• Banner

  • Shpërngulja e te vdekurve, Kim Mehmeti

Shpërngulja e të vdekurve, Kim Mehmeti

Kim Mehmeti, herë përmes ironisë dhe herë përmes autoironisë vendos që historitë e gjyshes dhe Fatushes t'i lidhë me të mundurën dhe të pamundurën, duke vendosur ashtu, karshi hapave të njeriut, përpjekjes së tij për mbijetesë, pikërisht të shkuarën.

8,88 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shpërngulja e të vdekurve
Origjinali: Shpërngulja e të vdekurve
Gjinia: Roman
Autori: Kim Mehmeti
Shtëpia botuese: Saras
Viti: 2015
Fq. 162
Pesha: 0.193 kg.
ISBN: 978-9928-152-30-5

Mbi librin

Kim Mehmeti, herë përmes ironisë dhe herë përmes autoironisë vendos që historitë e gjyshes dhe Fatushes t'i lidhë me të mundurën dhe të pamundurën, duke vendosur ashtu, karshi hapave të njeriut, përpjekjes së tij për mbijetesë, pikërisht të shkuarën.

E çfarë më shumë se sa një i vdekur mund ta mbartë atë? Sepse arkëmorti është arkëdëshira, është amaneti, është kërkesa që të mos i dorëzohemi asaj që kërkon të na rrëmbejë të nesërmen. Shpërngulja e të vdekurve mes atyre që janë në shënjestër të betejës për kombin, gjuhën, besimin dhe komunizmin, merr më pas flamurin e asaj që nuk duhet assesi ta lënë diku, që të marrin rrjedhë tjetër.

Kim Mehmeti ka pikturuar përmes fjalëve, përmes rrëfenjave, një betejë që ka nevojë për më shumë sesa të gjallët, për më shumë sesa bashkëkohësit. E duke sjellë gruan si fortesë të këtij rrugëtimi, ka mundur të ndërtojë një kështjellë letrare që do të ketë gjithnjë nevojë për ngjitjen e lexuesve, sepse, fundja, të gjithë kemi nevojë për leximet e brendshme, të kujtdoqofshin ato.

Fragment nga libri

Më kot mundohem ta ringjall në kujtesë ecjen e saj të ngadaltë dhe buzagazin e heshtur në fytyrën, ngaqë prej moti më është mjegulluar dukja e gjyshes dhe më rikthehet në imagjinatë o si një siluetë që pushpurit prushin, o si zë i qetë që ma rikujton shumësinë e rrëfimeve që na i tregonte, e të cilat shpesh edhe ngatërroheshin njëri me tjetrin, por, megjithatë, në vend që me kalimin e kohës ato të zbeheshin e t'i mbulonte pluhuri i harresës, bëheshin edhe më të zëshëm në kujtesën time.

Sa herë që më kujtohet dhuntia e saj rrëfyese, më dhimbset pse ishte e pashkollë, ngaqë sikur të dinte shkrim e lexim, mbase edhe ajo do të bëhej pjesë e këtij kallaballëku të sotëm të shkrimtarëve tanë, që në numër janë thuajse më të shumtë se lexuesit e këtyre hapësirave të rrethinës së Shkupit, e të cilët ngjiten rrugëve të jetës duke e përshkruar vetveten, e plaken dhe vdesin, duke rrëfyer për të tjerët...

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928152305
ean13
9789928152305
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001193

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Mjegull, Teodor Laço

Në krijimtarinë e tij kritika ka veçuar vërtetësinë dhe prirjen për zhbirime psikologjike të botës së njeriut të mirë e altruist, vizatimin e karaktereve me penelata të holla, lirizmin që nuk mungon as kur subjekti shtjellohet në situata konfliktesh, përshkrimin poetik të natyrës. Metafora e tij më shprehëse duket se kërkohet te bardhësia e borës dhe...

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2460

Botuesi: Tirana Times

Bashkejetese me kohen, Teodor Laco

Rrugëtimi ynë tashmë prej dy dekadash drejt shtetit të drejtë për të gjithë, drejt çdo vlere që nënkuptohet kur shqiptojmë fjalën e madhe "demokraci", ka qenë i lodhshëm, më i lodhshëm sesa për të tjerët si ne që e hapën epokën e demokracisë pas përmbysjes së diktaturave. Shkaqet duhen kërkuar brenda vetes.

Çmimi 11,10 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2514

Botuesi: Te tjere

Robert Schwartz ose dritaret e qytetit tim, Ardian Klosi

Prej viteve '60 e deri sa vdiq më 2003 Robert Schwartzi u bë një nga urat më të rëndësishme që lidhi botën shqiptare me kulturën e gjuhës gjermane. Jo thjesht pse ishte shumë shqiptar dhe e njihte shumë mirë gjuhën gjermane. Por, sepse ishte në radhë të parë europian dhe kozmopolit, me rrënjë në Vjenë, në Europën qendrore dhe Ballkanin Perëndimor.

Çmimi 16,65 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Koha Ditore

Miliarderi, Veton Surroi

Veton Surroi (1961) është gazetar, aktivist i shoqërisë civile dhe politikan. Ka themeluar revistën "Koha" më 1990, e cila në 1997 u transformua në gazetën e parë të pavarur të përditshme në Kosovë "Koha ditore". Më vonë themeloi edhe stacionin televiziv KTV.

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Te kundërcjapi, Ardian Klosi

Këtë herë, pas takimit të përsëritur me botë më te qeta, dhe shumë shumë më të kultivuara, por sidomos pas katastrofës biblike që ra mbi një pjesë të njerëzimit, e tillë që na bën të mendojmë edhe një herë realitetin e kokrrizave që përfaqësojmë, polemikat shqiptare dalin në një dritë edhe më absurde.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Statusi i qenit, Teodor Laço

Nga shumë përcaktime që mund të më vijnë në mendje, duke medituar për rolin e humorit në moralin e shoqërisë dhe të individit, do të parapëlqeja t'i quaja një trokitje në portën e katarsit. Sigurisht për atë shoqëri dhe individ që është i vetëdijshëm dhe e pranon domosdoshmërinë dhe dobinë e katarsit.

Çmimi 7,77 
More
Ne gjendje

Botuesi: Tirana Times

Gropas 67, Teodor Laco

Shkrimtari Teodor Laço i është rikthyer vitit 1967 për të shkruar romanin e ri titulluar "Gropas '67". Ngjarjet në roman zhvendosen në një fshat të humbur, që autori e quan thjesht Gropas. Aty është kampi i të internuarve.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001324

Botuesi: Toena

Jetë në një kuti shkrepësesh, Fatos Kongoli

Diku, në një apartament luksoz, në një prej pallateve të larta më të reja të kryeqytetit ndodh një krim. Vrasësi është një gazetar, pronar i apartamentit, i cili, pas një bashkëjetese prej dy vjetësh, sapo është ndarë me mikeshën e tij, gjithashtu gazetare, drejtuese e një emisioni të përjavshëm televiziv me VIP-a.

Çmimi 6,66 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Loja e vjetër, Besart Kadia

Krimi është prezent në jetën tonë në forma të ndryshme e të gjitha zbulohen në "Lojën e Vjetër". Shqiptarët e të gjitha klasave shoqërore janë detyruar të luajnë, si gjatë komunizmit ashtu dhe në periudhën kaotike të tranzicionit. Loja mbetet e njëjtë: "Loja e Vjetër" për pushtet.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Nomeja e largët, Faik Ballanca

Romani "Nomeja e largët" i Faik Ballancës më pëlqeu. Asnjë nga akuzat që i bën redaksia nuk qëndrojnë. Ky është romani i tij i parë dhe çuditem se si ka mundur të realizojë një strukturë kompozicionale të tillë, sa të vështirë aq edhe moderne.

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Puthësi i paligjshëm, Azem Deliu

Në Republikën e Moralistës i riu Ivan Shollohov burgoset për një arsye nga më të papërfytyrueshmet: puthje jashtë orarit të lejuar. Në një shtet ku privatësia nuk ekziston, ku identiteti është në krizë të vazhdueshme dhe ku gjithkush, gjithkund, është në rrezik, zhvillohet ngjarja e prozës së parë të shkrimtarit 20 vjeçar, Azem Deliu.

Çmimi 5,55 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Mjalti, Mari N'anette

Folisa, vajza e çiltër dhe e etur për dije ëshë e destinuar të lindë në një fshat të vogël e të veçuar nga pjesa tjetër e btoës. Në këtë vend mes pyjesh të dendur, ligësia e njerëzve është më e madhe se vetë numri i banorëve.

Çmimi 13,32 
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Vajzat e '90, Anila Janka

Dyert e ambasadave të huaja, të vendeve të ndryshme, u shpërthyen nga dhjetëra njerëz të revoltuar që donin t'i largoheshin regjimit të egër diktatorial. Rrugët, të vetmet dëshmitare të sinqerta të kësaj ngjarjeje, për herë të parë ngelën të shkreta; u boshatisen nga të rinjtë. Sistemi, tashmë i kalbur, po fillonte të thërrmohej si ajo rrënoja që nuk ka...

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Libri i fluturave, Veton Surroi

Ky libër është, ashtu i nxitur, një përshkrim përvoje, duke përdorur sa më mirë që është e mundur kujtesën dhe tashmë distancën dhjetëvjeçare nga lufta, të nevojshme për të mos u ndikuar nga zjarri i saj.

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000887

Botuesi: OMSCA-1

Në kohën e britmës, Visar Zhiti

Përsëri shkrimtari Visar Zhiti u jep letrave shqipe një vepër dinjitose, romanin "Në kohën e britmës", për të cilin  mund të themi me plot bindje se është ndër më të mirët e kohëve të fundit në letërsinë tonë, duke shpalosur edhe njëherë fuqishëm talentin e mrekullueshëm të këtij autori.

Çmimi 8,88 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ditë e bardhë e fyer, Elvira Dones

Qau pa i hapur sytë, ngaqë nga hapja e tyre nuk do të kishte asnjë dobi. Ajo që do të shihte ishte në ngjyrën e bardhë që aq shumë kish pëlqyer ngaherë, dhe që tani e urreu papritur, përfundimisht. Ishte një vetmi e bardhë, një shurdhëri që nuk kishte anë, nuk kish fytyrë, nuk kish mëshirë.

Çmimi 8,33 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)