• Banner

Klithma e mbretereshes Teute, Ajmone Sumaj Salihu
  • Klithma e mbretereshes Teute, Ajmone Sumaj Salihu

Klithma e mbretëreshës Teutë, Ajmone Sumaj Salihu

Romani "Klithma e mbretëreshës Teutë" shquhet për një gjeturi artistike, përmes së cilës fryma e ndjeshmërisë lirike përcakton strukturën, figuracionin dhe stilin, duke dhënë situata dhe ngjarje që nga miti, gojëdhëna, historia e dokumentacioni, që prodhojnë fenomenin letrar dhe faktin estetik, madje edhe shëmbëlltyrën e personalitetit.

15,54 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Klithma e mbretëreshës Teutë
Origjinali: Klithma e mbretëreshës Teutë
Gjinia: Roman
Autori: Ajmone Sumaj Salihu
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2015
Fq. 368
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-9928-205-07-0

Mbi librin

Romani "Klithma e mbretëreshës Teutë" shquhet për një gjeturi artistike, përmes së cilës fryma e ndjeshmërisë lirike përcakton strukturën, figuracionin dhe stilin, duke dhënë situata dhe ngjarje që nga miti, gojëdhëna, historia e dokumentacioni, që prodhojnë fenomenin letrar dhe faktin estetik, madje edhe shëmbëlltyrën e personalitetit.

Në kapitujt e këtij romani mbizotëron pasqyrimi dhe interpretimi i figurës së mbretëreshës Teutë në relacione të reja rrëfimore, sidomos nga një këndvështrim që i ndërton imazhet e domethënies kuptimore përbrenda praktikës së vet krijuese. Kjo është veçantia e tekstit narrativ.

Në fakt, duke e funksionalizuar kontekstin e ri të perceptimit dhe karakterizimit të personazheve në rrjedhat e ngjarjes dhe të rrëfimit, Ajmone Sumaj Salihu, ndër të tjera, ka arritur të ofrojë një pikëshikim tjetër të figurës së mbretëreshës Teutë, madje një shpalosje të botës ilire përmes gërshetimit të elementeve poetiko-filozofike, të cilat rezultojnë si prurje interesante të kësaj tematike të shtjelluar...

Fragment nga libri

... Një frymë e re po përqafonte shkrepat, lisat, barin, lulet dhe gjithçka çka ishte ilire. U kujtua se duhej të nisej. U shkëput nga lisi dhe vazhdoi këmbësores, tatëpjetë shkrepave. Iu bë se po zotëronte trishtimin e dhembshur.

Rrobat e fshatares më kot mundoheshin t'i kundërviheshin bukurisë. Malli vetëm sa i kishte theksuar ngjyrën e syve të thellë oqean. Sa më e thepisur vinte rruga, aq më shumë ajo ndiente forcën e dëshirës për të arritur cakun.

Një tufë bari e tharë, mbi të cilën shkeli, e bëri që t'i rrëshqiste këmba. Për një çast gati sa nuk e humbi drejtpeshimin. Por vazhdoi me këmbënguljen e një mbretëreshe...

Mbi autoren

Ajmone Sumaj Salihu lindi në Pejë, më 17 dhjetor 1970. Mbaroi studimet larta për regji filmi dhe televizioni. Ajo jeton në Prishtinë dhe është autore e disa romaneve dhe filmave me metrazhe të ndryshme.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928205070
ean13
9789928205070
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Toena

Marmara Hanëm, Valdete Antoni

Marmara Hanëm mund të jetë një grua - ëndërr, por kurrsesi e pavërtetë. Ajo beson se mrekullitë, kur nisin, duhet të ndodhin. Jeta e saj në Stamboll nuk shënon shkëputjen nga Ama, fëmija e lindur dhe rritur në lagjen e vjetër të krishterë në kërthizë të Tiranës, nga vajza, nëna, gruaja e divorcuar, pra nga vetvetja, para mbërritjes në Stamboll, por...

Çmimi 5,55 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Vajzat e mjegullës, Namik Dokle

"Vajzat e mjegullës" është romani i një dashurie të madhe, ku vërshojnë ndjesitë e dashurive ekzistenciale: dashurisë për jetën, për vendlindjen, për njerëzit, për gjuhën, për zakonet identifikuese, për mitet dhe legjendat ende të gjalla; është një roman i dashurisë për të bukurën në një realitet herë-herë të shëmtuar.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Zonja me të kuqe, Majlinda Nana Rama

Jasmina e romanit "Zonja me të kuqe" është rasti më flagrant i fatit të nëpërkëmbur të një gruaje, e cila nuk shihet përtej pamjes së leckosur. Për këdo ajo mund të jetë një lypëse, një varfanjake dhe as më shumë e as më pak sesa një e çmendur.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Kollare akulli, Haxhi Kalluci

Poezitë e Haxhiut janë poezitë e dashurisë për njeriun. Ai iu kushton miqve dhe shokëve me devotshmëri poezi të ndiera dhe këto poezi janë si skulptura të vogla për ta. Ndonjëherë nga poezitë spikat një lloj irnosje, madje shkëlqejnë vetëtima ironie dhe humori. Ka një dashuri të parrëfyer për vendlindjen, por edhe për kombin shqiptar në tërësi.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Pacientja "101", Nimfa Hakani

Nëpër faqet e këtij libri, do t'ju kristalizohen para syve karaktere grash që pësojnë trauma të paimagjinueshme si femra gjatë jetës së tyre qoftë nga meshkuj agresivë jashtë familjes, por edhe nga anëtarë perversë të familjes, trauma për të cilat, ne si shoqëri e kemi nganjëherë të vështirë të flasim, duke ndjekur parimin se çfarë është fshehur pas...

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Gjemia e mbytur, Fatos Kongoli

Në një vilë periferike të kryeqytetit, në Natën e Krishtlindjes 2014, bien aksidentalisht në kurthin e policisë tre persona: një gazetar investigativ dhe dy të moshuar të çuditshëm, rreth të shtatëdhjetave, njëri ish-hetues i sigurimit të shtetit, tjetri ish-operativ.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Botuesi: Koha Ditore

Miliarderi, Veton Surroi

Veton Surroi (1961) është gazetar, aktivist i shoqërisë civile dhe politikan. Ka themeluar revistën "Koha" më 1990, e cila në 1997 u transformua në gazetën e parë të pavarur të përditshme në Kosovë "Koha ditore". Më vonë themeloi edhe stacionin televiziv KTV.

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Fugu, ArB eLo

Është në traditën e linjës sonë që të përzgjedhurve t’u tregohet në një moshë të caktuar, kur janë pjekur kushtet dhe kur e kërkojnë vetë, diçka më shumë nga e vërteta. Edhe unë jam sqaruar, këtu ai kishte bërë një pauzë kuptimplotë, kishte rrudhur sytë e kishte buzeqeshur pak, sikur të priste një mirëkuptim të vetëkuptueshëm nga bashkëbiseduesi, - nga...

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000664

Botuesi: Onufri

Çështje të marrëzisë, Ismail Kadare

Romani "Çështje të marrëzisë" është rikthim në pikën fillestare, rikthim në pikën e nisjes së aventurës kadareane, rikthim në fëmijëri, mu aty ku ka nisur aventurën për gjetjen e një çelësi për shpjegimin e botës.

Çmimi 5,55 
More
Ne gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Mjaltë në teh, Romeo Çollaku

Një katund i izoluar midis malësive të jugut flet një gjuhë krejt të veçantë, e cila me ndalimin e fesë në vitin 1967 shndërrohet në një përvojë dramatike. “Mjaltë në teh” i Romeo Çollakut i vendos ngjarjet në një katund të izoluar, ku figurë qëndrore është një prift, Papa Teo, bariu i grixhës, dhe me anëtarë të tjerë të fshatit, si mësuesi. Secili nga...

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Nëntori i një kryeqyteti, Ismail Kadare

"Nëntori i një kryeqyteti" u shkrua dhe u botua në vitin 1974. Ngjarjet e romanit, të përqendruara rreth ndërtesës së Radiostacionit të kryeqytetit shqiptar në ditët e çlirimit të tij, nëntor i vitit 1944, janë të ndërthurura me atmosferën e hakmarrjes ndaj klasës së përmbysur.

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Mjalti, Mari N'anette

Folisa, vajza e çiltër dhe e etur për dije ëshë e destinuar të lindë në një fshat të vogël e të veçuar nga pjesa tjetër e btoës. Në këtë vend mes pyjesh të dendur, ligësia e njerëzve është më e madhe se vetë numri i banorëve.

Çmimi 13,32 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Krushqit janë të ngrirë, Ismail Kadare

Kjo vepër, dëshmia e parë dhe tepër e rrallë e masakrës serbe në Prishtinë në pranverë të vitit 1981, u shkrua fill pas saj në vitet 1981-1983. Ndër të tjera ajo pati si qëllim njohjen e publikut shqiptar, dhe sidomos atij botëror, me terrorin e ushtruar në Kosovë.

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Hotel Arbëria, Mehmet Kraja

Romani i Mehmet Krajës, Hotel Arbëria radhitet në radhën e romaneve me temë mbi fatin e njeriut. Kryepersonazhi Skënder Berisha, që në të njejtën kohë merrë rolin e personazhit ideografik (batës i idesë), paraqet fatin e njeriut tragjik, i cili kërkon zbulimin e zhdukjes së mistershme të prindit (Qazim Berisha).

Çmimi 7,77 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)