• Banner

Zonja me te kuqe, Majlinda Nana Rama
  • Zonja me te kuqe, Majlinda Nana Rama

Zonja me të kuqe, Majlinda Nana Rama

Jasmina e romanit "Zonja me të kuqe" është rasti më flagrant i fatit të nëpërkëmbur të një gruaje, e cila nuk shihet përtej pamjes së leckosur. Për këdo ajo mund të jetë një lypëse, një varfanjake dhe as më shumë e as më pak sesa një e çmendur.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Zonja me të kuqe
Origjinali: Zonja me të kuqe
Gjinia: Roman
Autori: Majlinda Nana Rama
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2015
Fq. 184
Pesha: 0.215 kg.
ISBN: 978-9928-205-21-6

Mbi librin

Jasmina e romanit "Zonja me të kuqe" është rasti më flagrant i fatit të nëpërkëmbur të një gruaje, e cila nuk shihet përtej pamjes së leckosur. Për këdo ajo mund të jetë një lypëse, një varfanjake dhe as më shumë e as më pak sesa një e çmendur.

Por, në gjithë këtë zallamahi etjesh për të poshtëruar një qenie të pambrojtur, shfaqet një burrë, një njeri që merr përmasat e mbi Himalajeve, që kapërcen telin me gjemba të paragjykimit të thellë shoqëror dhe depërton në thellësi të kësaj krijese.

Ai i zbulon gurë më gurë, thesaret e një bote pa mbarim... dhe imagjinoni... të botës së flakur tej, të botës së lënë në rrugë, të botës së vrarë çdo ditë, të botës pa ëndrra. Ky është superburri, një kryeprokuror që i dëshmon botës mbarë se vlerat ndër burra ekzistojnë...

Një romancë dashurie në përmasa të ethshme mes Jasminës dhe Iliazit e sjellë, në këtë roman racën njerëzore në dimensione të tjera, me vlera dhe jovlera, që ka një start dualiteti zemër-arsye, por që prodhon drama dhe jo vetëm...

Fragment nga libri

Kishin kaluar njëzet ditë pa një vizitë nga Iliazi. Jasmina mendonte se ai kishte bërë zgjedhjen e tij. Ishte e frikshme të mendonte të ecte pa Iliazin, por donte t'ia dilte vetë. Nuk e bënte fajtor për mungesat. E dinte që ai kishte një grua që e priste.

Jasmina kish hyrë mes tyre. Ky justifikim për Iliazin, ia bënte më të lehtë kapërcimin e situatës. Vendosi të ikte edhe nga ky qytet. Këtë herë nuk dinte si do t'ia bënte, por vendosi që të ikte. Iliazi do të mbetej për të burri i ëndrrave të realizuara. I vetmi mbi tokë që e bëri grua.

Tani, më shumë se kurrë, Jasminës i erdhën në mendje fjalët e letrës së nënës, ku i kërkonte të ecte përpara me kokën lart. I bëri gati valixhet qysh në mbrëmje. Të nesërmen do të nisej me tren për në Trevana, një qytet që kish dashur ta njihte qysh e vogël.

Me vete mori edhe ca para, të cilat, qysh sa kishte nisur të jetonte me Iliazin, nuk i mungonin asnjëherë. Kur ishte duke vendosur teshat në valixhe, poshtë banesës (ku jetonte prej gati tre muajsh), dëgjoi një zhurmë automjeti dhe pas saj të bërtitura njerëzish.

Rreth autores

Majlinda Nana Rama lindi në Tepelenë, më 27 maj 1980. Në vendlindje mori mësimet e para e ato të mesme. Gjatë viteve 1998-2002 kreu studimet e larta për gjuhë shqipe dhe letërsi dhe më pas, në vitet 2009-2012 kreu Fakultetin e Shkencave Politike, në degën marrëdhënie ndërkombëtare. Më vonë përfundoi studimet Master Shkencor për shkenca politike dhe juridike.

Ka punuar si administratore e Shërbimit Social Shtetëror dhe më pas si mësuese e gjuhës shqipe dhe letërsisë. Prej vitit 2004 dhe aktualisht jep kontributin e vet në mediet pamore dhe ato të shkruara, ku evidentohet puna disavjeçare si drejtore informacioni në TV rajonal "Apollon", Fier.

Ka punuar si gazetare e TV "Ora News", Tiranë. Nga viti 2006 dhe aktualisht punon si gazetare e gazetës "Panorama", Tiranë. Është themeluese dhe botuese e gazetës "Ora juaj". Është autore, skenariste dhe drejtuese e qindra emisioneve sociale, kulturore dhe politike. Nga viti 2011 punon në bashkinë e Fierit. Është Presidente e Fondacionit Kulturor "HARPA".

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928205216
ean13
9789928205216
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000134

Botuesi: Onufri

Porfida, ballo ne Versailles, Mira Meksi

Në vigjilje të fundmijëvjeçarit që lamë pas, Shqipëria totalitare, e kruspullosur në vetvete, i përngjan një çmendine; ndërkohë që çmendina e vërtetë, e cila mban të ngujuar elementët më të rrezikshëm për ideologjinë sunduese, shndërrohet në paradhomën që përgatit rininë për botën e lirë nëpërmjet një balloje dhe në vazhdën e një parfumi.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000717

Botuesi: Onufri

Frosina e Janines, Mira Meksi

Zonjën Frosinë e mbyllën në një sëndyk venecian të larë në argjend dhe pak përpara se të zbardhte e hodhën në ujërat pis të liqenit. Pas saj, diku më larg, shprazën në liqen gjithë mllefin e Ali Pashait, vezirit të Janinës, duke mbytur, lidhur këmbë e duar edhe gjashtëmbëdhjetë gra të tjera që lebetiteshin duke thirrur zot e qiell.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000894

Botuesi: Onufri

E kuqja e demave, Mira Meksi

Në një qytet legjendash në Spanjë, murgjit "Luftëtarë kundër harresës së Ikonës" kanë vite që punojnë për deshifrimin e misterit që vesh të kuqen e fuqishme të ikonave të Onufrit. Brenda një realiteti të përndezur ndeshjesh me dema, rivalitetesh dhe tradhtish të gjakta, Mira Meksi përshkruan lojën pasionante të jetës ku ngërthehen fort dhe përleshen...

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Dueli, Agron Tufa

Marrëdhënia midis persekutorit, viktimës dhe mbrojtësit të saj (dalëzotësit) është shumë e ndërlikuar. Sidoqoftë, në letërsinë klasike ndeshim një skemë estetike tepër të konsumuar dhe të ngurtë të këtyre marrëdhënieve.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2761

Botuesi: Plejad

Nevruzi, Mehdi Frasheri

Ca grekomanë tradhëtorë, që mohonin gjakun e tyre, gjuhën e tyre, besën shqiptare dhe zakonet fisnike, kto këngë i përkthenin në shqip kundra atdhetarëve të tyre.

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Të gjallë dhe të vdekur, Nasi Lera

Romani më i fundit i shkrimtarit Nasi Lera, "Të gjallë dhe të vdekur", përmban gjithçka që duhet të ketë një roman, po të kemi parasysh kriteret për romanet e autorëve më të shquar: të vërtetën, të bukurën, tronditësen, qartësinë dhe shijen e mirë të asaj që kritika anglosaksone e quan natural storyteller.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Gjaku i Dallëndyshes, Zija Çela

Në fund të viteve tetëdhjetë dhe në fillim të viteve nëntëdhjetë, kur shumica e shkrimtarëve shqiptarë përfshihen nga dilemat e kthesës së madhe, Zija Çelën e gjejmë ta ketë shpallur tashmë programin e tij letrar. Atë nuk e huton tranzicioni i rrëmujshëm. I çliruar nga shtrëngesat e realizmit socialist, ai do të realizojë ciklin e parë të romaneve të...

Çmimi 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Tutori, Mimoza Ahmeti

Mimoza Ahmeti nga Kruja është një nga "fëmijët terribël" të viteve nëntëdhjetë, që ia ka dalë të zmadhojë horizontet dhe eksplorojë mundësitë e ofruara nga shqisimet e saj.

Çmimi 1 050 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Udhëzim për kapërcimin e detit, Mehmet Kraja

Në kushtet e një luftë të pashpallur dhe në gjendje të shtetrrethimit, ajo përballej më një ushtri dhe aparat represiv, i cili nuk kishte përballë asnjë armik real, pos përbërësve identitarë të një populli, siç ishin gjuha, historia, shkrimi, eposi, gojëdhenat etj.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Tirana Times

Gropas 67, Teodor Laco

Shkrimtari Teodor Laço i është rikthyer vitit 1967 për të shkruar romanin e ri titulluar "Gropas '67". Ngjarjet në roman zhvendosen në një fshat të humbur, që autori e quan thjesht Gropas. Aty është kampi i të internuarve.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000646

Botuesi: Onufri

Pallati i Ёndrrave, Ismail Kadare

"Pallati i Ëndrrave" është një nga romanet thelbësore të Ismail Kadaresë, me frymën e epikës, të cilën letërsia evropiane e quante të shteruar: me njëmbëdhjetë romane, - titujt kryesorë të të cilëve po përkthehen herë pas here, vepra e tij vazhdimisht ka qenë në listën e kandidaturave për çmimin "Nobel", në emër të letërsisë së Shqipërisë.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Varri i braktisur, Arber Ahmetaj

Arbër Ahmetaj ka lindur në Tropojë në vitin 1965. I diplomuar për Farmaci në Universitetin e Tiranës dhe të Gjenevës, që prej vitit 1986 bashkëpunon me shtypin letrar (Zëri i Rinisë, Drita, Nëntori). Krahas studimeve, në vitet 1991-1993 punoi si redaktor në gazetat "Balli i Kombit", "Kosova" e më pas në departamentin e Informacionit të TVSH-së.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Aromë kujtimesh, Aida Shtino

Një roman biografik kushtuar gjyshes dhe stërgjyshes sime, që nuk i njoha kurrë, por vetëm përmes atyre që më lanë në një ditar. Historia na kthen në shek,. XVIII. Botëkuptimi dhe jeta e grave të asaj kohe përmes dashurisë, luftës, urrejtjes dhe aromave të parfumeve.

Çmimi 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)