• Banner

Rrefimet e nje gruaje bionde, Margarita Stoja
  • Rrefimet e nje gruaje bionde, Margarita Stoja

Rrëfimet e një gruaje bionde, Margarita Stoja

Loreta u befasua nga ky deklarim. Do të kishte dashur të ishte një zë i tjetërkujt, i largët, që s'kish të bënte me dashurinë e tyre; do të donte të kish qenë një vegim. Nuk guxonte ta shikonte në sy, por bënte sikur po drejtonte batanijen që kish rrëshqitur nga krevati.

7,93 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Rrëfimet e një gruaje bionde
Origjinali: Rrëfimet e një gruaje bionde
Gjinia: Roman
Autori: Margarita Stoja
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2014
Fq. 160
Pesha: 0.201 kg.
ISBN: 978-9928-4245-8-7

Fragment nga libri

- Pa dashje po tregohem i pabesë ndaj dashurisë sonë, por ti do të më falësh nëse mundesh, - i tha ai i sfilitur nga lodhja.

Loreta u befasua nga ky deklarim. Do të kishte dashur të ishte një zë i tjetërkujt, i largët, që s'kish të bënte me dashurinë e tyre; do të donte të kish qenë një vegim. Nuk guxonte ta shikonte në sy, por bënte sikur po drejtonte batanijen që kish rrëshqitur nga krevati.

Do të ish shumë e dhembshme për të dy të fejuarit e pafat. Filloi të sistemojë sendet mbi komodinë vetëm që të evitonte vuajtjet që do të provonin të dy po ta shikonte në sy.

Asaj i qenë mbushur sytë me lot dhe nuk kish tentuar as t'i fshinte dhe as t'i ndalonte ato të rridhnin. Brunoja ia mori edhe dorën tjetër dhe i vuri në fytyrën e tij. Loreta kish ndier t'i lageshin duart në sytë e tij.

Dy të dashuruarit po rebeloheshin me lot kundrejt atij fati aq mizor që po linte në mes dashurinë e tyre, që po rrëmbente këtë djalosh nga jeta. Po qanin të dy në heshtje, por asnjëri prej tyre nuk kish mundur të fliste.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928424587
ean13
9789928424587
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Dhjetë ditë që nuk tronditën botën, Aurel Plasari

Dhe ja se ku asaj mbrëmjeje, nëpër rrugët e terrshme, ajo i buzëqeshte, i buzëqeshte në një mënyrë të pabesueshme, ndërsa ai vijonte të çapitej krah saj, e vështronte kur e kur, i magjepsur, si kundruall një njeriu për të cilin kemi qenë të sigurt se një ditë fati do të na e nxjerrë në rrugë.

Çmimi 4,95 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Pëllumbat i vrasin natën, Virion Graçi

Me një ironi sarkastike në këtë roman tregohet fati i ndryshëm i dy vëllezërve dhe i nënës së tyre që ka humbur kujtesën. Me neutralitet gati gazetaresk ndaj fakteve, autori tregon si fijet tragjike të fatit njerëzor mund të mpleksen e të ndërvaren prej ngjarjesh kontinentale e ndarjesh botërore gjeo-politike si dhe nga shtysa të brendshme.

Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

E premte pasdite, Brunilda Zllami

Këtë herë shkrimtarja Brunilda Zllami, ka qëlluar në shenjë të plagëve që e mundojne shoqërinë tonë. Në një mjedis tejet shqiptar, personazhet të kujtojnë diçka të parë e të dëgjuar rreth teje, sillen e përsillen në një përshtjellim ndjenjash që të mbërthejnë.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000853

Botuesi: Toena

Bolero në vilën e pleqve, Fatos Kongoli

Dy pleq, në një vilë, dhe një infermiere që kujdeset për ta. Në aktin e fundit të jetës, pleqtë i shkruajnë letra njëri-tjetrit, të cilat i zhdukin pa lënë gjurmë, ndërsa infermierja përpiqet më kot t'i shtjerë në dorë.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001361

Botuesi: Te tjere

Ditari i Aranitës, Njazi Bahiti

"Ditari i Aranitës" është më tepër një tentativë e autorit për të trajtuar një temë shumë aktuale e cila ka të bëjë me të ashtëquajturat reforma dhe presione mbi administratën publike, fenomen i cili tek ne bëhet evident sa herë ndërrohen pushtetet.

Çmimi 4,95 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000872

Botuesi: Onufri

Muzgu i perëndive të stepës, Ismail Kadare

Në një atmosferë të denjë për "Vdekje në Venetik", ndërkohë që një epidemi përhapet nëpër rrugë, një furtunë e egër shpifjesh shpërthen kundër Boris Pasternakut, i cili në faqet e "Muzgut", shfaqet si një hero pozitiv, sa kohë që vepra e poetit rus denonconte stalinizmin.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Cabej

15 ditë prilli, Anisa Markarian

Në një cep të sallës, një vajzë flokëverdhë e ngritur në këmbë po i bënte shenjë me dorë. Ishte aq trupimët e gjymtyrëhollë, saqë ngjante e parritur. E thërrmueshme, madje. Me një lëkurë të tejdukshme si cipë veze, dy gjinj të porsashpërthyer e një qafë qumështore si kërcell barishtor.

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Marmara Hanëm, Valdete Antoni

Marmara Hanëm mund të jetë një grua - ëndërr, por kurrsesi e pavërtetë. Ajo beson se mrekullitë, kur nisin, duhet të ndodhin. Jeta e saj në Stamboll nuk shënon shkëputjen nga Ama, fëmija e lindur dhe rritur në lagjen e vjetër të krishterë në kërthizë të Tiranës, nga vajza, nëna, gruaja e divorcuar, pra nga vetvetja, para mbërritjes në Stamboll, por...

Çmimi 4,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj

Romani “Zogjtë e qyqes” trajton me vlera të spikatura letrare artistike, urrejtjen në mes të serbëve e shqiptarëve, marrëdhëniet e tyre të ndërsjellta, dashurinë e pa realizuar që e intrigon lexuesin, ndërsa pasuron letrat shqipe.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Bombë në Beograd, Albatros Rexhaj

Një armë e shkatërrimit në masë ka nisur rrugëtimin drejt Beogradit. Nëse bomba shpërthen, kjo do të shënojë fillimin e Luftës së Tretë Botërore. "Bombë në Beograd" është një rrëfim i zhanrit thriller, i shkruar në stilin e prozës filmime, plot aksion, ankth dhe intriga.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001221

Botuesi: OMBRA GVG

Dashuri e harruar, Dhimitër Xhuvani

Eufemizmi ``profesioni më i vjetër në botë`` është mbules më cinike, më fyese dhe më e turpshme për pjesën më të viktimizuar dhe më të dhimbshmë të shoqërisë. Cilësimi i kohëve moderne ``mishi i bardhë``, i huazuar nga tregu i shumicës apo i pakicës nuk duket më i fisme. Në të gjithë kohët, shteti ka ndërtuar marrëdhënie vetëm armiqësore me këtë shtresë. 

Çmimi 5,95 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2518

Botuesi: Toena

Ëndrra e Damokleut, Fatos Kongoli

"Ëndrra e Damokleut", një ritregim bashkëkohor, në variantin shqiptar, i historisë së përjetshme të Romeos dhe Zhuljetës. Në sfond, ngjarjet tragjike të marsit 1997, vitit të çmendurisë kolektive të shqiptarëve. Ergysi dhe Linda, njëri student në degën e letërsisë, tjetra studente për pikturë në Akademinë e Arteve, paguajnë haraçin e rëndë të kësaj...

Çmimi 5,95 CHF
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)