarë një burrë që kërkonte t'i merrte nderin.

Paçka se gjithçka duket e pastër si drita e diellit dhe këngëtari popullor duhet vetëm të hedhë në letër trimërinë e pashoqe të gruas, disa veprime thuajse të padukshme për një sy të pastërvitur, do ta shtyjnë Ernest K.-në, të kthehet gati në një dedektiv, ai kërkon të shohë përtej legjendës, kërkon të gjejë të vërtetën që gjendjet pas patosit dhe epikës së kësaj kënge.

Çfarë fshihet në të vërtetë pas kësaj? Cili është mëkati që kërkojnë të mbulojnë? Dhe kjo gjë do ta bëjë të mendojë për qenësinë dhe vërtetësinë e legjendave të "Rozafës" dhe të "Kostandinit e Doruntinës". Vërtet Rozafa u muros e gjallë për të mbajtur në këmbë kështjellën? Vërtet Kostandini e martoi të motrën larg për hir të miqësisë dhe i dha besën se do ta sillte sa herë që nëna të kish nevojë?

Shkrimtari tashmë rrëmon në ndërgjegjen kolektive të popullit për të dhënë një këndvështrim tjetër nga ai që jemi mësuar të shohim prej shekujsh. Ky është një libër që do të shkaktojë debate të shumta mbi vërtetësinë e legjendave. A janë, vallë, patriotizmi, besa, flijimi dhe vetsakrifikimi për hir të atdheut thelbi i vërtetë i tyre?

Ndonëse, në një sy të parë, ngjan sikur autori u ka vënë dërrmën dy prej legjendave më fisnike, duke i trajtuar ato si romanca të rëndomta, asish që shohim e lexojmë më bollëk sot e kësaj dite, e vërteta është se ai është rrekur t'i shtrijë ato në divanin e psikoanalistit për të rrëmihur në honet e terrta të subkoshiencës, për të kuturisur e mbërritur atje ku nuk depërton rëndomthi njeri.

I shtyrë nga mendësia se nuk ka pse të na vijë turp nga e vërteta, cilado qoftë ajo, ai merr përsipër të ngrejë vellon e të këqyrë atje ku të tjerët nuk kishin dashur ose mundur të hynin.

Mbi autorin

Virgjil Muçi ka një veprimtari letrare dhe artistike tejet të larmishme. Një krijimtari që, në 17 libra, rrok prozën e shkurtër e të gjatë, pa lënë mënjanë poezinë, kinematografinë dhe, së fundi, kritikën letrare.

Kontributi i tij është i ndjeshëm edhe në fushën e përkthimit me rreth 37 tituj nga gjuhë dhe autorë të ndryshëm. Virgjil Muçi është fitues i disa çmimeve kombëtare në fushën e kinematografisë, krijimtarisë letrare dhe të përkthimit.

Ai është i pranishëm në shtypin e përditshëm dhe atë periodik me shkrime kryesisht nga fusha e kulturës.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928200457
ean13
9789928200457
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000211

Botuesi: Aeditions

Përralla shqiptare 100 + 1 natë, Libri i dytë, Virgjil Muçi

Në këtë vëllim të dytë të përmbledhjes “Përralla shqiptare 100+1 natë”, magjia e pasurisë folklorike shqiptare, vazhdon... “Hysen Begu dhe xhindesha”, “Qerosi që vrau kuçedrën”, “Djali, shkabonja dhe e Bukura e dheut”, si dhe plot përralla të tjera, kanë ardhur nga gurra popullore drejt e në faqet e këtij libri që na tregon edhe një herë se përrallat nuk...

Çmimi 12,49 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001559

Botuesi: Aeditions

Erotikoni dhe Satirikoni, Virgjil Muci

Ky libër, i cili përbëhet nga dy pjesë: pjesa e parë "Erotikoni" dhe pjesa e dytë "Satirikoni", përmban 100 rrëfenja të mrekullueshme të përmbledhura nga Virgjil Muçi. Rrëfenjat i mbështjell atmosfera e shndritshme e një periudhe të lumtur të historisë së një vendi që ka njohur më fort gjëma e vuajtje sesa gaze e begati.

Çmimi 12,49 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: UET Press

Natyre mort me kulture, Virgjil Muci

“Natyrë mort me kulturë”, një gjetje simbolike e autorit, është një përmbledhje esesh, të cilat shtrihen brenda ekspertizës dhe aktivitetit letrar të autorit. I ndarë në katër kapituj, libri sjell një përmbledhje të të gjitha problemeve që shqetësojnë shoqërinë shqiptare. Një lloj përgjigjeje më shumë sesa një denoncim ndaj një gjendjeje faktike të jetës...

Çmimi 9,37 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Piramida e shpirtrave, Virgjil Muçi

Gëzimi bëri një tjetër pauzë dhe ngriti kokën sikur donte t'iu bënte me dije atyre që qenë grumbulluar e mbanin vesh se teksti i kartolinës kishte mbaruar. Por sytë e zmadhuar më shumë nga mosbesimi sesa nga habia e asaj që po iu dëgjonin veshët, dukej sikur thoshin: Kaq shpejt?!

Çmimi 9,37 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001231

Botuesi: Toena

Engjëj të armatosur, Diana Çuli

"Engjëj të armatosur" sipas kritikës është romani më i arrirë i Diana Culit. Një punë shumëvjecare kërkimore e hulumtuese mbi histori lufte e histori njerëzore të ndërthurura në tragjeditë më të rënda që ka prodhuar shoqëria shqiptare, një thellim në kohë dhe hapësirë për të kuptuar honet e shpirtit.

Çmimi 6,25 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Pusi, Kim Mehmeti

Kurrë nuk e mora vesh nëse lulet u vyshkën për shkak të sëmundjes së nënës apo nëna u sëmur për shkak të vyshkjevs së luleve, por një javë përpara së të shpërnguleshin te shtëpia e re pranë lumit nëna ra në shtrat, ndërkaq lulet u vyshkën sikur t'i kishte djegur bryma.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001906

Botuesi: Toena

Ne të tre, Fatos Kongoli

Tirana e vitit 1980. Një grup shokësh, sipas fjalës së dhënë, takohen me rastin e dhjetëvjetorit të mbarimit të maturës. Pjesa më e madhe e tyre, të shpërndarë andej - këndej, nuk e kanë parë njëri - tjetrin. Po ç'ka ndodhur ndërkaq me secilin?

Çmimi 6,25 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001197

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Të mallkuarit e ditës së gjashtë, Valter File

Kur ta keni lexuar këtë libër do të ndjeheni të lehtësuar që ju vetë nuk jeni pjesë e botës së tij. Është një botë e largët ku në emër të pushtetit dhe sundimit çdo mizori është e justifikuar. Është një botë ku jeta do të bëjë ciklin e saj të natyrshëm të lindjes dhe të asgjësimit.

Çmimi 9,37 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001816

Botuesi: Toena

Lëkura e qenit, Fatos Kongoli

Një histori dashurie e rishfaqur në tri breza, një takim plot pikëpyetje e të panjohura me mijëvjeçarin e ri, një përpjekje për t'u çliruar nga dhembjet e së kaluarës. Po a është e mundur të shpëtojmë nga ankthi i hijeve tona?

Çmimi 7,29 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001344

Botuesi: Naimi

Shpirt i trazuar gruaje, Sokrat Habilaj

Ky roman është një ndërmarrje e guximshme për të evidentuar dhe zbërthyer botën e brendshme të personazheve, përthyerjen, transformimin, degradimin deri në përdhosje të personalitetit që ata pësojnë shpesh. Ata nuk njohin asnjë masë në udhën që i shtynë etja e tyre për pushtet, duke u zgërlaqur në baltën e shoqërisë.

Çmimi 8,33 
More
Ka mbaruar

Anja, Ahmet Prençi

Thjesht, bukur, drithërues, me sinqeritet, me nerv rrëfyes, me vringëllimë të fjalës dhe intrigë dashurie, Prençi na shëtit “Udhëve në pasqyrë” duke na treguar këtë radhë ciflosjen e “pasqyrave” të shpirtit si një destinacion i secilit, ku “cirku” i fatit kërcen skutave të jetës e shpirtit si fat e rastësi vrastare, për të na dhënë mesazhin e madh...

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Ditë e bardhë e fyer, Elvira Dones

Ilir Bejko është emigrant shqiptar që përpiqet deri në vetëmohim të jetë qytetar i denjë. Armikja e tij më e madhe është vetë origjina e tij. Gjatë përpjekjeve për të mbijetuar, njihet me Maks Baumanin, një zviceran i sërës së lartë, por i mbërthyer nga një ves që e largon nga gjithë bota.

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fishta

Secili çmendet simbas mënyrës së vet, vol. 3, Stefan Çapaliku

Është historia jonë, që ne e njohim, por për ta njohur edhe brezat, që duhen vëllime të tjera, për të treguar një çmenduri kolektive, ku secili çmendet sipas mënyrës së vet, rrëfen autori Çapaliku. Me mesazhin që përcjell romani: gjithsecili ka të drejtë me diftu, fati jonë ka qenë me asistu në atë moment kyç për fatin e shqiptarëve, që shpresonin...

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000513

Botuesi: OMSCA-1

Një rrëfenjë me ndërkombëtare, Ylljet Aliçka

Parrullat me gurë të Aliçkës kanë një frymë oruelliane. Është një kujtesë nga e kaluara dhe një paralajmërim për ato shoqëri ku rritet kontrolli i qeverisë ndaj gjuhës. Mesazhi i Aliçkës na kujton se, nëse do të ngërthehemi nga propaganda, kemi humbur veten tonë.

Çmimi 5,21 
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)