Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Dashuri ne kohen e komunizmit, Bessa Myftiu
  • Dashuri ne kohen e komunizmit, Bessa Myftiu

Dashuri në kohën e komunizmit, Bessa Myftiu

Botimet Dudaj

Ka gjithashtu diçka shekspiriane në këtë roman të autores Bessa Myftiu, shqiptare me banim ne Zvicër që shkruan në gjuhën frënge. Ajo e mban fillin e historisë me dy duar, njëra e marrë dhe tjetra e mençur, duke harmonizuar mrekullisht të papriturat befasuese me realizmin e tablosë së ndjenjave dhe forcën e emocioneve.

115,00 SEK
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Dashuri në kohën e komunizmit
Origjinali: Amours au temps du communisme
Gjinia: Roman
Autori: Bessa Myftiu
Shqipëroi: Blerta Hyska
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2015
Fq. 208
Pesha: 0.231 kg.
ISBN: 978-99943-0-428-8

Koment nga Astrid De Larminat

...Ka gjithashtu diçka shekspiriane në këtë roman të autores Bessa Myftiu, shqiptare me banim ne Zvicër që shkruan në gjuhën frënge. Ajo e mban fillin e historisë me dy duar, njëra e marrë dhe tjetra e mençur, duke harmonizuar mrekullisht të papriturat befasuese me realizmin e tablosë së ndjenjave dhe forcën e emocioneve.

Nuk ka aspak moralizim në historitë e saj, por disa të vërteta të pakundërshtueshme burojnë prej tyre. Për shembull, që shpesh ne e vendosim vetë veten në situata pa rrugëdalje. Që sedra e sëmurë dhe dashuria nuk shkojnë mirë bashkë. Që s'ndahemi kurrë nga asnjë dashuri, veç mësohemi të jetojmë pa të.

Ngaqë dinë ta përdorin me seriozitet dhe lehtësi armën e humorit, personazhet e këtij romani triumfojnë mbi dëshpërimin. Ato e kanë kuptuar tashmë se gëzimi është pjellë e dhimbjes, se dashuritë tragjike mund të jenë shumë të bukura dhe se asgjë nuk është aq e tmerrshme sa duket...

Mbi autoren

Bessa Myftiu – poete, skenariste, autore romanesh e novelash – jeton që prej vitit 1991 në Gjenevë dhe shkruan në frengjisht. Disa nga veprat e saj janë botuar edhe në shqip: vëllimi me poezi në dy gjuhë "Miq të humbur"/ Des amis perdus, romani "Rrëfime nga vendet e harruara", si dhe përmbledhja me tregime "Drejt të pamundurës".

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994304288
ean13
9789994304288
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000041

Botuesi: Botimet Dudaj

Preja e nje martese te lodhur, Rudina Xhunga

“Preja e një martese të lodhur” është një roman për dashurinë. Në faqen e dedikimit autorja shkruan: Për ata që duhen; me frikë se bëhen tre dhe ankth mos mbeten një. Kanë thënë për librin “Eshtë një mnyrë të shkruari me sinqeritet, pa poza, një realizëm pa makijazh. Një libër I shkruar me mendje, me zemër,
74,75 SEK
More

Referenca: SKU001844

Botuesi: Te tjere

Borjona, Bukurije Bushati

Adri, pas aksidentimit të së bijës, Borës, mëson faktin se nuk është babai i saj biologjik. Kjo i shkakton dhimbje, duke dyshuar për të shoqen, Brisidën, dhe frikën se do të humbasë Borën, që është gjithçka për të. Për të shpëtuar familjen, e mban për vete këtë lajm, por marrëdhëniet familjare pësojnë krisje.
57,50 SEK
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Stina e pestë, Geverina Muzhaqi

Ka një "stinë të pestë" në jetën e gjithkujt. Është një stinë pa ngjyra e pa konture, pa hapësirë e kohë, por e mbushur me perceptime të gjithëllojshme, ku individi gjendet përballë vetes. "Stina e peste" është një udhëtim imagjinar drejt shpirtit ku buthton shpresa e mbështjellë me forcë e pozitivizëm.
92,00 SEK
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Bombe ne Beograd, Albatros Rexhaj

"Bombë në Beograd" është një rrëfim i zhanrit thriller, i shkruar në stilin e prozës filmike, plot aksion, ankth dhe intriga spiunazhi, ku përfshihet edhe CIA amerikane. Në sfond të gjithë kësaj është dashuria mes dy heronjve kryesorë. Një dashuri me shumë ndjenja dhe pak fjalë.
92,00 SEK
More

Botuesi: Toena

Ëndrra e doktorit, Besnik Mustafaj

Doktor Adhamudhi, i lindur për teatër një shekull më parë, vjen si protagonist i një romani bashkëkohor për të mishëruar oportunistin e shtirë në idealist, i cili beson se të gjitha mjetet janë të përligjura për arritjen e qëllimit, që është përvetësimi i historisë kombëtare për t'i dhënë vetes, njëherësh, edhe lavdinë e madhe, edhe pasurinë e madhe.
115,00 SEK
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Pas mesnate, Brunilda Zllami

Por sado që përpiqemi për t’u përshtatur nuk mundemi, sepse karakteret që kemi fshehur janë ato të lindurat, që nuk fshihen me gomë thjesht se një moment vendosëm ashtu. Ato janë pjesët që na dalin në ëndrra, që na bëjnë të palumtur, edhe kur mendojmë se kemi gjithçka.
172,50 SEK
More

Botuesi: Onufri

Romanet me një vëllim, Martin Camaj

Tiranitë, krahas nervozizmit dhe stuhive kalimtare, janë përpjekur të krijojnë portat e rreme e të gabuara. Në ngrehinën e përkorë të letrave shqipe, atje ku është duke zënë vendin e vet Martin Camaj, ashtu si në çdo panteon, hyhet vetëm prej një porte, asaj të madhes. E ajo portë, siç e tregon emri, nuk njeh veçse arsyet e mëdha.
345,00 SEK
More

Referenca: SKU001739

Botuesi: Te tjere

Polina, Agim Hamiti

Polina, romani më i ri shkrimtarit Agim Hamiti, është himn i një dashurie subleme. Një dashuri e linduer në një ambjent, i cilipak apo aspak ka lidhje me ndjenjën e dashurisë: në një shtëpi publike... Fjordi është bir i një familje inelektuale shqiptare, e cila punon dhe jeton në Marsejë.
103,39 SEK
More

Referenca: SKU001293

Botuesi: Onufri

Piramida, Ismail Kadare

Pjesa e parë e romanit "Piramida" është shkruar në vitet 1988-1990, në Tiranë. Përpara ikjes në Paris në vjeshtë të vitit 1990, dorëshkrimin e pambaruar autori ia la miqve të tij në Shqipëri.

Referenca: SKU001454

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Skënderbeu, Sabri Godo

Një roman historik i shkruar nga autori i mirënjohur Sabri Godo. Një roman ndryshe nga të tjerët, që tregon historinë e heroit tonë kombëtar. Një roman që përshkruan trimëritë e luftës 25-vjeçare kundër turqve, por edhe ndjenjat e tij, çfarë ai mendon, mënyrën e të dialoguarit me të afërmit, me ushtarët, me trimat shqiptar.
172,50 SEK
More

Botuesi: Toena

Shërbëtori i zotërisë së pabesë, Teuta Dhimarko Kasoruho

Nga pylli vinte pa pushim era e lagësht e shiut ngatërruar me aromën e kërpudhave të sapoçelura. Era e barit i kujtoi frikërat e fëmijërisë që aso kohe nuk ua dinte kuptimin. Shtëpia tutje rrugës kish mbetur e shkretë. Dukej sikur e dinte që më parë se ai do të vinte dhe diç donte t'i thoshte, por s'kishte më as fjalë, as gojë.
69,00 SEK
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Ajlen, Esmeralda Petrela

Ishte fillimi i viteve njëzet, kur arkeologu anglez, i panjohur deri në atë çast, Jan Hiçens gjeti një ndërtim të vjetër në një zonë shumë të largët nga qyteti i shkretuar i Memfisit. Për habinë e tij, dikur egjiptianët e lashtë ndërtonin një tempull larg çdo vendi, çdo qyteti të gjetur deri në atë çast.
138,00 SEK
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000762

Botuesi: Onufri

Lule të gabuara, Elvira Dones

“Lule të gabuara” ngjizet nga shtatë tregime, që mund të mendohen edhe si shtatë ditë të një jave shekullore, shtatë ngjyra të një zie shekullore, shtatë nota të një kuje. Jo rastësisht, tregimet i lidh një urë e copëtuar,më saktë: copërat e një ure...
80,50 SEK
More

Referenca: SKU000941

Botuesi: Toena

Gruaja ne kafe, Diana Culi

Shkrimtarja Diana Culi sjell në romanin e saj "Gruaja ne kafé" realitetin e një shoqërie të turbulluar, krizën shpirtërore të një brezi me të cilin jeta u tregua dorështrënguar dhe që kërkon dashurinë aty ku vështirë mund të gjendet, duke marrë zhgënjime ndoshta edhe të pritshme.
69,00 SEK
More

Referenca: SKU001113

Botuesi: Pegi

I love Tom Hanks, Elvira Dones

Autorja e mirënjohur e romanit "Yjet nuk vishen kështu" sjell në një ribotim një përmbledhje tregimesh të përkufizuara nga vetë ajo si "përralla moderne". Këto tregime na zbulojnë dhimbjet e një të kaluare të errët, të cilën shqiptarët e përballojnë me ironinë dhe durimin e një të dënuari të pashpresë.
80,50 SEK
More

Referenca: SKU001114

Botuesi: Botimet Dudaj

Yjet nuk vishen kështu, Elvira Dones

Të nesërmen e ditës që pashë fotografitë e Aurorës kufomë, pranova të bëja prostitutën. E të vdisja, pareshtur, nga ajo ditë. Mos të qeshtë më buza e mos kujtofsh më as emrin tënd, o vrasës. Lus që të të shpëlahet kujtesa në valët e këtij deti.
86,25 SEK
More

Referenca: SKU001231

Botuesi: Toena

Engjëj të armatosur, Diana Çuli

"Engjëj të armatosur" sipas kritikës është romani më i arrirë i Diana Culit. Një punë shumëvjecare kërkimore e hulumtuese mbi histori lufte e histori njerëzore të ndërthurura në tragjeditë më të rënda që ka prodhuar shoqëria shqiptare, një thellim në kohë dhe hapësirë për të kuptuar honet e shpirtit.
69,00 SEK
More

Referenca: 2172

Botuesi: Botimet Dudaj

Lufte e vogel e perkore, Elvira Dones

Elvira Dones është autore e nëntë librave dhe e një sërë dokumentarësh televizivë. Romani "Luftë e vogël e përkorë" i vjen në dorë lexuesit shqipfolës në përkthimin nga gjuha italiane, "Piccola guerra perfetta". Elvira Dones jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës."Sepse luftërat ndiqen nga të tjera luftëra, e në fund harrohen".
92,00 SEK
More

Referenca: 2308

Botuesi: Te tjere

Dreri i trotuareve, Diana Culi

"Dreri i trotuareve", romani më i lexuar i autores, vazhdon të ribotohet prej mëse dymbëdhjetë vjetësh. Ky roman shënon fillimin e ciklit të romaneve me temë nga jeta e përditshme shqiptare ku bëjnë pjesë: "Dhe nata u nda në mes" dhe "Diell në mesnatë".
69,00 SEK
More

Hoteli i drunjtë, Diana Çuli

Një njeri i famshëm humbet punën, nuk gjen dot gruan dhe rrezikon burgun në të njëjtën kohë. Një dedektive e re do të vihet në gjurmë të së zhdukurës dhe do të zbulojë plot të fshehta rrënqethëse e të habitshme, nëpër rrugët e Shqipërisë.
103,39 SEK
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Hana, Elvira Dones

"E kështu, pra, zoti Doda, ju qenkeni poet." Pyet bashkudhëtari që për nëntë orë rresht të fluturimit me avion ka qenë ulur përbri Hanës. Radha e udhëtarëve që presin t'i kalojnë kontrollit të pasaportave në aeroportin ndërkombëtar të Washingtonit i shëmbëllen një gjarpri të lodhur.
92,00 SEK
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Ditë e bardhë e fyer, Elvira Dones

Qau pa i hapur sytë, ngaqë nga hapja e tyre nuk do të kishte asnjë dobi. Ajo që do të shihte ishte në ngjyrën e bardhë që aq shumë kish pëlqyer ngaherë, dhe që tani e urreu papritur, përfundimisht. Ishte një vetmi e bardhë, një shurdhëri që nuk kishte anë, nuk kish fytyrë, nuk kish mëshirë.
86,25 SEK
More

Botuesi: Pegi

Dashuri e huaj, Elvira Dones

Elvira Dones është një nga autorët shqiptarë më të shquar që shkruajnë sot. Befasuese, e shkëlqyer dhe e patrembur nga asnjë lloj tabuje, ajo i përket letërsisë shqiptare po aq sa asaj europian.
92,00 SEK
More

Botuesi: Pegi

Yjet nuk vishen kështu, Elvira Dones

"Yjet nuk vishen kështu" rrëfen jetën e grave dhe burrave të përhumbur pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri dhe ëndrrat e thërrmuara në trotuaret e Europës nga një e keqe që askush nuk mendonte se e kishte përbrenda.
115,00 SEK
More