• Banner

Flete hyrje per ne varr, Arber Ahmetaj
  • Flete hyrje per ne varr, Arber Ahmetaj

Fletë hyrje për në varr, Arber Ahmetaj

Në mes të dënesave dëgjova një zë. Jo zë njeriu. Zë drurësh, zërin e pyllit, një zë të çuditshëm, vajtues, jeshil. Ashtu në gjunjë u vura në ndjekje të atij zëri, të burimit të tij dhe ja, në mes të një lëndinë e dashura ime, krejt e blertë, gjysmë lakuriqe, rënkonte.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Fletë hyrje për në varr
Origjinali: Fletë hyrje për në varr
Gjinia: Roman
Autori: Arbër Ahmetaj
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2012
Fq. 240
Pesha: 0.278 kg.
ISBN: 978-99943-51-87-9

Fragment nga libri

Në mes të dënesave dëgjova një zë. Jo zë njeriu. Zë drurësh, zërin e pyllit, një zë të çuditshëm, vajtues, jeshil. Ashtu në gjunjë u vura në ndjekje të atij zëri, të burimit të tij dhe ja, në mes të një lëndinë e dashura ime, krejt e blertë, gjysmë lakuriqe, rënkonte. Kur u ndodha pranë saj, vërejta gjënë më të papërfytyrueshme për trurin njerëzor: E dashura ime po lindte përmes dhimbjesh të papërshkrueshme një bimë!

Po, po, një bimë me kërcell të brishtë, gati të tejdukshëm me gjethe të vockla e të tulta, me formë zemrash të imta. Rrënjët e saj s'qenë shkëputur akoma nga embrioni, ndërkohë që pesë gjethe të saj vendosur në një lastar, si dorë fëmije, po mundoheshin t'i ekspozoheshin sa më shumë diellit.

E dashura ime po rënkonte butë si pemë nën shiun e imtë. Rrënjët e bimës sonë po përpiqeshin të depërtonin në barin e lagësht, ndërkohë kërcejt e saj filluan të harliseshin nën rrezet e vakta të diellit. E rrethuam me trupat tanë duke e këqyrur me dashuri. Dikur, më tepër se të dashurën time, pyeta gati me zë vetveten se si ishte e mundur.

"Më mirë, shpirti im, po më thoshte e dashura, këtu, bimët rriten e jetojnë më të lira se sa njerëzit". Ajo fjeti në kraharorin tim. I mbylla sytë edhe unë. Kur u zgjova nga gjumi po ndjeja të ftohtë, shumë të ftohtë. Dhëmbët po më dridheshin. Bima jone qe drunjëzuar dhe rritur për bukuri.

Zgjova të dashurën time dhe u nisëm, s'e di se në cilin drejtim. Ne kurrë nuk e kemi ditur ku është, as lindja, as perëndimi. Ne kemi veç një pikë orientuese mbi glob, krijesën tonë që u detyruam ta linim në mes të pyllit dhe të natës...

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994351879
ean13
9789994351879
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Skanderbeg Books

Varri i braktisur, Arber Ahmetaj

Arbër Ahmetaj ka lindur në Tropojë në vitin 1965. I diplomuar për Farmaci në Universitetin e Tiranës dhe të Gjenevës, që prej vitit 1986 bashkëpunon me shtypin letrar (Zëri i Rinisë, Drita, Nëntori). Krahas studimeve, në vitet 1991-1993 punoi si redaktor në gazetat "Balli i Kombit", "Kosova" e më pas në departamentin e Informacionit të TVSH-së.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

69 gra, Arber Ahmetaj

Mësuar (!) me bjondet lëkurëzbehta të Veriut të Europes, por edhe me esmerkat e Mesdheut, desha të ta shkoja dorën nëpër flokë. Ato refuzuan. Ajo masë e dendur, si një re e ngarkuar me shtrëngatë, ishte më e vështirë për ta depërtuar se pyjet e atdheut tënd.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Naimi

Gjuha e gjakut, Kiço Blushi

Gjithsesi, paraprakisht, le të shpresoj se kjo histori e hidhte nuk ka për të lënduar kërkënd, përveçse vetë autorin, i cili, edhe pa e ngjizur këtë histori njerëzore në letër, ka qenë dhe është i bindur se mes nesh ka jo pak gjallesa të cilat besojnë e kujtojnë sinqerisht se janë më të lirë e më të qetë në burg se jashtë mureve të burgut.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Të gjallë dhe të vdekur, Nasi Lera

Romani më i fundit i shkrimtarit Nasi Lera, "Të gjallë dhe të vdekur", përmban gjithçka që duhet të ketë një roman, po të kemi parasysh kriteret për romanet e autorëve më të shquar: të vërtetën, të bukurën, tronditësen, qartësinë dhe shijen e mirë të asaj që kritika anglosaksone e quan natural storyteller.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000672

Botuesi: Onufri

Vrasje ne Rrugen e Veriut, Ani Wilms

Ky roman na përshkruan po Tiranën, por në atmosferën e marrëdhënieve diplomatike shqiptaroamerikane në vitet 1924, nën drejtimin e ambasadorit Grant. Në Rrugën e Veriut, më 6 prill 1924, në afërsi të Mamurrasit, vriten dy shtetas amerikanë.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: SARAS

Kreuztanne, Fate Velaj

Ditët rridhnin monotone në normalitetin e tyre dhe sa dilja nga puna, nga larg, mes pemëve shquaja Klarën, gruan time, te dritarja duke më pritur. Ditëve me diell ajo vinte deri aty tek fabrika dhe priste jashtë portës sa të dilja e së bashku bënim në këmbë atë pak rrugë që ishte që aty e deri tek shtëpia.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Stinë pandemie, Fatos Kongoli

Zëdhënësi i policisë i përligji veprimet e kryera, duke përmendur se përdorimi i gazit lotsjellës- kështu tha ai dhe jo i lëndëve helmuese luftarake – ishte një praktikë e njohur edhe në vendet më të zhvilluara të BE-së, thënë ndryshe Bashkimi Europian. Tek dëgjoja zëdhënësin, vrava mendjen të gjeja se kujt i drejtohej ai; përfaqësuesve të nderuar të...

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000654

Botuesi: Onufri

Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut, Ismail Kadare

Është një nga kryeveprat kadareane. Romani përshkohet nga tiparet më të mira të prozës së shkrimtarit: stili narrativ i tejdukshëm, lehtësia me të cilën jepet bota perceptuale dhe shqetësimet ekzistenciale të personazheve, duke bartur një poetizëm krejt specifik dhe të nginjur përplot metafizikë.

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Toena

Apokalipsi sipas Shën Tiranës, Zija Çela

Plotmëria, ngjarjet, intensiteti emocional, karakteret, çdo gjë është në ngjitje në "Apokalipsin sipas Shën Tiranës", aq sa paralajmërojnë një shpërthim, i cili edhe vjen. Mirëpo Zija Çela ndjek në finale një ecje të kundërt me traditën letrare, nuk është autori që na çon te vepra, është vepra që na çon tek autori.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Selam Aleikum Baba, Mustafa Nano

Historia e dy vëllezërve Adlit që u konvertua në mysliman dhe Gonit që nuk besonte në jetën e qiellit...historia e dy djemve në Shqipërinë e pas viteve 90, përmes një rrugetimi të përbashkët për ti thënë lamtumirë të atit...Një libër jo vetëm për te kuptuar botën e një besimtari por dhe një rrëfim per të kuptuar vdekjen.

Çmimi 850 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Bombe ne Beograd, Albatros Rexhaj

"Bombë në Beograd" është një rrëfim i zhanrit thriller, i shkruar në stilin e prozës filmike, plot aksion, ankth dhe intriga spiunazhi, ku përfshihet edhe CIA amerikane. Në sfond të gjithë kësaj është dashuria mes dy heronjve kryesorë. Një dashuri me shumë ndjenja dhe pak fjalë.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)