• Banner

Vajzat e mjegulles, Namik Dokle
  • Vajzat e mjegulles, Namik Dokle

Vajzat e mjegullës, Namik Dokle

"Vajzat e mjegullës" është romani i një dashurie të madhe, ku vërshojnë ndjesitë e dashurive ekzistenciale: dashurisë për jetën, për vendlindjen, për njerëzit, për gjuhën, për zakonet identifikuese, për mitet dhe legjendat ende të gjalla; është një roman i dashurisë për të bukurën në një realitet herë-herë të shëmtuar.

10,41 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vajzat e mjegullës
Origjinali: Vajzat e mjegullës
Gjinia: Roman
Autori: Namik Dokle
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2015
Fq. 240
Pesha: 0.291 kg.
ISBN: 978-9928-205-04-9

Komente mbi librin

"Duke zbuluar identitetin e një komuniteti të vogël, atij goran, që jeton në 29 fshatra në tre kufij të sotëm shtetërorë, Namik Dokle, zbulon njëkohësisht edhe identitetin e vet. Prandaj bëhet i besueshëm. Është rasti kur autori mund të pohojë: "Po, jam pikërisht në temën time!".

Dhe rasti bëhet më shënjues prej faktit se është romani i parë që letrave shqipe i vjen prej kësaj treve. Ndërkohë që mjegulla ngrihet, pas grisë së saj shfaqen ngjyrat e një tabloje që, ndonëse aq e veçantë për autenticitetin e vet, e përjashton spekulimin me ekzotikën."

Zija Çela

"Romani "Vajzat e mjegullës" është një roman prekës dhe libri më i bukur që është shkruar deri tani për Gorën. Me sinqeritetin dhe trishtimin që e përshkon, më ngjan dhe më kujton "Njëqind vjet vetmi" të G. G. Markesit. E tillë është jeta për të cilën shkruan Namik Dokle, e trishtë dhe e largët; të tillë janë njerëzit, jetimë dhe të vetmuar."

Sadik Idrizi, poet dhe filolog, profesor nw Universitetin e Prizrenit

"Vajzat e mjegullës" është romani i një dashurie të madhe, ku vërshojnë ndjesitë e dashurive ekzistenciale: dashurisë për jetën, për vendlindjen, për njerëzit, për gjuhën, për zakonet identifikuese, për mitet dhe legjendat ende të gjalla; është një roman i dashurisë për të bukurën në një realitet herë-herë të shëmtuar; i dashurisë për vajzat, lulet dhe këngët e tyre, si edhe i paqtimit me fatin, duke e jetuar atë në çdo frymëmarrje.

Përmes një stili gjuhësor krejt të veçantë dhe të ngjyrosur edhe me elemente të një kulture deri diku jo krejt të njohur, Namik Dokle paraqet situata dhe vende që nxisin thellë përfytyrimin e lexuesit dhe çdo përshkrim fjalësor mbërrin të kthehet në pikturë reale e plot ngjyra. Formulimet origjinale, humori fjalësor, ironia, si veçori gjuhësore, mbushin shpesh kontrastin mes ankthit të pasigurisë dhe forcës shpirtërore identifikuese.

Besnikëria ndaj gjuhës së gjallë të personazheve reale bëhet shpesh edhe forma e vetme e kundërshtisë së hapur ndaj zhargonit të pabesë të diktaturës. Goranët dhe Gora, përmes këtij rrëfimi grishës nga faqja e parë deri tek e fundit, vijnë te lexuesi përmes një simboli të fortë, që prek në mënyrë sa poetike, aq edhe tragjike sferën e vetëdijes mbi misterin dhe atë çka përcillet si e njohur e pakundërshtueshme.

Po "vajzat e mjegullës"? A janë edhe ato krijesa të misterit? Ah, jo! Ato i shquajmë qartë tek lodrojnë si mjegull e bardhë nëpër faqet e këtij romani që s'duhet humbur..."

Anrila Spahija

Fragment nga libri

E po, o Mësues, që erdhe nga Shkodra të mësosh fëmijët tanë, dije se në këtë botë ka vetëm një histori... nga ç'ka qenë, ç'është e ç'do të jetë njeriu, asgjë nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë përgjithmonë, ajo që një ditë të bukur ka mundur të jetë, ditën tjetër do të pushojë së qeni...

E sa për fshatin tonë, mund të thuash apo të shkruash, se kam marrë vesh që ti shkruan... Shkruaj, atëherë, se në fund të botës apo në askund, fshehur në mjegull, ndodhet një fshat i quajtur Bukojna, ku lindin burra të cilëve u zbardhen flokët që fëmijë dhe që shohin më mirë natën sesa ditën.

A e di, o Mësues, se çfarë thonë për burrat dhe djemtë e fshatit tonë? Nuk i ka lindur nëna prej barkut, por i ka lindur mjegulla e Kallabakut. Qëkur lindin dhe derisa vdesin, janë fëmijë të mjegullës. Në pelena mjegulle i mbështjellin, kur dalin nga barku i nënës dhe në qefin mjegulle i fusin kur i përcjellin pas Kodrës, në varreza.

Dhe e gjithë jeta mjegull u shkon nëpër botë, i rrëmbejnë ku të munden erërat e vjeshtës, përqafohen me shkëmbinjtë në grykat e lumenjve, hanë bukë me natën e grinden me ditën... E vrasim shumë mendjen për këtë botë dhe për atë botë...

Mbi autorin

Namik Dokle lindi në Durrës, më 11 mars të vitit 1946. U diplomua në Universitetin Bujqësor, dega ekonomi agrare (1965-1970) si dhe në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gazetarisë (1968-1970). Fillimisht ka punuar si gazetar, por që prej viti 1991 njihet si politikan në Parlamentin Shqiptar. Krijimtaria e tij letrare është pasur me tregime, drama, radiodrama, publicistikë dhe së fundi ka lëvruar edhe romanin.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928205049
ean13
9789928205049
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Toena

Ditët e lakuriqëve të natës, Namik Dokle

“Ditët e lakuriqëve të natës”, krahas dy romaneve të mëparshme, plotëson triptikun romanor të Namik Dokles, shënjon vlerë të letrave shqipe. Gjashtë ditët e kohës letrare, vijnë përmes digresionit, japin shkërmoqjen e ëndrrave. Në fshatin e dashurisë së shprehur me lule, ka rënë tërbimi. 

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001777

Botuesi: UET Press

Shqiperia, Ben Blushi

"Të jetosh në ishull", "Otello, Arapi i Vlorës" dhe romani i ri "Shqipëria" janë një triptik i kompletuar i një talenti të ri të letërsisë shqipe dhe gjithaq një fenomen kulturor që meriton të kapërcejë kufinjtë e hapësirës shqiptare në dekadën që vjen, duke prodhuar një shkrimtar tjetër ndërkombëtar nga gjuha shqipe.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000905

Botuesi: Onufri

E penguara, Requiem për Linda B. Ismail Kadare

Në pamje të parë, ky libër mund të duket si një roman, ku, veç të tjerash, flitet për nostalgjinë e Tiranës. "Kafe Flora", kryqëzimet e rrugëve rreth sheshit Skënderbe", kopshtet e Akademisë, në ish-pallatin mbretëror, gjethet e rëna parkun përballë hotel "Dajtit".

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje

Botuesi: Fishta

Secili çmendet simbas mënyrës së vet, vol.2, Stefan Çapaliku

Ky cikël romanesk në pikpamje teorike ka lidhje të drejtëpërdrejtë me termin Bildungsroman, term që më së pari u krijua në 1819 nga filologu gjerman Karl Morgenstern në leksionet e tij universitare, dhe më pas u rimorr dhe u trajtua ndër stilema edhe më të epërme estetike nga Ëilhelm Dilthey, i cili e legjitimoi dhe e popullarizoi atë në fillim të...

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Vera pa kthim, Besnik Mustafaj

Ky roman mbetet, megjithatë, me rëndësi themeltare për veprën letrare të Besnik Mustafajt në prozë. Edhe pse në atë gjendje të sakatuar, “Vera pa kthim” gjeti menjëherë një pritje të ngrohtë dhe zgjoi kureshtje të madhe te lexuesi shqiptar, duke i dhënë autorit, siç pohon ai, besimin për t’iu përkushtuar artit të romanit.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000024

Botuesi: Botimet Dudaj

Dikur ishim bashkë, Brunilda Zllami

Brunilda Zllami, me këtë libër, dëshmon edhe një herë aftësinë e saj krijuese, duke na sjellë tema të ndjeshme për cilindo nga ne dhe që e kanë burimin tek realiteti shqiptar. Është kjo njëra nga arsyet pse librat e saj janë bërë aq të dashur për një numër të madh lexuesish. 

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Le të na bashkojë era, Iva Musaraj

Ajo i shpjegonte se, kur merr ndër duar një gotë verë, ke vënë në punë shqisën e të prekurit. E ndërsa e nuhat, ke përdorur shqisën e nuhatjes. Kur e pi, ke vënë në lëvizje të gjitha shqisat e ndijimit dhe të shijes. Kur e sheh verën brenda gotës, duke e rrotulluar lehtë, ke thirrur shqisën e të parit.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Mjaltë në teh, Romeo Çollaku

Një katund i izoluar midis malësive të jugut flet një gjuhë krejt të veçantë, e cila me ndalimin e fesë në vitin 1967 shndërrohet në një përvojë dramatike. “Mjaltë në teh” i Romeo Çollakut i vendos ngjarjet në një katund të izoluar, ku figurë qëndrore është një prift, Papa Teo, bariu i grixhës, dhe me anëtarë të tjerë të fshatit, si mësuesi. Secili nga...

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Kandidati, Ben Blushi

Kandidati është botimi i fundit i shkrimtarit Ben Blushi. Ky roman merr përsipër të tregojë se si zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri. Njëri nga kandidatët për bashkinë e Basenit vdes papritur pas hapjes së fushatës zgjedhore dhe megjithatë fiton.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Parisi vret, Mira Meksi

Vargjet profetike të një poezie të tij të vjetër i krijojnë parandjenja ankthi dhe frike. Pengesa nga më të jashtëza- konshmet i presin rrugën drejt qëllimit të madh të jetës – rimishërimit të tij në trupin e një gruaje në botën e lirë.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ditë e bardhë e fyer, Elvira Dones

Qau pa i hapur sytë, ngaqë nga hapja e tyre nuk do të kishte asnjë dobi. Ajo që do të shihte ishte në ngjyrën e bardhë që aq shumë kish pëlqyer ngaherë, dhe që tani e urreu papritur, përfundimisht. Ishte një vetmi e bardhë, një shurdhëri që nuk kishte anë, nuk kish fytyrë, nuk kish mëshirë.

Çmimi 7,81 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2170

Botuesi: Te tjere

Xhevahir Spahiu, sfidat e poetit, Nuri Dragoj

Vargjet e Xhevahirit tregojnë se ky popull s'ka qenë në gjumë asnjëherë. S'ka qenë memec. Ka folur me krisma, por ka thënë edhe fjalën e tij, atëherë dhe atje ku duhej, aq sa ka mundur, me zëdhënësit e tij, dijetarë e diplomatë, që kanë ideuar perandori, filozofë që kanë ndriçuar mendjet njerëzore.

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Duke shpresuar për një ditë të mirë, Arion Hysenbegas

Romani "Duke shpresuar për një ditë të mirë" tregon çiltërsisht, me thjeshtësinë e të vërtetës jetën e një të riu të ndershëm, me botë të pasur shpirtërore dhe përgatitje të lartë, i cili kërkon të bëhet dikush (dhe, me të drejtë, meriton të lihet, madje të mbështetet për të ndjekur rrugën drejt synimit të vet), por e Keqja rreket ta pengojë.

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Fletë hyrje për në varr, Arber Ahmetaj

Në mes të dënesave dëgjova një zë. Jo zë njeriu. Zë drurësh, zërin e pyllit, një zë të çuditshëm, vajtues, jeshil. Ashtu në gjunjë u vura në ndjekje të atij zëri, të burimit të tij dhe ja, në mes të një lëndinë e dashura ime, krejt e blertë, gjysmë lakuriqe, rënkonte.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)