Referenca: 2804
Referenca: 2804
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Banner
Marmara Hanëm mund të jetë një grua - ëndërr, por kurrsesi e pavërtetë. Ajo beson se mrekullitë, kur nisin, duhet të ndodhin. Jeta e saj në Stamboll nuk shënon shkëputjen nga Ama, fëmija e lindur dhe rritur në lagjen e vjetër të krishterë në kërthizë të Tiranës, nga vajza, nëna, gruaja e divorcuar, pra nga vetvetja, para mbërritjes në Stamboll, por vetëkrijimin.
Security policy (edit with Customer reassurance module)
Delivery policy (edit with Customer reassurance module)
Return policy (edit with Customer reassurance module)
Titulli: Marmara Hanëm
Origjinali: Marmara Hanëm
Gjinia: Roman
Autori: Valdete Antoni
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2015
Fq. 132
Pesha: 0.193 kg.
ISBN: 978-9928-205-12-4
Marmara Hanëm mund të jetë një grua - ëndërr, por kurrsesi e pavërtetë. Ajo beson se mrekullitë, kur nisin, duhet të ndodhin. Jeta e saj në Stamboll nuk shënon shkëputjen nga Ama, fëmija e lindur dhe rritur në lagjen e vjetër të krishterë në kërthizë të Tiranës, nga vajza, nëna, gruaja e divorcuar, pra nga vetvetja, para mbërritjes në Stamboll, por vetëkrijimin.
Ngrehina e të pavërtetave të besueshme të rrëfimit të saj dhe të tre burrave apo "Prerësve" siç i quan ajo, mbahet pa u mbajtur në të vërtetën shfaqur si një thirrje e projektuar nga Nazim Hikmeti, shkruar nga një dorë e panjohur, në një gjuhë të panjohur në kurrizin e një kioske në një lulishte të Stambollit.
Të jesh Tahiri nuk është turp, as të jesh Zyra nuk është turp. Dhe as të vdesësh nga dashuria nuk është turp. A mund të jesh Tahiri me Zyranë? Kjo është e gjitha.
Ditën për diell, në vlim të qershorit, në Sulltanahmet, m'u shfaq kaprolli me degë qershie mbi kokë. Kokrrat e pjekura lëkundeshin si fryte fjetjesh vajzërore duke i bërë karshillëk monumentalietit të Xhamisë Blu, Shën Sofisë dhe Pallatit të Sulltanëve. E dija të vrarë kaprollin tim brirëmbirë nga farat e qershive që haja fshehurazi mbi murin rrethues prej qerpiçi të shtëpisë treqindvjeçare ku u linda.
Ishte ai kaproll që më kish tërhequr prej këmishe netëve, mua adoleshenten me gjoks të lidhur që përtypte letra dashurie, gjimnazisten në shtratin e ndyrë në barakat e aksioneve të punës vullnetare, ku minjtë nëpër trarë i shurronin në vesh, studenten me brenevekë bezeje në kapanonet e ushtrisë, nusen mes të vjellave të krushqve që gërhisnin pranë saj.
Unë e kisha trembur kaprollin tim në gjendjet prej murgeshe premtuese, Shkurteje prej Tirane, gardisteje kinezo-shqiptare, nuseje të vlerësuar nga dhëndri për gjithë ato monstruozitete të disiplinës dhe ndershmërisë komuniste. A do të isha këtu po të shkoja pas kaprollit që natën e parë?
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Zenit Editions
Botuesi: Onufri
Referenca: 2621
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: OMBRA GVG
Botuesi: Pegi
Botuesi: Toena
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: SKU000120
Botuesi: Ideart
Botuesi: Onufri
Botuesi: Te tjere
Referenca: SKU000872
Botuesi: Onufri
Referenca: SKU000590
Botuesi: Albin
Botuesi: Toena
check_circle
check_circle